Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Të parët për mëkatin - botëkuptimi, simptomat, rreziqet e mëkatit

1. Ebu Derda r.a., ka thënë: “Adhurojeni Allahun sikur ta shihni, llogariteni veten në mesin e të vdekurve, dijeni se një pakicë që të mjafton është më e mirë se një shumicë që të bën të shthurur, dhe dijeni se e mira nuk tretet dhe se mëkati nuk harrohet.”

2. Ebu el-Kasim Hakimin e pyetën:
A ka mëkat që e nxjerr besimin nga robi?
Po, u përgjigj dhe filloi të numëronte tre mëkate: 
  • mosmirënjohja ndaj Allahut për begatinë e besimit
  • mungesa e frikës se imani mund të të humbet, dhe
  • padrejtësia nga myslimanëve. 
3. Ibn Abbasi r.a., e pyetën: Kë do më shumë nga njerëzit, atë që bën vepra të mira shumë por njëherësh edhe mëkate shumë, apo atë që bën mëkate pak dhe vepra të mira pak?, për çka dha këtë përgjigje: “Asgjë nuk krahasohet me shpëtimin!” duke aluduar kështu në mëkatet e pakta. 

4. Omer bin Abdul Azizi ka thënë: Çudi me atë që e njeh Allahun dhe e kundërshton, e njeh djallin dhe e respekton, është i bindur për vdekjen dhe fare nuk interesohet! 

5. Sulejman Darani ka thënë: “Kush bëhet i pastër (përkushtohet për pastrim shpirtëror), pastrohet, kush ndyhet, ndyhet. Kush bën mirë gjatë natës, Allahu do ta mbrojë gjatë ditës. Kush bën mirë gjatë ditës, Allahu do ta mbrojë gjatë natës.”

6. Muhammed bin Muhajrizi ka thënë: “Nëse ke mundësi të mos i bësh keq atij që e do më së shumti, mos i bë!” Pse, a i bën keq dikush dikujt që e do më së shumti?!- e pyetën paksa si me habi. “Po, njeriu i bën keq vetvetes që e do më së shumti.” –u përgjigj. 

7. Njeriu që i bën më së shumti vetes padrejtësi është ai që bën mëkate sepse kush mëkaton, e ka shkatërruar veten.

8. Po supozojmë se mëkatarëve iu janë falur të gjitha mëkatet, mirë, por a nuk kanë humbur shpërblimin e vepërmirëve?! 

9. Ibn Abbasi ka thënë: Simptomat e mëkatit janë këto: 
  • nxirje e fytyrës,
  • errësim i zemrës,
  • dobësi fizike,
  • shkurtim i furnizimit, dhe
  • urrejtje në zemrat e njerëzve. 

10. Fudajl b. Ijadi ka thënë: Mëkati zmadhohet tek Allahu aq sa zvogëlohet në syrin tënd, dhe zvogëlohet tek Allahu aq sa zmadhohet në syrin tënd!

11. Imam Ahmedi rrëfen: E kam dëgjuar Bilal b. Seidin duke thënë: “Mos shiko në vogëlsinë e mëkatit por në madhështinë e Atij që i është bërë mëkat!”

12. Ibn Rexheb Hanbeliu ka thënë: Një mëkat i vetëm pas pendimit është më i keq se shtatëdhjetë sosh para tij. 

13. Jahja b. Muadh Rrazi ka thënë: Sa shumë çuditem me atë që kur lutet thotë: “O Allah, mos lejo armiqtë të më përqeshin!” ndërsa është vet ai që ua jep këtë mundësi armiqve ta përqeshin! E si ndodhë kjo? –e pyetën. Po ai i bën mëkat Allahut kështu që çdo armik e përqesh në Ditën e Kiametit! – u përgjigj.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013