Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
BASHKIMI DHE RËNDËSIA E TIJ FETARE E SHOQËRORE

Hyrje

Njerëzit, natyrshëm, janë të ndryshëm, jo vetëm nga aspekti fizik por edhe aspekti intelektual, dhe rrjedhimisht kanë qasje të ndryshme karshi problemeve me të cilat  ballafaqohen. Dikush mund ta sheh si zgjidhje atë që tjetri nuk e sheh, ose ta sheh të vërtetë atë që tjetri e sheh të gabuar, dhe këtu nuk ka diç të keqe përderisa kjo gjë të mos prodhojë efekte negative. Më drejtë, nëse qasjet tona të ndryshme nuk na robërojnë, nuk na përçajnë, atëherë ato janë vlera. Ndryshe, nëse idetë dhe bindjet na bëjnë fanatikë, na verbërojnë, atëherë ato shndërrohen në antivlera dhe për pasojë, jo vetëm fanatikët dëmtohen, por të gjithë.

Së këndejmi, nevoja për të menaxhuar dallimet është e madhe. Këtë mund ta bëjmë më së miri duke promovuar bashkimin si vlerë, andaj sot, në këtë hutbe, duke marrë shkas edhe ngjarjet[1], do të mundohemi ta shtjellojmë rëndësinë që ka bashkimi dhe unitetin në mirëqenin fetare dhe shoqërore.

 

Rëndësia fetare e bashkimit

Në Kur’an, Allahuxh.sh., na urdhëron që të bashkohemi e të mos përçahemi, sepse bashkimi është imazhi më i qartë i të qenit njeri me vlera dhe virtyte.

﴿وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلا تَفَرَّقُوا وَاذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنْتُمْ أَعْدَاءً فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا﴾

Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtojeni dhuntinë e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij u bëtë vëllezër...” [Al Imran: 103]

Kur’ani po na tregon për mision e tij bashkues dhe se si ai ka arritur që nga njerëz të hasmëruar, pra njerëz që i janë nënshtruar smirës, egos, inatit, mërisë, të nxjerrë njerëz që fenë e shohin si bosht rreth të cilit duhet bashkuar, si vlerë me të cilën duhet mburrur dhe të cilës duhet detyruar. Nga këtu, përçarja në emër të fesë, është e refuzuar në Kur’an.

﴿إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَّسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ ۚ إِنَّمَا أَمْرُهُمْ إِلَى اللَّـهِ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُوا يَفْعَلُونَ﴾

Me të vërtetë, ti s’ke asgjë me ata që e përndajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në grupe....” [En’amë: 159]

Kjo për shkak se, historikisht, sa herë popujt janë përçarë, janë shuar. Dijetari i madh mysliman dhe komentuesi më i njohur i Kur’anit, Ibn Abbasi duke komentuar ajetin e mësipërm (Al Imran: 103) ka thënë: O besimdrejtë, mbaju xhematit dhe mos u ndajë sepse popujt e kaluar u shkatërruan për shkak të përçarjes.

Janë shkatërruar sepse kanë kundërshtuar thirrjen e Allahut për të qenë bashkë. Begaviu, një komentues si njohur i Kur’anit, thotë se Allahu xh.sh., ka dërguar secilin Pejgamber me mision për t’i bashkuar njerëzit dhe për ta luftuar përçarjen. 

Muhammedi a.s., duke na treguar për rëndësinë që ka bashkimi, atë e klasifikon si një nga tre gjëra që Allahu i do prej nesh, duke e sjellë me këtë rast paralel me adhurimin për Zotin.

إِنَّ الله يَرْضَى لَكُمْ ثَلَاثًا...فَيَرْضَى لَكُمْ أَنْ تَعْبُدُوهُ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا، وَأَنْ تَعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا،  ...

Allahu i di tek ju tre gjëra: e do që ta adhuroni dhe të mos i bëni shok, të bashkoheni rreth fesë së Tij, dhe të mos përçaheni...

Nga këtu, kundërshtimi dhe urrejtja konsiderohen si gjëra që rrezikojnë potencialisht fenë. Muhammedi a.s., na porosit:

وإِيَّاكُمْ و البُغْضَةَ ؛ فإنَّها هيَ الحالِقَةُ ، لا أَقُولُ لَكُمْ : تَحْلِقُ الشَّعْرَ ، و لكنْ تَحْلِقُ الدِّينَ

“Keni kujdes nga urrejtja sepse ajo është rrojëse; nuk po them ua rruan kokën, por ua rruan fenë.” [Hadithin e shënon Buhariu në Edeb el-mufred ndërsa Albani e konsideron hasen.]

 

Rëndësia shoqërore e bashkimit

Bashkimi është kala që nuk mposhtet. Është arma më e fuqishme përballë armikut. Allahu na mëson në Kur’an që të mos përçahemi, ndryshe jemi pre e lehtë për të tjerët.

﴿وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ

“...mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë...” [Enfalë: 46]

Figurativisht, përçarja i mundëson armikut ta merr kalanë nga brenda. Ka me dhjetëra e dhjetëra shembuj se si përçarja ka dëmtuar jo vetëm përçarësit por popujt mbarë. Edhe ne jemi dëshmitarë se si shumë procese tona shtetërore kanë ngecur shkaku i përçarjeve. Për këtë shkak, feja na mëson që, në rast të proceseve të mëdha, të heqim dorë edhe nga të drejta tona, vetëm e vetëm që të ruhet uniteti. Do tua marr një shembull nga historia islame. Muhammedi a.s., duke folur për nipin, Hasanin r.a., ka thënë: “Ky biri im është zotëri dhe me gjasë Allahu nëpërmjet tij do t’i pajtojë dy grupe të mëdha të muslimanëve.” Pas vdekjes së Muhammedit a.s., në shtetin islam ndodhën mospajtime, veçmas në kohën e Uthmanit dhe Aliut r.a. Këta dy të fundit u vranë. Hasani, djali i Aliut r.a., u zgjodh halife, por në shtet kishte mospajtime. Nga frika se mund të derdhej gjak i madh ndërmjet myslimanëve, ai hoqi dorë nga pushteti në favor të Muaviut r.a. Pra, kishte të drejtë, ishte lider legjitim, por për të parandaluar gjakderdhjen, hoqi dorë nga pushteti. Në historinë islame ky vit ka hyrë si viti i bashkimit.  

Dallimet, edhe nëse janë me vend, nuk duhet të prodhojnë efekte përçarëse. Pra, ne mund ta propagandojmë idenë ose qasjen tonë si më të mirën por kjo nuk duhet të nënkuptojë se tjerët, që nuk e kanë këtë ide, janë armiq tanë. Njëri nga shokët e Muhammedit a..s, Talha r.a., thoshte se idenë ndryshe nuk duhet ta quajmë kundërshtim por hapësirë. Më lejoni tua argumentoj me një rast të ndodhur në kohën e Muhammedit a.s., për të parë se si duhen trajtuar rastet e tilla. Buhariu transmeton nga Ibn Mes’udi, i cili thotë: Një besimtar e lexoi një ajet nga Kur’ani por jo në formën siç e pata dëgjuar unë prej Muhammedit a.s., andaj e rroka për dore dhe shkuam tek Muhammedi a.s., për ta diskutuar këtë çështje. Nga shenjat e fytyrës, pashë se si Muhammedit a.s., nuk i erdhi mirë dhe tha: 

كلاكما محسنٌ، ولا تختلفوا؛ فإن من كان قبلكم اختلفوا فهلكوا

Që të dy e keni mirë por mos u kundërshtoni sepse ata që ishin para jush u kundërshtuan dhe u shkatërruan.”

Pra, ne mund të dallojmë në mendime, por zemrat duhet t’i kemi bashkë, sepse kundërshtimi dhe urrejtja nënkuptojnë rrënim me themel të shoqërisë.

 

Mesazhi

Tani që jemi në prag të zgjedhjeve, si hoxhë, bashkimin dhe ruajtjen e unitetit dua tua përcjell si mesazh. Dua tua kujtoj fjalën e Allahut për bashkëpunim në të mira dhe jo mëkate:

﴿وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ

“...Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e jo në mëkate e armiqësi...” [Maide: 2]

Po kështu dua tua kujtoj fjalët e Muhammedit a.s.:

لا تباغَضوا ولا تحاسَدوا، ولا تَدابَروا، ولا تقاطَعوا، وكونوا عباد الله إخوانًا”...

“Mos e urreni njëri tjetrin, mos keni zili ndaj njëri tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i shkëputni lidhjet me njëri tjetrit. Jini vëllezër, o robër të Allahut! ”

الجماعة رحمة، والفُرقة عذاب

 Bashkimi është mëshirë, përçarja është ndëshkim!” [Albani në Sahihul xhami, 3109, e konsideron hasen.]

 



[1] Hutbeja mbahet vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë (6 tetor 2019).


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013