Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
QË PEJGAMBERI ﷺ TË LUTET PËR NE

 

Lidhja jonë me Muhammedin është lidhje fetare. Allahu xh.sh., e dërgoi atë Pejgamber, pra kumtues të fesë së Tij, të cilin ne duhet ta besojmë dhe pasojmë. Allahu xh.sh., në Kur’an, dashurinë për Të e kushtëzoi me pasimin e Muhammedit , derisa Muhammedi na tregoi se pasimi ose refuzimi i tij nënkuptojnë pasim respektivisht refuzim të Allahut xh.sh[1].

Allahu xh.sh., thotë:

﴿قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّـهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّـهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ ﴾

Thuaju (o Muhammed!): “Nëse ju e doni Allahun, ejani pas meje, atëherë Allahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Allahu falë dhe është mëshirues.” [Al Imran: 31]

Muhammedi ka thënë:

من أطاعني فقد أطاع الله، ومن يعصني فقد عصى الله

Kush më respekton mua, e ka respektuar Allahun. Kush më kundërshton mua, e ka kundërshtuar Allahun.”

Pra, nuk ka formalitete dhe simbolika. Nëse dashuria jonë nuk prodhon respekt për Muhammedin a.s., atëherë ajo është dashuri jo e vërtetë dhe rrjedhimisht ne privohemi nga mirësi të shumta të kësaj dashurie.

Në këtë hutbe, në fokus do të kemi disa vepra të cilat dashurisë sonë për Muhammedin a.s., i japin shpirt dhe kuptim, si dhe na begatojnë me një mirësi të veçantë, lutjen e Pejgamberit për ne.

1.      

Dituria

Dashuria për Muhammedin shprehet më së miri duke e mësuar dhe përcjellë fjalën e tij. Pejgamberi ka thënë:

رَحِمُ اللهُ امرأً سَمِعَ مَنِّيُّ حَديثًا فَحَفِظَهُ حَتَّى يُبْلِغَهُ غيرَه

Allahu e mëshiroftë atë që dëgjon prej meje një hadith dhe e mëson përmendësh që t’ia përcjell tjetrit...[2]

Dijetarët e parë aq shumë i kushtonin rëndësi kësaj saqë e konsideronin shumëfish më me rëndësi se adhurimi fakultativ. Njëri prej dijetarëve më të mëdhenj të myslimanëve, Zuhriu, ka thënë: “T’ia mësosh dikujt një sunnet ka vlerë më të madhe se të falësh nafile për dyqind vite.

2.      

Adhurimi

Mënyra tjetër se si e pasojmë Muhammedin dhe e fitojmë respektin e tij është kryerja e adhurimeve fakultative.

Ka thënë Pejgamberi :

رحِم اللهُ امرأً صلَّى قبْلَ العصرِ أربعًا

Allahu e mëshiroftë njeriun që fal katër rekate para farzit të ikindisë.”[3]

Rëndësia e këtyre adhurimeve, mbi të gjitha, qëndron në atë që është shpjeguar në hadith kudsijj, shprehjen e dashurisë[4]. Pra, kur ne falim namazet sunnet, falim namaz nate, para fitimit të sevapeve, ne e shprehim dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Rëndësi tjetër e kësaj është edhe flakja e një botëkuptimi të gabuar se sunnetet janë për tu lënë, pra i praktikove ose jo nuk ka ndonjë rëndësi. Kështu të paktën reflekton praktika jonë dhe unë lutem që bindjet tona të mos jenë ashtu. 

3.      

Raportet dashuria për Muhammedin është fe, e cila nuk shprehet vetëm në një rrafsh por në të gjitha rrafshet. Më saktë, në raportet me njëri tjetrin, duhet ta jetësojmë kodin profetik. Ja disa shembuj:

 

1) Raportet burrë – grua

Ka thënë Pejgamberi :

رحمَ اللَّهُ رجلًا قامَ منَ اللَّيلِ فصلَّى، ثمَّ أيقظَ امرأتَهُ فصلَّت، فإن أبَت نضحَ في وجهِها الماءَ، ورحمَ اللَّهُ امرأةً قامَت منَ اللَّيلِ فصلَّت ، ثمَّ أيقَظَت زوجَها فصلَّى، فإن أبى نضحَت في وجهِهِ الماءَ

Allahu e mëshiroftë burrin, i cili çohet natën për të falur namaz. Pasi të falet, e zgjon gruan dhe edhe ajo falet. E nëse refuzon (shkak i gjumit), e spërkat me ujë në fytyrë. Allahu e mëshiroftë gruan, e cila çohet natën dhe falet. Pastaj e zgjon burrin dhe ai falet. E nëse refuzon, e perkat me ujë në fytyrë.”[5]

 

2) Raportet me të tjerët

 

-           

Përgjegjësi kolektive

Ka thënë Pejgamberi :

اللهُمَّ مَنْ ولِي من أمْرِ أُمَّتِي شيئًا فَشَقَّ عليهم فاشْقُقْ علَيهِ ، ومَنْ ولِيَ من أمرِ أُمَّتِي شيئًا فَرَفَقَ بِهمْ فارْفُقْ بِهِ

O Allahu im, tregohu i ashpër me atë që merr ndonjë çështje të ummetit tim përsipër dhe tregohet i ashpër me ta! Tregohu i butë me atë që merr  përsipër ndonjë çështje të ummetit tim dhe tregohet i butë me ta.[6]

 

-           

Shitblerje

Ka thënë Pejgamberi :

رَحِمَ اللَّهُ رَجُلًا سَمْحًا إذا باعَ، وإذا اشْتَرَى، وإذا اقْتَضَى

Allahu e mëshiroftë njeriun i cili është i butë kur shet, i butë kur blen dhe i butë kur kërkon kthimin e borxheve.[7]

4.      

Etika

Nuk mund të themi se e duam Pejgamberin nëse nuk kemi moralin dhe sjelljen që ai na i ka mësuar. Morali është reflektimi në praktikë i besimit dhe adhurimit. Së këndejmi, që ta duam Pejgamberin a.s., dhe të përfitojmë simpatinë e tij duhet të jetë të sjellshëm. Ka thënë Pejgamberi :

رحمَ اللهُ عبدًا قال خيرًا فغَنِمَ أو سكَتَ عن سوءٍ فسلِمَ

Allahu e mëshiroftë robin i cili, o flet mirë dhe fiton, o hesht nga e keqja dhe shpëton.[8]

5.      

Angazhimi

Që ta duam Pejgamberin dhe të na dojë, duhet të dallohemi për angazhimin dhe aktivitetet. Nuk mund të jemi pasues të denjë të atij që shquhet për zell, përpjekje, angazhim, ndërsa ne jemi gjumashë e dembelë. Ka thënë Pejgamberi :

اللهمَّ بارِكْ لِأُمَّتِي في بُكورِها

O Allahu im, jepi ummetit tim bereqet në mëngjesin e hershëm.”[9]

Siç kanë shpjeguar dijetarët, Pejgamberi punët i niste herët në mëngjes, qoftë këto punë shtetërore, si p.sh., dërgimi i ushtrive dhe çetave, qofshin punë të tjera, si dalja për të tregtuar. 

 

PËRFUNDIM

Nga kjo që shpjeguam, shohim se dashuria për Muhammedin a.s., është imazhi i fetarisë së përkryer. Pra, dashuria nuk është vetëm feja por edhe manifestimi kuptimplotë i saj në praktikë. Duke e dashur Muhammedin a.s., ne arrijmë të demonstrojmë fenë më së miri. E kur ta kemi bërë këtë, kemi fituar diçka me rëndësi, që dua të jetë si përfundim i kësaj hutbeje. Dijetarët myslimanë kanë thënë se lutjet e Muhammedit nuk refuzohen. Pra, nëse ne e shprehim dashurinë për Muhammedin duke e pasuar dhe duke çuar në vend fjalët dhe praktikat e tij, atëherë ne e fitojmë Xhennetin.

Allahun e lus të na bëjë prej pasuesve të sinqertë të Muhammedit dhe prej atyre që fitojnë shefatin e Muhammedit në Ditën e Llogarisë dhe shoqërimin e tij në Xhennet.

 

Mbështetur në librin Kejfe texhalu el-halka jed’une leke të autorit Muhammed b. Ibrahim en-Neim.

 

 



[1] Në hadith qëndron: “Kush më respekton mua, e ka respektuar Allahun. Kush më kundërshton mua, e ka kundërshtuar Allahun.” Muslimi.

[2] Albani e ka saktësuar këtë hadith.

[3] Ebu Davudi (1271) dhe Tirmidhiu (430).

[4] Në hadith qëndron: “...Robi vazhdon të më afrohet me adhurime fakultative derisa ta fiton dashurinë Time...” Buhariu.

[5] Ebu Davudi (1308). Albani në Sahih el-xhami, nr. 3494, e ka saktësuar. 

[6] Muslimi.

[7] Buhariu.

[8] Albani në Sahih el-xhami, nr. 3496, e konsideron hasen.

[9] Ebu Davudi (2606), Tirmidhiu (1212).


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013