Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
KANË THËNË PËR IMAM BUHARIUN
Nuk kemi parë të ngjashëm me Buhariun. Ebu Bekir ibn Ebi Shejbe
Po të ishte Buhariu në kohën e Sahabeve, do të ishte shenjë (i dalluar, pra). Kutejbe
Më kanë ardhur nga lindja dhe perendimi por askush nuk ka qenë sikur Buhariu. Kutejbe
Horasani nuk ka nxjerr një dijetar sikur Buhariu. Imam Ahmedi
Po të kisha mundësi t'i jepja Buhariut vite nga jeta jme, do t'ia jepja, sepse vdekja ime është thjesht vdekje e një individi ndërsa vdekja e Buhariut nënkupton humbje të dijes. Jahja b. Xhafer
Nuk kam parë dikë të ngjashëm me Buhariun, sikur nuk është krijuar për tjetër pos për hadith. Husejn b. Hurejthi
Më lejo të t'i puthi këmbët, o mësuesi i mësuesve, zotëriu i hadithologëve, mjeshtri i dobësive të hadithit. Imam Muslimi për Imam Buhariun
Nuk ka libër të (hadithit të) ngjashëm me librin e Buhariut. Imam Nesaiu
Nuk kam futur asnjë hadith në këtë libër pa mos bërë më parë istihare dhe pa mos qenë i bindur në saktësinë e tij. Buhariu për metodologjjnë e aplikuar në Sahih
Po të më lejohej të shprehem, do të thosha se Buhariu ka qenë më i mirë se mësuesit prej të cilëve ka marrë dije. Madje, ai nuk ka parë dikë më të mirë se veten. Xhafer b. Muhammed Mistagferiu
Ymeti (bashkësia myslimane) janë njëzëri për saktësinë e këtyre dy librave (Sahihut të Buhariut dhe Sahihut të Muslimit) dhe veprimin sipas haditheve të tyre. Imam Neveviu
Në këtë nënqiell nuk ka libra më të saktë pas Kur'anit se Sahihu i Buhariut dhe Sahihu i Muslimit. Ibn Tejmije
Pas Kur'anit, nuk ka libër të Islamit më madhështor dhe më të mirë se libri i Buhariut. Imam Dhehebiu