Vëllezër dhe motra,
Me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të #Ramazanit, unë dhe familja ime ju urojmë që të keni agjërim të lehtë dhe të pranuar. Qofshin dyert e Xhennetit përherë të hapura për ne, qofshim përherë të ruajtur nga të ligat e të këqijat, qofshim përherë të mbuluar nga mëshira dhe mirësitë e Allahut!
Lutjet në Ramazan janë të veçanta, me mundësi shumë më të madhe pranimi, andaj mos të harrojmë të lutemi që Allahu të na mbrojë neve dhe popullin tonë nga kjo fatkeqësi që na ka kapluar!
Sinqerisht,
Dr. Sedat Islami