Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
BAZAT E VLERËSIMIT TË NJERËZVE SIPAS FESË ISLAME

Njeriu është ndër krijesat më të veçuara të Allahut xh.sh.  Në Kur’anin famëmadh dhe në hadithet profetike na janë ofruar imazhe të këtij veçimi:
  • Allahu xh.sh., ka urdhëruar engjëj që në shenjë nderimi t’i përkulen Ademit a.s.  
  • E ka dalluar për intelekt  
  • Rrjedhimisht, e ka caktuar mëkëmbës në tokë , dhe 
  • Çdo gjë që është në qiej dhe tokë ia ka nënshtruar njeriut për të mirën e tij 
Ky veçim ekziston edhe brendapërbrenda llojit njerëzor. Pra, jo të gjithë njerëzit janë të njëjtë. Dallimet janë në dukje (ngjyrë), gjuhë, tradita, pozitë, etj. Disa njerëz janë të bardhë, të tjerët janë të verdhë, të tretit kuq, të katërtit  të zi. Disa janë të pasur e disa të varfër.  Por asnjë nga këto dallime nuk paraqet bazë të vlerësimit. Pra, nuk thuhet për dikë se është më i mirë se dikush vetëm pse ka ngjyrë të bardhë të lëkurës ndërsa tjetri ka ngjyrë të zezë, sikur që nuk mund tët huhet se dikush është i pavlerë vetëm pse nuk ka pasuri. Kriteret e vlerësimit të njerëzve tek Allahu xh.sh., fshihen në gjendjen tonë shpirtërore, vlerat jomateriale që posedojmë dhe atë që ofrojmë për të tjerët. Allahu xh.sh., thotë:

 يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا ۚ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّـهِ أَتْقَاكُمْ ۚ إِنَّ اللَّـهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ 

“O njerëz! Ne, me të vërtetë, u krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u bëmë juve popuj dhe fise, për t’u njohur (në mes vete). Më i lavdërueshëm te Allahu është ai që i druan më së shumti Atij. Me të vërtetë, Allahu është i Plotëdijshëm dhe asgjë nuk i është e fshehtë Atij.” [Huxhurat: 13]
 
Pra, lidhja me Allahun është ajo që bën diferencimin, ajo që e ngrit dikë dhe e ulë dikë tjetër. Për këtë shkak, Muhammedi a.s., na kujton: “…Vëni re! Arabi nuk ka vlerë ndaj joarabit, e as joarabi ndaj arabit, sikur që nuk ka vlerë as i kuqi ndaj të ziut dhe as i ziu ndaj të kuqit, përveçse me devotshmëri.”  
Këtë të vërtetë e gjejmë praktikisht në Kur’anin famëmadh dhe në traditën e Pejgamberit tonë, Muhammedit a.s. Allahu xh.sh., ka përmendur rrëfimin e njeriut të urtë, Llukmanit, duke emërtuar madje edhe një kaptinë sipas emrit të tij, e i cili siç thonë komentuesit e Kur’anit, ishte skllav, dhe, për më tepër kishte pamje të shëmtuar. As pozita e tij prej skllavi dhe as dukja e tij prej të shëmtuari nuk e përjashtuan nga roli i tij në shoqëri. Urtësia e tij, respektivisht këshillat dhe porositë prej një prindi të përkushtuar dhe një besimtari të devotshëm, e përjetësuan. I këtillë ishte edhe Selman Farisiu. Ishte skllav dhe për më tepër, i huaj. Por, sakrifica e tij për besim, përkushtimi dhe sinqeriteti i treguar, e bën që, në shenjë nderimi, kur të tjerët mburreshin me prindërit e pasuritë e tyre, ai të mburrej me përkatësinë profetike. Selmani është prej nesh, familjes profetike! – thoshte Aliu r.a.  
Islami ka shkuare dhe më tej, duke konsideruar se çdo thirrje që bëhet mbi baza tjera është thirrje joislame. Pejgamberi a.s., ka thënë: 

إنَّ اللهَ أذْهبَ عنْكُمْ عُبِّيَّةَ الجاهليَّةِ وفخْرَها بالآباءِ ، إنَّما هوَ مُؤمِنٌ تقِيٌّ، أوْ فاجِرٌ شقِيٌّ، الناسُ كلُّهُمْ بَنو آدَمَ، وآدَمُ خُلِقَ من التُّرابِ
“...Allahu e ka larguar krenarinë e xhahilijetit dhe mburrjen me etërit. Njeriu o është besimtar i devotshëm, o mëkatar i mjerë. Njerëzit janë bijë të Ademit ndërsa Ademi është krijuar nga dheu...”   
Ka mbetur ta sqarojmë dhe një çështje me rëndësi. Një fakt shoqëror. Ne i shohim njerëzit se dallojnë natyrshëm nga njëri tjetri. Pra kështu i ka falur Zoti. Si ta interpretojmë këtë?
Allahu xh.sh., thotë në Kur’an:

 وَرَفَعْنَا بَعْضَهُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَاتٍ لِّيَتَّخِذَ بَعْضُهُم بَعْضًا سُخْرِيًّا ۗ 
“...Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime...” [Zuhruf: 32]

E për ‘ç’shërbime’ bëhet fjalë shpjegon Sejjid Kutbi: ‘...Shërbimet assesi nuk nënkuptojnë që njëri të jetë mbi tjetrin (dhunshëm), apo një klasë të jetë mbi tjetrën, apo një individ mbi tjetrin…Assesi! Kjo domethënie dhe ky botëkuptim nuk i shkon shtati fjalës së përjetshme hyjnore…Sshërbimet këtu janë reciproke, ngase i pasuri ka nevojë për punën e të varfrit dhe i varfëri ka nevojë për paratë e të pasurit. Ky dallim është i domosdoshëm për shkak të roleve të ndryshme që kërkohen për udhëheqjen në tokë. Sikur tërë njerëzit të ishin të njëjtë, jeta në këtë formë do të ishte e pamundur… 

Pra:

  1. Islami nuk dallon njerëzit mbi bazën e ngjyrës, gjuhës, vendit, prejardhjes, pasurisë, por
  2. Njerëzit i dallon mbi bazën e devotshmërisë
  3. Dallimet shoqërore shërbejnë për plotësim të roleve, jo të shtypjes së njëri tjetrit.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013