Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
THËNIE TË ÇMUARA NGA MUSTAFA SIBAI

Sikur ta shikoje botën me syrin e shpresës dhe optimizmit, do ta shihje bukurinë në çdo cep të saj.

Nëse të është dhënë nga Allahu një shkathtësi a talent që të tjerët nuk e kanë, atëherë mos e shkatërro atë duke shfaqur mendjemadhësi dhe përbuzje ndaj të tjerëve.

Po të mos ishte dhimbja, sëmundja do të ishte pushim që do të na e bënte të dashur përtacinë. Po të mos ishte sëmundja, shëndeti do të rrëmbente impulset më të bukura të mëshirës tek njeriu. Po të mos ishte shëndeti, njeriu nuk do të mund të kryente obligimet dhe as të nxitonte në punë të mira dhe fisnike. E po të mos ishin obligimet dhe punët fisnike, ekzistenca e njeriut nuk do të kishte kuptim.   

Tregues i moralit të lartë është që në shtëpi të kesh sjelljet më të mira.

Nëse je duke ecur në një rrugë të shtruar, para se të mburresh se ke tejkaluar bashkudhëtarin tënd, mos harro të përkujtosh meritat e atyre që janë lodhur para teje në shtrimin e saj, pa të cilët ti nuk do të mund ta përshkoje atë.

Pushteti i të vërtetës për një orë mund të shkatërrojë atë që e kota ka realizuar ndër vite.

Hipokriti është njeriu që nënvlerëson veten për aq sa mbivlerëson interesin dhe përfitimin.  

Do të justifikohet para Allahut ai që ka urdhëruar për të mirë dhe ka ndaluar nga e keqja edhe nëse nuk e ka marrë fjalën e tij askush.

Gjithësia është libri i madh i palosur prej të cilit shkencëtarë kanë lexuar vetëm disa fjali.

Bukuria e jetës është të pajtosh me atë që ke.

Mos ia beso sekretin tënd një gënjeshtari.

Mos ia beso pasurinë tënd një lakmitari.

Mos ia beso dijen tënde një të padituri.

Mos ia beso fenë tënde një mashtruesi.

Pavarësisht se sa shumë dhimbje mund të kesh, prapë mirësitë tjera me të cilat disponon janë kapital i mjaftueshëm për ë bërë një jetë të lumtur.

Mos iu anko askujt përpos vëllait të sinqertë dhe fisnikut ngushëllues sepse ankesa është moment përulje që mund ta keqpërdorë armiku i përbetuar apo ziliqari zemërzi. E po pate mundësi të mos i ankohesh askujt tjetër pos Allahut, Mëshiruesit Mëshirëplotë, bëje!

 

Burimi:  https://www.thaqfya.com/best-sayings-mustafa-sibai/


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013