Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
TRE RREGULLA PËR FE DHE DYNJA

Përputhja ndërmjet shpirtërores dhe materiales jo rrallë bëhet problematike për shkak të pozicionimit në pole ekstreme të koncepteve. Disa konsiderojnë se mjafton të lutesh e t’i mbështetesh Allahut për plotësimin e çdo gjëje derisa të tjerë konsiderojnë se këto nuk kanë asnjë dobi nëse ti nuk angazhohesh dhe nuk punon. Që të dyja qëndrimet janë të gabuara dhe larg nga koncepti kur’anor dhe profetik.

Në vazhdim do të trajtohen duaja, tevekkuli dhe angazhimi si tre gjëra që na duhen për çështje të fesë dhe të dynjasë.

1.

Duaja

Kjo nënkupton ta lusësh Allahun për çdo gjë, respektivisht për lehtësimin e çdo gjëje për të cilën ke nevojë, për arsye se duaja është adhurim dhe afrim tek Allahu xh.sh., është kërkim i ndihmës prej Atij në dorën e të Cilit është çdo gjë. Allahu xh.sh., thotë:

﴿ وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ ﴾

Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)! Me të vërtetë, ata që bëjnë mendjemadhësi e nuk duan të më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë.” [Gafir: 60]

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Duaja është ibadet.[1]

Robi duhet ta lut Allahun për çdo gjë që ka nevojë, e madhe apo e vogël qoftë. Ibën Rexhebi ka thënë: “Disa nga të parët e lusnin Allahun xh.sh., në namaz për të gjitha nevojat që kishin, madje edhe për kripën e brumit, e edhe për ushqimin e kafshës.[2]

  • Tevekkuli

    Tevekkuli ose mbështetja në Allahun xh.sh., duhet të jetë për të gjitha çështjet dhe punët, që Allahu të na i lehtësojë dhe mundësojë ato. Allahu xh.sh., thotë:

    ﴿ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ ﴾

    “…E, kush ia ka frikën Allahut, Ai ia lehtëson çështjen atij.” [Talak: 3]

    Ndër definicionet dhe përkufizimet më të bukura dhe më përmbledhëse që i janë bërë tevekkulit është ai që ka bërë hoxha Muhammed bin Salih el-Uthejmin, i cili ka thënë. “Tevekkuli është mbështetja e sinqertë në Allahun e madhëruar për përfitimin e të mirave dhe largimin e të këqijave, duke ndërmarrë më parë të gjitha shkaqet që Allahu i ka urdhëruar.[3]

    3.

    Puna / shkaqet

    Siç pamë në definicionin e tevekkulit, mbështetja nuk realizohet plotësisht nëse robi më parë nuk ndërmerr shkaqet, respektivisht nuk angazhohet personalisht për ta realizuar punën për të cilën lutet e kërkon ndihmë. Kjo është ajo që kërkon feja prej nesh. Pejgamberi ﷺ edhe pse kishte mbështetjen më të madhe në Allahun xh.sh., ndërmerrte shkaqet, angazhohej, punonte, e madje në luftëra vishte edhe parzmoret për tu mbrojtur nga armiku.

    Kur’ani na ka sjellë shembullin e Merjemes, përveç shembujve tjerë, se si duhet angazhuar madje edhe në rastet më të vështira qoftë edhe simbolikisht. Merjemja, e cila po bëhej gati ta lindte Isanë a.s., u urdhëruar ta shkundte trungun e hurmës, gjë që, si punë fizike, iu vjen rëndë edhe meshkujve, që simbolikisht të dihej se qe angazhuar.

    ﴿ وَهُزِّي إِلَيْكِ بِجِذْعِ النَّخْلَةِ تُسَاقِطْ عَلَيْكِ رُطَبًا جَنِيًّا ﴾

    Shkunde trungun e palmës, e do të pikin mbi ty hurmat e freskëta.” [Merjem: 25]

    Dijetari i madh, Shenkiti, duke komentuar këtë ajet ka thënë: “Allahu i madhëruar ka mundësi që t’i bënte hurmat të binin edhe pa e shkundur Merjemja trungun fare por e ka urdhëruar që t’i ndërmerr shkaqet e rënies së hurmave, pra ta shkund trungun. [4]

    Përfundim

    • Duaja është kërkim i ndihmës prej Allahut që askush dhe asgjë nuk mund ta sfidojë atë;
    • Tevekkuli është lidhja e zemrës për Allahun në dorën e të Cilit është çdo gjë,
    • Puna dhe angazhimi është përfillja e urdhrave të Allahut për realizimin e çështjeve të caktuara.

     

    Mbështetur në: Jazin Ganim “El-kavaid eth-thelathe fi muzaveleti umuri ed-dini ve ed-dunja” http://www.saaid.net/rasael/979.htm

    ——————————————————————-

    [1] Hadithin e shënojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerë.

    [2] Xhamiu el-ulum ve el-hikem, 1/225.

    [3] Mexhmu el-fetava ve err-rresail, 1/106.

    [4] Adva el-bejan, 4/183.


    VIDEOS / YOUTUBE
    Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
    AUDIO / FOTO

    Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
    bashkëkohore
    Opinione dhe
    reagime
    Studime dhe
    hulumtime
    Kontakt
      Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
      Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
      Tefsir Foto            
      Hadith              
      Dave              
      Histori islame              
      Orientalizem              
      Kulture dhe civilizim              
      Avancim personal              
      Hutbe              
      Tregime              

    Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013