1. Libri është drita që na udhëheq drejt qytetërimit.
2. Dashuria për leximin nënkupton shndërrimin e monotonisë në dëfrim.
3. Nuk ka anije si libri që na bartë sa në një vend sa në tjetrin!
4. Nuk ka anije si libri që na bartë sa në një vend sa në tjetrin!
5. Të mbushësh raftet me libra është më e dobishme se të mbushësh portofolin me para.
6. Dashuri e çiltër ndaj fëmijëve është tua mësosh librin më të mirë, Kuranin.
7. Në përfundim të leximit të një libri të mirë ndihemi sikur po i japim lamtumirën një shoku të çmuar.
8. Krenaria e një tregtari është në mallin që posedon, krenaria e një dijetari në librat që posedon.
9. Më thuaj çfarë lexon të të them se kush je.
10. Gjurmët e një kulture a qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat.
11. Kush shkruan, lexon dy herë.
12. Më i rrallë se libri i mirë është vetëm lexuesi i mirë.
13. Lexoje një libër të mirë tre herë sepse është më e dobishme për ty se të lexosh tre libra të mirë. Abbas Akkad
14. Leximi pa meditim është thjesht sikur ngrënia e ushqimit pa marrë frymë (pandërprerë).
15. Libri është dritare prej nga ne e shohim botën.
16. Koleksionimi i librave është në fakt koleksionim i lumturisë.
17. Librat janë thesari i deponuar i botës dhe trashëgimia më me vlerë e gjeneratave dhe popujve.