Vëllezër të nderuar!
Ramazani është muaj të cilin Allahu i madhëruar e veçoi me vlera, mirësi e mësime të shumta, funksioni i të cilave është ripërtëritja e lidhjeve të besimtarit me Zotin, vetveten dhe të tjerët.
Fakti se shtrihet në tridhjetë ditë na bën të kuptojmë se Ramazani është shkollë më vete, e cila mëton ta nxjerr besimtarin më të pjekur, moralisht më të përsosur, fizikisht më të trajnuar për t’i bërë ballë çfarëdo sfide a të papriture që mund t’i ndodhë në jetë. Këtu qëndron mbase edhe arsyeja pse Ramazani është më shumë se thjesht një muaj adhurimi e detyrimesh fetare.
Vështruar nga aspekti historik, Ramazani është dhe muaj i fitoreve më të mëdha që myslimanët kanë shënuar në historinë e tyre. Përgatitja që kanë marrë në shkollën e Ramazanit, i ka bërë të pathyeshëm dhe fitoret që janë arritur në këtë muaj kanë qenë pothuajse të paimagjinueshme.
Ky sukses, pas Allahut xh.sh., i detyrohet mësimit që kanë marrë për të triumfuar mbi nefsin, sepse, siç kanë thënë urtarët, fushëbeteja jonë e parë është nefsi ynë, nëse triumfojmë në të, në beteja tjera do të jemi edhe më triumfues. Në ramazan ka ndodhur edhe beteja e Bedrit, të cilën, për shkak të rëndësisë dhe mësimeve që ka, do ta trajtojmë në mënyrë të veçantë në këtë hytbe.
Vëllezër besimtarë!
Beteja e Bedrit nuk është thjesht një betejë; hapja e betejave të myslimanëve me të shënon fillimin e një epoke kur myslimanët nuk ishin më në pozitën e të shtypurit1. Për trembëdhjetë vite në Mekkë kishin përjetuar tortura nga më të ndryshmet, madje kishte edhe të atillë nga besimtarët që shkaku i këtyre torturave kishte vdekur. Me kalimin në Medinë këtyre torturave do t’iu vinte fundi. Zoti tani kishte lejuar që myslimanët ta përdorin forcën për ta larguar dhunën dhe padrejtësinë. Duke na folur në Kur’an për këtë, Allahu xh.sh., thotë:
﴿ أُ ِذ َن ِللَّ ِذي َن يُ َقاتَلُو َن بِأَ َّن ُه ْم ُظ ِل ُموا ۚ َوإِ َّن اللَّهَ َعلَ ٰى نَ ْص ِر ِه ْم لَقَ ِدي ٌر ﴿ ﴾٩٣الَّ ِذي َن أُ ْخ ِر ُجوا ِمن ِديَا ِر ِهم بِغَ ْي ِر َح ٍّق إِ َّلَّ أَن يَقُولُوا َربُّ َنا
اللَّهُ ۗ ﴾
“Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t’i ndihmojë 40. ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.”…” [Kur’ani: Haxh: 39-40]
Duke iu përgjigjur kësaj thirrje hyjnore për ta luftuar të padrejtën, Pejgamberi a.s., bashkë me treqind e katërmbëdhjetë shokë dolën për ta penguar karvanin e idhujtarëve mekkasë që po vinte nga Shami. Karvani përbëhej nga njëmijë deve dhe marrja e tij do të kishte efekt të rëndë për idhujtarët. Kjo lëvizje e myslimanëve i provokoi idhujtarët andaj ata, të nxitur nga inati e fanatizmi, përgatitën një ushtri prej njëmijë ushtarësh, dhe ia mësyn Mekkës. Motivet e tyre dallonin nga motivet e myslimanëve: gjithçka kishte të bënte me dhunë, padrejtësi, fanatizëm e kryelartësi. Kështu na mëson Allahu xh.sh., për qëllimet e tyre:
﴿ َو َلَّ تَ ُكونُوا َكالَّ ِذي َن َخ َر ُجوا ِمن ِديَا ِر ِهم بَ َط ًرا َو ِرئَا َء ال َّنا ِس َويَ ُص ُّدو َن َعن َسبِي ِل اللَّ ِه ۚ َواللَّهُ بِ َما يَ ْع َملُو َن ُم ِحي ٌط ﴾
“Mos u bëni si ata (jobesimtarët e Mekës) që dolën nga shtëpitë e tyre me mendjemadhësi e për sy e faqe të botës, duke dashur t’i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Allahu e di mirë çfarë punojnë ata.” [Kur’ani: Enfalë: 47]
1 Ky mësim është shkëputur nga kuptimi i ajetit 123 nga kaptina Al Imran, në të cilin gjendja e besimtareve para kësaj beteje përshkruhet e dobët. Pas ndihmës së nënvizuar në ajet, pozita e myslimanëve ndryshon duke i faktorizuar dhe shndërruar me kohë në forcën më të madhe në Gadishullin Arabik dhe jo vetëm.Kështu, më 17 ramaza të vitit të dytë sipas hixhretit, myslimanët u ballafaquan ushtarakisht me idhujtarët në një vend, ndërmjet Mekkës dhe Medinës, të quajtur Bedër, dhe në një ditë që Kur’ani e quan dita e furkanit2, dita ndarjes së të vërtetës nga e kota. Edhe pse ishin trefish më shumë në numër dhe posedonin arsenal ushtarak shumë më shumë se besimtarët, idhujtarët u mposhtën. Ishte ndihma e Allahut ajo që ua solli këtë fitore historike dhe të papërsëritshme.
Allahu xh.sh., duke na rrëfyer për këtë thotë:
﴿ إِ ْذ تَ ْستَ ِغيثُو َن َربَّ ُك ْم َفا ْستَ َجا َب لَ ُك ْم أَنِي ُم ِم ُّد ُكم بِأَ ْل ٍّف ِم َن ا ْل َم َلَئِ َك ِة ُم ْر ِدفِي َن ﴿َ ﴾٣و َما َجعَلَهُ اللَّهُ إِ َّلَّ بُ ْش َر ٰى َو ِلتَ ْط َمئِ َّن بِ ِه قُلُوبُ ُك ْم ۚ
َو َما النَّ ْص ُر إِ َّلَّ ِم ْن ِعن ِد اللَّ ِه ۚ إِ َّن اللَّهَ َع ِزي ٌز َح ِكي ٌم ﴾
“Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”. 10. Allahu e bëri këtë fitore si lajm të mirë, që të qetësohen zemrat tuaja me të. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” [Kur’ani: Enfalë: 9-10]
Kështu e ka ligji i Zotit, kush e ndihmon Zotin duke i besuar, duke iu bindur e duke punuar për fenë e Tij, Ai do t’i ndihmojë ata.
Xhematlinj të nderuar!
Për frymëzimin, vlerat dhe mësimet me të cilat disponon, Beteja e Bedrit meriton të trajtohet si shkollë më vete. Nëse ndalemi dhe e meditojmë këtë betejë do të gjejmë mësime dhe të vërteta të na cilat na e ndriçojnë jetën.
– Në Betejën e Bedrit ne mësojmë për rëndësinë e fesë dhe lidhjes në bazë të saj. Nuk ishin gjuha, nacionaliteti, dhe as afërsia familjare ato që bënë dallimin atë ditë, përkundrazi, ishte besimi. Nëse duam ta kthejmë krenarinë dhe dinjitetin e ymetit, besimi është pikënisja.
– Në këtë betejë mësojmë për rëndësinë e motivit fetar dhe moral dhe për epërsinë e tij ndaj faktorit ushtarak. Matematikisht, myslimanët nuk do të mund të korrnin fitore, sepse ishin nëmë pak e më të dobët ushtarakisht, por kishin motive më të fuqishme, kishin kauzë për të cilën luftonin.
– Ndërsa theksojmë këtë epërsinë e faktorit moral ndaj atij material, në asnjë rrethanë nuk e mohojmë rëndësinë e tij. Bile, dijetarë e shkollarë myslimanë, duke iu referuar praktikave të Pejgamberit a.s., dhe myslimanëve në këtë betejë, kanë përfunduar se për suksese në beteja të jetës duhet bërë bashkimin ndërmjet materiales dhe shpirtërores.
Vëllezër besimtarë!
Përmasat dhe mësimet me të cilat disponon Beteja e Bedrit janë më të mëdha dhe më të shumta se që mund të përmblidhen në një hytbe. Kthimin tek Allahu, duke u mbështetur sinqerisht në Të, duke iu lutur e përgjëruara, duke ndërmarrë shkaqet legjitime, Beteja e Bedrit i sjell si elemente të cilat mund ta sjellin fitoren në çfarëdo beteje që të ndodhemi dhe me çfarëdo sfide të ballafaqohemi. Këtu qëndron arsyeja pse Beteja e Bedrit gëzon famën më të madhe nga të gjitha betejat e myslimanëve.
2 Shih: Kur’ani: Enfalë: 41.
3 Shih: Kur’ani: Muhammed: 7.