Terry Holdbrooks është një mysliman amerikan, historia e të cilit është inspiruese. Ajo zbulon fuqinë depërtuese të besimit edhe atje ku gjërat janë të vulosura si të pamundura. Por, asgjë nuk është e pamundur, veçanërisht për Allahun, Krijuesin Fuqiplotë! Ai ka pranuar Islamin në një vend tejet të çuditshëm. Atje ku mendja nuk ta thotë se do ta bënte një gjë të tillë. E ka pranuar Islamin në vendin ku në formën më çnjerëzore ndëshkohen muslimanët. Në burgun famëkeq të Guantanamos. Atje ku mendjet dhe shpirtrat ushqehen me urrejtje. Atje ku mëshira nuk guxon të jetë tipar i njeriut. Atje ku çdo gjëje i mbyllen dyert, por jo edhe të vërtetës.
Si çdo i ri amerikan, edhe ai ishte i dhënë pas jetës. Ahengje deri në orët e vona të natës, konsumimi alkooli, femra, por jo edhe lumturi. Ai, lumturinë do ta gjejë atje ku nuk do ta mendonte fare.
Ndonëse shquhej për sjellje gjentile, megjithëkëtë ambienti i burgut linte fare pak për të dëshiruar se do të mund të bëhej mysliman. Ishte sjellja e një të burgosuri mysliman ajo që e bëri të merr këtë vendim të rëndësishëm në jetën e tij. edhe pse autoritetet ua përshkruanin rojeve, punë që e bënte Terry, se të burgosurit janë të vrazhdë, të egër dhe se në rastin e parë që kanë, vrasin, ai vepronte ndryshe. Dhe, doli që të mos ketë gabuar. Sjellja e tyre e bëri Terrin ta pranojë Islamin.
Terri tashmë ka ndërruar edhe emri. Quhet Mustafa Abdullah. Ka braktisur punën si roje burgu ndërsa është angazhuar në një qendër islame. Në këtë rast, nuk mund ta shpreh habinë time ndryshe vetëm se duke cituar këtë fjalo të të Madhit Allah:
Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robërit e Tij…“(el-En’amë, 88 )
Eshtë e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.“ (el-Kasas, 56)
Për më shumë rreth tregimit të Territ, shih:
http://www.quran-m.com/container2.php?fun=artview&id=1238
http://www.thedailybeast.com/newsweek/2009/03/20/the-guard-who-found-islam.html