Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
1 shtator 870 Vdes Imam Buhariu

1 shtator 870 Vdes Imam Buhariu Muhammed bin Ismail, i njohur si Imam Buhariu, konsiderohet njëri ndër dijetarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve të hadithit. Libri i tij, i njohur më shumë sipas emrit të tij ‘Sahihu i Buhariut’, është libri më i besueshëm i haditheve. Ka lindur në vitin 194/801 në Buhara, një vend që sot shtrihet në Uzbekistan. Babai i vdiq herët kështu që e tërë barra e rritjes dhe edukimit ra mbi supet e së ëmës. Dallohej për zgjuarsinë e rrallë. Që herët mësoi Kur’anin përmendësh, sikur që mësoi shkenca fetare dhe memorizoi mijëra hadithe. Sigurisht, krahas faktorëve tjerë, në këtë ka ndikuar edhe klima shkencore e Buharës, e cila atëbotë ishte qendër e dijes. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, bashkë me nënën dhe vëllanë, Ahmedin, shkuan për të kryer haxhin. Buhariu do të ndalej në Mekkë për gjashtë vite e më pas do të merrte udhë për të vizituar qendrat e dijeve islame për përfitim të dijes. Është transmetuar se nuk ka shënuar asnjë hadith pa mos marrë abdes më parë dhe pa mos i falur dy rekate namaz. Metodologjia e tij dhe kriteret e vëna për pranimin e hadithit, librit të tij i dhanë besueshmëri të lartë dhe rrjedhimisht pranim nga dijetarët e mëdhenj, si p.sh. Imam Ahmedi. Buhariu është autor edhe i disa veprave tjera, që arrijnë në njëzet sosh, e të cilat janë me vlerë të madhe, si: Edebu-l-mufred, Et-tarih el-kebir, Et-Tarih es-sagir, etj. Për shkak të refuzimit të tij që t’ia mësonte fëmijët Kryetarit të Buharasë, ai u largua me dhunë prej vendit të vet. Imam Buhariu refuzonte që të veçonte fëmijët e tij me dije ndërsa të tjerët jo, madje kishte thënë fjalën që ka ngel mësim për gjeneratat pas tij për vlerën dhe pozitën që duhet t’i kushtojnë e japin dijes: ‘Unë nuk e nënçmoj diturinë dhe nuk ua çoj njerëzve te dyert.’ Kështu, i përzënë, në një fshat të Samarkandit, në vitin 256/870, gjen vdekjen. KANË THËNË PËR IMAM BUHARIUN Nuk kemi parë të ngjashëm me Buhariun. Ebu Bekir ibn Ebi Shejbe Po të ishte Buhariu në kohën e Sahabeve, do të ishte shenjë (i dalluar, pra). Kutejbe Më kanë ardhur nga lindja dhe perendimi por askush nuk ka qenë sikur Buhariu. Kutejbe Horasani nuk ka nxjerr një dijetar sikur Buhariu. Imam Ahmedi Po të kisha mundësi t’i jepja Buhariut vite nga jeta jme, do t’ia jepja, sepse vdekja ime është thjesht vdekje e një individi ndërsa vdekja e Buhariut nënkupton humbje të dijes. Jahja b. Xhafer Nuk kam parë dikë të ngjashëm me Buhariun, sikur nuk është krijuar për tjetër pos për hadith. Husejn b. Hurejthi Më lejo të t’i puthi këmbët, o mësuesi i mësuesve, zotëriu i hadithologëve, mjeshtri i dobësive të hadithit. Imam Muslimi për Imam Buhariun Nuk ka libër të (hadithit të) ngjashëm me librin e Buhariut. Imam Nesaiu Nuk kam futur asnjë hadith në këtë libër pa mos bërë më parë istihare dhe pa mos qenë i bindur në saktësinë e tij. Buhariu për metodologjjnë e aplikuar në Sahih Po të më lejohej të shprehem, do të thosha se Buhariu ka qenë më i mirë se mësuesit prej të cilëve ka marrë dije. Madje, ai nuk ka parë dikë më të mirë se veten. Xhafer b. Muhammed Mistagferiu Ymeti (bashkësia myslimane) janë njëzëri për saktësinë e këtyre dy librave (Sahihut të Buhariut dhe Sahihut të Muslimit) dhe veprimin sipas haditheve të tyre. Imam Neveviu Në këtë nënqiell nuk ka libra më të saktë pas Kur’anit se Sahihu i Buhariut dhe Sahihu i Muslimit. Ibn Tejmije Pas Kur’anit, nuk ka libër të Islamit më madhështor dhe më të mirë se libri i Buhariut. Imam Dhehebiu


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013