Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Degradimi i perëndimit

Perëndimi zyrtarisht kalon në shkallën shtazore Paqja qoftë mbi ju! Çdo ditë e më tepër, bota perëndimore zhytet thellë e më thellë në shtazëri dhe kafshëri. Një fenomen i frikshëm që ka filluar të shtrihet gjithandej në Evropë: të rinj dhe të reja që bëjnë jetë sikur qenë. Kështu u shfaq edhe termi “qentë njerëzorë.” Janë shfaqur incizime të shkurtra ku shihen të rinj që kalojnë pushimet e tyre javore në llucën (baltën) e derrave. Nxënës dhe nxënëse të cilët në shkollat e tyre identifikojnë veten si mace, kuaj dhe dinozaurë. A janë në të vërtetë kafshë dhe shtazë? Jo, janë edhe më të humbur (lajthitur) nga rruga e drejtë. ... Bota nuk ka përjetuar një periudhë në të cilën ka mohuar Zotin, ka luftuar vlerat dhe përhapjen e të këqijave siç është duke ndodhur në këtë kohë. A do të mbaron puna me kaq? Nuk ma merr mendja. Ky është vetëm fillimi ndryshe e ardhmja do të jetë edhe më e hidhur e më e shëmtuar. Bëhuni gati për këtë luftë të tmerrshme armë e së cilës janë ateizmi dhe shthurja ndërsa shënjestër feja dhe morali. Përhapja e të këqijave që shohim sot në perëndim dhe luftimi i natyrshmërisë, ligjësimi i shtazërisë dhe nxjerrja e ligjeve që kriminalizojnë të gjithë ata që nuk ndajnë të njëjtën rrugë me ta, kjo që njeriun perëndimor e ka zhytur në këtë greminë nuk është tjetër vetëm se si pasojë e largimit nga adhurimi i Zotit. E braktisë adhurimin për Zotin duke menduar se është bërë i lirë, është çliruar, bën çfarë të dojë, duke harruar në fakt se, nëse e braktisë adhurimin për Zotin, ikën nga një robëri për të hyrë në një tjetër. Për dallim nga ai që jeton si rob i Allahut dhe që bën jetë të çliruar nga çfarëdo robërie tjetër, ky do të bëhet rob i injorancës së vet, pasurisë kalimtare dhe epshit shthurës e çorientues. Ky i mjerë do të jetojë në këtë botë si rob i çdo gjëje, përveç Allahut. Qoftë i mjerë adhuruesi i dinarit dhe dërhemit, qoftë i mjerë adhuruesi i epshit, qoftë i mjerë e i humbur, e nëse i ndodhtë ndonjë e keqe, mos shpëtoftë! Allahu im, na bë prej robërve Tu të sinqertë! Autor: Dr. Hasan Husejni (https://twitter.com/7usaini7) Përktheu: Dr. Sedat Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013