Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Qasja e balancuar ndaj përhapjes publike të risive

Qasja e balancuar ndaj përhapjes publike të risive #Metodologji e gabuar kur prezantohet më tepër se që duhet fjala/vepra/risia/ që një devijant/e mund të ketë sjellë. Në vend të kësaj ne duhet të merremi me edukim thelbësor islam që xhemati devijimet t'i refuzojnë apriori. Është në rregull kur ne reagojmë, sepse duhet ta bëjmë, duhet t'iu tregojmë njerëzve për mashtruesit, duhet t'i demaskojmë ata, por jo ta teprojmë me këtë. Lexoni me vëmendje udhëzimet që dy kolosë myslimanë kanë dhënë. Imam Dhehebiu përmend të ketë thënë Sufjan Theuriu: “Nëse dikush dëgjon për një risi në fe, le të mos ua rrëfejë shokëve të tij që të mos e hedh atë (si dyshim) në zemrat e tyre (pa dashje).” Thashë [Imam Dhehebiu]: “Këtë qëndrim e kanë shumica e dijetarëve të selefit. Ata i shihnin zemrat si gjah të dobët ndërsa dyshimet si kidnapues të rrezikshëm.” [Sijer A’lami-n-Nubela, 17/178.] Ajo që do të kërkoja, së pari nga vetja ime, e pastaj nga kolegët e mi, që temave që kanë ndjeshmëri të madhe, siç është p.sh., pozita e sunnetit në fe, pozita e saj burimore më saktë, t'i kushtojmë rëndësi të përhershme. Këto provokimet e dështakëve e dështakeve na tregojnë se si ne nuk duhet të bezdisemi nga përsëritja e shpeshtë e temave që kanë efekt akaidologjik. https://sedatislami.wordpress.com/2024/07/17/qasja-e-balancuar-ndaj-perhapjes-publike-te-risive/


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013