Dr. Sedat ISLAMI
KONCEPTI, VLERA DHE RËNDËSIA E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT SIPAS BREZAVE TË HERSHËM TË DIJETARËVE MYSLIMANË
Edukata islame nr 133, LIV, 2024, f. 97-126
https://sedatislami.wordpress.com/wp-content/uploads/2024/09/koncepti-vlera-dhe-rendesia-e-agjerimit-te-ramazanit-sipas-brezave-te-hershem-te-dijetareve-myslimane.pdf
Abstrakt
Duke qenë se agjërimi i Ramazanit në tekstet kuranore dhe pejgamberike është përshkruar si një adhurim me reflektim edukativ,
atëherë ne, në këtë punim, ia kemi vënë vetes për detyrë që ta zbardhim qëndrimin e brezave të hershëm të myslimanëve përkitazi
me këtë adhurim. Respektivisht, të hedhim dritë mbi konceptin e
tyre për agjërimin, mbi praktikat e tyre në agjërim dhe adhurimet
e Ramazanit, mbi etikën përkitazi me agjërimin etj. Punimi e ka
rëndësinë e vet pasi vjen si plotësim i trajtesave të bëra për agjërimin e Ramazanit, po edhe si një motivues për të agjëruar ashtu siç
kërkohet. Metodologjia e ndjekur në punim është përshkruese. Punimi është i ndarë tematikisht në disa pjesë, të cilat përfshijnë
parapërgatitjen për agjërimin, konceptin për agjërimin, praktika të
ndryshme adhuruese dhe mënyrën e përcjelljes së Ramazanit. Të
gjeturat e punimit dëshmojnë përkushtimin e madh të brezave të
hershëm për agjërimin e Ramazanit dhe adhurimet përkatëse, sikurse në vete përmbajnë fuqi të madhe motivuese dhe edukative
për brezat tanë. Rekomandim kryesor i punimit mbetet që adhurimeve në përgjithësi, e agjërimit të Ramazanit në veçanti, t’i kushtohet rëndësi më e madhe, në mënyrë që të arrijnë ta luajnë rolin e
tyre shumëdimensional në shoqëri.
Fjalët kyçe: agjërimi, Ramazani, namazi, brezat e hershëm, dijetarët.
Abstract
Since fasting in Ramadan, in the Qur’anic and prophetic texts, is
described as a form of worship with educational character, in this
paper, we have undertaken the task of elucidating the views of
previous generations of Muslims regarding it. Specifically,
shedding light on their concept of fasting, their practices in fasting
and Ramadan worship, the ethics related to fasting, etc. This paper
complements existing ones and also serves as a means to motivate
people to fast in Ramadan. The methodology followed in this paper
is descriptive. The paper is thematically divided into several parts,
including preparation for fasting, the concept of fasting, various
practices of worship and the manner of observing Ramadan. The
findings of the paper demonstrate the great dedication of the
previous generations to fasting in Ramadan and contain great
power, both motivational and educational, for current generations.
The main recommendation of the paper is that worship, in general,
and fasting in Ramadan, in particular, should be given greater
importance so that they can play their multidimensional role in
society.
Keywords: fasting, Ramadan, prayer, early generations, scholars.