Shpëtoje veten!
Medito pak rreth këtyre ajeteve në Kur'anin fisnik!
• "Tashmë ju kanë ardhur nga Zoti juaj prova të qarta. Ai që i sheh ato, i sjell dobi vetes..." [En'amë: 104]
• "Kush bën mirë, e bën për dobi të vet..." [Fussilet: 46]
• "Kush falënderon, e bën për të mirën e vet..." [Neml: 40]
• "Kush e pastron veten (nga gjynahet), në të vërtetë e ka për dobinë e vet..." [Fatir: 18]
• "Kush përpiqet, përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes..." [Ankebut: 6]
• "Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar për dobinë e vet..." [Junus: 108]
• "...Kush tregohet koprrac, ta dijë se i bën dëm vetes..." [Muhamed: 38]
• "... Ai që e prish betimin, e prish në dëm të vetes..." [Fet'h: 10]
• "Kush bën gjynah, ai ia ka bërë shpirtit të vet..." [Nisa: 111]
Siç mund të mësosh nga ajetet, shpëtimi yt në botën tjetër është projekt yti personal. Ti nuk do të mund ta fajësosh askënd përveç vetes sate. Andaj, në vend të justifikimeve të kota, përvili mëngët dhe me bismilah fillo e puno që të shpëtosh!
https://www.youtube.com/watch?v=I21JkRqsqwo