Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
VLERA E KËRKIMIT TË DIJES NDAJ ADHURIMEVE VULLNETARE

Dr. Salih el-Usajmi Pasi që autori, Allahu e mëshiroftë, mbaroi me përmendjen e ajeteve, haditheve dhe thënieve të përcjella prej brezave të parë përkitazi me vlerën e dijes dhe pozitën e dijetarëve, këtë kapitull e përmbylli me konfirmimin e asaj që kanë konstatuar dijetarët se angazhimi me dijen dhe kërkimin e saj është më me vlerë se angazhimi me të gjitha nafilet [adhurimet jo të detyrueshme] trupore ose fizike, si: namazi, agjërimi, tesbihi, lutja, etj. Angazhimi vullnetar me dijen është më me vlerë se angazhimi vullnetar me vepra tjera, si angazhimi vullnetar me namaz, agjërim, tesbih, dua apo dhikër. Autori, Allahu e mëshiroftë, e ka justifikuar këtë vlerë të dijes nga gjashtë aspekte: 1) E para: përfitimi nga dija është kolektiv, pra shkon përtej individit, derisa përfitimi nga adhurimi vullnetar është personal. 2) E dyta: dija korrigjon adhurimet vullnetare që bëhen, namaz, agjërim, dhikër apo dua qofshin. Këto të fundit varen nga dija në korrigjimin dhe përmirësimin e tyre ndërsa dija nuk varet nga adhurimet. 3) E treta: dijetarët janë trashëgimtarë të Profetëve, paqja qoftë mbi ta, dhe jo adhuruesit. 4) E katërta: bindja ndaj dijetarëve në çështje të dijes është obligim, mu ashtu siç ka thënë Allahu i madhëruar: “...andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë).” [Nahl: 43] Pra, Allahu po urdhëron që t’i pyesim dijetarët dhe urdhri për t’i pyetur nënkupton edhe urdhrin për bindje ndaj tyre. Kjo bindje ndaj tyre aludohet edhe në ajetin kur’anor: “O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja...” [Nisa: 59] Ky grup “dhe atyre që drejtojnë punët tuaja”, siç kanë përzgjedhur Ibën Tejmije dhe nxënësi i tij, Ibën Kajimi, Allahu i mëshiroftë, përfshijnë dijetarët. 5) E pesta: ndryshe nga adhurimet vullnetare gjurmët e të cilave shkëputen kryesisht pas vdekjes së njeriut, gjurmët e dijes mbesin edhe pasi njeriu të ketë vdekur. Ka dhe nga adhurimet nafile gjurmët e të cilave mbesin edhe pas vdekjes së njeriut, por dija është prej atyre veprave mbetja e gjurmëve të së cilës është konstatuar më fuqishëm, mu ashtu siç është përshkruar në hadithin e Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Kur njeriu të vdes, i ndërpritet përfitimi nga veprat përveç në tri raste: nga dija që ka lënë dhe nga e cila përfitohet, nga lëmosha rrjedhëse dhe nga lutja e fëmijës.” [Muslimi] 6) E gjashta: në mbetjen [ekzistimin, jetëgjatësinë] e diturisë qëndrojnë/fshihen gjallërimi dhe ruajtja e fesë nga humbja dhe shkatërrimi. E kush angazhohet për ta ruajtur dhe gjallëruar fenë sigurisht se bën punë më të madhe se dikush tjetër që nuk ka këtë angazhim. https://youtu.be/hJ-EfsLyXGI?si=YEdCK7Ho02TTvZf4


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013