Mediat kineze kanë publikuar një hulumtim në të cilin qëndron se në Kinë shkaku kryesor i vdekjes tek të rinjtë e moshave 20-35 vjeç është vetëvrasja derisa tentim-vetëvrasje kryejnë 250.000 persona.
Dijetarët dhe ekspertët e këtyre lëmive kanë shpjeguar se shkak pse njerëzit kryejnë vetëvrasjen apo e mendojnë atë është humbja e shpresës dhe depresioni.
Fatbardhësisht, Kur’ani na ka dhënë një ilaç shumë të fortë për luftimin e këtij fenomeni shoqëror. Fjala është për ajetin kur’anor:
…dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.” (en-Nisa, 29)
Për këtë shkak, të gjithë ekspertët kanë konstatuar se absolutisht përqindja më e vogël e rasteve të vetëvrasjes është në vendet islame.
Falënderimi i takon Allahut për këtë mirësi!
Abdudaim el-Kehil
http://www.kaheel7.com/ar
Përshtati: Sedat Islami