Rruga per tek Allahu përshkohet me zemër e jo me këmbë, dhe kur unë të drejtohem: “Eja hip me ne!”, e di se do të më pyesësh: “Po në çka të hipi?”
Çdonjëri duhet të ketë një mjet udhëtimi –anije, e anija jote është zemra andaj ndreqe atë!
1. Mos lë vrimë pa mbyllur dhe as prishje pa rregulluar
Gabimet çdoherë merri para sysh, që t’i shikosh gjithnjë. Prej gabimeve është se ti largohesh nga puna menjëherë. Shumë shpejt të bëhet monoton dhe vështirë se e mbaron një punë të vetme. Mëdyshje, harrim gabimesh, ndikim i shpejtë, kthim i vonuar, nën pushtetin e epsheve…Kështu je, dhe kështu janë pothuajse shumica. Ndaj, ndreqe zemrën! E me shumë thjeshtësi, ndreqja e zemrës është:
“واتبع السيِّئة الحسنة تمحُها
Dhe të keqen pasoje me të mirë ngase e shlyen atë!” Tirmidhiu.
2. Mos anashkalo asgjë
Mos anashkalo dhe mos merr për të vogël asgjë, ngase mund të fundoset anija shkaku i një vrime të vogël. Kështu, anijen rregulloje dhe mos lësho as defektin më të vogël pa e ndrequr.
3. Mos harro pajisjet
Merr me vete të gjitha pajisjet dhe gjërat e nevojshme për udhëtim: sinqeritetin e kërkimit mbrojtje tek Allahu, vullnetin e madh, sinqeritetin në kërkim, e Allahu të mjafton!
4. Lehtësoje barrën ngase pengesat janë të shumta
Kërko falje mëkatesh dhe pendohu në vazhdimësi. Po kështu lutu dhe përulu gjithnjë tek dhe para Allahut. Mos le hak njeriu pa kthyer.
Me një fjalë:
“فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ
Ti përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar…” Hud, 112.
Lehtësoje barren e anijes! Pakeosji mekatet tua!
“وَهُمْ يَحْمِلُونَ أَوْزَارَهُمْ عَلَى ظُهُورِهِمْ أَلاَ سَاء مَا يَزِرُونَ
…e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.” el-En’amë, 31.
Autor: Muhammed Husejn JA’KUB
http://www.yaqob.com/web2/index.php/maqalat/maqal/163
Përshtati: Sedat ISLAMI
15/8/2010