Organizimi dhe sistemimi konsiderohen si aleate të suksesit. Më organizim nuk nënkuptohet vetëm radhitja e orendive dhe gjësendeve materiale, por, para së gjithash, edhe aftësia për të medituar të tillë, pra sistematik.
Në vijim do të sjellim disa karakteristika dhe veçori të njeriut organizativ:
1) Çdo ditë ndan një pjesë të kohës për t’ia kushtuar meditimit për punën, pozitën dhe përgjegjësitë e marra, si dhe për përgatitjen e planeve përkatëse në kohën kur është i çlodhur dhe nuk ka ngarkesa.
2) Përpilon objektivat në formë të shkruar dhe të caktuar, duke caktuar njëkohësisht edhe afatin e realizimit të tyre.
3) Përpilon një tabelë të punëve ditore, radhitjen e të cilave e bën sipas rëndësisë dhe kohës së caktuar. Përparësi, natyrisht, i jep atyre që janë më të rëndësishmet.
4) Çdo gjë që është për tu deleguar tek të tjerët, e delegon.
5) Punët e vështira i krye pa i shtyrë për kohë të pacaktuara.
6) Maksimalisht përpiqet dhe minimizon vizitat dhe të shmangë bisedat e kota.
7) Ka mundësi t’iu thotë “JO!” kërkesave të tjerëve, për të kryer punët e veta.
8) Punët i kryen me përpikëri ndërsa nuk vonohet në orar, përveç nëse ka ndonjë arsye.
9) Para se të merr ndonjë vendim, hulumton për të vërteta dhe njohuri rreth çështjes përkatëse.
10) Shquhet për qetësi, urtësi, durim, vizion, largpamësi, vetëbesim.
11) Ai ka kohë për çdo gjë dhe e di vendin e të gjithave; punët e tij janë të koordinuara.
12) Avancon në fusha të ndryshme: lexim, shkrim, mbamendje, lidhje kolektive.
13) Nuk neglizhon interesat e tij personale: veten, familjen, punët, nismat vullnetare, etj.
14) Harron pak, për shkak të seriozitetit dhe korrektësisë në punë.
15) Është shembull dhe model gjithnjë për të tjerët.
Përshtati: Sedat ISLAMI