Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammedin, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim!
Natyrisht se të gjithë ne, pa përjashtim, kemi dëshirë që kur ta bëjmë ndonjë vepër Allahu ta ketë pranuar prej nesh. Ne që agjëruam ende jemi në ankthe se Allahu e pranoi agjërimin tonë apo jo? Na kujtohen mirë fjalët e dijetarëve për të parët tanë se ata pasi që bënin ndonjë vepër të mirë i kapte një mund dhe brengë se athua vallë Allahu do ta pranojë këtë prej meje. Na kujtohet edhe gjendja e selefit se ata gjashtë muaj të plotë e lusnin Allahun që tua sillte Ramazanin, ta përjetonin atë, e më pas plot gjashtë muaj tjerë e lusnin Allahun që tua ketë pranuar agjërimin.
Kemi folur e thënë për agjërimin se ai në vete ngërthen durimin ngase njeriu largohet nga kënaqësitë e kësaj bote, ushqimi dhe marrëdhëniet seksuale, në njërën anë, dhe përballon vështirësitë e adhurimit-ibadetit të agjërimit, në anën tjetër. Allahu i Madhëruar në hadith kudsijj ka thënë:
„يَتْرُكُ طَعَامَهُ وَشَرَابَهُ وَشَهْوَتَهُ مِنْ أَجْلِي
...Ai, ushqimin, pijen dhe epshin e tij, e braktisë gjatë ditës së këtij muaji vetëm për hire Timin…“. ([1])
Për të parë se a është pranuar agjërimi jonë, ne sot do ta peshojmë atë në peshoren e durimit dhe të shohim nëse kemi agjëruar me durim të vërtetë apo jo ngase:
“من لم يدع قول الزور و العمل به و الجهل فليس لله حاجةً في أن يدع طعامه و شرابه
Kush nuk i braktisë fjalët e këqija, veprimin sipas tyre dhe injorancën, (nuk ka fituar asgjë nga agjërimi), sepse Allahu nuk ka nevojë që njeriu t’i braktise ushqimin dhe pijet e tij”. ([2])
“رب صائم حظه من صيامه الجوع و العطش
Ndoshta ndonjë agjërues nga agjërimi i tij nuk do të përfitojë më shumë se sa uri dhe etje”. ([3])
Më parë të shohim esencën e durimit e pastaj të përgjigjemi se agjërimi jonë, nga ky këndvështrim, është pranuar apo jo?
Askush prej nesh, hoxhë apo haxhi qe, i madh apo i vogël qoftë, nuk mund të thotë se nuk ka nevojë për durim. Ndoshta dikush mund të thotë se: “Unë jam prej durimtarëve”, porse ne, nga ajo që shohim me sytë tanë, vërtetojmë të kundërtën, ngase të durosh kur nuk ke mundësi të hakmerresh dhe të kryesh mëkat nuk është durim por është dobësi. Durimtar është ai që, për hire të Allahut, duron kur mund të hakmerret dhe të dënojë. Sa bukur ka thënë Muhammed Xhemaluddin el-Kasimijj:
„Dije se çdo gjë që i ndodhë njeriut në këtë botë nuk mund të dal jashtë njërës prej dy gjendjeve: Gjë që e dëshiron apo që nuk e dëshiron, dhe që në të dy rastet duhet bërë durim“([4]), siç do ta sqarojmë më vonë, me lejen e Allahut, kur do të flasim për „Llojet e durimit“.
Shtjellimi ynë për këtë temë do të përqendrohet në pikat vijuese:
· Islami moral fund e krye
· Domethënia e sabrit (durimit)
· Vlera dhe rëndësia e durimit,
· Motivi për durim
· Pejgamberët durojnë,
· Llojet e durimit, dhe
· Edukata e durimit.
Islami moral fund e krye
Feja, me të cilën Allahu na begatoi, është një fe, që moralit i ka dhënë rëndësi shumë të madhe. Në shume ajete kur’anore Allahu urdhëron të pajisemi me moral të mirë, duke lëvduar njerëzit me moral të lartë dhe duke përbuzur njerëzit me moral të ultë, ku për të parët ka caktuar shpërblim ndërsa për këta te fundit ndëshkim. Mjafton si stimulim për moral për çdo musliman se i pari i tyre, Muhammedi, alejhi’s selam, ishte i lëvduar në Kur’an si burrë me moral të mirë. Thotë Allahu:
“وَإِنَّكَ لَعَلَى خُلُقٍ عَظِيمٍ
Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit !”. ([5])
Pejgamberi, alejhi’s selam, si një burrë i moralshëm që ishte, në sistemin e ri jetësor për njerëzimin që predikonte me autorizim hyjnor, moralin e kishte caktuar shtyllë të rëndësishme të këtij sistemi. Ai, alejhi’s selam sqaroi se:
“إن أكمل المؤمنين إيمانا أحسنهم خلقا و إن حسن الخلق ليبلغ درجة الصوم و الصلاة
Vërtetë, besimtari me besim më të përkryer është ai që ka moralin më të përkryer. Morali i mirë, (besimtarit), ia mundëson arritjen e gradave (në shpërblim) të agjërimit dhe namazit”. ([6])
Muhammedi, alejhi’s selam në këtë hadith përmendi se durimi ngrit njeriun në gradat e agjëruesve dhe falësve për një arsye shumë të rëndësishme. Ajo është se nëse njeriu falet por nuk bën durim, nëse njeriu agjëron por nuk duron, atëherë falja dhe agjërimi i tij janë të zhveshura prej shpërblimit për shkak të zhveshjes se tyre prej durimit. A nuk tha Muhammedi, alejhi’s selam për një grua, e cila falej dhe agjëronte vullnetarisht shumë se: “Ajo është në Xhehennem”, derisa për gruan që falte pesë namazet dhe më pak nafile dhe agjëronte Ramazanin dhe pak nafile se “Ajo është në Xhennet”?! Përse? Për arsye se e para edhe pse falej nuk bënte durim, ajo me gjuhën e saj shqetësonte fqinjët e saj derisa e dyta ishte shumë durimtare dhe nuk fliste fjalë të këqija, që do t’i shqetësonte fqinjët e saj.
Se sa rëndësi ka morali i mire në ndërtimin e raporteve qoftë individ-individ apo edhe individ-shoqëri, shohim edhe në këtë thënie të Muhammedit, alejhi’s selam:
“و حسن الخلق و حسن الجوار يعمران الديار و يزيدان في الأعمار
...Morali i mirë dhe fqinjësia e mirë ndërtojnë shtëpi (shoqëri) dhe rrisin (zgjasin) jetët”. ([7])
Mirësia e moralit nuk ndalet vetëm në këtë bote, jo, ajo tejkalon kufijtë e horizontit dhe depërton thellë atje në peshoren e veprave të njeriut në Ditën e Kiametit duke i siguruar shpëtim besimtarit të mirë. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“ما من شيء في الميزان أثقل من حسن الخلق
Nuk ka diç që e rëndon më tepër peshoren e veprave të besimtarit se sa morali i mirë”. ([8])
“أكثر ما يدخل الناس الجنة تقوى الله و حسن الخلق و أكثر ما يدخل الناس النار الفم و الفرج
Gjërat që më së shumti ua sigurojnë njerëzve Xhennetin janë devotshmëria për Allahun dhe morali i mirë derisa gjërat që më së shumti ua humbin njerëzve Xhennetin dhe i dërgojnë në ferr janë goja (të folurit e pamatur-fëlliqtë) dhe organet (morali i keq)”. ([9])
Domethënia e sabrit (durimit)
Natyrisht se derisa jemi duke folur për këtë temë, të cilën e kemi përgatitur enkas për ju, pra për një xhemat shqiptar, nuk e kemi ndërmend të ndalemi në sqarime gjuhësore arabe, jo, ne do të ndalemi në ato sqarime, të cilat na japin domethënien esenciale të këtij virtyti të madh fetar. Ka thënë Hasani: Durimi është thesar prej thesareve të hajrit, të cilin Allahu nuk ia dhuron askujt përveç një robi fisnik([10]). Pra ne do të mundohemi ta zbulojmë këtë thesar.
Durimi, përgjithësisht, d.t.th.: Nxitja e nefsit për përballimin e vështirësive dhe rezistencën ndaj gjërave që nuk i ka dëshirë dhe braktisjen e favoriteve të tij por që nuk janë në të mirë të tij, të cilat e shkatërrojnë dhe i humbin të mirë të shumtë. Durimi është ushtrimi i mendjes; me të koordinohet veprimtaria e njeriut, arrihen virtytet e përsosmërisë morale, fshehtësitë dhe esenca e besimit të vërtetë në Allahun dhe vërtetimi i revelatës dhe mesazhit hyjnor dhënë Muhammedit, alejhi’s selam.
Durimi është term që shpreh paluhatshmërinë e motivit fetar kundrejt atij epshor; nëse motivi fetar forcohet aq sa thyen- mbizotëron mbi epshet njeriu radhitet në listën e durimtarëve, ndryshe, nëse bëhet prej atyre që pasojnë epshet dhe nuk bën durim që ta ndaloj egërsinë dhe brutalitetin e tyre, atëherë ai bëhet prej pasuesve të djallit.
Durimi është prej gjërave me të cilat shquhet vetëm njeriu ngase tek kafshët, për shkak të mangësisë së tyre mentale (instinktit) dhe mbizotërimit të epsheve, nuk paramendohet ekzistimi i tij siç nuk paramendohet as tek melaiket për shkak të përsosmërisë së tyre ngase melaiket janë zhveshur nga epshet, të cilat do t’iu bënin pengesë në adhurimin për Allahun e Madhëruar([11]). Pra durimi është veçori, tipar dhe veti me të cilën shquhet njeriu.
Vlera dhe rëndësia e durimit
Durimi është traditë profetike, është petk i të sinqertëve, është prej gjërave që më së shumti kemi nevojë për të, sidomos në këtë kohë kur të këqijat, sprovat, fatkeqësitë, tragjeditë dhe marrëzitë janë shtuar e shumuar derisa durimi i njeriut sa vjen e pakësohet. Kur të flasim për vlerën e durimit dhe rëndësinë e madhe që ka, automatikisht duhet të na shkojë ndërmend se ne jemi duke folur për një gjysmë të besimit të muslimanit, jemi duke folur për një parim themelor dhe bazë të fesë sonë, andaj nëse duam të pajisemi, mobilizohemi dhe shquhemi me të patjetër duhet t’ia dimë vlerën dhe ta njohim atë. Se sa rëndësi ka durimi tregon edhe fakti se Allahu atë e përmendi në Kur’an në mbi 70 vende([12]).
Allahu i Madhëruar, në Kur’anin Famëlartë, ka përmendur në disa vende se njeriun, e shquar me të menduar dhe intelekt të përsosur në krahasim me krijesat tjera, do ta sprovojë për ta vërtetuar cilësinë e besimit të tij. Thotë Allahu:
„وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِنَ الْخَوْفِ والْجُوعِ وَنَقصٍ مِنَ الأَمْوَالِ وَالأَنْفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرِ الصَّابرِينَ
155. Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve“. ([13])
Allahu i madhëruar me urtësinë e Tij për çdo vepër ka paraparë shpërblim te caktuar apo masë të caktuar ndëshkuese, varësisht prej asaj se si vepron njeriu, mirë apo keq, derisa për agjërimin e pastër dhe durimin real, masën e shpërblimit nuk ia ka treguar askujt. Thotë Allahu:
„إنَّمَا يُوَفَّى الصَّابرُونَ أجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
...ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!“. ([14])
Ndoshta këtu qëndron sekreti se pse Allahu urdhëroi të bëjmë durim dhe pse Muhammedi, alejhi’s selam e përmendi durimin si dhuratën më të madhe. Thotë Allahu:
„يَا أَيُهَا الَّذينَ آمَنُوا اصْبِرُوا وَصَابِرُوا
O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut... “. ([15])
„وما أعطي أحدٌ عطاءً خيراً وأوسع من الصبر
Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e madhe se sa dhurata (dhuntia) e durimit“. ([16])
Shikoni vëllezër, Allahu në ajet dhe Muhammedi, alejhi’s selam në hadith e përmendën besimtarin e sinqertë, që d.t.th.: se të tjerët nuk e kanë këtë privilegj. A nuk ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam për atë që me rastin e humbjes së ndonjë të dashuri, prindi apo kushdo tjetër qoftë, nuk bën durim, se:
„لَيْسَ مِنَّا مَنْ لَطَمَ الْخُدُودَ وَشَقَّ الْجُيُوبَ وَدَعَا بِدَعْوَى الْجَاهِلِيَّةِ
Nuk është prej nesh ai që godet fytyrën, shqyen rrobat dhe vajton siç vajtohej në periudhën e injorancës“. ([17])
Ka thënë Ibni Haxher el-Askalani në koment të këtij hadithi, respektivisht në koment të fjalës: „Nuk ehte prej nesh“:
„I tilli ehte besimtar por nuk ehte prej ithtarëve të denjë të traditës dhe rrugës sonë. Dobia e sjelljes së një mënyre të tillë të shprehjes ehte për qortim, kërcenim dhe largim të njerëzve nga kjo dukuri, siç i thotë babai të birit në ndonjë rast hidhërimi: Unë nuk kam të përbashkët asgjë me ty, ti nuk je prej meje dhe as unë prej teje...“([18]).
Shih për këtë edhe vet Muhammedi, alejhi’s selam, nga gëzimi e lumturia që ndiente për durimin e besimtarit të sinqerte, ishte mahnitur e kishte thënë:
„عجباً لأمر المؤمن إن أمره كله له خيرٌ، وليس ذلك لأحدٍ إلا للمؤمن: إن أصابته سراء شكر فكان خيراً له، وإن أصابته ضراء صبر فكان خيراً له
Çudi me besimtarin; tërë puna e tij është në dobi të tij. Kjo nuk vlen për askënd tjetër përveçse për besimtarin (e sinqertë). Nëse i ndodhë ndonjë e mirë, falënderon për të, e kjo është mirë për njeriun. Nëse i ndodhë ndonjë e keqe bën durim e kjo është mirë për të“. ([19])
Durimi ehte cilësuar prej gjërave, që vërtetojnë burrërinë dhe maturinë e një njeriu si dhe ndihmojnë, përkrahin njeriun për ta arritur një personalitet të tillë. Allahu thotë:
„وَلَمَنْ صَبَرَ وَغَفَرَ إنَّ ذلِكَ لَمِنْ عَزْمِ الأُمُورِ
Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm)“. ([20])
Ndërsa për ndihmësen që ia bën durimi njeriut shohim këtë ajet ku qartazi Allahu urdhëron:
„اسْتَعِينُوا بالصَّبْرِ وَالصَّلاةِ إنَّ اللهَ مَعَ الصَّابرِينَ
O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët“. ([21])
Se durimi është cilësi e burrave të mëdhenj të cilët falin kur mund të ndëshkojnë, heshtin kur mund të flasin, tolerojnë kur mund të dënojnë dhe vetëpërmbahen kur të tjerët i provokojnë, vërteton edhe kjo thënie e Muhammedit, alejhi’s selam:
„ليس الشديد بالصرعة، إنما الشديد الذي يملك نفسه عند الغضب
Nuk është i fortë ai që mund në mundje (dyluftim) por i fortë është ai që përmban veten gjatë hidhërimit“. ([22])
Si të mos jetë shenjë e një muslimani të sinqertë kur hidhërimi (lexo: mos durimi) është prej cytjeve të djallit. Sulejman b. Suredi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se: Isha duke ndejtur me Pejgamberin, alejhi’s selam ndërsa dy njerëz e ofendonin dhe fyenin njëri tjetrin. Papritmas njërit iu skuq fytyra dhe iu frynë damarët. Kur Muhammedi, alejhi’s selam e pa në një gjendje të tillë tha:
„إني لأعلم كلمةً لو قالها لذهب عنه ما يجد، لو قال: أعوذ بالله من الشيطان الرجيم ذهب منه ما يجد
Unë e di një fjalë që po ta thotë qetësohet. Sikur të thotë: Eudhu bil-lahi mine’sh shejtani’rr rrahim (Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga djalli i mallkuar) do të qetësohet“.([23])
Se durimi është virtyt burri kishte konstatuar edhe një komandant amerikan, i cili kishte thënë: „Mos e lut Zotin të ta lehtësojë barrën tënde por lute Zotin ta forcojë shpinën tënde“([24]).
Se çfarë shpërblimi ka personi i tillë më së miri na flet ai, që nuk flet nga hamendja, Muhammedi, alejhi’s selam, i cili thotë:
“من كظم غيظاً، وهو قادرٌ على أن ينفذه، دعاه الله سبحانه وتعالى على رؤوس الخلائق يوم القيامة حتى يخيره من الحور العين ما شاء
Kush vetëpërmbahet kur ka mundësi të dënojë (hakmerret), Allahu, ne Ditën e Kijametit, do ta thërras noprani të të gjitha krijesave dhe do t’ia jap mundësinë e zgjedhjes së cilësdo hyri”. ([25])
Ndoshta këtu qëndron sekreti qe porosia e Muhammedit, alejhi’s selam për atë që i tha: “Më këshillo! (disa here), ishte:
“لا تغضب
Mos u hidhëro (por duro)”. ([26])
Durimi, nesër në Ahiret, besimtarit të sinqertë do t’i dhuroj dritë duke e dalluar kështu nga të tjerët. Paramendojeni veten, të nderuar vëllezër, në Ditën e Kiametit, të humbur në mesin e dhjetëra e ndoshta edhe qindra miliarda njerëzve, paramendoni a nuk do të ishte nder për ju qe në mesin e një turme aq të madhe krijesash të dalloheni me ndonjë virtyt të lartë morali siç është durimi. Ja se çka thotë i dashuri jonë, Muhammedi, alejhi’s selam:
„والصبر ضياءٌ
...Dhe durimi është shkëlqim...“. ([27])
Përfundimisht, shpërblimi për durim është Xhenneti, dhe subhanallah, kur njerëzit të shohin atë ditë shpërblimin e durimtarëve do të shpresonin për vete në dunja edhe më të keqen që vetëm të duronin e të arrinin shpërblim të tillë. Nëse ty vëlla të thuhet të qëndrosh në shi apo borë 2-3 orë e më pas do ta kesh mundësinë e gjetjes së ndonjë vendi pune natyrisht se do të rrish. Nesër në ahiret, kur të shohësh pozitat e durimtarëve, sakrifica të cilën do ta dëshiroje për vete në këtë botë që vetëm të durojë e ta arrijë atë shpërblim do të jetë kjo, e përmendur në këtë hadith të Muhammedit, alejhi’s selam:
“يَوَدُّ أَهْلُ الْعَافِيَةِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ حِينَ يُعْطَى أَهْلُ الْبَلَاءِ الثَّوَابَ لَوْ أَنَّ جُلُودَهُمْ كَانَتْ قُرِضَتْ فِي الدُّنْيَا بِالْمَقَارِيضِ
Të shëndoshet, që nuk janë sprovuar në këtë botë, nesër në Ditën e Kijametit, kur do të shohin shpërblimet që iu jepen durimtarëve do të dëshironin sikur lëkurat e tyre të rrjepshin në denja me gërshërë”. ([28])
Motivi për durim
Përforcimi i njeriut për diç zakonisht bëhet duke përkujtuar të kaluarën e lavdishme dhe të ardhmen shpresëdhënëse, respektivisht, duke përkujtuar gjendjen në të cilën ishin paraardhësit e tij dhe frytet e asaj pune që e presin në të ardhmen. Ne, për shpërblimet e durimit folëm më lartë, dhe besoj se për një besimtar nuk do të kishte nevojë për ndonjë motiv tjetër pas dëgjimit të hadithit të lartpërmendur, megjithatë, për të përforcuar veten e pastaj edhe ju, do të përmendim edhe disa gjëra tjera që na motivojnë për durim. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
„مَا أَحَدٌ أَصْبَرُ عَلَى أَذًى سَمِعَهُ مِنْ اللَّهِ يَدَّعُونَ لَهُ الْوَلَدَ ثُمَّ يُعَافِيهِمْ وَيَرْزُقُهُمْ
Askush nuk mund te jetë më i durueshëm sesa Allahu për të keqën që ka dëgjuar për vete; pretendojnë se Ai ka fëmijë ndërsa Ai i furnizon dhe iu jep shëndet (apo mbron nga të këqijat)“. ([29])
Ibni Haxher el-Askalani, Allahu e mëshiroftë, në koment të këtij hadithi, në mes tjerash thotë:
„...Shprehja „asber“ në hadith është shkalla sipërore (superlativi) i sabrit (durimit), madje prej emrave të Allahut është edhe es-Sabbur, që ka domethënie se Allahu nuk ua përshpejton mëkatarëve dënimin...jo për tu hakmarrë në botën tjetër por si mëshirë dhe mirësi ndaj tyre (se ndoshta pendohen)...“. ([30])
Edhe pejgamberët duruan
Natyrisht se një motiv i fortë për besimtarin përkitazi me pajisjen me virtytin e durimit është edhe shëmbëlltyra e profetëve. Ata, edhe pse ishin krijesat më të dashura tek Allahu, megjithatë sprovoheshin shumë. Sa’d b. Ebi Vekkasi e kishte pyetur Muhammedin, alejhi’s selam:
“قُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ أَيُّ النَّاسِ أَشَدُّ بَلَاءً قَالَ الْأَنْبِيَاءُ
Thashë: O i dërguari i Allahut, kush sprovohet më së shumti nga njerëzit? Tha: Pejgamberët…”. ([31])
Çdokush që shfleton jetën e Muhammedit, alejhi’s selam do të has në mundime, vuajtje dhe persekutime të shumta që i ishin bërë atij. Nga fyerjet në mision e deri në fyerjet dhe akuzat në nder e moral. E akuzuan se misioni-feja e tij është magji, për të thanë se është gënjeshtar, magjistar, akuzuan gruan e tij në moral, e rrahën e luftuan, por duroi...Thotë Allahu:
“وَاتَّبِعْ مَا يُوحَى إِلَيْكَ وَاصْبِرْ حَتَّى يَحْكُمَ اللَّهُ وَهُوَ خَيْرُ الْحَاكِمِينَ
Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve!”. ([32])
“وَاصْبِرْ فَإِنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ
Dhe ti, ji i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shpërblimin bamirësve([33])”. ([34])
Tirmidhiu transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
Jam kërcënuar në rrugën e Allahut ashtu siç askush nuk kërcënohet dhe jam persekutuar ashtu siç askush nuk persekutohet...”. ([35])
Edhe pejgamberët tjerë duruan
Se edhe pejgamberët tjerë duruan dëshmojnë shumë fakte nga Kur’ani e Sunneti. Ebu Abdurrahman Abdil-lah b. Mes’udi transmeton:
“كأني أنظر إلى رسول الله صلى الله عليه وسلم يحكي نبياً من الأنبياء، صلوات الله وسلامه عليهم، ضربه قومه فأدموه وهو يمسح الدم عن وجهه، يقول: اللهم اغفر لقومي فإنهم لا يعلمون
Sikur unë po e shoh tani të dërguarin e Allahut duke rrëfyer për një pejgamber prej pejgamberëve, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta, të cilin e rrahën dhe e përgjakën populli i vet ndërsa duke fshirë gjakun nga fytyra thoshte O Zoti im, fale popullin tim se nuk dinë!”. ([36])
Një here, derisa Muhammedi, alejhi’s selam ndante prenë e luftës një sahabi kishte mbetur i pakënaqur dhe kishte thënë: Nuk është synuar kënaqësia e Allahut në këtë ndarje. Kur Muhammedi, alejhi’s selam e dëgjoi këtë u prek thellë por duroi dhe dha një informacion për Musain, alejhi’s selam e tha:
“يرحم الله موسى قد أوذي بأكثر من هذا فصبر
Allahu e mëshiroftë Musain, u sprovua edhe me më shumë e duroi” ([37]).
Edhe një gjë me rëndësi. Njeriu, nëse ndalet dhe logjikon, për çdo rast duhet bërë durim ngase asgjë nuk ndodhë pa caktimin e Allahut. Nëse të ka vdekur dikush dije se ka ndodhur me caktimin e Allahut dhe duro ngase Allahu vetëm e ka marrë mallin e vet. Kasim b. Muhammedi rrëfen: Më vdiq gruaja dhe më erdhi në ngushëllime Muhammed b. Ka’b el-Kuredhijji dhe më tha: Te izraelitet më parë ishte një njeri i mençur, i dituri, i devotshëm, studiues. Ai kishte një grua të cilën e donte shumë por i vdiq. Kjo e dëshpëroi shumë saqë hyri në një shtëpi e mbylli veten dhe u izolua. Dëgjoi për të një grua e cila deshi t’ia jepte një mësim shumë të madh dhe tha: Duhet ta pyes për diç por më duhet vet të flas me të. U ndal te dera dhe e lajmëruan njeriun për të. Fol çka do të pyesësh?- tha ai. Unë huazova nga një fqinje imja stoli, një kohë të gjatë e përdora por ajo tash ma kërkon, a t’ia jap apo jo?- pyeti gruaja. Si jo, ajo duhet t’i kthehet asaj- u përgjigj njeriu. Po, por ka kohe që unë e kam- shtoi gruaja. Patjetër duhet t’ia kthesh asaj- tha njeriu. Zoti të mëshiroftë, a të vjen keq për atë që Allahu ta dha hua ndërsa tani kur ta mori ti mërzitesh. Ai është më meritor se ti për të. Njeriu e kuptoi gjendjen e tij dhe përfitoi nga fjalët e kësaj gruaje. ([38])
Përkujtojeni Ejjubin([39]), i cili u sprovua në shëndetin e tij e duroi. Përkujtojeni Ja’kubin, alejhi’s selam, i cili u nda nga dy djemtë, Jusufi dhe Bunjamini, u tradhtua nga bijtë, e humbi të pamurit... Përkujtojeni Jusufin, qe u be viktime e vëllezërve të tij, u shit si rob, u burgos...Përkujtojeni Ibrahimin, alejhi’s selam i cili u dënua me zjarre...Përkujtojeni të birin e tij, Ismalin, alejhi’s selam, i cili pranoi të therej kurban për Allahun....Përkujtoni edhe shume pejgamberë tjerë, te cilët sakrifikuan me jetët e tyre për misionin fetar që patën...Dhe të gjithë, pa përjashtim, duruan.
Ajo që njeriun e mban dhe e bën edhe më të fortë për durim është edh përkujtimi i shpërblimit të madh dhe zëvendësimi-kompensimi i gjësë së humbur me më të mirë. Transmeton Muslimi nga Ummu Seleme, e cila ka thëne: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thëne: Nuk ka mysliman, të cilin e godet ndonjë fatkeqësi e ai thotë: Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. O Zoti im! Më shpërble në këtë fatkeqësi timen dhe pa saj më sjell me të mirë, e të mos ia sjelle Allahu pas saj më të mirë se ajo (sprove). Kur vdiq Ebu Seleme thoshte: Cili mysliman është me i mirë se sa Ebu Seleme; shtëpia e parë që migroi tek i dërguari i Allahut, pastaj unë thashë këtë (dua që na mësoi Pejgamberi, alejhi’s selam), kështu që Allahu ma dhuroi vet Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam. Tha: Pejgamberi e dërgoi tek unë Hatib b. Belteah që të më fejoj për te. I thashë se kam një vajze të vogël dhe unë jam xhelozë. Tha: Sa i përket vajzës së saj, e lusim Allahun që ajo të mos ketë nevoje për te dhe e lus Allahun që ta largoj xhelozinë e saj”.
Llojet e durimit
Dr. Jusuf Kardavi në librin e tij “Durimi ne Kur’anin Fisnik”, f. 43-65, flet gjerësisht për llojet dhe aspektet e durimit. Ka dijetarë të shumtë që durimin e kanë kufizuar në tri lloje, dy kategori, etj, por Dr. Kardavi ka bërë një përmbledhje dhe përputhje të shkëlqyer të kësaj dhe, ka dhënë këtë koment të bukur që ne do t’ua përcjellim juve vetëm rezymenë e tij:
Durimi në Kur’an është përmendur në forma të ndryshme të cilat sillen rreth dy kuptimeve kryesore: Përmbajtje nga ajo që e dëshiron ose përmbajtje nga ajo që e urren. Ato raste (forma) janë:
1. Durim ndaj vështirësive të kësaj bote. Kjo botë në të cilën jetojmë ka batica e zbatica, gëzime e hidhërime, andaj besimtari në secilin rast duhet të jetë i vetëpërmbajtur. Thotë Allahu:
“وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِّنَ الْخَوفْ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِّنَ الأَمَوَالِ وَالأنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ (155) الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعونَ (156) أُولَـئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَـئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ
155. Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. 156. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi"! 157. Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. ([40])
2. Durim në mposhtjen e epsheve. Vërtetë njeriu në këtë botë luftën më të madhe e ka me vetveten; me epshet dhe teket e tij, që ia shkatërrojnë dynjanë dhe ahiretin. Thotë Allahu:
“كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِ وَنَبْلُوكُم بِالشَّرِّ وَالْخَيْرِ فِتْنَةً وَإِلَيْنَا تُرْجَعُونَ
Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne”. ([41])
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ
O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit”. ([42])
3. Durim në të nënshtruarit Allahut. Muslimani gjatë rrugës për adhurimin e Allahut mund të hasë në pengesa nga djalli i mallkuar, duke i shkaktuar dembeli, monotoni, devijim, etj, andaj ai duhet të durojë që me durim që shkëlqen t’i zhdukë pengesat e tilla. Thotë Allahu:
“رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَاعْبُدْهُ وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا
Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)?!”. ([43])
“وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا لَا نَسْأَلُكَ رِزْقًا نَّحْنُ نَرْزُقُكَ وَالْعَاقِبَةُ لِلتَّقْوَى
Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet”. ([44])
4. Durim ndaj vështirësive të kumtimit të fesë. Ky mision është mision i shenjte, është mision profetësh andaj siç ata hasen në vështirësi dhe duruan edhe ne do të hasim në vështirësi dhe duhet të durojmë. Thotë Allahu:
“قَالَ رَبِّ إِنِّي دَعَوْتُ قَوْمِي لَيْلًا وَنَهَارًا (5) فَلَمْ يَزِدْهُمْ دُعَائِي إِلَّا فِرَارًا (6) وَإِنِّي كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ جَعَلُوا أَصَابِعَهُمْ فِي آذَانِهِمْ وَاسْتَغْشَوْا ثِيَابَهُمْ وَأَصَرُّوا وَاسْتَكْبَرُوا اسْتِكْبَارًا
5. Ai tha: "O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën. 6. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen. 7. Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t'u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.” ([45])
5. Durimi gjatë luftës. Muslimani asnjëherë nuk është humbës në beteja. Ai, ose fiton betejën e kthehet ngadhënjimtar ose vdes shehid e shpërblehet me Xhennet. Mu për këtë, duhet bërë durim në lufte. Thotë Allahu:
“لَّيْسَ الْبِرَّ أَن تُوَلُّواْ وُجُوهَكُمْ قِبَلَ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَلَـكِنَّ الْبِرَّ مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَالْمَلآئِكَةِ وَالْكِتَابِ وَالنَّبِيِّينَ وَآتَى الْمَالَ عَلَى حُبِّهِ ذَوِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينَ وَابْنَ السَّبِيلِ وَالسَّآئِلِينَ وَفِي الرِّقَابِ وَأَقَامَ الصَّلاةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَالْمُوفُونَ بِعَهْدِهِمْ إِذَا عَاهَدُواْ وَالصَّابِرِينَ فِي الْبَأْسَاء والضَّرَّاء وَحِينَ الْبَأْسِ أُولَـئِكَ الَّذِينَ صَدَقُوا وَأُولَـئِكَ هُمُ الْمُتَّقُونَ
Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit”. ([46])
“وَإِذْ يُرِيكُمُوهُمْ إِذِ الْتَقَيْتُمْ فِي أَعْيُنِكُمْ قَلِيلاً وَيُقَلِّلُكُمْ فِي أَعْيُنِهِمْ لِيَقْضِيَ اللّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولاً وَإِلَى اللّهِ تُرْجَعُ الأمُورُ (44) يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُواْ وَاذْكُرُواْ اللّهَ كَثِيراً لَّعَلَّكُمْ تُفْلَحُونَ
45. O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar. 46. Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit. 47. Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t'i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë me atë veprim të tyre”. ([47])
6. Durimi në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Derisa besimtari është urdhëruar të jetë anëtar i dobishëm i shoqërisë dhe assesi të mos izolohet nga ajo, ai duhet të bëjë durim ndaj përpjekjeve të ndyta të ndonjë njeriu për ta destabilizuar atë, qoftë madje edhe në familje. Allahu, duke dashur një familje të qetë prej muslimanit, urdhëron për durim në raportet bashkëshortore e thotë:
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ يَحِلُّ لَكُمْ أَن تَرِثُواْ النِّسَاء كَرْهًا وَلاَ تَعْضُلُوهُنَّ لِتَذْهَبُواْ بِبَعْضِ مَا آتَيْتُمُوهُنَّ إِلاَّ أَن يَأْتِينَ بِفَاحِشَةٍ مُّبَيِّنَةٍ وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ فَإِن كَرِهْتُمُوهُنَّ فَعَسَى أَن تَكْرَهُواْ شَيْئًا وَيَجْعَلَ اللّهُ فِيهِ خَيْرًا كَثِيراً
19. O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t'i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni”. ([48])
Edukata e durimit
Me „Edukatën e durimit“ zgjodhëm ta përmbyllim ligjëratën tonë të sotme. Arsyeja e kësaj qëndron në faktin se durimi është keqkuptuar nga disa. Enesi, Allahu qofte i kënaqur me të, transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam kishte kaluar pranë një gruaje e cila qante për fëmijën e saj tek varri i tij.
T’ia kesh frikën Allahut dhe duro!- i tha Muhammedi, alejhi’s selam.
Meqë gruaja nuk e njihte i tha: Largohu prej meje ngase ty nuk të ka ndodhur ajo që më ka ndodhur mua…
Si i the ashtu, ai ishte i dërguari i Allahut, - i thanë disa. Gruaja nga gabimi që bëri shkoi të kërkonte falje dhe meqë nuk gjeti tek dera portier hyri në shtëpi dhe i tha: Nuk të kam njohur. Muhammedi, alejhi’s selam ia ktheu:
“إنما الصبر عند الصدمة الأولى
Durimi (durim i vërtet quhet ai që) është në momentet e para të ndodhjes së fatkeqësisë”.([49])
Pra, durim i vërtet quhet ai, që në momentet e ndodhjes së fatkeqësisë njeriu ruan dhe përmban vetveten nga çdo gjë që e hidhëron Allahun. A nuk pati thënë Muhammedi, alejhi’s selam me rastin e vdekjes se djalit të tij, Ibrahimit, kur e pyetën se edhe ti po qanë për vdekje të fëmijëve:
“إِنَّ الْعَيْنَ تَدْمَعُ وَالْقَلْبَ يَحْزَنُ وَلَا نَقُولُ إِلَّا مَا يَرْضَى رَبُّنَا وَإِنَّا بِفِرَاقِكَ يَا إِبْرَاهِيمُ لَمَحْزُونُونَ
Vërtet, syri loton, zemra pikëllohet por nuk themi asgjë përveç asaj që do Allahu jonë, dhe ne, o Ibrahim, nga ndarja jote vërtet jemi mërzitur”. ([50])
Se si duruan edhe ata që shpresuan në shpërblimin e Allahut do të përmendim edhe dy raste, prej të cilave merrni mësim o robër të Allahut! Pak më parë përmendëm shpërblimin e durimtarëve në Ahiret dhe thamë se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
Të shëndoshet, që nuk janë sprovuar në këtë botë, nesër në Ditën e Kijametit, kur do të shohin shpërblimet që iu jepen durimtarëve do të dëshironin sikur lëkurat e tyre të rrjepshin në denja me gërshërë”. ([51])
Muslimanët e parë kur kujtonin këtë hadith gati sa nuk iu fluturonin zemrat nga gëzimi. Ata pranonin çdo gjë për vete, qoftë edhe më të keqen, që vetëm të shpërbleheshin si durimtarë nesër në Ahiret. Ata b. Ebi Rebahu rrëfen se Ibni Abbasi i ka thënë: A të rrëfej për një grua prej banoreve të Xhennetit? Po, si jo, i thashë. Tha: Shikoje këtë gruan e zezë, erdhi tek Pejgamberi, alejhi’s selam dhe i tha: Mua më humb vetëdija dhe zbuloj sekretet e mia (zhvishem) andaj lute Allahun për mua! Nëse do duro e për shpërblim ke Xhennetin e nëse do e lus Allahun për ty?- i tha Muhammedi, alejhi’s selam.
Paramendoni vëllezër, një grua po i humb vetëdija dhe po zbulon stolitë e trupit të saj, po vjen tek Muhammedi, alejhi’s selam dhe shikoni se pas mundësisë që iu dha: Të shërohet e të mos e ketë të garantuar Xhennetin apo të mbetet e sprovuar me këtë sëmundje por të shkoj në Xhennet, ajo, me moralin prej myslimaneje i thotë:
O i dërguari i Allahut, e keqja është se unë zbuloj fshehtësitë e trupit tim, andaj lute Allahun që vetëm të mos më sprovojë me këtë! Pejgamberi, alejhi’s selam u lut për të! ([52])
O muslimanë të nderuar!
E shihni se kur nënat tona favorizonin më shumë sëmundjet mentale se sa lakuriqësinë, Xhennetin se sa dynjanë, ne ishim të parët e kësaj bote. Ndërsa sot kur “të mençurat” lakuriqësohen me dëshirë e krenari, si është dhe si do të jetë puna jonë?
Urve Bin Zubejri ankohej nga një dhimbje në pjesën e nëngjurit në këmbë dhe meqë nuk mund të shërohej në Medine, kishte vendosur të shkonte në Sham. Me vete e morri djalin e tij më të madh dhe më të dashur tek ai. Kur shkoi atje, mjeket i thanë se shërimi i tij është vetëm në prerjen e pjesës së nëngjurit duke mos patur opsion tjetër. Kur pyetën se kur t'ia këpusin këmbën, thanë: Prejani këmbën duke qene ai ne namaz, sepse ai kur te falet nuk ndien asgjë që ndodhe përreth tij. Këtë dite Zubejri ishte agjërueshëm dhe posa ia filloi namazit ia prenë këmbën, pastaj i hodhën vaj të vluar në këmbë që t'i ndalej gjaku ndërsa Urves nga dhimbja i ra të fikët. Ku u kthjell (dhe e pa veten ashtu pa një këmbë) tha: Nuk ka ndihmë dhe as ndryshim pa ndihmën dhe forcën e Allahut…Më mjafton Allahu! Sa Mbështetës i mirë është Ai!...Pas pak, erdhi një njeri dhe e informoi se birin e tij, Muhammedin, e kishte mbytur një kafshë. Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi- tha Urveja. E humbi këmbën dhe e humbi djalin, i cili ia kryente punët dhe nevojat e tij…
Kur u kthye në Medine, njerëzit vinin ta ngushëllonin, ndërsa ai nuk thoshte tjetër përveç: Me të vërtetë, në këtë udhëtim u lodhëm! Ai e falënderonte Allahun dhe bënte durim për hire të Tij duke thënë: O Zoti im! Nëse ma ke marre një gjymtyrë të trupit, m'i ke lënë tjerat, nëse ma ke marre djalin më të dashur, m'i ke lënë bijtë tjerë, Ty të takon falënderimi në fillim dhe fund!([53])
Kështu duhet të duroje besimtari!
[3] Transmetojnë Ibni Maxheh dhe Imam Ahmedi. Albani në Sahihu ve daifu Suneni Ibni Maxheh, 1690, hadithin e cilëson hasen shih.
[4] Tehdhibu mevidhati’l mu’minine, Muhammed Xhamaluddin el-Kasimijj, Daru Ibni Haldun, Aleksandri, Egjipt, f. 155
[6] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu’l xhamii, 1578
[7] Transmeton Imam Ahmedi ne Musnedin e tij. Hadithi është autentik sipas verifikimit të Albanit. Shih: es-Silsiletu’s sahihah, 2/34
[8] Transmetojnë Ebu Davudi në Sunenein e tij dhe Imam Ahmedi në Musnedin e tij. Hadithi është autentik. Shih: es-Silsiletu’s sahihah, 2/563
[9] Transmeton Tirmidhiu në Sunenein e tij, 1/361, Ibni Maxheh në Sunenin e tij, 4246 dhe Ahmedi në Musned, 2/291,392,442. Hadithi, gjithnjë sipas Albanit në es-Silsiletu’s sahihah, 2/706, është hasen
[10] Muhtesaru minhaxhi’l kasidine, Ahmed b. Abdurrahman b. Kudame el-Makdisijj, Daru’l iman, Iskenderijje (Aleksandri), Egjipt, f. 268
[12] Imam Gazaliu thoshte se ehte përmendur në më shumë se 70 vende derisa Imam Ahmedi, cituar nga Ibnu’l Kajjim në Medarixhu’s salikiin thoshte se ehte përmendur rreth 90 herë. Shih: Durimi në Kur’anin Fisnik, Dr. Jusuf Kardavi, Prishtinë, 2002, f. 5
[18] Fet’hu’l Bari sherhu sahihi’l Buhari, Ibni Haxher el-Askalani, komentimi i hadithit 1212.
[24] Morali i muslimanit, Muhammed Gazali, Shkup, 2001, f. 146
[25] Transmetojne Ebu Davudi dhe Tirmidhiu ndërsa Albani në Sahihu’l xhamii’s sagir, 6518, dhe Sahihu ve daifu suneni Ibni Maxheh, 4186, e ka cilësuar hasen
[28] Transmeton Tirmidhiu në Sunenin e tij ndërsa Albani në Silsiletu’s sahihah, 2206, në et-Ta’liku’rr rregib, 4/146 dhe në el-Mishkah, 1570, e ka cilësuar hasen
[29] Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi
[30] Fet’hul Bari sherhu sahihi’l Buhari, Ibni Haxher el-Askalani, komentimi i hadithit: 6830.
[31] Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibni Maxheh. Hadithi, sipas verifikimit të Albanit në Silsiletu’s sahihah, 143, ehte hasen.
[34] Ajete tjera ku flitet për durimin e Muhammedit, alejhi’s selam, qofte ai urdhër për të duruar apo përshkrim i durimit të tij, janë edhe këto: en-Nahl, 125, 126-128, el-Kehf, 28, Taha, 130, err-Rrum, 60, Sad, 17, Gafir, 55, 77, el-Ahkaf, 35, Kaf, 39, et-Tur, 48, el-Muddeth-thir, 1-7, etj.
([35]) Hadithi është autentik. Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 2472
[38] Transmeton Imam Maliku në Muvettain e tij. Shih edhe: Morali i muslimanit, Muhammed Gazali, f. 153
[39] Dr. Jusuf Kardavi tërheq vërejtjen se gjërat që janë rrëfyer përkitazi me Ejjubin, alejhi’s selam nga gojëdhënat izraelite se i qe kalbur trupi, i qe qelbur mishi dhe se i dilnin nga trupi krimba, nuk janë të vërteta. Dr. Jusuf Kardavi, Durimi në Kur’anin Fisnik, f. 83
[51] Transmeton Tirmidhiu në Sunenin e tij ndërsa Albani në Silsiletu’s sahihah, 2206, në et-Ta’liku’rr rregib, 4/146 dhe në el-Mishkah, 1570, e ka cilësuar hasen
[53]Letaif min sirti’rr-Rresuli, sal-la Allahu alejhi ve sel-Leme ves selefi’s salihi, Hasen Muhammed Adem & Xhemal Izzuddin Ferid, Darul I'tisam, Kajro, f: 52