Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
HIXHRETI, REVULUCIONI MË I MADH NË HISTORI

Nuk ka dyshim se reforma islame, si në sferën e besimit, po ashtu edhe në atë morale e legjislative, ka lënë gjurmë të pashlyera. Historia ende i ka të freskëta kujtimet famëkeqe për putat dhe adhurimin e tyre, ende e shqetëson pozita e rëndë e femrës në shoqëri, zërat e vajzave të porsalindura të varrosura për së gjalli sikur edhe sot ndihen prej nën tokë, brengat dhe problemet e shtresës së varfër të shoqërisë ende ngufasin faqet e saj, dhe sa herë që bën një retrospektivë të tillë, nuk harron që në shenjë falënderimi t’i përkulet të Madhit Allah për dhuntinë më të madhe: Fenë Islame.

Si të mos përkulet kur Allahu e begatoi me këtë fe, e cila ndalon adhurimin e putave, ia përkujton se femra dhe mashkulli janë të njëjtë, njeriu nuk vlerësohet në bazë të pasurisë por në bazë të moralit, e kështu me radhë. Retrospektiva jonë sot, për të marrë mësim nga e kaluara, dhe rekomandimi ynë për të ardhmen, për ta shfrytëzuar maksimalisht në interes të njerëzimit, quhet: Hixhret.

Hixhreti, në vigjilje të të cilit jemi, dhe i cili, botërisht, iu shpalli luftë dukurive negative, për ne paraqet një datë të rëndësishme, e cila sa reformoi të kaluarën, reformon edhe të tashmen dhe hap shtigjet për të ardhmen. Shkurt e shqip, një mbizotërim absolut i të mirës (Njëshmërisë së Allahut dhe besimit të pastër në Të) mbi të keqen absolute (idhujtarinë dhe çdo formë të devijuar të besimit) nuk ka pse të mos quhet Revolucion.

-I-

Rreth Hixhretit

A) Gërshetimi i domethënies gjuhësore dhe fetare të Hixhretit

Fjala Hixhret, etimologjikisht, rrjedh nga folja “Hexhere”, e cila përmban kuptime të ndryshme, varësisht nga konteksti i fjalisë. “Braktisje të diç-it”, “Largim nga dikush”, “Largim nga marrëdhëniet seksuale me gruan”, “Shkëputje marrëdhëniesh”, “Largim nga mëkatet”, “Emigrim” ([1]), “E kundërta e lidhjes (familjare, miqësore, etj)”, “Kalim nga një vend në tjetrin, ose: Lënia e të parës për hire të së dytës”([2]), “Nuk flet të vërtetën([3])”, “Braktisje e gjërave që nuk vlejnë”([4]), janë disa prej këtyre domethënieve të kësaj fjale.

Hixhreti, si term, emërton emigrimin e muhaxhirëve (mekasve muslimane) të cilët braktisën shtëpitë dhe familjet e tyre për Allahun… Fetarisht, me kuptim me të gjerë dhe deri në amshim, Hixhreti d.t.th.: Braktisja e vendqëndrimit në mes të pabesimtarëve dhe kalimit në vatër apo shtet islam. ([5])

Njeri prej dijetarëve, Muhammed Salih el-Uthejmin, duke komentuar hadithin:

"إنما الأعمال بالنيات و إنما لكل امرىء ما نوى  فمن كانت هجرته إلى الله و رسوله فهجرته إلى الله و رسوله و من كانت هجرته لدنيا يصيبها أو امرأةٍ ينكحها فهجرته إلى ما هاجر إليه

Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për hire të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa kush shpërngulet të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, shpërngulja e tij vlerësohet për atë që është shpërngulur([6]),

...sqaron se llojet e Hixhretit, me një bashkim të kuptimeve gjuhësore e fetare, janë:

1. Migrimi nga vendi në vend. Kjo i ngjan shembullit të atij, i cili për ta mbrojtur fenë e tij, largohet nga vendi ku janë shpeshtuar mëkatet dhe shkon në një vend të qetë. Nëse njeriu ka mundësi që në rastet e tilla ta ruajë dhe ta shprehë qartazi fenë e tij, nuk e ka obligim ta lëshojë atë vend edhe pse lëshimi ose migrimi prej atij vendi është shumë i pëlqyer.

2. Migrimi (braktisja) e veprës. Kjo realizohet me braktisjen e ndalesave të Allahut te Madhëruar, siç thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:

"المسلم من سلم المسلمون من لسانه و يده و المهاجر من هجر ما نهى الله عنه

“Musliman (i mirëfilltë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët. Kurse muha­xhir (i mirëfilltë) është ai që i brak­tisë plotësisht ndalimet e Allahut”. ([7])

3. Migrimi (braktisja) i shkakut, i cili të shpie në haram. Sqarimin më të mirë për këtë e kemi ajetet kur'anore ku thotë Allahu i Lartësuar:

"  وَلا تَقْرَبُوا الزِّنَى إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاءَ سَبِيلاً

Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.([8])

وَيَوْمَ يَعَضُّ الظَّالِمُ عَلَى يَدَيْهِ يَقُولُ يَا لَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ الرَّسُولِ سَبِيلًا (27) يَا وَيْلَتَا لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلَانًا خَلِيلًا (28) لَقَدْ أَضَلَّنِي عَنِ الذِّكْرِ بَعْدَ إِذْ جَاءَنِي وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِلْإِنْسَانِ خَذُولًا

Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!" 28. O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! 29. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar”. ([9])

Mu për këtë, dijetarët e sinqertë kanë vënë rregull: "Çdo gjë që të shpie në haram, është haram"([10]).

Sic po shihet, Kur’ani dhe Sunneti, hixhretin, ndonjeherë, e kanë nxjerrur nga kuptimi i ngushtë gjuhësor në një kuptim me të gjerë.

Hixhreti, përkthyer konform situatës politike e fetare gjatë jetës së Muhammedit, alejhi’s selam, e sidomos gjatë periudhës mekkase, ka dy kuptime:

Ø      Hixhreti prej vendit me trazira në një vend të qetë, siç ishte hixhreti i muslimanëve dy herë në Habesh (Etiopi) dhe hixhreti individual (para se të urdhërohej) prej Mekkes në Medinë. Këtu hyn edhe shkuarja e Muhammedit, alejhi’s selam në Taif.

Ø      Hixhreti nga vendi i kufrit (pabesimit) për në vendin e besimit, siç ishte hixhreti (i obliguar) prej Mekes në Medinë.

Termi: ”Hixhretani “ (dy hixhretet) nënkupton: Hixhretin në Abisini dhe atë në Medinën e Ndritshme([11]).

B) Gjërat që përgatitën Hixhretin

Muhammedi, alejhi’s selam, ishte dërguar me fenë, e cila rrënonte në themel besimin në idhuj, ndalonte prostitucionin, ndalonte kamatën, ndalonte konsumimin e rakisë, me një fjalë, ishte bërë një barrierë e pathyeshme para epsheve të tyre. Nëse kihen parasysh këto gjëra, “normalisht” se ithtarët e djallit do të ndërmerrnin masa të pakushtëzuara për eliminim e këtij njeriu që “pengon” lirshëm zhvillimin e jetës së tyre. Negociatat me familjarë e të afërm të Muhammedit, alejhi’s selam, maltretimi i pjesërishëm i shokëve të tij që nuk kishin ndonjë pozitë shoqërore të lartë (shërbëtorët, skllevërit, etj), bllokadat ekonomike dhe shkëputja e marrëdhënieve, komplotet verbale (shpifja për të dhe fenë e tij), migrimi i një pjese të shokëve të tij në Abisini, dhe atë dy herë, vdekja e gruas, Hatixhes që ishte përkrahëse shpirtërore për të, dhe xhaxhait, Ebu Talibit, që ishte mbrojtës, maltretimet masive e deri te  komplotet për likuidim fizik të vet Muhammedit, alejhi’s selam janë ngjarjet që paraprinë dhe përgatiten hixhretin.

C) Hixhreti në Abisini

Egërsia dhe shpirtligësia e idhujtarëve nuk kishte të ndalur, dhe kur kaloi kufijtë, Muhammedi, alejhi’s selam në v.5 të dërgimit, këshilloi disa prej shokëve të tij që të largoheshin nga Mekka në drejtim të Abisinisë për ta ruajtur fenë e tyre. Arsyeja e zgjedhjes se këtij vendi ishte për dy shkaqe:

  1. Abisinia, zyrtarisht, ishte vend i krishterë, dhe të krishterët janë më të afërm me muslimanët se sa që janë idhujtarët, dhe
  2. Mbreti i Abisinisë, Nexhashiu, Allahu e mëshiroftë, ishte i drejtë.

Kjo qarte shihet edhe në thënien e Muhammedit, alejhi’s selam:

لو خرجتم إلى أرض الحبشة فان بها ملكاً لا يظلم عنده أحد، وهي أرض صدق، حتى يجعل الله لكم فرجاً ومخرجاً مما أنتم فيه

Sikur të shkonit ne Abisini ngase tek mbreti i saj askujt nuk i bëhet padrejtësi. Është vend i sinqeritetit, (qëndroni atje) derisa Allahu t’ua bëjë një zgjidhje apo rrugëdalje ([12]).

Tërthorazi, për këtë migrim, ishin këshilluar edhe nga Allahu i Madhëruar, i Cili në këtë kohë shpalli kaptinën el-Kehf, ku përshkruhej migrimi i banorëve të shpellës, migrimi i Musait për të fituar dituri nga Hidri, dhe tregimi i Dhu’l Karnejnit me Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët([13]).

Hixhreti në Abisini ndodhi dy herë. Herën e parë shkuan 12 burra dhe katër gra ndërsa herën e dytë ishin 83 burra dhe 18 gra.

Shkaku i dy migrimeve në Abisini qëndron në faktin se përpjekjet e mekasve për bllokimin e misionit të Muhammedit, alejhi’s selam tanimë kishin marrë edhe ngjyrë diplomatike. Për këtë arsye zgjodhën dy njerëz të aftë dhe mendjemprehtë, të cilët i dërguan pas tyre. Këta ishin Amër b. El-Asi dhe Abdullah b. Ebi Rebia. Me ta i dërguan shumë dhurata të vlef­shme Nexhashiut dhe patrikëve të tij. Pasi ua dorëzuan këto dhurata, patrikëve u treguan se muhaxhirët janë mbartës të një feje të re, e cila nesër mund të rrezikonte edhe vetë Abisininë. Patrikët vendosën të shkoj­në te Nexhashiu e të kërkojnë nga ai dorëzimin e muhaxhirëve këtyre dy­ve. Por këta arritën te Nexhashiu para patrikëve dhe i thanë: “O sundimtar, në atdheun tënd ka ardhur një grup të rinjsh, të cilët e braktisën fenë e popullit të vet, por nuk pranuan as fenë tënde. Erdhën me një fe të re, të cilën nuk e njohim as ne, e as ti. Ne na dërguan magnatët tanë dhe të tyre, mes të cilëve janë ba­ballarët, xhaxhallarët dhe të afërmit e tyre, që të na i dorëzosh e t’ua dërgojmë, sepse ata më mirë e njohin marrëzinë e tyre për çka edhe i kanë qortuar.”

Patrikët, tanimë kishin arritur te Nexhashiu dhe dëgjuan fjali­min e këtyre dyve, dhe klithën: “Të vërtetën flasin, o mbreti ynë, dorëzojua këtyre dyve e le t’ua kthejnë popullit të vet dhe në ven­din e vet.”

Megjithatë, e vërteta kishte depërtuar thellë në shpirtin e Nexhashiut, dhe nga largpamësia e mëshira që kishte, ai zgjodhi që të diskutonte me emigrantët së pari e pastaj të merrte vendim. Nexhashiu i pyeti: “Për çfarë feje e braktisët popullin tuaj, vatrat tuaja dhe të afërmit tuaj? Me sa di unë, as fenë time – Krishterimin nuk e pranuat, e as fenë e ndonjë populli tjetër. ([14])

Rëndesia e migrimit të Abisinise në sferen fetare

Askush nuk mund ta mohoj rolin dhe rëndesinë e madhe që pati ky migrim në perhapjen dhe kumtimin e Islamit. Pak me heret kur permendem perpjekjet zyrtare te mekasve për pengim të zhvillimit të fesë islame, Nexhashiu kerkoi nga muslimanët sqarime.  Xha’fer b. Ebu Talibi doli para muslimanëve, e tha:

“O sundimtar, i takonim një populli që jetonte në injorancë dhe në lajthitje. Adhuronim idhujt, hanim mishin e kafshëve të ngordhura, bënim gjëra të ndaluara, i shqetësonim fqinjët, më i fuqishmi prej nesh shtyp­te më të dobëtin. Ja, kështu jetonim, derisa Allahu na dërgoi Pej­gam­berin. Ai është nga populli ynë dhe ia dimë brezin dhe origjinën. E dimë se është i sinqertë, besnik dhe i drejtë. Ai na ftoi që t’i besojmë vetëm një Zoti dhe që vetëm Atij t’i nënshtrohemi. Na mësoi që të brak­tisim bestytninë që manifestonim ne dhe etërit tanë, besimin në shumë idhuj dhe në kumire. Na udhëzoi të flasim vetëm të vërtetën, të jemi njerëz bes­nikë dhe ta mbajmë fjalën, t’i respektojmë dhe t’i vizitojmë të afërmit tanë, të sillemi mirë me fqinjët. Na urdhëroi që t’i ndër­pre­sim veprat e këqija, të mos gënjejmë, të mos shpenzojmë pa­su­ri­në e bonja­kut, që të mos bëjmë shpifje dhe mos t’i përgo­jojmë gratë e ndershme. Na urdhëroi që t’i bindemi vetëm Allahut, Një të Vetmit, që të mos bëj­më shirk - të mos i bëjmë Atij shok në adhurim. Na urdhëroi të bëjmë namaz, të japim zekat (një pjesë nga pasuria) dhe të agjërojmë Ramazanin.

Të gjitha këto ne i pranuam nga ai si urdhra, sepse i besuam fjalëve të tij, prandaj besuam edhe në pejgamberinë e tij dhe filluam t’i ndje­kim mësimet e tij. U bëmë muslimanë dhe filluam të rrëfejmë Isla­min. Ne vetëm Allahun besojmë, Atij shok nuk i bëjmë, e nda­lojmë atë që është e ndaluar për ne dhe e lejojmë atë që është e lejuar për ne. Ja pra, për këtë shkak na urren populli ynë, për këtë shkak na torturojnë dhe na dhunojnë për të braktisur fenë tonë, e për t’iu kthyer statujave dhe idhujve, që përsëri të veprojmë ashtu siç vep-ronim para pranimit të Islamit. Prandaj, për shkak të tor­turave të mëdha që ushtronin mbi ne, ishim të detyruar të vinim në vendin tënd. Të zgjodhëm ty nikoqir nga gjithë mbretërit e vendeve të tje­ra. E dëshiruam mbrojtjen tënde, sepse kemi dëgjuar se në vendin tënd askush nuk ka qenë i keqtrajtuar.”

Ishte ky momenti i parë që Nexhashiu dëgjoi për fenë islame. Pra, kurejshitët, në një menyrë, ndikuan qe Islami te filloje kumtimin e tij edhe jahste gadishullit arab, që si rezultat, jashtëzakonisht të madh, kishte pranimin e Islamit nga Nexhashiu. Nexhashiu e pyeti Xha’ferin: “A ke diçka me vete nga Shpallja e Allahut?” Xha’feri u përgjigj: “Po.” “Atëherë ma lexo atë,” - tha Nexhashiu.

Xha’feri u ngrit dhe recitoi fillimin e sures Merjem - “Kaf, Ha, Ja, A’jn, Sad.” Nexhashiu qau, pasha Allahun! Qante, dhe e tërë mjekra iu lag nga lotët. Qanë edhe patrikët, dhe nga lotët e tyre u lagën biblat që i mbanin gjithnjë të hapura para vetes. Sa fjalë të bukura janë këto!

Vërtetësia e këtyre fjalëve ndikoi që Nexhashiu t’i kthej duarthatë kurejshitët. Nexhashiu, pas dëgjimit të ajeteve kur’anore,  tha: “Këtë që dëgjova dhe fjalët që i janë shpa­llur Isait, vijnë nga i njëjti “burim”. Shkoni, jeni të lirë! Unë, për Zotin tim, nuk do t’ua dorëzoj këtyre dyve - dhe u kthye nga Amri dhe Abdu­llahu - dhe mos të shpresojnë se do ta bëj këtë! ([15])”.

D) Hixhreti në Medinë

Rrëfimi historik për Hixhretin e Muhammedit, alejhi’s selam, nga Meka në Medinë është përplot me mësime e urtësi. Për të mos përsëritur tregimin që shumë përsëritet në libra e shumë dëgjohet në ligjërata, do të preferoja të nxjerr vetëm mësimet dhe porositë e këtij udhëtimi bazuar në “Nektari i vulosur i Xhenetit” i SafijuRrahman el-Mubarekfurit:

1. Respekti i përkryer i sahabeve për Muhammedin, alejhi’s selam dhe gatishmëria për të sakrifikuar për të, qoftë edhe jetën e tyre. Një gjë e tillë vërehet qartë në gatishmërinë e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të, për të fjetur në shtratin e Muhammedit, alejhi’s selam që kurejshitët të mendonin se ishte i shtrirë ai e ta mbysnin. Një gatishmëri të ngjashme e kishte treguar edhe Ebu bekri, shoqëruesi i Muhammedit, alejhi’s selam në këtë udhëtim, i cili la tërë familjen dhe pasurinë të vetmuar.

Kur kurejshët kuptuan se u kishte ikur Resulullahu atë natë kur komploti do të duhej të për­fundonte me vrasjen e tij gati u çmendën. Me atë rast ata rrahën Aliun, e dërguan në Ka’be dhe e mbaj­tën një orë duke u munduar të dëgjonin diçka për Resulullahun dhe Ebu Bekrin. Kur nga Aliu nuk mundën të kuptonin asgjë, shkuan në shtë­pinë e Ebu Bekrit dhe i ranë derës. Para tyre doli Esma, vajza e Ebu Bek-rit, ata pyetën: “Ku e ke babën?” “Nuk di se ku është.” Ebu Xheh­li - faqeziu i paturp - ngriti dorën dhe i ra me shuplakë aq fortë, saqë ia shkuli va­thin prej veshi.

2. Dashuria e sinqerte për Muhammedin, alejhi’s selam. Hixhreti në vete bartë edhe buqeta dashurie të sinqerta për Muhammedin, alejhi’s selam. Ebu Bekri një gjë të tillë e vërtetoi dy herë në një vend gjatë këtij udhëtimi. Derisa ishin në shpellë dhe kalorësit kurejshit që iu ishin vënë pas ishin afruar tek shpella, kishte qajtur. Muhammedi, alejhi’s selam mundohej ta qetësonte por Ebu Bekri kishte shkak tjetër të këtyre lotëve. “O i dërguari i Allahut, unë nuk frikësohem për vete por frikësohem për ty”- i tha.

Rasti tjetër është kur gjarpri kishte hyrë në shpellë dhe derisa Muhammedi, alejhi’s selam kishte kokën në kraharor të Ebu Bekrit, gjarpri kishte kafshuar këmbën e tij. Për të mos ia prishur gjumin dhe qetësinë Muhammedit, alejhi’s selam, ai duronte por ishin lotët e tij ata që  që e zgjuan atë…

Të hënën, më tetë rebiul-evvel, të vitit katërmbëdhjetë të pej­gam­­berisë - ose të vitit të parë hixhrij, ose më 23. 09. 622 sipas ka­lendarit, Resulullahu arrin në Kubba’. Urvete b. Ez-Zubejri tregon: “Muslimanët e Medinës kuptuan për daljen e Resulullahut nga Meka. Ata çdo ditë dilnin në Har­reh, (gurishte e vjetër vullkanike afër Medinës) dhe prisnin ardhjen e tij. Aty rrinin gjersa i largonte dielli i pasdites. Ditën e fun­dit, pritja e tyre zgjati më tepër, por më në fund u kthyen në shtë­pitë e veta. Posa arritën, dëgjuan zërin e një hebreu i cili kishte da­lë të shikonte diçka për punën e vet. Nuk mundi të përmbahej kur vë­reu ardhjen e Resulullahut dhe shokut të tij, me veshje të bar­dha, por briti sa mundi: “O popull, o arabë, ja tek është duke ardhur gjyshi i juaj të cilin e prisnit!” Muslimanët, të ngazëlluar kër­cyen në këmbë.”

3. Ndihma e Allahut përherë për besimtarët. Edhe pse pabesimtarët bën një plan, që sipas tyre 100 % do të realizohej me sukses, megjithatë Allahu ua shkatërroi ato plane.

وَإِذْ يَمْكُرُ بِكَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِيُثْبِتُوكَ أَوْ يَقْتُلُوكَ أَوْ يُخْرِجُوكَ وَيَمْكُرُونَ وَيَمْكُرُ اللَّهُ وَاللَّهُ خَيْرُ الْمَاكِرِينَ

Dhe kur jobesimtarët të bënin kurthe: që të të lidhnin, të të mbysnin ose të të dëbonin, edhe Allahu i kur­thon­te ata, sepse Allahu është njohësi më i mirë i kurtheve.” ([16])

Allahu ua ver­boi pam­jen dhe nuk e panë. Resulullahu  këndonte:

وَجَعَلْنَا مِنْ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ سَدّاً وَمِنْ خَلْفِهِمْ سَدّاً فَأَغْشَيْنَاهُمْ فَهُمْ لا يُبْصِرُونَ

Dhe Ne e kemi vënë një pengesë para dhe një pengesë prapa ty­re, dhe në sy u kemi vënë një perde - prandaj ata nuk shohin.”([17]).

Çdo kurejshit në kokë kishte rërë. Mandej Resulullahu vajti në shtëpinë e Ebu Bekrit. Prej aty dolën nga dera e pasme dhe u nisën drejt shpellës “Thevër”, e cila gjendej në juglindje të Me­kës, në rrugën për në Jemen. Pusia rreth shtëpisë së Resulullahut vazhdonte ende. Të rinj­të mush­rikë prisnin momentin vendimtar. Pak para mesnate atyre u afrohej kobi dhe fatkeqësia. Para tyre u paraqit një njeri, dhe, duke i parë para derës së shtë­pisë të Resulullahut, i pyeti: “Ç’bëni këtu?” U përgjigjën: “Jemi duke pritur Muhammedin.” Ai tha: “Jeni të mashtruar dhe plani ju ka dështu­ar. Ai ka kaluar pranë jush, në koka ju ka hedhur pluhur dhe ka shkuar rru­gës së vet.” Ata thanë: “Nuk e kemi parë, pasha Zotin!” Pastaj filluan të shkundnin pluhurin nga kokat. Por së shpejti u këndellën dhe me vrull hy­në në shtëpi. E panë dikë në shtrat e thanë: “Për Zotin!, Muhammedi është duke fjetur në peleri­nën e vet.” Në atë çast filloi të zbardhej e Aliut i doli gjumi dhe u drejtua në shtrat, kurse ata e rrëmbyen. Porse e njohën dhe e pye­tën për Resulullahun. Ai tha: “Unë nuk di gjë.”

Mbrojtja e Allahut për Muhammedin, alejhi’s selam dhe Ebu Bekrin shndriti gjatë gjithë kohës. Resulullahun dhe Ebu Bekrin i përcillte një njeri, i cili për zë­nien e tyre shpresonte shpërblim të madh. Quhej Suraka b. Ma­lik. Su­ra­ka tregon: “Isha i pranishëm në një mbledhje të fisit Beni Med­lexh, kur u paraqit njëri prej tyre, m’u afrua dhe më tha: “O Suraka, pak më parë pashë një njollë të zezë në shkretëtirë. Mendoj se është Muhammedi me shokun e vet.” E kam ditur se ata janë, por atij i thashë: “Nuk janë ata, ata janë njerëzit tanë.” Në këtë mbledh­je ndenjta edhe një orë, pastaj u çova e dola jashtë. I urdhërova robreshës të më përgatiste kalin dhe ta dërgonte prapa bregores - ajo ka qenë e caktuar të më shërbente. Pastaj mora shtizën time dhe dola nga dera e mbrapme, duke ecur në majë të gishtërinjve që të mos lija gjurmë mbrapa. Kur erdha te kali, i hipa dhe u nisa duke vrapuar. Në vrapim e sipër, kali mori në thua dhe më rrëzoi nga sha­la. U ngrita, e duart e mia u drejtuan nga qesja me shigjeta.[18] E tërhoqa një shigjetë nga strajca, për fat, a do t’i dëmtojë apo jo. Doli keq për mua. Përsëri i hipa kalit, duke mos përfillur shortin, dhe vazhdova të vrapoja. Kur përnjëherë dëgjova Resulullahun duke kënduar Kur’an, i qetësuar, pa shkuar manash, gjersa Ebu Bek­ri ishte prore në lëvizje dhe i kujdesshëm.

Papritmas kali im u fundosë në dhe me këmbët e përparme gjer në gjunjë. Kërceva nga ai dhe e nxita për t’u ngritur. Përsëri e nxita e ai u hodh, por nuk doli tërësisht prej toke. Kur ishte gati të dilte krejtësisht nga toka, papritmas gufoi rëra, pluhuri i së cilës u ngrit lart, sikurse tymi. Përsëri i rroka shigjetëzat e mia, dhe pas shortit përsëri më doli se do të përfundoja keq.

Atëherë fillova të kërkoja ndihmë duke britur me tërë fuqin në kisha. Ata më premtuan siguri. Kali im shpëtoi nga rëra e gjallë. Unë i hipa dhe iu afrova atyre. Mendoja me vete se Resulullahu e dinte se dëshiroja t’i zija, andaj i thashë: “Populli yt ka caktuar shpër­blim për atë që të zë. Unë u kam dhënë shënime për ty dhe për rrugën tënde. Ju kam përgatitur pajisjet dhe ushqim..” Dhe kështu flisja e flisja, kurse ai më tha: “Ik prej nesh!” Atëherë e luta të më shkruaj një letër garantuese. Resulullahu i urdhëroi Amir b. Fuhej-res dhe ai ma shkruajti në një copë lëkure. Pastaj Resulullahu vazhdoi rrugën e vet.”[19]

4. Mrekulli nga ky udhëtim. Mrekullia e shërimit të Ebu Bekrit nga gjarpri ndodhi pikërisht në këtë udhëtim. Kur Ebu Bekri u sulmua nga akrepi nga dhembja i rrodhën lotët dhe i ranë Resulullahut në fytyrë. Ky u zgjua dhe pyeti: “Ç’ke, o Ebu Bekër?” “Më theri akrepi.” Resulullahu ia fërkoi plagën e dhembja i pushoi.

Mjelja e deles dhe qumështi i shumtë.

Resulullahu gjatë rrugës, kaloi pranë dy çadrave të Um­mi Ma’bedit, huza’ases (nëna e Ma’bedit, nga fisi Huza’ah). Rrinte e mbështje­llë afër çadrës dhe u jep­te kalimtarëve ushqim e ujë. Këta dy e pyetën: “A ke diçka për ne?” Ajo u përgjigj: “Pasha Allahun, po të kisha diçka, nuk do të kishit nevojë të shkonit në fshat. Delja është shterpë, ndërsa viti ka qenë mjaft i dobët (vit zie).” Resulullahu shikoi delen afër çadrës e pyeti: “Çfarë deleje ësh­të kjo, o nëna e Ma’bedit?” Ajo u përgjigj: “Një sëmundje e leh­të e pengoi të shkonte me delet e tjera.” Ai pyeti: “A ka qumësht?” “Ajo është tejet e lodhur dhe e moçme për të pasur qumësht”, u për­gjigj ajo. Ai pyeti: “A më lejon ta mjel?” Ajo tha: “Po, pasha Allahun, nëse mundesh. Nëse ka qumësht mile.”

Resulullahu e fërkoi me dorë gjirin e deles, thirri Allahun dhe e luti me një dua. Gjiri iu mbush me qumësht, saqë filloi të pikonte. Resulullahu kërkoi çanakun dhe e mbushi plot. I dha gruas të pinte sa të mundej, pastaj u dha bashkudhëtarëve të vet, e edhe ata u ngo­pën. Pastaj edhe vetë piu mjaft. Përsëri e moli delen, e mbushi çanakun dhe ia dha gruas, e pastaj vazhduan rrugën.

-II-

Shpirti revolucionar i Hixhretit

Hixhreti nuk mund të mendohet si një datë që do të shënohej me festime ku ngrehen dolli, përgatiten lloje mishrash, luhet e këndohet, jo, kështu do të devijohej roli i tij. Hixhreti është diç  krejtësisht tjetër. Ai është një fuqi shpirtërore që të dëshpëruarin e bën të lumtur, mëkatarin të devotshëm, koprracin dorëdhënës, frikacakun trim, të varfrin e bën të varur vetëm prej Allahut, pesimistin e shndërron në optimist…

Ndryshimet e mëdha që ka pësuar bota njerëzore me ardhjen e Muhammedit, alejhi’s selam nga Mekka në Medine janë të panumërta. Mbizotërimi mbi të keqen është sinonim i Hixhretit.

Revolucion në aspektin fetar

Edhe pse lufta ndaj putave ishte shpallur qysh në ditët e para të pejgamberisë, megjithatë, në mënyrë të organizuar, shtetrisht, kjo luftë kishte filluar pas migrimit të Muhammedit, alejhi’s selam në Medinë. Ritet fetare që deri dje kryheshin tinëzisht, tanimë kryheshin lirshëm dhe pa frikë prej askujt. Namazi, që për hire të tij në Mekke persekutoheshin muslimanët, madje edhe Muhammedi, alejhi’s selam, tani falej lirshëm.

Xhamitë ndërtoheshin kudo që Islami depërtonte. Xhamia e Pejgamberit, alejhi’s selam ishte bërë vend për falje, arsim e edukim.

Të gjitha ritet islame kryheshin pa asnjë pengese; namazi, zekati, agjërimi, përveç haxhit, dhe kur në vitin e 10-të deshi Allahu e muslimanët çliruan Mekken dhe kryen haxhin, pra ritin e fundit që iu kishte mbetur pa kryer, Allahu shpalli në Kur’an:

“…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe…”. ([20])

...për të na treguar se revolucioni kreu me sukses misionin e tij.

Medina edhe pse kishte çifutë e të krishterë, madje edhe ishte e ndikuar deri diku prej tyre, megjithatë ardhjes së Muhammedit, alejhi’s selam iu gëzua më së shumti dhe shumica e banorëve të saj pranuan Islamin shumë shpejt.

Islami reformoi edhe anën zbavitëse të njeriut. Dëfrimet, lojërat, shakatë, të gjitha i rregulloi dhe sipas nevojës, shtoi e ndërroi. Kur Muhammedi, alejhi’s selam erdhi në Medine dhe pa njerëzit tek dëfreheshin në dy ditë të trashëguara nga periudha paraislame, ua ndaloi këtë dhe iu tha:

"إِنَّ اللَّهَ قَدْ أَبْدَلَكُمْ بِهِمَا خَيْرًا مِنْهُمَا يَوْمَ الْأَضْحَى وَيَوْمَ الْفِطْرِ

Allahu ua ka ndërruar këto dy ditë me dy më të mira: Ditën e Fitër Bajramit dhe Ditën e Kurban Bajramit". ([21]).

Krahas këtyre, organizimi i ekspeditave për përhapjen e Islamit jashtë gadishullit arab tanimë bëhej zyrtarisht. Vula e Pejgamberit, alejhi’s selam figuronte kudo në letrat dërguar mbretërve e liderëve në vendet përreth.   

Me një fjalë, Islami, pushtoi shpirtrat e njerëzve dhe ndodhi një nënshtrim dhe anëtarësim në Islam, i paparë në histori.

Revolucion në aspektin shtetëror

Islami nuk është i përkufizuar vetëm brenda mureve të xhamisë. Ai sa vlen brenda saj vlen po aq edhe jashtë saj. Sa vlen dhe është obligim për hoxhën po aq është obligim edhe për njeriun e rëndomtë, punëtorë fizik, mjekë, gjeneralë, astronautë, akademikë, apo çka do tjetër qofte. Islam, siç thoshte njëri që sapo kishte hyrë në të, është më shumë sistem jete se sa fe (sipas paragjykimeve të njerëzve për fenë e krishtere dhe atë çifute).

Muhammedi, alejhi’s selam, i vetëdijshëm për strukturën e përzier të banorëve medinasë, kishte menduar që, për funksionim të qetë, të sigurtë dhe normal të shtetit, duhet vënë një kushtetutë, ku secili qytetar, pa marre parasysh etninë apo racën, do të kishte të drejtat por edhe obligimet e tija. Si përgjigje hyjnore për nevojën e themelimit të shtetit, Kur’ani tani nuk fokusohej vetëm në besim, siç, zakonisht bënte në Mekke, por solli edhe sferën legjislative që rezultat pati formulimin e “Kartës së Medinës”, kushtetutës së parë të shkruar në faqen e dheut.

Kushtetuta ka paraparë sigurimin e komunitetit, lirinë fetare, rolin e Medinës si një vend i shenjtë (ndalimin e dhunës dhe të armëve), sigurimin e gruas, marrëdhëniet stabile midis fiseve të Medinës, një sistem të taksa pagimit për përkrahjen e komunitetit në kohëra lufte, parametrat për aleancat politike të derivuara nga jashtë, një sistem për mbrojtjen individuale, një sistem gjyqësor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe po ashtu rregullat për pagimin e gjakut ndërmjet familjeve që ka ndodhur vrasje([22]).

Në Medinë Muhammedi, alejhi’s selam futi në fuqi edhe kodet penale dhe masat ndëshkuese për ata që kryejnë krime. Sanksionimet për konsumim të alkoolit, kurvëri, braktisje të namazit, vrasje, vjedhje, ndodhën pikërisht pas kalimit nga Mekka ne Medine.

Nëse në Mekke ishin pak dhe të dobët, muslimanët në Medinë ishin shumë dhe të fortë. Mu për këtë, Muhammedi, alejhi’s selam në kuadër të përpjekjeve për themelim të shtetit të ri, kishte paraparë edhe forcën mbrojtëse, e cila edhe pse vullnetare, megjithatë ekzistonte. Sa herë që ndihej nevoja, Muhammedi, alejhi’s selam thërriste në xhihad dhe formoheshin ushtri të mëdha, me ç’rast caktohej komandanti, caktoheshin pozitat e ushtarëve, caktoheshin rregullat dhe edukata e luftës, ndëshkoheshin ata që keqpërdornin pozitën e tyre në luftë, etj. 

Revolucion në aspektin ekonomik

Hixhreti shënoi edhe një revolucion në aspektin ekonomik. Nëse në Mekke bllokoheshin nga kureshitët, ishin të varfër dhe pa mundësi të zhvillimit të tregtisë, tani gjendja kishte ndryshuar tërësisht. Muslimanët ishin të lirë për tregti, për punë, për zejtari e profesione çfarë atyre iu pëlqenin. Muhammedi, alejhi’s selam kishte caktuar me ligj dhënien e zekatit, për muslimanët, dhe taksa përkatëse për banoret jomuslimanë, që t’iu garantohej siguria e tyre në shtetin islam. Krahas këtyre, muslimanët kishin në dispozicion edhe prenë e luftës.

Revolucion në aspektin arsimor e edukativ

Muslimanët në Mekke nëse ishin të dobët materialisht, shpirtërisht ishin shumë të fortë. Nëse nuk dinin shkrim lexim, ata porositë e Muhammedit, alejhi’s selam dhe rregullat e fesë i mësonin përmendësh dhe i zbatonin ato. Kur kaluan në Medine tani iu dha shansi që të mësojnë fenë edhe nëpërmjet shkrim leximit. Nuk ishin të rrallë ata sahabijë që mësuan këtë. Për avancim të arsimit, Muhammedi, alejhi’s selam kishte paraparë që pengjet e luftës, që ishin të arsimuar, të liroheshin me kusht që më parë t’ua kenë mësuar secili prej tyre dhjetë fëmijëve musliman shkrim leximin. Ligjëratat e përjavshme të xhumasë, përgjigjet e përditshme për pyetjet e muslimanëve, këshillat e herë pas hershme, ndikonin shumë në edukimin e tyre. Jo vetëm kaq, Muhammedi, alejhi’s selam edhe ligjëronte normat e fesë para tyre, gjë që për sahabet kishte rëndësi të madhe. Ai i kishte mësuar se shteti pa dituri gjithnjë mbetet i prapambetur, dhe mu për këtë i nxiste për dituri. Për të mbetur feja e fortë, dominante, prijatare, duhet që në të të mbetet po me ketë status edhe dituria, ndryshe ndodhë më e keqja. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

"إن الله لا يقبض العلم انتزاعا- ينتزعه من صدور العلماء لكن يقبض العلم بموت العلماء حتى إذا لم يبق عالم اتخذ ناس رؤوسا جهالا فسئلوا فأفتوا بغير علم فضلوا وأضلوا

Allahu nuk e nxjerr diturinë me nxjerrje konkrete por e nxjerr-largon me vdekjen e dijetarëve, kështu që kur nuk mbetet asnjë dijetar, njerëzit jepen pas injorantëve, të cilët i pyesin dhe të cilën përgjigjen pa dituri dhe kështu shkaktojnë humbjen e vetvetes por edhe të tyre". ([23])

Ndoshta këtu qëndron sekreti dhe urtësia se përse mësimi i fesë është konsideruar xhihadi më i madh. Ibni Abbasit i kishte ardhur një njeri dhe i kishte thënë: O Ibni Abbas! Dua të shkoj në Xhihad për hirë të Allahut! Ibni Abbasi nuk pajtoi me të dhe në vend të kësaj ia propozoi një xhihad edhe më të madh:

"ابْنِ مسجدا وتعلم العلم وعلم فيه الفرائض والسنن، فذاك أفضل

Ndërtoje ndonjë xhami, mëso ndonjë dituri dhe mësojua (njerëzve) farzet dhe sunnetet në të ngase kjo është më mirë".

-III-

Reflektime nga Hixhreti

Hixhreti peshore e dashurisë për vatan

Dashuria për vatan është instinkt në njeriun. Sado që njeriu të dëshirojë të largohet prej tij dëshira për kthim mbetet përherë e varur në kujtesën e tij. Këtë instinkt e kishte të mbjellur edhe krijesa më e mirë, Muhammedi, alejhi’s selam, i cili me rastin e migrimit nga Mekkeja në Medine kishte kthyer kokën edhe njëherë dhe kishte shikuar Mekken e kishte thënë:

ما أطيبكِ من بلد، وما أحبكِ إلي، ولو لا أن قومي أخرجوني منك ما سكنت غيركِ

Sa vend i bukur që je, sa e dashur je tek unë, sikur populli yt të mos më nxirrnin me dhunë, nuk do të banoja në ndonjë vend tjetër!”. ([24])

Megjithatë, nëse Mekkeja i dhimbsej shumë, ai asnjëherë nuk u tregua koprrac në ligje, pasuri, moral dhe nder me medinasit. Përkundrazi, përveç që e deshi shumë Medinën([25]), ai atje edhe themeloi shtet të ligjshëm. Pra, vatani i muslimanit nuk është vetëm territori, ai, në gjithësinë shpirtërore, vatan ka çdo vend ku i jepet rasti t’i shërbej njerëzimit, edhe pse asnjëherë nuk duhet ta harroj vendin e vet, sidomos nëse ai sundohet nga tiranë e diktatorë. Më së miri këtë na e mëson kthimi i Muhammedit, alejhi’s selam në Mekke pas 10 vitesh si çlirues e ngadhënjimtar dhe kthimi i tij prapë në Medine, për të na bërë me dije se kudo që mundesh lirshëm ta zbatosh fenë e Allahut dhe disponon me liri dhe të drejta të garantuara, atje është vatani yt. Ngjashëm me Muhammedin, alejhi’s selam veproi edhe Musai, i cili u kthye në vendlindje, tek Faraoni, si pejgamber, edhe pse më parë pati migruar prej saj. Allahu, siç do ta përmendim me poshtë, thotë:

اذْهَبْ إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى (24) قَالَ رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي (25) وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي (26) وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِنْ لِسَانِي (27) يَفْقَهُوا قَوْلِي (28) وَاجْعَلْ لِي وَزِيرًا مِنْ أَهْلِي (29) هَارُونَ أَخِي

"Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)". 25. Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim! 26. Dhe më lehtëso në këtë punë timen! 27. Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime! 28. Që ta kuptojnë fjalën time! 29. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime, 30. Harunin, vëllain tim”. ([26])

Hixhreti peshore e besimit

Se Hixhreti dallon besimtarin e sinqertë nga ai i dobëti dhe mynafiku nuk dyshon askush. Allahu i madhëruar ka caktuar si ligj sprovën me gjëra të vështira për ta vënë në shesh besimin e të sinqertit dhe mëdyshjen apo luhatjen e të dobëtit si dhe hipokrizinë e syefaqësinë e mynafikut. Thotë Allahu:

لم (1) أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آَمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ (2) وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ

Elif, Lam, Mim. 2. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? 3. Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët”. ([27])

Paramendo, kësaj sprove Ebu Bekri i qe përgjigjur me lot, por jo të frikës, lot të gëzimit. Kështu janë besimtarët. Sprovën e kuptojnë si dhunti prej Allahut. Buhariu transmeton nga Aisheja, gruaja e Pejgamberit, alejhi’s selam, dhe vajza e Ebu Bekrit, se derisa ne ishim ulur një ditë në kohën kur bënte vapë e madhe (aty kah koha e drekës) i tha një njeri Ebu Bekrit: Ja po vie i dërguari i Allahut  me kokë të mbuluar. Kjo ishte një kohë që Pejgamberi alejhi’s selam, zakonisht nuk na vinte në të. Tha Ebu Bekri: I qofshin falë nëna e babai im! Për Zotin nuk ka ardhur në këtë kohë përveçse për ndonjë çështje-punë (me rëndësi). Erdhi Pejgamberi, alejhi’s selam, kërkoi lejehyrje dhe hyri.

I tha Ebu Bekrit: Nxirri jashtë ata që i ke brenda!

Ata janë familja jote o i dërguari i Allahut- ia ktheu Ebu Bekri.

Tha Pejgamberi, alejhi’s selam: Mua me është dhënë leja për dalje (migrim nga Mekkeja në Medinë).

Tha Ebu Bekri: Të qoftë falë babai im! Shoqërimi yt?!([28])

Tha Pejgamberi, alejhi’s selam: Po.

Ebu Bekri e dinte se çfarë rreziqesh e prisnin gjatë udhëtimit por kjo nuk ndikoi në të asgjë dhe aspak nuk ia zvogëloi dëshirën për ta shoqëruar atë, dhe, përkundrazi, kur Pejgamberi, alejhi’s selam, kërkoi ta shoqëronte kishte filluar të qajë nga gëzimi.

Ibni Haxheri thotë se Ibni Is'haku në një shtesë të këtij transmetimi kishte gjetur edhe këtë: "Tha Aisheja: E pashë Ebu Bekrin duke qarë dhe deri atë ditë nuk pata menduar se ndokush qanë edhe prej gëzimit".

Allahu, ngjashëm me Ebu Bekrin, përshkroi edhe shumicën absolute të muhaxhirëve, e tha:

لِلْفُقَرَاءِ الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنْصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُولَئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ

(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit”. ([29])

Këta vepruan kështu por ti, të paktën imagjino, po të ishe në vendin e tyre si do të veproje? Ndal, për një çast, me kusht që të jesh i sinqertë, dhe krahaso e vendos për veten se çfarë besimi ke: të sinqerte, dyshon, apo je…Allahu na ruajt!

Hixhreti firmosje e kartës së vëllazërimit

Historia assesi nuk mund t’i harrojë luftërat fisnore të pafundme  të arabëve të periudhës paraislame. Sikur vullkani i ndezur i armiqësisë nuk e kishte ndërmend kurrë të ndalte dallgët e llavës së tij në ambientet evse dhe hazrexhe. Këtë vullkan, pa asnjë dyshim, djalli e kishte ndezur në bashkëpunim me çifutët, të cilët për të ruajtur pozitat e tyre në Medine, edhe atëherë, përdornin rregullin më famëkeq: “Përçaj e sundo!”. Kjo gjendje e këtillë vazhdoi deri atëherë kur Allahu i madhëruar me nurin e Kur’anit dhe dritën e Sunnetit shoi njëherë e përgjithmonë këtë zjarr, dhe, në vend të armiqësisë filloi miqësia e paparë, apo thënë më mirë vëllazërimi i vërtetë. Thënë të vërtetën, ky vëllazërim nuk shtriu rrënjët vetëm në këto dy fise, jo, ato rrënjë bënë bimët e tyre edhe më gjerë. Edhe muhaxhirët me medinasit u vëllazëruan. Se çfarë vëllazërie ishte ajo lexo:

وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. ([30])

Medinasit aq ishin të sinqertë në këtë vëllazëri saqë i kishin propozuar Muhammedit, alejhi’s selam të ndanin me mekkasit pasurinë në dysh. Madje jo vetëm kaq, por edhe ta linin si trashëgimtar njeri tjetrin derisa Allahu e anuloi këtë në Kur’an:

وَأُولُوا الْأَرْحَامِ بَعْضُهُمْ أَوْلَى بِبَعْضٍ

...E, (sipas dispozitave të Zotit), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët)...”. ([31])

Hixhreti dhe braktisja e mëkateve

Ndonëse Muhammedi, alejhi’s selam lajmëroi se muhaxhir, krahas tjerash, d.t.th.: edhe largim prej mëkateve([32]), këtë, në hadithe tjera, e sqaroi edhe si llojin më të mirë të hixhretit. Tekstualisht, siç transmeton Imam Ahmedi në Musned, thotë:

أفضل الهجرة أن تهجر ما كره ربك عز وجل

Hixhreti më i mirë është hixhreti i asaj që Allahu e urren atë”. ([33])

أفضل المؤمنين إيمانا أحسنهم خلقا و أفضل المهاجرين من هجر ما نهى الله عنه

Besimtari me besim më të mirë është ai që ka moralin më të mirë. Muhaxhiri më i mirë është ai që bën hixhret...”. ([34])

Kështu, sa herë që vjen një vit dhe kalon tjetri dhe besimtari përkujton Hixhretin e Muhammedit, alejhi’s selam dhe sahabeve si dhe mundimet e vuajtjet që përjetuan e më pas shikon veten dhe rehatinë që ka, moralisht, detyrohet që të largohet, të paktën prej mëkateve, nëse Hixhreti, me domethënie të largimit nga vendi, nuk i është bërë obligim. Pra, çdokush që dëshiron ta përjetojë ëmbëlsinë e Hixhretit profetik, le te largohet nga mëkatet!

Hixhreti dhe sakrifica për fe

Hixhreti, kuptuar sipas gjeneratës së pare, sahabeve, d.t.th.: sakrifice për hire të Allahut, dhe këtë jo vetëm për braktisje të vendit por edhe më pas, për themelim të shtetit dhe kontribut maksimal për të. Thotë Allahu:

لِلْفُقَرَاءِ الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنْصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُولَئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ

(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit”. ([35])

Sakrifica e Ebu Bekrit, Omerit, Uthmanit, Aliut, Abdurrahman Aufit, Ebu Dehdasë, Ebu Talhasë, dhe të gjithë sahabeve tjerë për themelim dhe mbarëvajtje të shtetit nuk harrohet kurrë. Mu për këtë, Allahu iu drejtohet atyre që lëne rrugën e këtyre burrave të sinqertë me:

قُلْ إن كَانَ آبَاؤُكُمْ وأَبْنَاؤُكُمْ وإخْوَانُكُمْ وأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا ومَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إلَيْكُم مِّنَ اللَّهِ ورَسُولِهِ وجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُوا حَتَّى يَأْتِيَ اللَّهُ بِأَمْرِهِ واللَّهُ لا يَهْدِي القَوْمَ الفَاسِقِينَ

Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. ([36])

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti, siç përmend Ibnu’l Xhevzijj, fokusohet pikërisht në mosgatishmërinë për Hixhret dhe shpërngulje, me të gjitha kuptimet, tek Allahu. Ai përmend se tri janë shkaqet e zbritjes se këtij ajeti dy prej të cilave kanë të bëjnë me Hixhretin:

  1. Ajeti ka zbritur për ata që nuk kanë migruar me familjet e tyre nga Mekka në Medinë.
  2. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, kishte shkuar në Mekke dhe iu kishte thënë disa njerëzve: Po ju a nuk do të migroni?! Jo, ne do të qëndrojmë me vëllezërit, farefisit dhe shtëpitë tona- i qenë përgjigjur([37]).

Hixhreti ndërmjet lejimit dhe ndalimit

Hixhreti, si dukuri njerëzore, edhe pse pa dashjen tonë, do të vazhdojë aq sa toka do të ketë kriminelë. Megjithatë ai nuk guxon as të keqkuptohet por as të keqinterpretohet. Hixhreti është ligj që hyn në funksion vetëm atëherë kur egërsia njerëzore dhe pashpirtësia ligjore të vërshojnë tokën. Hixhret, pa shkaqe të arsyeshme, nuk bëhet. Mu për këtë, Muhammedi, alejhi’s selam Hixhretin e kishte cilësuar një largim të padëshiruar, madje, disi, edhe urrente t’i përkujtohej një gjë e tillë. Një bediun kishte ardhur dhe e kishte pyetur për Hixhretin ndërsa ai i qe përgjigjur:

وَيْحَكَ إِنَّ شَأْنَ الْهِجْرَةِ شَدِيدٌ

Mjerë për ty!, çështja e Hixhretit është shumë e rëndë”. ([38])

Ibni Haxher el-Askalani, në koment të këtij hadithi ka thënë: …Pejgamberi, alejhi’s selam ua tërhiqte vërejtën për vështirësinë e Hixhretit dhe braktisjes së vendit dhe familjeve([39]).

Ndoshta këtu qëndron edhe sekreti i ndalimit të Hixhretit nga Mekka në Medine pas çlirimit të saj ngase hadithi paraprak, tërthorazi, flet për këtë, për hixhretin pas kësaj periudhe. Ai bediun e kishte pyetur nga kureshtja për vlerën e Hixhretit dhe shpërblimin për të, dhe Muhammedi, alejhi’s selam siç qëndron në vazhdim të hadithit, i pati thënë që përkujdesja për devetë e tij, duke ruajtur besimin, i mjafton që Allahu ta shpërblejë. Parimisht vendosi:

لا هجرة بعد الفتح، ولكن جهاد ونية، وإذا استنفرتم فانفروا

 Nuk ka Hixhret më pas hapjes së Mekkes por ka Xhihad dhe nijjet (të mirë). Nëse thirreni të luftoni përgjigjuni ftesës!([40])”.

Hixhreti prej Mekkes në Medine ishte obligim. Kur u çlirua Mekkeja, obligimi i migrimit ra ngase Mekkeja ishte bërë vatër islame….Ky hadith na flet edhe për një përgëzim profetik se Mekeja deri në amshim do të mbetet përherë vatër islame. Kjo sa i përket hixhretit nga Mekka në Medinë, ndryshe, Hixhreti nga vendet joislame, ku muslimani nuk mund ta praktikojë lirshëm fenë, mbetet obligim dhe valid gjer në amshim. Hadithi paraprak mund të ketë këto dy kuptime:

  1. Nuk ka më Hixhret prej Mekkes në Medinë pas hapjes dhe çlirimit të Mekkes ngase ajo është bërë vatër islame, por migrimi vlen prej vendeve të pasigurta në vende islame, dhe
  2. Hixhreti, pas çlirimit të Mekkes, nuk e ka vlerën siç e ka patur më parë([41]).

Ndërsa nëse nuk ka mundësi ta ruaje dhe shpreh fenë e tij, muslimani patjetër duhet ta lëshojë atë vend. Allahu i Madhëruar nuk do t’ua pranojë arsyet e tyre nesër kur do të dalin para Tij, madje edhe në këtë botë, në momentet kur do të japin shpirt, do ta dinë gabimin e madh që kanë bërë. Thotë Allahu:

يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ أَرْضِي وَاسِعَةٌ فَإِيَّايَ فَاعْبُدُونِ

O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni”. ([42])

إِنَّ الَّذِينَ تَوَفَّاهُمُ الْمَلائِكَةُ ظَالِمِي أَنْفُسِهِمْ قَالُوا فِيمَ كُنْتُمْ قَالُوا كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِي الْأَرْضِ قَالُوا أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ اللَّهِ وَاسِعَةً فَتُهَاجِرُوا فِيهَا فَأُولَئِكَ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ وَسَاءَتْ مَصِيراً

Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!”. ([43])

Muhammedi, alejhi’s selam përmend se rreziku i banimit në vende të huaja është jashtëzakonisht i madh. Ai na tërheq vërejtjen se:

من بنى ببلاد الأعاجم ، فصنع نيروزهم ومهرجانهم ، وتشبه بهم حتَّى يموت وهو كذلك ؛ حُشِر معهم يوم القيامة

Kush ndërton në vendet e huaja (joislame) dhe feston festat dhe manifestimet e tyre si dhe iu ngjason atyre derisa të vdes (d.t.th.: nuk ndryshon stilin e tij të jetesës), ai ringjallet me ta”. ([44])

Rrezikun e një gjëje të tillë e përshkruan edhe ky tregim interesant. Abdullah b. Xhahshi ([45]) ishte shok i Muhammedit, alejhi’s selam, ishte prej atyre që sakrifikuan për këtë fe madje edhe ishte ndëshkuar në Meke për shkak se kishte pranuar Islamin. Bëri hixhret (migroi) me muslimanët në Habesh. Për hirë të Allahut e braktisi familjen, vendin, pasurinë, shtëpinë… Me të ishte gruaja e tij, Ummu Habibeja. Ai rrinte shpesh me të krishterët dhe largohej prej muslimanëve. Një ditë i tha gruas së tij: Unë i studiova fetë dhe nuk pashe fe më të mirë sesa krishterimin. U frikësua gruaja e tij dhe i tha: Ajo nuk është më e mirë për ty sesa Islami por t'ia kesh frikën Allahut! Nuk ia vuri veshin por doli nga Islami dhe e vari kryqin në gjoks. Filloi të pinte alkool dhe të shoqërohej me kuffarët derisa vdiq.

Dijetarët nuk janë ndalur me kaq por kanë thënë se nuk lejohet madje as udhëtimi për në vendet joislame përveç nëse përmbushen këto tri kushte:

  1. Të këtë dituri fetare, me të cilën do t'i mënjanonte dyshimet, të cilat vinë nga pabesimtarët.
  2. Të jetë fetar deri në atë masë që epshet të jenë në kontrollë të tij, sepse njeriut në vendet e pabesimtarëve i jepen mundësi të shumta për vepra të liga, sidomos për zina.
  3. Të ketë nevojë të madhe për atë udhëtim, si p.sh: është i sëmurë dhe ka nevojë të shkojë për shërim atje. Ose shkon për të mësuar ndonjë shkencë, që në vendet islame nuk ekziston dhe kështu do t'i shërbente Islamit më mirë.

-IV-

Hixhreti në Histori

Kjo dukuri shoqërore thuajse ka përcjellur njeriun qysh prej fillimit të jetës së tij në këtë tokë, edhe pse me forma, mënyra, qëllime e synime të ndryshme. Disa kanë migruar për kushte më të mira jetese, disa kanë migruar nga dhuna, janë dëbuar nga shteti, disa kanë migruar për ta ruajtur fenë, disa për të punuar, migrime të përhershme e të përkohshme, migrime për studime, etj.

Meqë jemi duke trajtuar këtë temë në aspektin fetar normal se do të ndalemi vetëm nga në historinë fetare, dhe më konkretisht, në historitë e pejgamberëve dhe besimtarëve të mirë, që janë rrëfyer në Kur’an e Sunnet.

Hixhreti i Pejgamberëve, alejhimu’s selam

Gjatë hulumtimit për këtë tematikë kam përfunduar se hixhreti i pejgamberëve është bërë vetëm për hirë të ruajtjes dhe kumtimit të fesë dhe assesi nuk është bërë me synime tjera. Allahu i madhëruar në Kur’an përmendi rrëfimet e disa pejgamberëve dhe, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, foli edhe për këtë çështje. Duke filluar me Nuhun, Pejgamberin e pare, Allahu na tregon e thotë:

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَى قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَهٍ غَيْرُهُ أَفَلَا تَتَّقُونَ (23) فَقَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِن قَوْمِهِ مَا هَذَا إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُرِيدُ أَن يَتَفَضَّلَ عَلَيْكُمْ وَلَوْ شَاء اللَّهُ لَأَنزَلَ مَلَائِكَةً مَّا سَمِعْنَا بِهَذَا فِي آبَائِنَا الْأَوَّلِينَ (24) إِنْ هُوَ إِلَّا رَجُلٌ بِهِ جِنَّةٌ فَتَرَبَّصُوا بِهِ حَتَّى حِينٍ (25) قَالَ رَبِّ انصُرْنِي بِمَا كَذَّبُونِ (26) فَأَوْحَيْنَا إِلَيْهِ أَنِ اصْنَعِ الْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا فَإِذَا جَاء أَمْرُنَا وَفَارَ التَّنُّورُ فَاسْلُكْ فِيهَا مِن كُلٍّ زَوْجَيْنِ اثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيْهِ الْقَوْلُ مِنْهُمْ وَلَا تُخَاطِبْنِي فِي الَّذِينَ ظَلَمُوا إِنَّهُم مُّغْرَقُونَ (27) فَإِذَا اسْتَوَيْتَ أَنتَ وَمَن مَّعَكَ عَلَى الْفُلْكِ فَقُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي نَجَّانَا مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ (28) وَقُل رَّبِّ أَنزِلْنِي مُنزَلًا مُّبَارَكًا وَأَنتَ خَيْرُ الْمُنزِلِينَ (29) إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ وَإِن كُنَّا لَمُبْتَلِينَ

Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos Tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?" 24. E paria e atij populli që nuk besuan thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i lartë se ju. Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dëgjuar as nga të parët tanë!" 25. Ai nuk është tjetër pos një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni (kini durim) edhe për një kohë. 26. Ai (Nuhu) tha: "Zoti im, më ndihmo për atë që më përgënjeshtrojnë". 27. E Ne i shpallëm: "Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë, e kur të vijë urdhri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja, atëherë ti ngarko në të prej secilit lloj nga një çift (palë), e edhe familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka marrë fund vendimi, për të pra mos kërko (falje) prej Meje për ata që janë mëkatarë, pse ata janë të përmbytur. 28. E kur të vendosesh ti dhe kush është me ty në anije, atëherë thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!" 29. Dhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!" 30. Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë”. ([46])

Allahu i Madhëruar në këto ajete, dhe në ajete tjera ku përshkruhet tregimi po kështu, na rrëfen për popullin e Nuhut, alejhi’s selam, dhe vrazhdësinë e tyre ndaj fesë. Pasi që ata refuzuan, e mjerisht edhe gruaja dhe djali i tij, Allahu urdhëroi Nuhun që të largohet prej atij vendi ngase ata do t’i dënoj. Po kështu, Allahu veproi edhe me popujt e pejgamberëve tjerë që kishin refuzuar shpalljet hyjnore. Hudi, alejhi’s selam, siç rrëfehet([47]), pas shkatërrimit të popullit të vet, Adit, banonte në vendet e Hadramevtit. Salihu, alejhi’s selam, kur pa refuzimin e popullit të vet dhe kërcënimin e Allahut me ndëshkim për ta, e lëshoi atë vend dhe:

فَتَوَلَّى عَنْهُمْ وَقَالَ يَا قَوْمِ لَقَدْ أَبْلَغْتُكُمْ رِسَالَةَ رَبِّي وَنَصَحْتُ لَكُمْ وَلَكِن لاَّ تُحِبُّونَ النَّاصِحِينَ

Ai u zbraps prej tyre e tha: "O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit”. ([48])

Ibrahimi, alejhi’s selam bëri tri migrime. Nga Babilonia në Sham([49]), prej aty në Misir (Egjipt) ku edhe ndodhi ngjarja e Sarës me mbretin e atij vendi dhe së fundi migroi në Mekke por përkohësisht ndërsa një pjesë e familjes së tij mbeti aty përgjithmonë([50]) për tu kthyer vet në Palestine deri në vdekje([51]). Këtë e rrëfen Kur’ani:

رَّبَّنَا إِنِّي أَسْكَنتُ مِن ذُرِّيَّتِي بِوَادٍ غَيْرِ ذِي زَرْعٍ عِندَ بَيْتِكَ الْمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُواْ الصَّلاَةَ فَاجْعَلْ أَفْئِدَةً مِّنَ النَّاسِ تَهْوِي إِلَيْهِمْ وَارْزُقْهُم مِّنَ الثَّمَرَاتِ لَعَلَّهُمْ يَشْكُرُونَ

Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta”. ([52])

Pastaj Kur’ani flet edhe për migrimin e familjes së Jusufit, alejhi’s selam në Egjipt, respektivisht ardhjen e babait dhe nënës si dhe vëllezërve. Allahu na informon për këtë:

فَلَمَّا دَخَلُواْ عَلَيْهِ قَالُواْ يَا أَيُّهَا الْعَزِيزُ مَسَّنَا وَأَهْلَنَا الضُّرُّ وَجِئْنَا بِبِضَاعَةٍ مُّزْجَاةٍ فَأَوْفِ لَنَا الْكَيْلَ وَتَصَدَّقْ عَلَيْنَا إِنَّ اللّهَ يَجْزِي الْمُتَصَدِّقِينَ [88] قَالَ هَلْ عَلِمْتُم مَّا فَعَلْتُم بِيُوسُفَ وَأَخِيهِ إِذْ أَنتُمْ جَاهِلُونَ [89] قَالُواْ أَإِنَّكَ لَأَنتَ يُوسُفُ قَالَ أَنَاْ يُوسُفُ وَهَـذَا أَخِي قَدْ مَنَّ اللّهُ عَلَيْنَا إِنَّهُ مَن يَتَّقِ وَيِصْبِرْ فَإِنَّ اللّهَ لاَ يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ [90] قَالُواْ تَاللّهِ لَقَدْ آثَرَكَ اللّهُ عَلَيْنَا وَإِن كُنَّا لَخَاطِئِينَ [91] قَالَ لاَ تَثْرَيبَ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ يَغْفِرُ اللّهُ لَكُمْ وَهُوَ أَرْحَمُ
الرَّاحِمِينَ [92] اذْهَبُواْ بِقَمِيصِي هَـذَا فَأَلْقُوهُ عَلَى وَجْهِ أَبِي يَأْتِ بَصِيرًا وَأْتُونِي بِأَهْلِكُمْ أَجْمَعِينَ [93] وَلَمَّا فَصَلَتِ الْعِيرُ قَالَ أَبُوهُمْ إِنِّي لَأَجِدُ رِيحَ يُوسُفَ لَوْلاَ أَن تُفَنِّدُونِ [94] قَالُواْ تَاللّهِ إِنَّكَ لَفِي ضَلاَلِكَ الْقَدِيمِ [95] فَلَمَّا أَن جَاء الْبَشِيرُ أَلْقَاهُ عَلَى وَجْهِهِ فَارْتَدَّ بَصِيرًا قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ إِنِّي أَعْلَمُ مِنَ اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ [96] قَالُواْ يَا أَبَانَا اسْتَغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا إِنَّا كُنَّا خَاطِئِينَ [97] قَالَ سَوْفَ أَسْتَغْفِرُ لَكُمْ رَبِّيَ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ [98] فَلَمَّا دَخَلُواْ عَلَى يُوسُفَ آوَى إِلَيْهِ أَبَوَيْهِ وَقَالَ ادْخُلُواْ مِصْرَ إِن شَاء اللّهُ آمِنِينَ [99] وَرَفَعَ أَبَوَيْهِ عَلَى الْعَرْشِ وَخَرُّواْ لَهُ سُجَّدًا وَقَالَ يَا أَبَتِ هَـذَا تَأْوِيلُ رُؤْيَايَ مِن قَبْلُ قَدْ جَعَلَهَا رَبِّي حَقًّا وَقَدْ أَحْسَنَ بَي إِذْ أَخْرَجَنِي مِنَ السِّجْنِ وَجَاء بِكُم مِّنَ الْبَدْوِ مِن بَعْدِ أَن نَّزغَ الشَّيْطَانُ بَيْنِي وَبَيْنَ إِخْوَتِي إِنَّ رَبِّي لَطِيفٌ لِّمَا يَشَاء إِنَّهُ هُوَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ

88. (shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë". 89. Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?" 90. Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve". 91. Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!" 92. Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve! 93. Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time". 94. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë). 95. Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje". 96. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?" 97. Ata thanë: "O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!" 98. "Më vonë do t'ia kërkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues. 99. (e morën familjen dhe shkuan) E kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit e tij dhe tha: "Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigurt!" 100. Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është i dijshmi, i urti”. ([53])

Junusi, alejhi’s selam i pakënaqur me qëndrimet negative të popullit të tij ndaj fesë ishte larguar prej tyre. Allahu këtë e përshkroi në Kur’an në disa vende, si:

وَذَا النُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَاضِبًا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَى فِي الظُّلُمَاتِ أَن لَّا إِلَهَ إِلَّا أَنتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ الظَّالِمِينَ

(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!”. ([54])

Musai, alejhi’s selam po kështu kishte bërë migrim madje disa herë por këto migrime ishin para dhe pas pejgamberisë së tij([55]). Ai migroi nga Misiri në Medjen ku edhe u martua. Thotë Allahu:

وَلَمَّا وَرَدَ مَاءَ مَدْيَنَ وَجَدَ عَلَيْهِ أُمَّةً مِنَ النَّاسِ يَسْقُونَ وَوَجَدَ مِنْ دُونِهِمُ امْرَأتَيْنِ تَذُودَانِ قَالَ مَا خَطْبُكُمَا قَالَتَا لَا نَسْقِي حَتَّى يُصْدِرَ الرِّعَاءُ وَأَبُونَا شَيْخٌ كَبِيرٌ

E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: "E çka është puna e juve dyjave?" Ato që të dyja i thanë: "Ne nuk u japim ujë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!”. ([56])

الَ إِنِّي أُرِيدُ أَنْ أُنْكِحَكَ إِحْدَى ابْنَتَيَّ هَاتَيْنِ عَلَى أَنْ تَأْجُرَنِي ثَمَانِيَ حِجَجٍ فَإِنْ أَتْمَمْتَ عَشْرًا فَمِنْ عِنْدِكَ وَمَا أُرِيدُ أَنْ أَشُقَّ عَلَيْكَ سَتَجِدُنِي إِنْ شَاءَ اللَّهُ مِنَ الصَّالِحِينَ

Ai (Shuajbi) tha: Unë dëshiroj të martoj ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë All-llahu, ti do të gjesh te unë mirëkuptim!”.(el-Kasas, 27)

Pastaj prej aty ku qëndroi 8-10 vjet, për në Kodrën e Shenjtë (el-Vad el-Mukaddes) ku u bë pejgamber. Thotë Allahu:

فَلَمَّا قَضَى مُوسَى الْأَجَلَ وَسَارَ بِأَهْلِهِ آَنَسَ مِنْ جَانِبِ الطُّورِ نَارًا قَالَ لِأَهْلِهِ امْكُثُوا إِنِّي آَنَسْتُ نَارًا لَعَلِّي آَتِيكُمْ مِنْهَا بِخَبَرٍ أَوْ جَذْوَةٍ مِنَ النَّارِ لَعَلَّكُمْ تَصْطَلُونَ (29) فَلَمَّا أَتَاهَا نُودِيَ مِنْ شَاطِئِ الْوَادِ الْأَيْمَنِ فِي الْبُقْعَةِ الْمُبَارَكَةِ مِنَ الشَّجَرَةِ أَنْ يَا مُوسَى إِنِّي أَنَا اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ (30) وَأَنْ أَلْقِ عَصَاكَ فَلَمَّا رَآَهَا تَهْتَزُّ كَأَنَّهَا جَانٌّ وَلَّى مُدْبِرًا وَلَمْ يُعَقِّبْ يَا مُوسَى أَقْبِلْ وَلَا تَخَفْ إِنَّكَ مِنَ الْآَمِنِينَ (31) اسْلُكْ يَدَكَ فِي جَيْبِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ وَاضْمُمْ إِلَيْكَ جَنَاحَكَ مِنَ الرَّهْبِ فَذَانِكَ بُرْهَانَانِ مِنْ رَبِّكَ إِلَى فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ

E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: "Rrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t'ju sjell nga ai ndonjë lajm ose ndonjë urë nga zjarri që të ngroheni". 30. Dhe kur arriti tek ai (zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar me pemë u thirr: "O Musa, s'ka dyshim se Unë jam All-llahu, Zoti i botëve!" 31. Dhe ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa Musai se po lëviz si të ishte gjarpër i shpejtë, ktheu të ikë e nuk vështroi prapa. O Musa, ktheu ku ishe e mos u frikëso se me të vërtetë ti je i sigurt. 32. Fute dorën në xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur”. ([57])

Pastaj prej aty y kthye si misionar (pejgamber, thirrës në fe) në Misir, Egjipt, tek Faraoni, siç na mëson Allahu:

اذْهَبْ إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى (24) قَالَ رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي (25) وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي (26) وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِنْ لِسَانِي (27) يَفْقَهُوا قَوْلِي (28) وَاجْعَلْ لِي وَزِيرًا مِنْ أَهْلِي (29) هَارُونَ أَخِي

"Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)". 25. Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim! 26. Dhe më lehtëso në këtë punë timen! 27. Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime! 28. Që ta kuptojnë fjalën time! 29. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime, 30. Harunin, vëllain tim”. ([58])

Megjithatë, sipas Dr. Kardavit, Hixhreti i Muhammedit, alejhi’s selam dallon prej hixhretit të pejgamberëve ngase ai ka tipare të veçanta. Nëse pejgamberët kishin migruar për ta ruajtur fenë e tyre, Muhammedi, alejhi’s selam kishte migruar për këtë dhe për formim të një shoqërie, për vënien e themelit të një shteti me kushtetutë, për formimin e ummetit…([59]).

Sido që të jetë, Hixhreti i Muhammedit, alejhi’s selam ka tipare të veçanta ngase me ummet është për qellim themelimi i tij gjer në amshim derisa edhe vet Musai, alejhi’s selam kishte migruar për formim të një shteti por vetëm vendbanim e jo ummet me një statut siç e ka ummeti jonë. Thotë Allahu:

يا قَوْمِ ادْخُلُوا الْأَرْضَ الْمُقَدَّسَةَ الَّتِي كَتَبَ اللَّهُ لَكُمْ وَلَا تَرْتَدُّوا عَلَى أَدْبَارِكُمْ فَتَنْقَلِبُوا خَاسِرِينَ (21) قَالُوا يَا مُوسَى إِنَّ فِيهَا قَوْمًا جَبَّارِينَ وَإِنَّا لَنْ نَدْخُلَهَا حَتَّى يَخْرُجُوا مِنْهَا فَإِنْ يَخْرُجُوا مِنْهَا فَإِنَّا دَاخِلُونَ (22) قَالَ رَجُلَانِ مِنَ الَّذِينَ يَخَافُونَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمَا ادْخُلُوا عَلَيْهِمُ الْبَابَ فَإِذَا دَخَلْتُمُوهُ فَإِنَّكُمْ غَالِبُونَ وَعَلَى اللَّهِ فَتَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ قَالُوا يَا مُوسَى إِنَّا لَنْ نَدْخُلَهَا أَبَدًا مَا دَامُوا فِيهَا فَاذْهَبْ أَنْتَ وَرَبُّكَ فَقَاتِلَا إِنَّا هَاهُنَا قَاعِدُونَ (24) قَالَ رَبِّ إِنِّي لَا أَمْلِكُ إِلَّا نَفْسِي وَأَخِي فَافْرُقْ بَيْنَنَا وَبَيْنَ الْقَوْمِ الْفَاسِقِينَ (25) قَالَ فَإِنَّهَا مُحَرَّمَةٌ عَلَيْهِمْ أَرْبَعِينَ سَنَةً يَتِيهُونَ فِي الْأَرْضِ فَلَا تَأْسَ عَلَى الْقَوْمِ الْفَاسِقِينَ

O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpëruar. 22. Ata (populli i Musait) thanë: "O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne do të hyjmë". 23. Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë". 24. Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!" 25. (Musai) Tha: "Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllain tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë. 26. (All-llahu) Tha: "Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar”. ([60])

Hixhreti i njerëzve të mirë

Në Kur’an, krahas migrimit të pejgamberëve, Allahu ka folur edhe për migrimin e disa besimtarëve të sinqertë. Në kaptinën el-Kehf, Allahu përmend tregimin e disa të rinjve, prej të cilëve e ka marrë emrin kjo kaptinë, të cilët lëshuan vendin e tyre për ta mbrojtur fenë. Atje, atëbotë, sundonte një mbret pabesimtar i cili  ushtronte dhunë mbi besimtarët. Ata duke favorizuar jetën endacake, duke parapëlqyer jetën nëpër male e shpella por duke mos pranuar kurrë që besimi i tyre të ndërrohet, lëshuan vendin e tyre. Allahu thotë:

نَحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ نَبَأَهُمْ بِالْحَقِّ إِنَّهُمْ فِتْيَةٌ آَمَنُوا بِرَبِّهِمْ وَزِدْنَاهُمْ هُدًى (13) وَرَبَطْنَا عَلَى قُلُوبِهِمْ إِذْ قَامُوا فَقَالُوا رَبُّنَا رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لَنْ نَدْعُوَ مِنْ دُونِهِ إِلَهًا لَقَدْ قُلْنَا إِذًا شَطَطًا (14) هَؤُلَاءِ قَوْمُنَا اتَّخَذُوا مِنْ دُونِهِ آَلِهَةً لَوْلَا يَأْتُونَ عَلَيْهِمْ بِسُلْطَانٍ بَيِّنٍ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللَّهِ كَذِبًا

Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen. 14. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: "Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij", pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!" 15. Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?”. ([61])

Hixhreti i popujve (i dhunshëm dhe vullnetar)

Historia e njerëzimit kurrë nuk është përshkruar pa migrime. Disa kanë migruar me dëshirë e disa me dhunë. Ndoshta ne shqiptaret dimë më së miri të rrëfejmë për llojin e dytë ngase jemi legjendë e gjallë e tij. Por nuk jemi të vetmit. Rreth 50 milionë njerëz në botë janë viktima të shpërnguljeve të dhunshme ndërsa 14 milionë janë “refugjatë” në kuptimin konvencional të fjalës – njerëz të cilët e kane braktisur shtëpinë ose vendin e tyre që të ikin nga shpërngulja e dhunshme, konflikti i armatosur ose dhuna([62]).

Përfundim

Historia është dëshmitare e shumë revolucioneve ndërsa bota arene dhe fushëbetejë e tyre. Ndryshimet që janë arritur me to s’do mend se kanë qenë, në mos të mëdha, të paktën pozitive. Revolucioni francez, nëse asgjë nuk ka arritur, egërsinë kishtare dhe injorancën klerike, e ka ç’rrënjosur, duke bindur vet të krishterët se pretendimet e klerikëve të tyre nuk ishin fe hyjnore por pjellë fatzezë e mendjeve të tyre.

Hixhreti, si revolucion shpirtëror e kulturor, thënë shkurt, është revolucioni më i madh në historinë e njerëzimit. Ai, me zhdukjen e idhujtarisë, flakjen e besëtytnive, përmbysjen e sihirbazëve, rrënimin e prostitucionit, ndalimin e vrasjes, themelimin e vëllazërisë, urdhërimin e ndihmesës reciproke në të mira dhe të mbara, shenjtërimin e nderit dhe gjakut, themelimin e shtetit ligjor, urdhërimin e diturisë dhe stimulimin për të, ka fituar çmimin “I vetmi i pranuar” tek Allahu, çmim që më nuk do t’i nevojitej pas tij asgjë. Sa mirë do të ishte sikur Allahu të zgjeronte arteriet e shpirtrave dhe mendjeve tona për të përçuar elanin dhe vullnetin e promotorëve të hixhretit në mënyrë që të pengohet përsëritja e infarktit kulturor e shpirtëror që ka lodhur e rraskapitur trupin e ummetit islam!



[1] El-Kamusu’l muhit, el-Fejruz Abadi, pj.2, f. 30

[2] Es-Sihhah fi’l-lugah, el- Xhevherijj, pj.2, f. 43-244

[3] Mbështetje tekstuale për këtë është marrë ajeti: وَقَالَ الرَّسُولُ يَا رَبِّ إِنَّ قَوْمِي اتَّخَذُوا هَذَا الْقُرْآنَ مَهْجُوراًE i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!“. (el-Furkan, 30), në koment të të cilit është thënë: Nuk e kanë thënë, përkitazi më të, të vërtetën. Es-Sihhah fi’l-lugah, el- Xhevherijj, pj.2, f. 43-244.

[4] Mu'xhem lugati'l fukaha, pj.1, f. 492

[5] Et-Ta'rifat, Xhurxhani, pj.1, f. 82

[6] Buhariu dhe Muslimi

[7] Buhariu dhe Muslimi

[8] el-Isra 32

[9] el-Furkan, 27-29

[10] Rijadus Salihin me koment të Shejh Uthejminit, cituar sipas: Sedat Gani Islami, Islami shkëndijë që s'fiket 1 (Kujtime nga Brunei 2002-2006), botim privat, Vushtrri, Kosovë, 2005, f. 16-18.

[11] El-Muhitu fi’l-lugah, es-Sahib b. Ubbad, pj.1, f. 283

[12] Ibni Is’hak, es-Sireh, f. 194.

[13] Nektari i vulosur i Xhennetit, SafijuRrahman el-Mubarekfuri, Prishtine, 2004, f. 107.

[14] Ibid, f. 110.

 

[15] Ibid, f. 110-113.

 

[16] El-Enfalë, 30

[17] Jasin, 9

[18] Arabët kanë qenë besëtytë, andaj shumë vendime i kanë sjellë me hedhjen e shortit apo me tërheqjen e shigjetëzave, përkatësisht me fall.(sh.p.).

[19] Sahihu-l-Buhari, transmeton Enesi radijAllahu anh: I/554. Vendi ku ka­në pu­shuar i takonte fisit Beni Medlexh në afërsi të Rabigut. Suraka i ka përcjellë derisa janë ndalur te shkëmbinjtë, në Kudejde. Zadu-l-Me’ad: II/53. Shumica mendojnë se ai i ka përcjellë ditën e tretë të udhëtimit.

[20] el-Maide, 3

[21]   Shejh Albani në Sunen Ebi Davud, nr: 1134, thotë se hadithi është autentik.

[23] Buhariu

[24] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani në Sahihu’l xhamii. 7089, e ka cilësuar autentik.

[25] Ne hadith qëndron: “O Zot, na e bë të dashur Medinën sikur Mekken apo edhe më shumë!.” (Transmeton Buhariu)

[26] Taha, 24-30

[27] el-Ankebut, 1-3

[28]Ebu Bekri ishte hutuar nga ky nder,te cilin ia ofronte Pejgamberi, alejhi’s selam andaj në mënyrë habitëse pyet: Shoqërimi?!

[29] el-Hashr, 8

[30] el-Hashr, 9

[31] el-Enfalë, 75

[32] “Musliman (i mirëfilltë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët. Kurse muha­xhir (i mirëfilltë) është ai që i braktisë plotësisht ndalimet e Allahut”. (Buhariu dhe Muslimi)

[33] Albani në es-Silsiletu’s sahihah, 2/86, përkitazi me këtë hadith ka thënë: Ky hadith me këtë tekst këtu, është i transmetuar nga Ahmedi nëpërmjet dy rrugëve, dhe përfundimisht, ka shkallën e hadithit hasen- të mirë.

[34] Albani, në es-Silsiletu’s sahihah, 3/478, në një shënim qe ka dhënë përmend se ky hadith është autentik.

[35] el-Hashr, 8

[36] et-Teubeh, 24

[37] Zadu'l mesir, Ibnu'l Xhevzijj, el-Mektebetu'sh shamileh.

[38] Buhariu

[39] Fet’hu’l Bari sherhu sahihi’l Buhari, Ibni Haxher el-Askalani, el-Mektebetu’sh Shamileh!

[40]  Buhariu dhe Muslimi.

[41] Dr. Ahmed Umer Hashim, Min hedji’s sunneti’n nebevijjeh, Daru’sh shuruk, b.1, 1998, Kajro, Egjipt, f. 96-97

[42] el-Ankebut, 56

[43] En-Nisa, 97

[44]   Transmeton Bejhekiu me sened autentik. Shih: Iktidau’s sirati’l mustekim, f.: 231

[45] Sedat Gani Islami, Islami shkëndijë që s'fiket, f. 237-238

 

[46] el-Mu’minune, 23-30

[47] Kasasu’l kur’an- Durusun ve iber, Sa’d Jusuf Ebu Aziz, b. 1, 1999, Daru’l fexhri li’t turath, Kajro, f. 64

[48] el-A’rafë, 79

[49]فَآمَنَ لَهُ لُوطٌ وَقَالَ إِنِّي مُهَاجِرٌ إِلَى رَبِّي إِنَّهُ هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُAtij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: "Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti”. el-Ankebut, 26

[50] Kasasu’l kur’an- Durusun ve iber, Sa’d Jusuf Ebu Aziz, f. 86-90

[51]www.islamonline.net/servlet/Satellite?pagename=IslamOnline-Arabic-Ask_Scholar/FatwaA/FatwaA&cid=1122528611306

[52] Ibrahim, 37

[53] Jusuf, 88-100

[54] el-Enbija, 87

[55]www.islamonline.net/servlet/Satellite?pagename=IslamOnline-Arabic-Ask_Scholar/FatwaA/FatwaA&cid=1122528611306

[56] el-Kasas, 23

[57] el-Kasas, 29-32

[58] Taha, 24-30

[59]Ibid.

[60] el-Maide, 21-26

[61] el-Kehf, 13-15

[62] http://www.civicworld.org.mk/default.asp?ItemID=35A69D41934F4D43BBD750D9EA4DC762

 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013