Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
JA PSE DUHET TË DUROJMË

Durimi si virtyt dhe tipar moral është më se i pëlqyer. Zakonisht, me domethënie të vërtetë, gjendet tek burrat e mëdhenj, të cilët falin kur mund të ndëshkojnë, durojnë kur mund të hakmerren, heshtin kur dinë të flasin, pajtojnë me Allahun kur sprovohen, japin për fe kur edhe vet kanë nevojë... 
Megjithatë, ajo që motivon këta njerëz për këtë sigurisht se duhet të jetë madhore. E di se motivet e durimit janë shumë herë më shumë se këto që unë do t’i përmend, por gjatë meditimit dhe hulumtimit, unë vërejta se të gjitha ato motive sillen rreth një boshti me tri segmente kryesore:
1. Allahu duron
Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
مَا أَحَدٌ أَصْبَرُ عَلَى أَذًى سَمِعَهُ مِنْ اللَّهِ يَدَّعُونَ لَهُ الْوَلَدَ ثُمَّ يُعَافِيهِمْ   وَيَرْزُقُهُمْ
Askush nuk mund te jetë më i durueshëm sesa Allahu për të keqën që ka dëgjuar për vete; pretendojnë se Ai ka fëmijë ndërsa Ai i furnizon dhe iu jep shëndet (apo mbron nga të këqijat)“. ([1])
Ibni Haxher el-Askalani, Allahu e mëshiroftë, në koment të këtij hadithi, në mes tjerash thotë:
„...Shprehja „asber“ në hadith është shkalla sipërore (superlativi) i sabrit (durimit), madje prej emrave të Allahut është edhe es-Sabbur, që ka domethënie se Allahu nuk ua përshpejton mëkatarëve dënimin...jo për tu hakmarrë në botën tjetër por si mëshirë dhe mirësi ndaj tyre (se ndoshta pendohen)...“. ([2])
Nga kjo që tha Muhammedi, alejhi’s selam dhe komentoi Ibni Haxheri mund të konkludojmë në gjëra shumë me rëndësi, njëra prej të cilave, e që do të jetë edhe lëndë e kësaj pike, është edhe kjo:
Allahu mëshiron shumë
Thotë Allahu:
وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِظُلْمِهِمْ مَا تَرَكَ عَلَيْهَا مِنْ دَابَّةٍ وَلَكِنْ يُؤَخِّرُهُمْ إِلَى أَجَلٍ مُسَمّىً فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ لا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلا يَسْتَقْدِمُونَ
61. Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin“.
(en-Nahl, 61)
Ka thënë Imam Taberiu në tefsirin e tij:
„Thotë Allahu, qoftë lartësuar emri i Tij,: Sikur Allahu t’i ndëshkonte mëkatarët për mëkatet e tyre, në tokë nuk do të linte asnjë njeri (dhe krijese tjetër) që ec mbi të, por me mëshirën dhe butësinë e Tij, iu jep afat atyre të padrejtëve dhe nuk ua përshpejton dënimin, deri në kohen e caktuar. E kur të vijë kjo kohë e shkatërrimit të tyre atëherë më as nuk shtyhet çasti që të kenë mundësi afatizimi por as nuk vjen përpara caktimit të vet“. ([3])
Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë:
 „وَرَبُّكَ الْغَفُورُ ذُو الرَّحْمَةِ لَوْ يُؤَاخِذُهُمْ بِمَا كَسَبُوا لَعَجَّلَ لَهُمُ الْعَذَابَ بَلْ لَهُمْ مَوْعِدٌ لَنْ يَجِدُوا مِنْ دُونِهِ مَوْئِلاً
58. Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t'i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t'ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim“.
(el-Kehf, 58)
Ibni’l Xhevzijje në tefsirin e tij “Zadu’l mesir” në koment të këtij ajeti thotë:
“Allahu është shumë i mëshirshëm me krijesat e Tij meqë nuk ua përshpejton dënimin porse ata kanë momentin e caktuar ku, nëse nuk janë penduar në këtë botë, nuk kanë shpëtim në botën tjetër.”
Një koment të shkëlqyer, në baza gjuhësore, e ka dhënë Ebu’s Suudi, prej të cilit ne do të shkëpusim vetëm pak fjalë:
“Zoti yt“ (وَرَبُّكَ) është kryefjalë ndërsa “Falës“ (الغفور) dhe “Mëshirues“ (ذُو الرحمة) janë dy kallëzues. Sjellja e emrit “Gafur“ në formën superlative e jo edhe “err-Rrahmeh“ është bërë për të na treguar se sa të shumta janë mëkatet, që Allahu nuk ndëshkon aty për aty për to...Përshkrimi i parë është përparësuar për arsye se zhveshja nga diç (në këtë rast mos dënimi) është para veshjes (stolisjes me diç, në këtë rast mëshirës)...“. ([4])
Ajet tjetër që flet për tematikën tonë është ky:
وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِمَا كَسَبُوا مَا تَرَكَ عَلَى ظَهْرِهَا مِنْ دَابَّةٍ وَلَكِنْ يُؤَخِّرُهُمْ إِلَى أَجَلٍ مُسَمّىً فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِ بَصِيراً
45. E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet“.
(Fatir, 45)
Shejhu Es-Sa’dijj, Allahu pastë mëshirë mbi të, në koment të këtij ajeti ka thënë:
„Pastaj Allahu përmendi përsosmërinë e butësisë se Tij dhe afatizimin e madh që ua jep mëkatarëve dhe krimineleve e tha: Sikur Allahu të ndëshkonte njerëzit për mëkatet që bëjnë, në tokë, shkak i tyre, nuk do të linte asnjë krijesë, madje as kafshët e pafajshme, por Allahu jep afat e nuk harron kështu që kur të vijë Dita e Llogarisë Allahu ndëshkon-shpërblen sipas asaj që kanë bërë njerëzit; mirë apo keq.“. ([5])
Përfundimisht konstatojmë se:
وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو مَغْفِرَةٍ لِلنَّاسِ عَلَى ظُلْمِهِمْ وَإِنَّ رَبَّكَ لَشَدِيدُ الْعِقَابِ
… S'ka dyshim se Zoti yt u falë njerëzve mëkatet e tyre, por s'ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë“.
(err’Rra’du, 6)
Megjithatë nuk do të kalojmë tutje për pa përmendur edhe shembuj që do të na bindin për vërtetësinë e kësaj që thamë:
- Shirku (politeizmi, idhujtaria, mosbeismi) është një prej mëkateve që pa pendim të sinqertë nuk falet kurrë, dhe derisa nuk falet, d.t.th.: për atë që kryen këtë mëkat është përjetësia në zjarrë. Ja se si është cilësuar shirku:
-Padrejtësi e madhe:
إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ
....idhujtaria është padrejtësi më e madhe!“.
(Llukman, 13)
- Shpifje e madhe ndaj Allahut:
إِنَّ اللَّهَ لا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْماً عَظِيماً
S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh”.
(en-Nisa, 48)
- Humbje-devijim i madh:
إِنَّ اللَّهَ لا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلالاً بَعِيداً
Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës)”.
(en-Nisa, 116)
- Është i privuar kryesi i këtij mëkati nga hyrja në Xhennet:
إِنَّهُ مَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ
...ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës“.
(el-Maide, 72)
- Ai që shpreson të takohet me Allahun nuk guxon assesi ta kryeje këtë mëkat:
فَمَنْ كَانَ يَرْجُوا لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلاً صَالِحاً وَلا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَداً
... e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë“.
(el-Kehf, 110)
- Është sikurse të kesh rënë nga majat e larta të qiellit në tokë dhe të të kenë shqyer shpezët e egra:
حُنَفَاءَ لِلَّهِ غَيْرَ مُشْرِكِينَ بِهِ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنَ السَّمَاءِ فَتَخْطَفُهُ الطَّيْرُ أَوْ تَهْوِي بِهِ الرِّيحُ فِي مَكَانٍ سَحِيقٍ
Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur“.
(el-Haxh-xh, 31)
-Është shkelje e së drejtës së Allahut. Muhammedi, alejhi’s selam në një hadith në formë bisede me Muadhin, Allahu qoftë i kënaqur me të, në mes tjerash i thotë:
فَإِنَّ حَقَّ اللَّهِ عَلَى الْعِبَادِ أَنْ يَعْبُدُوهُ وَلَا يُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا
...E drejta e Allahut tek robërit e Tij është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos ia përshkruajnë në adhurim askënd...“. ([6])
 Tani që pe rrezikun e këtij mëkati, më thuaj se kë e shkatërroi Allahun në ummetin e Muhammedit për shkak të pabesimit të tij. Kina ka një popullsi prej mbi një miliardë persona dhe prej tyre 90% nuk besojnë fare në Zot([7]).  Në Shqipëri, sipas disa statistikave, numri i jobesimtarëve është 16% prej përqindjes së përgjithshme të popullsisë. ([8])
Ja shiko se çfarë bën cifutët e më pas bindu për këtë që po të themi. I kanë përshkruar fëmijë. Thotë Allahu:
" وَقَالَتِ الْيَهُودُ عُزَيْرٌ ابْنُ اللّهِ
E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut,…".
(et-Teube 30)
E kane adhuruar viçin ne vend te Allahut s.w.t. Thotë Allahu s.w.t:
"...وَأُشْرِبُواْ فِي قُلُوبِهِمُ الْعِجْلَ بِكُفْرِهِمْ قُلْ بِئْسَمَا يَأْمُرُكُمْ بِهِ إِيمَانُكُمْ إِن كُنتُمْ مُّؤْمِنِينَ
E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq”.
(el-Bekare 93)
E shane Allahun s.w.t dhe e pershkruan me te meta. Thote Allahu:
"وَقَالَتِ الْيَهُودُ يَدُ اللّهِ مَغْلُولَةٌ غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُواْ بِمَا قَالُواْ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ يُنفِقُ كَيْفَ يَشَاءُ
Jehuditë thanë: “Dora e All-llahut është e shtrënguar!” Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë….
(el-Maide 64)
Gjyko vet, sikur Allahu të ndëshkonte këta njerëz për mëkatin e tyre, a do të ishin sot mbi faqen e dheut?!
- Allahu i Madhëruar në Kur’an, përkitazi me pejgamberët dhe të dashurit e Tij, tha:
إِنَّ الَّذِينَ يُؤْذُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ لَعَنَهُمُ اللَّهُ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمْ عَذَاباً مُهِيناً
E s'ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm“.
(el-Ahzab, 57)
Mirëpo, ja se çka vepruan me të dërguarit e Allahut. Disa prej tyre i mbytën e për disa shpifën gjëra të rreme. Thotë Allahu:
لَقَدْ أَخَذْنَا مِيثَاقَ بَنِي إِسْرائيلَ وَأَرْسَلْنَا إِلَيْهِمْ رُسُلاً كُلَّمَا جَاءَهُمْ رَسُولٌ بِمَا لا تَهْوَى أَنْفُسُهُمْ فَرِيقاً كَذَّبُوا وَفَرِيقاً يَقْتُلُونَ
Ne patëm marrë besë prej beni israilëve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën“.
(el-Maide, 70)
Në ajet e vërejmë shprehjen "…sa herë që… ", e cila na bën të kuptojmë se ngjarja është përsëritur shumë herë apo thënë më mirë çdoherë.
Jehudët nuk mjaftuan me këtë, por, i përshkruan pejgamberët, të cilët Allahu i bëri shëmbëlltyrë për krijesat e Tij me veti, që ndoshta edhe huliganët më të mëdhenj nuk janë të përshkruar me to. T'i lexojme së bashku disa shpifje nga librat e tyre për pejgamberët, të cilat asnjëri prej nesh nuk do t'i pranonte për veten e tij:
NUHU a.s: Dehje, zhveshje dhe mizori.([9])
LUTI a.s: Prostitucion me dy vajzat e tij, të cilat madje edhe lindën prej tij.([10])
JA'KUBI a.s: Heshtte kur gruaja e tij bënte prostitucion.([11])
MUSAI a.s: Mësues i tradhëtisë dhe terrorizmit, kriminel lufte.([12])
HARUNI a.s: Tradhëtar i emanetit, ndërtues dhe adhurues i putave.([13])
DAVUDI a.s: Lavir, tradhëtar, terrorist dhe kriminel lufte. ([14])
Çka mendon sikur Allahu t’i ndëshkonte për këto mëkate a do të mbetej ndonjë njeri prej tyre?!
- Mos falja e namazit. Namazi është cilësuar si kartelë identifikuese e besimtarit. Është vijë kufitare në mes fesë islame dhe feve tjera; ai që e kryen ka të mira të shumta ndërsa ai që e mohon është pabesimtar derisa për atë që e anashkalon janë paraparë dënime të mëdha, disa prej të cilave do t’i rendisim më poshtë:
Allahu ka kërcënuar lënësin e namazit me ndëshkim të madh, ku ka thënë:
" فخلف من بعدهم خلفٌ أضاعوا الصلاة واتبعوا الشهوات فسوف يلقون غيا
E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja)".
(Merjem, 59)
Gajji është luginë në Xhehennem, ka shije të hidhur-keqe, është i thellë dhe është ndëshkimi i atyre që braktisin namazin dhe pasojnë epshet.
Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“Në mes njeriut dhe kufrit (pabesimit) është braktisja e namazit”. ([15])
Po ashtu thotë:
“Kush kujdeset për të (namazin), do të jetë nur (dritë), argument dhe shpëtim për të në Ditën e Kiametit. Ndërsa kush nuk përkujdeset për të, nuk do të jetë dritë, as argument dhe as shpëtim për të. Ai në Ditën e Kiametit do të jetë me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubejj b. Halefin”. ([16])
Hadithi veçoi me përmendje këta katër persona, të cilët ishin prijatarë të pabesimit ndërsa urtësia e kësaj qëndron në faktin se:
-           kush braktisë namazin për shkak të zënies me pasuri, atëherë shembulli i tij i ngjan Karunit.
-           kush braktisë namazin për shkak të pushtetit, atëherë shembulli i tij është identik me atë të Faraonit,
-           kush braktisë namazin e tij për shkak të posteve të larta shtetërore, atëherë ai i ngjan shembullit të Hamanit, dhe
-           kush braktis namazin për shkak të tregtisë, shembulli i tij është tamam sikurse i Ubejj b. Halefit.
Dijetarët islamë janë unanimë sa i përket çështjes se ai që nuk falet duke mohuar namazin është pabesimtar dhe se ai që nuk falet por nuk e mohon është mëkatar i madh, që duhet edukuar me mënyra adekuate. Sot në botë nga të dy llojet ka muslimanë sa të duash, dhe më thuaj, lexues i nderuar, sikur Allahu të ndëshkonte për këtë krim banal, athua kush do të mbetej në tokë?!
Jo vetëm kaq, Allahu ka kërcënuar edhe ata që falen por jo siç duhet. Thotë Allahu:
فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّينَ
Pra shkatërrim është për ata që falen,”.
(el-Maune, 4)
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
مَا بَالُ أَقْوَامٍ يَرْفَعُونَ أَبْصَارَهُمْ إِلَى السَّمَاءِ فِي صَلَاتِهِمْ فَاشْتَدَّ قَوْلُهُ فِي ذَلِكَ حَتَّى قَالَ لَيَنْتَهُنَّ عَنْ ذَلِكَ أَوْ لَتُخْطَفَنَّ أَبْصَارُهُمْ
Ç’është puna me disa njerëz që në namaz ngritin shikimet lartë në qiell? Aq shumë foli ashpër saqë tha: Ose do të ndalohen prej kësaj ose do t’iu rrëmbehet shikimi i tyre”. ([17])
Mendo, sikur Allahu të ndëshkonte të gjithë ata që bëjnë një gjë të tillë, a do të kishte sot falës që shohin?!
- Mosdhënia e zekatit është prej gjërave që ashpër rrezikojnë përkatësinë islame të njeriut. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“Mua më është urdhëruar që t'i luftoj njerëzit (pabesimtarë), derisa të dëshmojnë se nuk ka hyjni tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij, dhe derisa të  falin namazin dhe të japin zekatin. E kur e bëjnë këtë, atëherë e kanë të mbrojtur prej meje gjakun dhe pasurinë e tyre, pos nëse i kanë hyrë në hak Islamit, llogaria e tyre është te  All-llahu”. ([18])
Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, pas vdekjes së Muhammedit, alejhi’s selam iu kishte shpallur luftë të gjithë atyre që refuzuan ta jepnin zeqatin, madje kishte thënë se edhe një kërpesh, gjë të thjeshtë, që nuk ma japin mua e që Muhammedit, alejhi’s selam ia kanë dhënë do t’i luftoj për të. Meqë tani nuk kemi shtet islam numri i atyre që nuk e japin zeqatin është marramendës, dhe sikur Allahu t’i ndëshkonte për këtë gjë, sigurisht se të paktë do të ishin ata pasanikë që do të ishin të gjallë apo shëndetshëm. Ja se çfarë është paraparë për ta:
وَلا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ هُوَ خَيْراً لَهُمْ بَلْ هُوَ شَرٌّ لَهُمْ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلِلَّهِ مِيرَاثُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni”.
(Ali Imran, 180)
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
" مَن أتاهُ اللهُ مالاً فلَمْ يؤدِّ زكاته مثل له يوم القيامة شجاعًا* أقرع له زبيبتان يطوقه يوم القيامة، ثم يأخذ بلِهْزمتيه ـ يعني شدقيه ـ ثم يقول أنا كنزك، أنا مالك. ثم تلا هذه الآية: وَلا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ هُوَ خَيْراً لَهُمْ بَلْ هُوَ شَرٌّ لَهُمْ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلِلَّهِ مِيرَاثُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
 Kujt i jep Allahu pasuri dhe nuk e jep zekatin e saj, do t'i shndërrohet në Ditën e Gjykimit në një gjarpër tullac, i cili i ka dy pika të zeza mbi sy, i cili do ta shtrëngojë rreth qafe, pastaj do ta kap për fulqinj dhe do t'i thotë: Unë jam kapitali yt, unë jam pasuria jote.  Pastaj lexoi këtë ajet: "Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kiametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni."([19]).
Tash mendo sikur këto dënime t’i ishin përshpejtuar atyre që nuk e japin zekatin çka do të ndodhte?! A nuk është Allahu durimtar?!
- Agjërimi. Për dënimin e atij që lëshon agjërimin janë paraparë masa të rrepta ndëshkuese. Një prej tyre, që de fakto është indirekte, përfitohet edhe nga ky hadith:
"Derisa isha fjetur më erdhën dy njerëz dhe më kapën për krahëve e më shpien tek një kodër e vështirë (për t'u ngjitur). U thashë: S'kam forcë për t'u ngjitur. Thanë: Ne ta lehtësojmë. U ngjita derisa arrita në mes të kodrës ku dëgjova zëra të tmerrshëm. Thashë: Çfarë janë këta zëra? Thanë: Të qarit dhe bërtitma e banorëve të zjarrit. Pastaj u nisëm dhe ja unë e gjeta veten në mesin e një populli të lidhur për lakut (nyjës) së këmbës, të prera [çara] gushat e tyre, prej të cilave rridhte gjak. Thashë: Kush janë këta? Thanë: Ata që hanë para se të perëndojë dielli".([20]).
Ky ishte dënimi për atë që nuk është i kujdesshëm gjatë agjërimit. Po për atë që nuk agjëron fare dhe pa arsye çfarë dënimi mendon se do të duhej ta kishte? Sa për ndihmë shërbehu me këtë thënie të Imam Dhehebiut, i cili thotë:
“Muslimanët janë të dakorduar se lënësi i agjërimit pa qenë i sëmurë dhe pa arsye të shëndoshë është më mëkatar sesa laviri, tatimmarrësi me dhunë dhe konsumuesi i alkoolit, madje dyshohet në Islamin e tij (se a është apo nuk është musliman). Mendojnë  se është zindik (i dalur prej feje) dhe prishës i fesë”.  
Po Allahu t’i ndëshkonte për këtë mëkat shumë njerëz sot nuk do të ishin në faqen e dheut.
Kalojmë tutje. Vjedhja është një prej dukurive negative, për të cilën është paraparë një masë ndëshkuese me prerjen e dorës. Thotë Allahu:
وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُوا أَيْدِيَهُمَا جَزَاءً بِمَا كَسَبَا نَكَالاً مِنَ اللَّهِ وَاللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë”.
(el-Maide, 38)
Paramendo sa njeriu vjedh dhe nuk e vëren askush përveç Allahut, dhe derisa ligji nuk e kap në flagrancë, atëherë po ta ndëshkonte Allahu për atë që bën, sigurisht se të paktë do te ishin hajnat në këtë botë, për të mos thënë fare nuk do të kishte.
- Për zinanë (prostitucionin) dhe alkoolin janë paraparë masa të rrepta ndëshkuese. Një prej tyre, por abstrakte, është edhe kjo: Kërcenim me humbje të besimit. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
لا يزني الزاني حين يزني و هو مؤمن ، و لا يشرب الخمر حين يشرب و هو مؤمن ، و لا يسرق حين يسرق و هو مؤمن
Laviri nuk ndodhë ta kryeje aktin e shëmtuar e gjatë asaj kohe të jetë besimtar, sikurse që edhe ai që vjedh gjatë kohës së vjedhjes nuk është besimtar dhe ai që konsumon alkool gjatë kohës së konsumimit nuk është besimtar”. ([21])
Tash më trego se sa njeriu, haptazi e sheshazi, ushtrojnë këto mëkate të ndyra. Ekzistojnë shtëpi, të lejuara zyrtarisht, por edhe ilegale, derisa alkooli konsumohet si një gjë e natyrshme. Më rrëfe për Zotin tënd se sikur Allahu t’i ndëshkonte për këto mëkate, a do të kishte sot prostitucion dhe alkool në botë?!
- Mbytja e muslimanit është prej mëkateve më të rënda në tokë pas shirkut. Allahu e ndaloi këtë edhe nga aspekti se padrejtësinë ia ka ndaluar vetvetes së Tij. Thotë Allahu në një hadith kudsijj:
يَا عِبَادِي إِنِّي حَرَّمْتُ الظُّلْمَ عَلَى نَفْسِي وَجَعَلْتُهُ بَيْنَكُمْ مُحَرَّمًا فَلَا تَظَالَمُوا
O robërit e Mi, Unë ia kam ndaluar padrejtësinë Vetes Sime dhe e kam ndaluar në mesin tuaj andaj mos i bëni njëri tjetrit padrejtësi”. ([22])
Meqë është mëkat shumë i madh, disa, madje edhe nga sahabet, kanë menduar se nuk ka pendim për një njeri që bën këtë mëkat. Ata e thanë këtë bazuar në ajetin kur’anor:
وَمَنْ يَقْتُلْ مُؤْمِناً مُتَعَمِّداً فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِداً فِيهَا وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَاباً عَظِيماً
Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh”.
(en-Nisa, 93)
Ata thanë se Allahu nuk ka përmendur ndonjë mëkat me kaq kërcënime të mëdha për të. Para se të gjykosh për këtë më lejo që të ta lehtësoj mendimin tënd përfundimtar edhe me një njohuri shtesë. Në Kosovën e pasluftës vetëm vëllavrasje deri më tani (2007) janë diku mbi 5000 sosh. Më thuaj sikur Allahu t’i ndëshkonte aty për aty për këto mëkate sa njeriu do të kishte vdekur deri tani.
- Kamata është prej mëkateve që Allahu thotë se kush e bën atë ka hyrë në luftë me Të. Thotë Allahu:
فَإِنْ لَمْ تَفْعَلُوا فَأْذَنُوا بِحَرْبٍ مِنَ اللَّهِ وَرَسُولِهِ
E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij...”.
(el-Bekare, 279)
Sikur Allahu t’i luftonte-ndëshkonte tërë ata që merren me kamatë, e sidomos në kohën tonë, që të paktë janë ata që në një apo tjetër formë nuk janë të implikuar në kamatë, do të na behej e qartë se të paktë do të mbeteshin njerëzit që nuk do të ndëshkoheshin.
- Tallja me fe, dukuri e përhapur shumë në Kosovën tonë. Të shumta janë ato programe, drama teatrale, seriale televizive, që tallen me fe dhe muslimanë, gjë për të cilën janë paraparë dënime të mëdha. Ja se si është cilësuar ky mëkat:
Dëshmi të hipokrizisë në zemër. Thotë Allahu:
وَإِذَا لَقُواْ ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ قَالُواْ ءامَنَّا وَإِذَا خَلاَ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ قَالُواْ أَتُحَدّثُونَهُم بِمَا فَتَحَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمْ لِيُحَاجُّوكُم بِهِ عِندَ رَبّكُمْ أَفَلاَ تَعْقِلُونَ
E kur i takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit), që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar".
(el-Bekare, 76)
Rrezik permanent për përkatësinë islame. Thotë Allahu:
 “وَلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ قُلْ أَبِٱللَّهِ وَءايَـٰتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِءونَ  لاَ تَعْتَذِرُواْ قَدْ كَفَرْتُمْ بَعْدَ إِيمَـٰنِكُمْ
E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?"66. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar”.
(et-Tewbe, 65-66)
Tallja me fe është traditë e çifutëve. Ja se çfarë thotë Allahu në lidhje me çifutët:
وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ يَدُ ٱللَّهِ مَغْلُولَةٌ، قال الله: غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُواْ بِمَا قَالُواْ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ
Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira”.
(el-Maide, 64),
Ata, që e marrin fenë si tallje dhe lojë, namazin e marrin si gjimnastikë, zekatin, agjërimin, haxhin i konsiderojnë si adhurime të kota, ata janë armiq, që gjuhet e tyre shpalosin sekretet e ndërgjegjes së tyre, ndërsa Allahu thotë:
وَلَوْ نَشَاء لأَرَيْنَـٰكَهُمْ فَلَعَرَفْتَهُم بِسِيمَـٰهُمْ وَلَتَعْرِفَنَّهُمْ فِى لَحْنِ ٱلْقَوْلِ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ أَعْمَـٰلَكُمْ
E sikur të kishim dashur Ne, do t'i tregonim ty se kush janë ata, e do t'i njihje konkret, po me siguri do t'i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja”.
(Muhammed, 30)
Dijetarët islam për atë, që tallet me fenë e Allahut dhe Sunnetin e Muhammedit, kanë gjykuar me pabesim dhe kanë thënë:
“Të tallurit me fe, respektivisht urdhëresat dhe ndalesat e tij, shpie në pabesim, dalje prej feje, ngase tallja dëshmon zhdukja e besimit dhe vërtetimit (të parimeve fetare), sepse po të ishte besimtar i vërtet do ta respektonte fenë e Allahut. Thotë Allahu:
ذٰلِكَ وَمَن يُعَظّمْ شَعَـٰئِرَ ٱللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقْوَى ٱلْقُلُوبِ
Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave”.
(el-Haxh, 32),
ٰذلِكَ وَمَن يُعَظّمْ حُرُمَـٰتِ ٱللَّهِ فَهُوَ خَيْرٌ لَّهُ عِندَ رَبّهِ
Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet”.
(el-Haxh, 30)
Pra sikur Allahu t’i ndëshkonte të gjithë këta njerëz që tallen me fe sigurisht se kinematografia, edhe po të ekzistonte, do të ishte e dobët.
Edhe një here po të përkujtoj se,
وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِمَا كَسَبُوا مَا تَرَكَ عَلَى ظَهْرِهَا مِنْ دَابَّةٍ وَلَكِنْ يُؤَخِّرُهُمْ إِلَى أَجَلٍ مُسَمّىً فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِ بَصِيراً
45. E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet“.
(Fatir, 45)
Të gjithë këta i bëjnë mëkat Allahut, e më shumë se këta me më shumë forma e mënyra, ka plot të tjerë, por megjithatë Allahu po i duron…
2. Muhammedi, alejhi’s selam duron
Motivi i dytë që muslimanin e stimulon për durim është jeta e Muhammedit, alejhi’s selam, një jetë përplot sakrifica, mundime, persekutime, ofendime, provokime por asnjëherë e shquar me nguti, mos përmbajtje apo reagim negativ. Tirmidhiu transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
لَقَدْ أُخِفْتُ فِي اللَّهِ وَمَا يُخَافُ أَحَدٌ وَلَقَدْ أُوذِيتُ فِي اللَّهِ وَمَا يُؤْذَى أَحَدٌ وَلَقَدْ أَتَتْ عَلَيَّ ثَلَاثُونَ مِنْ بَيْنِ يَوْمٍ وَلَيْلَةٍ وَمَا لِي وَلِبِلَالٍ طَعَامٌ يَأْكُلُهُ ذُو كَبِدٍ إِلَّا شَيْءٌ يُوَارِيهِ إِبْطُ بِلَالٍ
Jam kërcënuar në rrugën e Allahut ashtu siç askush nuk kërcënohet dhe jam persekutuar ashtu siç askush nuk persekutohet. Ka ndodhë të kam përjetuar 30 ditë e net pa patur unë dhe Bilalli asgjë bukë, që e hanë ndonjë i gjallë (krijesë), përveç ndonjë gjëje të paktë që Bilalli mund ta ketë fshehur në nënsqetullën e tij”. ([23])
D.t.th.: kanë patur aq pak ushqim saqë iu ka dalur për ta mbajtur vetëm shpirtin gjallë, e jo më shumë.
Se do të përjetonte vështirësi ai ishte njoftuar paraprakisht. Kur u takua për herë të parë me Xhibrilin, ai shkoi i frikësuar tek Hatixheja, e cila e mori dhe e dërgoi tek Vereka b. Neufeli. Vereka i tha: Ah sikur të isha gjallë kur populli yt të largojnë prej vendit tënd! Pse a do të më largojnë me dhunë ata?- pyeti i habitur. Vereka ia ktheu: Po, nuk ka ardhur kurrë asnjë burrë (pejgamber) me çka ke ardhur ti e të mos jetë persekutuar...D.t.th.: qysh nga momentet e para ai vendosi për durim([24]).
Se sa shume u persekutua e sa shumë duroi na mëson edhe ky transmetim i Buhariut ku përmendet se Urve b. Zubejri e kishte pyetur Abdullah b. Amr el-Asin për gjëne më të keqe që ia kishin bërë idhujtarët Muhammedit, alejhi’s selam? Ai kishte thënë:
بَيْنَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُصَلِّي فِي حِجْرِ الْكَعْبَةِ إِذْ أَقْبَلَ عُقْبَةُ بْنُ أَبِي مُعَيْطٍ فَوَضَعَ ثَوْبَهُ فِي عُنُقِهِ فَخَنَقَهُ خَنْقًا شَدِيدًا فَأَقْبَلَ أَبُو بَكْرٍ حَتَّى أَخَذَ بِمَنْكِبِهِ وَدَفَعَهُ عَنْ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ  أَتَقْتُلُونَ رَجُلًا أَنْ يَقُولَ رَبِّيَ اللَّهُ
Derisa Muhammedi, alejhi’s selam ishte duke u falur tek Hixhri ([25]) i Qabës, erdhi Ukbe b. Ebi Muiti, i cili me rrobën e vet e shtrëngoi Muhammedin, alejhi’s selam në fyt shumë. Erdhi Ebu Bekri dhe e kapi për krahëve dhe e shtyu-largoi nga Pejgamberi, alejhi’s selam e tha: A doni ta mbysni një njeri që thotë se Zoti im është Allahu”.
Një ditë derisa Muhammedi, alejhi’s selam falej në shtëpi Ebu Xhehli me disa të tjerë e shikonin, dhe aty për aty iu lindi një ide famëkeqe që: Kush mund të sjell gjërat e ndyta-pavlera nga thertorja e filan fisit dhe t’ia hedh mbi shpinë Muhammedit kur të bie në sexhde. Shkoi njëri dhe i solli, dhe derisa Muhammedi, alejhi’s selam ishte në sexhde, Ebu Xhehli ia hodhi mbi shpinë dhe qeshnin e mbaheshin njëri për tjetrin nga të qeshurit. Muhammedi, alejhi’s selam ashtu me atë barrë të ndytë qëndroi në sexhde derisa erdhi Fatimeja, vajza e tij, dhe ia largoi prej shpine.
Muhammedin, alejhi’s selam e fyenin edhe në baza misionare. E quanin magjistar, poet, madje Ebu Xheli, duke e konsideruar si gënjeshtar, kishte ardhur një ditë dhe në prezencë të tjerëve kishte thënë: O Zot, nëse misioni i Muhammedit është i vërtetë atëherë na hidh neve gurë prej qiellit ose na sjell ndonjë dënim të dhembshëm…
Talleshin me Muhammedin, alejhi’s selam ndërsa ai duronte. Thotë Allahu:
وَإِذَا رَآكَ الَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُواً أَهَذَا الَّذِي يَذْكُرُ آلِهَتَكُمْ وَهُمْ بِذِكْرِ الرَّحْمَنِ هُمْ كَافِرُونَ
E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotat tuaj!" E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë”.
(el-Enbija, 36)
E nënçmonin dhe, siç rrëfen Allahu, i thonin:
وَإِذَا رَأَوْكَ إِنْ يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُواً أَهَذَا الَّذِي بَعَثَ اللَّهُ رَسُولاً
E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në tallje e thonë: "A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?”.
(el-Furkan, 41)
I thane poet, siç na rrëfen Kur’ani:
بَلْ قَالُوا أَضْغَاثُ أَحْلامٍ بَلِ افْتَرَاهُ بَلْ هُوَ شَاعِرٌ
Ata madje thanë: "(për Kur'anin) ëndrra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vetë e trilloi, ai është poet! Le të na sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!”.
(el-Enbija, 5)
أَإِنَّا لَتَارِكُو آلِهَتِنَا لِشَاعِرٍ مَجْنُونٍ
Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”.
(es-Saffat, 36)
Allahu demantoi këtë gjë e tha:
فَلا أُقْسِمُ بِمَا تُبْصِرُونَ * وَمَا لا تُبْصِرُونَ * إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ * وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَاعِرٍ قَلِيلاً مَا تُؤْمِنُونَ
38. Pra Unë betohem në atë që e shihni!
39. Edhe në atë që nuk e shihni!
40. Se me të vërtetë ai (Kur'ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.
41. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni“.
(el-Hakkah, 38-41)
Kjo ishte ajo që e forcoi Muhammedin, alejhi’s selam në misionin e tij dhe iu bëri ballë gjithë atyre persekutimeve fizike e psikike.
E quajtën gënjeshtar dhe magjistar:
وَقَالَ الْكَافِرُونَ هَذَا سَاحِرٌ كَذَّابٌ
...e mosbesimtarët thanë: "Ky është magjistar, rrenës“.
(Sad, 4)
Allahu prapë e forcoi për durim e i tha:
كَذَلِكَ مَا أَتَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا قَالُوا سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ
Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: "Është magjistar ose është i çmendur!”.
(edh-Dharijat, 52)
Muhammedi, alejhi’s selam ishte fyer nga më të afërmit e tij, xhaxhai Ebu Lehebi. Posa ishte dërguar pejgamber, kishte hipur mbi kodrën Safa dhe kishte thirrur njerëzit: O bijtë e Adijjit…derisa u tubuan. Nëse dikush nuk mund të shkonte e dërgonte dikë në vend të tij. Muhammedi, alejhi’s selam iu tha:
أرأيتكم لو أخبرتكم أن خيلاً ببطن الوادي تريد أن تغير عليكم  أكنتم مصدقي؟ قالوا: نعم. ما جربنا عليك كذباً، قال: إني نذير لكم بين يدي عذاب شديد، فقال أبو لهب : تباً لك سائر اليوم.. ألهذا جمعتنا
Çfarë mendoni, sikur t’iu lajmëroja se nje ushtri është në luginë dhe do t’iu sulmoj juve, a do të më besonit? Po- thanë njëzëri. Nuk të kemi parë si gënjeshtar kurrë- shtuan më pas. Atëherë unë, tha Muhammedi, alejhi’s selam, jam dërguar si qortues-vërejtje tërheqës tek ju para një dënimi të madh. A për këtë na paske tubuar he tërë dita të qoftë e humbur- tha nga mllefi xhaxhai i tij, Ebu Lehebi“. ([26])
Një grua idhujtare, siç transmeton Buhariu, kishte ardhur dhe e kishte fyer Muhammedin, alejhi’s selam e i kishte thënë: O Muhammed, unë shpresoj se djalli yt (Xhibrili, alejhi’s selam) të ka braktisur. Ka dy apo tri net që nuk e kam parë të jetë afruar tek ti. Si demantim Allahu shpalli:
والضحى والليل إذا سجى ما ودعك ربك وما قلى
1. Pasha paraditën!
2. Pasha natën kur shtrinë errësirën!
3. Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur“.
(ed-Duha, 1-3)
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Aisheja se Muhammedi, alejhi’s selam momentin më të rëndë në jetën e tij e kishte përjetuar në Mekke kur nuk kishte gjetur përkrahje nga aksush. Kishte dalur deri tek vendi Karnu’th thealib, vend afër Mekkes([27]), dhe në ato momente, thotë Muhammedi, alejhi’s selam, ngrita kokën kur ja një re më bënte hije. Në të ishte Xhibrili, i cili më tha se Allahu dëgjoi fjalët e tyre. Me të ishte edhe meleku i kodrave, i cili më dha selam dhe më tha: O Muhammed, nëse do, unë këto dy kodra ua hedh përmbi. Këtu del në shesh durimi i fortë i Muhammedit, alejhi’s selam, i cili tha:
بل أرجو أن يخرج الله من أصلابهم من يعبد الله وحده لا يشرك به شيئا
Jo, unë kam shpresë se Allahu prej tyre do të nxjerr njerëz që e adhurojnë vetëm Atë dhe nuk i bëjnë shok!”.
Kishte marrë pjesë në shumë beteja ku ishte sprovuar rëndë saqë fytyra i ishte bërë varrë dhe dhëmbet i ishin thyer. Kishte marrë deri në 70 plagë.
Muhammedi, alejhi’s selam, ndonjëra vinte në situata të renda edhe nga disa pasues të tij, të cilët duke mos studiuar mirë gjendjen, nguteshin dhe e rëndonin atë me ndonjë fjalë apo veprim por ai bënte durim. Si model do të mund ta merrnim një rast të transmetuar nga Ibni Mes’udi se Muhammedi, alejhi’s selam ndau një pasuri njerëzve. Një medinas i tha: Muhammedi nuk ka ndare siç do Allahun. I tregova Muhammedit, alejhi’s selam ndërsa fytyra e tij ndryshoi dhe tha:
رحم الله موسى ، لقد أوذي بأكثر من هذا فصبر
Allahu e mëshiroftë Musain, u sprovua-shqetësua edhe me më shumë e duroi”. ([28])
Muhammedi, alejhi’s selam bënte durim të plote edhe ndaj caktimeve të Allahut të Madhëruar. Kur i vdiq djali, Ibrahimi, ai e tha një gjë, e cila duhet të shërbejë si mësim për çdo besimtar:
إن العين تدمع والقلب يحزن ولا نقول إلا ما يرضى ربنا وإنا بفراقك يا إبراهيم لمحزونون
Syri loton, zemra pikëllohet por nuk themi përveç asaj që do Allahu jonë. Vërtetë o Ibrahim ne jemi të pikëlluar për ndarjen tënde“.
Durimi i Muhammedit, alejhi’s selam nuk ishte vetëm në ballafaqimin dhe rezistencën ndaj sprovave, jo, ai bënte durim edhe në adhurimin për Allahun, i Cili e kishte urdhëruar:
فاصبر كما صبر أولو العزم من الرسل
Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur...“.
(el-Ahkaf, 35)
Ai falej aq shumë saqë këmbët i ishin çarë dhe çdoherë barte me vete moton: A të mos jam rob falënderues për Allahun?!
3. Vlera e durimit
Padyshim se kur njeriu të di për një pagë të majme punon më shumë, kur të di për ndonjë shpërblim të veçantë derdh mund më shumë, dhe kur të di për ndonjë gjë, për të cilën Allahu ka premtuar të mira të pakufishme, natyrisht se do të motivohet për to. Në mesin e atyre gjërave, për të mos thënë të rralla, që Allahu shpërblen pakufi për to është edhe durimi. Ja tekste kur’anore dhe hadithe profetike për këtë, të cilat njëherit edhe do ta përmbyllin temën tonë:
Kur’ani lajmëron se shpërblimi i durimtarëve shumëfishohet ndaj shpërblimeve të njerëzve tjerë. Thotë Allahu:
أُولَئِكَ يُؤْتَوْنَ أَجْرَهُمْ مَرَّتَيْنِ بِمَا صَبَرُوا
Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim,”.
 (el-Kasas, 54),
إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
...ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”.
(ez-Zumer, 10)
Ngadhënjimi i durimtarëve me shoqërinë([29]) (meijjeh) e Allahut. Thotë Allahu:
إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ
...se vërtet All-llahu është me durimtarët”.
(el-Bekare, 153)
Ka thënë Ebu Ali Ed Dekkak:
“Ngadhënjyen durimtarët me krenarinë e dy botëve sepse ata e arritën prej Allahut shoqërinë (meiijen) e Tij”.
Allahu përmblodhi në durimtarët tri gjëra, me të cilat nuk nderoi askënd tjetër, e ato janë: salavati (bekimi) i Allahut mbi ta, mëshira e Tij për ta dhe udhëzimi i Tij për ta. Këto tri cilësi janë te përmendura në këto ajete:
وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ (155) الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُمْ مُصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ (156) أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِنْ رَبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ
Po ti jepju myzhde durimtarëve. 156. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi"! 157. Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”.
(el-Bekare, 155-157) 
Allahu e beri durimin ndihme, përgatitje (për ballafaqim me sprova) dhe urdhëroi për të mbrojtur me durim. Thotë Allahu:
وَاسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ
Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, ”.
(el-Bekare, 45)
Pra kush nuk ka durim nuk ka as ndihmë.
Allahu lidhi fitoren për durimit dhe devotshmërisë e tha:
بَلَى إِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا وَيَأْتُوكُمْ مِنْ فَوْرِهِمْ هَذَا يُمْدِدْكُمْ رَبُّكُمْ بِخَمْسَةِ آَلَافٍ مِنَ الْمَلَائِكَةِ مُسَوِّمِينَ
Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë) t'ju vinë tash në këtë moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar”.
(Ali Imran, 125)
Allahu lidhi dashurinë e Tij për durimit dhe e caktoi atë për ithtarët e durimit, e tha:
وَكَأَيِّنْ مِنْ نَبِيٍّ قَاتَلَ مَعَهُ رِبِّيُّونَ كَثِيرٌ فَمَا وَهَنُوا لِمَا أَصَابَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَمَا ضَعُفُوا وَمَا اسْتَكَانُوا وَاللَّهُ يُحِبُّ الصَّابِرِينَ
E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët”.
(Ali Imran, 146)
Allahu duke folur për virtytet e hajrit lajmëroi se ato nuk i vjelë askush pos durimtarëve. Këtë e sqaroi në dy vende në librin e Tij, Kur’anin, në suren el-Kasas, respektivisht ne tregimin e Karunit, ku dijetarët iu kishin thënë një grupi njerëzish mendjelehtë, të cilët dëshironin te kenë pasuri sikurse Karuni:
وَقَالَ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ وَيْلَكُمْ ثَوَابُ اللَّهِ خَيْرٌ لِمَنْ آَمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا وَلَا يُلَقَّاهَا إِلَّا الصَّابِرُونَ
E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!”.
(el-Kasas, 80)
Durimi fundin e ka gjithsesi më të mirë. Transmeton Muslimi nga Ummu Seleme, e cila ka thënë:
سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ مَا مِنْ مُسْلِمٍ تُصِيبُهُ مُصِيبَةٌ فَيَقُولُ مَا أَمَرَهُ اللَّهُ { إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ }اللَّهُمَّ أْجُرْنِي فِي مُصِيبَتِي وَأَخْلِفْ لِي خَيْرًا مِنْهَا إِلَّا أَخْلَفَ اللَّهُ لَهُ خَيْرًا مِنْهَا قَالَتْ فَلَمَّا مَاتَ أَبُو سَلَمَةَ قُلْتُ أَيُّ الْمُسْلِمِينَ خَيْرٌ مِنْ أَبِي سَلَمَةَ أَوَّلُ بَيْتٍ هَاجَرَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ثُمَّ إِنِّي قُلْتُهَا فَأَخْلَفَ اللَّهُ لِي رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَتْ أَرْسَلَ إِلَيَّ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حَاطِبَ بْنَ أَبِي بَلْتَعَةَ يَخْطُبُنِي لَهُ فَقُلْتُ إِنَّ لِي بِنْتًا وَأَنَا غَيُورٌ فَقَالَ أَمَّا ابْنَتُهَا فَنَدْعُو اللَّهَ أَنْ يُغْنِيَهَا عَنْهَا وَأَدْعُو اللَّهَ أَنْ يَذْهَبَ بِالْغَيْرَةِ
E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë: Nuk ka mysliman, të cilin e godet ndonjë fatkeqësi e ai thotë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. O Zoti im! Më shpërble në këtë fatkeqësi timen dhe pas saj më sjell me të mirë”, e të mos ia sjelle Allahu pas saj më të mirë se ajo (sprove). Kur vdiq Ebu Seleme thoshte: Cili mysliman është më i mirë se sa Ebu Seleme; shtëpia e parë që migroi tek i dërguari i Allahut, pastaj unë thashë këtë (dua që na mësoi Pejgamberi, alejhi’s selam), kështu që Allahu ma dhuroi vet Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam. Tha: Pejgamberi e dërgoi tek unë Hatib b. Belteah që të më fejoj për të. I thashë se kam një vajze të vogël dhe unë jam xheloze. Tha: Sa i përket vajzës së saj, e lusim Allahun që ajo të mos ketë nevojë për të dhe e lus Allahun që ta largoj xhelozinë e saj”.
Durimi, përveç që të fut në Xhenet, ai të veçon edhe me disa specifika, si: një shtëpi në Xhenet. Transmeton Tirmidhiu nga Ebu Musa el Esh’ariu:
أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ إِذَا مَاتَ وَلَدُ الْعَبْدِ قَالَ اللَّهُ لِمَلَائِكَتِهِ قَبَضْتُمْ وَلَدَ عَبْدِي فَيَقُولُونَ نَعَمْ فَيَقُولُ قَبَضْتُمْ ثَمَرَةَ فُؤَادِهِ فَيَقُولُونَ نَعَمْ فَيَقُولُ مَاذَا قَالَ عَبْدِي فَيَقُولُونَ حَمِدَكَ وَاسْتَرْجَعَ فَيَقُولُ اللَّهُ ابْنُوا لِعَبْدِي بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ وَسَمُّوهُ بَيْتَ الْحَمْدِ
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë: Kur t’i vdes njeriut fëmija, Allahu iu thotë melaikeve: E morët fëmiun e robit Tim? Thonë: Po. Thotë: E morët frytin e zemrës se tij? Thonë: Po. Thotë: Çfarë tha robi im? Thonë: Të falënderoi dhe u kthye kah Ti (duke thënë të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi). Thotë Allahu: Ndërtojani robit Tim një shtëpi në Xhenet dhe quajeni: Shtëpia e falënderimit”. ([30])
Durimi vjen ne shprehje atëherë kur dikush ta bën ndonjë te keqe dhe ti, nga burrëria e madhe, nuk lutesh kundër tyre por ua falë atë. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Abdullah b. Mes’udi i cili thotë:
Durimi është dhurata me e mire qe i jepet njeriu. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Seid el Hudrijji se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
ما أعطي أحد عطاءً خيرا و أوسع من الصبر
Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e bollshme se sa durimi”.
Besimtarit, çka do që i ndodhë është në favor dhe të mirë të tij. Transmeton Muslimi nga Suhejbi se ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
عَجَبًا لِأَمْرِ الْمُؤْمِنِ إِنَّ أَمْرَهُ كُلَّهُ خَيْرٌ وَلَيْسَ ذَاكَ لِأَحَدٍ إِلَّا لِلْمُؤْمِنِ إِنْ أَصَابَتْهُ سَرَّاءُ شَكَرَ فَكَانَ خَيْرًا لَهُ وَإِنْ أَصَابَتْهُ ضَرَّاءُ صَبَرَ فَكَانَ خَيْرًا لَهُ
Çudi me punën e besimtarit, tërë çështja e tij është e mirë për të, dhe kjo nuk i takon askujt përveç besimtarit; nëse e godet diç e mire falënderon dhe kjo është e mirë për të. Po kështu nëse e godet diç e keqe ai bën durim dhe është mirë për të“.
Pra a kemi arsye të mos durojmë?!


([1])     Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi

([2])     Fet’hul Bari sherhu sahihi’l Buhari, Ibni Haxher el-Askalani, komentimi i hadithit: 6830.

([3])   Xhamiu'l bejan fi te'vili'l kur'an, Ebu Xha'fer et-Taberijj, recensim: Ahmed Muhammed Shakir, b.1, 2000, komentimi i ajetit 61 te kaptinës en-Nahl

([4])   Irshadu’l akli’s selam ila mezaja’l kitabi’l kerim, Ebu’s Suud, libri në versionin elektronik gjendet në www.altafsir.com

([5])   Tejsiru’l kerimi’rr rrahman fi tefsiri kelami’l mennan, Abdurrahman b. Nasir b. es-Sa’dijj, b. 1, 2000, Muessesetu’rr rrisale, burimi elektronik: www.qurancomplex.com

 

([6])    Buhariu

([9])     Gjeneza /12

([10])   Gjeneza /19

([11])   Dalja 3,11

([12])   Lavdimi 2,3

([13])   Dalja, 23

([14])   Mbreterit, 1,2

([15])   Muslimi

([16])    Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Ibni Hibbani në Sahihun e tij

([17])    Buhariu

([18])    Muttefekun alejhi

([19])   Ali Imran 180

([20])    Transmeton Ibni Huzejme dhe Ibni Hibbani ne koleksionet e tyre të vërteta

([21])    Transmetim unanim

([22])    Muslimi

([23])   Hadithi është autentik. Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 2472

([24])  www.islamweb.net, sektori: es-Siretu-n-nebevijjeh, Shemailu’rr Rresuli sal-lAllahu alejhi ve sel-leme, e martë, 18/6/2002

([25])  Hixhri i Qabes është vendi në mes ruknit, zemzemit dhe mekamit, ose është vendi nga mekami deri tek dera ose prej ruknit të zi e deri tek dera dhe mekami ku njerëzit shtyjnë njeri tjetrin për të bërë dua. Shih: Taxhu'l urus min xhevahiri'l kamus, Muhammed b. Muhammed b. Abdurr-Rrezzak el-Husejnijj, Ebu'l Fejd, pj. 1, f. 7671

 

([26])    Buhariu

([28])   Buhariu

([29])  Në mënyrë që të mos vie deri tek ndonjë keqkuptim apo edhe keqinterpretim i mundshëm i kësaj fraze them se shoqëria e Allahut (el meijjeh) këtu e ka për qellim se Allahu është me ty, te ndihmon, te përkrah, te udhëzon, dhe se assesi dhe në asnjë forme nuk përcakton qe Allahu me Qenien e Tij te Shenjte te jete me ne. Pra le te jete mësim çdoherë ky rregull për ne.

 

([30])    Shejh Albani ne Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, nr: 1408 e ka cilësuar të mirë-hasen.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013