Nga shehidi nënës së vet
E dashura nënë!
E di se je e mërzitur. E di se edhe sot kur ta dëgjosh ndonjë grua tek thërret birin e vet, sytë e tu mbushen me lot. Sot kur i sheh fëmijët tek kridhen në përqafim të baballarëve të tyre ndërsa ti sheh fëmijët e mi të strukur, të mërzitur, mërzitesh shumë. Të gjitha këto i di...
Por, nëna ime, ty nënë që aq shumë të desha, të lutem mos u mërzit për mua. A të kujtohen ditët kur unë fillova të rekrutohem në grupin e Allahut, në grupin e shpëtuar, në grupin e atyre që luftuan e luftojnë për ta zhdukur të kotën dhe padrejtësinë? Ta përmendja shpërblimin e njerëzve të tillë ndërsa ti, sa e dëshiroje ketë shpërblim, po kaq, në mos më shumë, mërziteshe për mua. Nuk dua të të akuzojë për këtë, ngase ke patur shumë të drejtë të mërziteshe për mua; sa mundin e sa mërzinë e pate; ishim të varfër, të anashkaluar nga të pasurit, punonim për kafshatë goje, ishim më pak të shkolluar, ishim e ishim, po çka nuk ishim?!
Megjithatë, nëna ime, nënë e dashur, sot kur po të shkruaj nga Xhenneti, dua ta largoj dhimbjen njëherë e përgjithmonë. Ndonëse ende nuk të ka arritur lajmi për mua, paraprakisht po të informoj: Unë kam rënë dëshmor në rrugën e Allahut. Nënë, kam vdekur për hire të fesë së Allahut, dhe Allahu, siç ka premtuar, më ka shpërblyer shumë. Rrobat e vjetra e të përlyera me gjak më dhanë epitet dhe më bën të famshëm në qiell. Këtu nuk po u vlerësuaka njeriu në bazë të pasurisë, jo, këtu i mirë qenka ai që paska qenë i devotshëm.
Do ta rrëfej tregimin tim në tërësi. Me të rënë përtokë si dëshmor, pashë melekë të shumtë të cilët erdhën ta merrnin shpirtin tim. Ishin të zbukuruar, ta kishte ëndja vetëm t’i shihje. Pastruan shpirtin tim, dhe menjëherë, pa asnjë pushim, u nisa lart në qiell. Depërtova atje ku asnjëherë më parë as teknika më e zhvilluar astronomike nuk ka arritur. Fluturova dhe veten e ndieja sikur të isha një melek. M’i hapen dyert e qiellit, dhe nënë, nga gëzimi, mikpritja dhe dashuria që gjeta atje, harrova dynjanë. Po të mos lëndoja, nënë do të thosha, se edhe ty të harrova. Për Zotin, sikur tërë dynjanë të ma jepnin, kurrë nuk do të harroja por në këtë botë puna qenka ndryshe. Shkova tek Allahu dhe nën Arshin Madhështor bëra një sexhde. Ah! Çfarë sexhde. Arrita kënaqësinë e Allahut dhe më pas u ktheva prapë në varr.
Tregimi ende nuk ka përfunduar…
Shpirti im tani vetëm filloi kapitullin e ri të jetës. U priveligjova. Më ftuan të shkoj në Xhennet. Fluturoja si shpend i bukur. Eh moj nëna ime, atë varfërinë e dunjasë ma kompensuan me këtë pasuri, që për Zotin vetëm një pjesë e vogël e saj qenka shumë herë më me vlerë se sa tërë dynjaja.
Me të hyrë në Xhennet, shkëlqimi i tij më magjepsi. Asnjëherë më parë nuk kisha imagjinuar një bukuri të tillë. Dyert e tij ishin shumë të gjëra. Në mes dy qepenave të Xhennetit ishte distanca sikurse në mes Mekkes dhe Hexherit ose sikur ne mes Mekkes dhe Busras"([1]). Xhenneti i paska 100 shkallë (grada, pozita, kate); (distanca) në mes të çdo dy shkallëve (kateve) të tij qenka sikurse (distanca) në mes qiellit dhe tokës"([2]).
Toka dhe dheu i tij ishin prej miskut dhe safranit. Kulmi i tij ishte Froni i më të Mëshirshmit. Gurët e tij ishin margaritarë dhe xhevahire. Ndërtesat e tij qenkan një tullë nga ari e tullë nga argjendi, llaçi i tij (i cili vihet ndërmjet tullave, që ta mbajnë njëra tjetrën) është misk (parfum), rëra e saj është rubin dhe margaritarë (gurë i çmuar), dheu i tij qenka vers (bimë e verdhë me erë të bukur, me të cilën ngjyroset) dhe shafran…([3]).
Pemët e tij trungun e kishin nga ari dhe argjendi. Frutat e tij ishin më të buta se sa tëlyeni dhe më të ëmbla se sa mjalti. Gjethet e tij ishin më të buta se rrobat më të buta.
Lumenjtë e tij ishin prej qumështit, shija e të cilit nuk ndryshon, dhe mish të çdo zogu që ata e dëshirojnë. Pija ishte Tasnim, Xhenxhefil dhe Kafur. Gotat e pijes ishin shumë të pastra dhe të bëra prej arit dhe argjendit. Hija ishte aq e gjatë 100 vjet kalërim të një kalorësi të shpejtë([4]).
Gjerësia e tij ishte e tillë saqë njerëzit e shkallës më të ultë në mbretërinë e tyre do të kenë mure dhe pallate, dhe kopshte prej një distance që duhet të udhëtohet për 1000 vjet. Qenkan katër lumenj madhështor([5]), ndërsa për Keutherin fol e mos ke dert; dheu i tij ishte misk (parfum) me erë të këndshme". ([6]) Tendat dhe vendbanimet e tij të gjata 90 km. Rrobat ishin prej arit dhe argjendit.
Këtu te shëmtuar në fytyrë nuk paska dhe të gjithë qenkan të rinj 33 vjeçar me figurë të Ademit, babait të njerëzimit. Nuset dhe gratë e Xhennetit qenkan të reja dhe shumë të bukura. Po të paraqitej vetëm një në botën tuaj, ajo do ta mbushte çka ka ndërmjet qiellit dhe tokës me një erë të bukur, dhe gojët e krijesave do ta lavdëronin atë. Çdo njeri në botën tuaj do të besonte në Allahun, Krijuesin që aq shumë e mohojnë e aq shumë mëkate i bëjnë.
Ky është vetëm fillimi, ndryshe nënë, në Ditën që shpresoj të takohemi këtu bashkë me ju, Allahu na ka garantuar edhe shpërblimin me të madh: Shikimin në Allahun, shpërblim që më çmend sa herë që e kujtoj.
Me zemër plot dashuri për ty dhe me lutje që të mos mërzitesh për mua, të përshëndes shumë nga thellësitë e Xhennetit dhe të uroj bashkim sa më të shpejtë me mua!
Sinqerisht,
Biri yt dëshmor
Data: Amshim…
Vendi: Xhenneti Firdeus.
[1] Buhariu, 8/ 395, Muslimi, 193
[4] Buhariu, 11/ 415, Muslimi, 2827