Kjo temë është një pyetje, e cila ka nevoje për përgjigje. “Cili është qëllimi yt në jetën e kësaj bote?”
Të dashurit e mi për Allahun! Qëllimi i muslimanit është i qartë; nuk është i turbullt dhe as i padefinuar. A e di se cila është përgjigja apo ende ke dyshim?
Qëllimin tuaj, paçi bekim prej Allahut, e nxirrni nga ky ajet fisnik:
“وعد الله المؤمنين والمؤمنات جنات عدن تجري من تحتها الانهار خالدين فيها ومساكن طيبة في جنات عدن ورضوان من الله اكبر ذلك هو الفوز العظيم
Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh”.
([1])
Synimi i muslimanit është arritja e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar. Ajeti na informon se Allahu ka përgatitur për besimtarët dhe besimtaret Xhennete, në të cilat rrjedhin lumenj dhe në të cilat ata përveç që do të banojnë në pallatet e bukura dhe do të dëfrehen me mirësitë e paimagjinuara të tij, ata do të jenë të përjetshëm. Pastaj, ata do të kenë diç edhe më të begatshme se sa kjo. Allahu, qofte lartësuar emri i Tij, do t’i nderoj me kënaqësinë e Tij. E kush realizon një gjë të tillë atëherë le ta dijë se “Ky është shpëtimi i madh”- i përmendur në fund të ajetit.
Këtë ajet e sqaron mirë edhe një hadith profetik nga Sei el-Hudrijji, i cili rrëfen të ketë thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të:
“إن الله يقول لأهل الجنة : يا أهل الجنة : فيقولون لبيك ربنا وسعديك والخير في يديك . فيقول هل رضيتم ؟ فيقولون ومالنا لا نرضى يارب؟ وقد اعطيتنا مالم تعط احد من خلقك. فقال الا اعطيكم افضل من ذلك ؟ فيقولون : يارب وأي شيء افضل من ذلك؟ فيقول :احل عليكم رضواني فلا اسخط عليكم بعده ابدا
Allahu i Madhëruar iu drejtohet banorëve të Xhennetit: O banorë të Xhennetit!
Urdhëro o Zoti ynë- përgjigjen. E mira është në duart e Tua- shtojnë ata.
A jeni bërë të kënaqur?- i pyet Allahu.
E pse të mos bëhemi të kënaqur kur neve na ke dhënë atë që askujt prej krijesave Tua nuk ia ke dhënë?!- i përgjigjen.
Do t’iu jap edhe më shumë se kjo- iu thotë Allahu i Madhëruar.
O Zoti ynë, po ç’gjë është më e bukur se sa kjo?!- pyesin me habi.
Sot do t’ua jap kënaqësinë Time dhe më kurrë nuk do të hidhërohem në ju- iu thotë Allahu i Madhëruar”.
([2])
Çfarë doni më shumë se kjo? Kjo është kënaqësia e Allahut. Ky është synimi ynë i qartë dhe i caktuar, synim që shprehet në momentin e fundit të jetës sonë ku duam të na thotë Allahu:
“يا أيتها النفس المطمئنة ارجعي إلى ربك راضية مرضية فا دخلي في عبادي وادخلي جنتي
O ti shpirt i bindur plotësisht! 28. Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! 29. Hyn në turmën e robërve të Mi! 30. Dhe hyn në xhennetin Tim!”.
([3])
Si të arrijmë te ky qëllim?
Arritja tek ky qëllim behet nëpërmjet adhurimit të vërtetë për Allahun, adhurim për të cilin edhe na krijoi Allahu, siç qëndron në ajet:
“و ما خلقت الجن والإنس إلا ليعبدون . ما أريد منهم من رزق وما أريد ان يطعمون . إن الله هو الرزاق ذو القوة المتين
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. 57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s'dëshiroj të më ushqejnë ata. 58. All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti”.
([4])
Vëlla dhe motër në Islam!
Adhurimi i vërtetë është atëherë kur bëhet ashtu siç na mësoi Muhammed Mustafaja, paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të. Një gjë e tillë është sqaruar në hadithin e transmetuar nga Omeri, i biri i Hattabit,:
“الإحسان أن تعبد الله كأنك تراه فإن لم تكن تراه فإنه يراك
Përpikëri është ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh ngase, nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty”.
([5])
Përpikëria në adhurim është pozitë madhështore e falësve, të cilët ndiejnë përherë praninë e Allahut dhe vëzhgimin e Tij me diturinë absolute të Tij, gjë që ndikon në rrjedhjen normale të jetës së tyre. Muslimani i tillë i devotshëm, me një rutinë të tillë, praktikisht realizon ajetin kur’anor:
“قل إن صلاتي ونسكي ومحياي ومماتي لله رب العالمين. لا شريك له وبذلك امرت وأنا اول المسلمين
Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. 163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”.
([6])
Profesioni i vetëm i caktuar i njeriut në këtë botë, të cilit nuk mund t’i shmanget, është adhurimi për Allahun, adhurim që duhet të kryhet sinqerisht dhe vetëm për Të, dhe atë, konform Kur’anit dhe Sunnetit, me ç’rast realizohet fjala e Allahut:
“فمن كان يرجو لقاء ربه فليعمل عملا صالحا ولا يشرك بعبادة ربه احدا
... e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askënd”.
([7])
Vëllezër dhe motra!
Sa e bukur dhe sa e kuptimshme është jeta kur e tëra i përkushtohet adhurimit për Allahun! Sa e lumtur është jeta kur e tëra është vetëm për Allahun! Sa madhështor është shpërblimi kur Allahu të shpërblen për adhurimin tënd! Sa herë që shikon jetën tënde nga këndvështrimi i adhurimit dhe e stolise me bukuritë e tij, ankthi, ngushtimi, humbja, dobësia, monotonia dhe përtacia zhduken.
Tashmë që mësuam qëllimin dhe mjetin për të arritur tek ky qëllim, patjetër duhet të kemi një shpirt mallëngjyes...
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin për zotërinë tonë, Muhammedin!
Përshtati në shqip: Sedat Gani ISLAMI