Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
TË DREJTA TË ALLAHUT TË MADHËRUAR

Allahu krijoi njerëzimin dhe iu dha begati të dukshme e të padukshme, në tokë e në det, në trup e në horizont. Thotë Allahu:
 
أَلَمْ تَرَوْا أَنَّ اللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَأَسْبَغَ عَلَيْكُمْ نِعَمَهُ ظَاهِرَةً وَبَاطِنَةً وَمِنَ النَّاسِ مَن يُجَادِلُ فِي اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَلَا هُدًى وَلَا كِتَابٍ مُّنِيرٍ
A nuk e dini ju se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj ç'ka në qiej e ç'ka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm”. [1]
وَآتَاكُم مِّن كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ وَإِن تَعُدُّواْ نِعْمَتَ اللّهِ لاَ تُحْصُوهَا إِنَّ الإِنسَانَ لَظَلُومٌ كَفَّارٌ
Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”. [2]
وَإِن تَعُدُّواْ نِعْمَةَ اللّهِ لاَ تُحْصُوهَا إِنَّ اللّهَ لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ
Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron”. [3]
 
Begatia më e madhe, padyshim, konsiderohet dërgimi i pejgamberëve dhe zbritja e librave si dhe udhëzimi ne fenë islame. Mu për këtë -muslimanë të nderuar- neve e kemi obligim që Allahut t’ia njohim të drejtat e Tij dhe të jemi kureshtarë e gjithnjë të gatshëm në përmbushjen dhe kryerjen e tyre.
 
Të drejtat më të theksuara të Allahut Fuqiplotë janë:
 
1. Besimi ne Allahun e Lartëmadhëruar. Besimi në Allahun përmban katër gjëra thelbësore:
 
Besimi në ekzistencën e Allahut të Lartësuar dhe këtë me argument të ekzistimit të krijesave. Logjikisht, nuk ka mundësi të ekzistojë krijesa pa Krijues ngase gjë-ja nuk krijon vetveten meqë më parë nuk ishte asgjë. Po kështu, edhe rastësisht, nuk mund të ekzistojnë gjërat ngase çdo e shpikur duhet ta ketë shpikësin. Nëse nuk ekzistuaka mundësia e këtyre krijesave për shpikjen e vetvetes, atëherë, rrjedhimisht, vie opsioni i vetëm i qëlluar se ato janë të krijuara nga Allahu, Zoti i botëve.
Besimi në Rububijjetin (të qenit Zot) e Allahut, se Ai krijon, ka në pronësi çdo gjë, urdhëron e udhëheq; nuk ka krijues përveç Tij. Thotë Allahu:
ألا له الخلق والأمر
... Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi...”. [4]
يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِي لِأَجَلٍ مُّسَمًّى ذَلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ الْمُلْكُ وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِيرٍ
Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije)”. [5]
 
Nuk është e ditur nëse ndokush prej krijesave ia ka mohuar Allahut të Madhëruar këtë veçori përveç ca mendjemëdhenjve, siç është rasti me Faraonin, i cili i pati thënë populli te vet:
فَقَالَ أَنَا رَبُّكُمُ الْأَعْلَى
E u tha: "Unë jam zoti juaj më i lartë!”. [6]
يا أيها الملأ ما علمت لكم من إله غيري
...O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje...”. [7]
 
Kjo, edhe pse është regjistruar si mohim dhe pretendim hyjnie, megjithatë nuk ka qenë besim. Thotë Allahu:
وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنفُسُهُمْ ظُلْماً وَعُلُوّاً فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ
Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve”. [8]
 
Musai, alejhi’s selam i kishte thënë Faraonit:
قَالَ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا أَنزَلَ هَـؤُلاء إِلاَّ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ بَصَآئِرَ وَإِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا فِرْعَونُ مَثْبُوراً
Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar”. [9]
 
Mu për këtë, politeistët, edhe pse i shoqëronin Allahut të Madhëruar zota në adhurim, megjithatë pranonin se vetëm Allahu është krijues. Thotë Allahu:
قل لمن في الأرض ومن فيها إن كنتم تعلمون * سيقولون لله قل أفلا تذكرون * قل من رب السموات ورب العرش العظيم * سيقولون لله قل أفلا تتقون * قل من بيده ملكوت كل شيء وهو يجير ولا يجار عليه إن كنتم تعلمون * سيقولون لله قل فأنى تسحرون
Thuaj: "E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini? Ata do të thonë: "E All-llahut". Atëherë thuaju: "Përse pra nuk mendoni? Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?"  Ata do të thonë: "All-llahu!". Thuaju: "E pse nuk frikësoheni pra? Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini? Ata do të thonë: "Në dorë të All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?”. [10]
 
وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ خَلَقَهُنَّ الْعَزِيزُ الْعَلِيمُ
Nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt e tokën?" Me siguri do të thonë: "Ato i krijoi i gjithëfuqishmi, i dijshmi!”. [11]
 “ولئن سألتهم من خلقهم ليقولن الله فأنى يؤفكون”. ()
 
Besimi në Uluhuijjetin e (adhurimin e vetëm) Allahut. Kjo d.t.th.: që nuk ka zot që përveç Allahut adhurohet me dashuri dhe nënshtrim. Thotë Allahu:
وإلهكم إله واحد لا إله إلا هو الرحمن الرحيم
Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron”. [12]
أأرباب متفرقون خير أم الله الواحد القهار. ماتعبدون من دونه إلا أسماء سميتموها أنتم وآباؤكم ما أنزل الله بها من سلطان
O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?" Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta...”. [13]
 
Allahu zhvleftësoi arsyet e adhurimit të putave nga politeistët me dëshmi logjike, si:
 
a)      Në ato gjëra që adhurojnë nuk ka asnjë veçori hyjnore; janë të krijuara që nuk krijojnë dhe nuk sjellin dobi por as dëm nuk largojnë. Nuk kanë në dorë as jetë dhe as vdekje, nuk posedojnë asgjë nga pasuria e tokës dhe qiejve si dhe nuk janë ortakë të Allahut në asgjë. Thotë Allahu:
واتخذوا من دونه آلهة لا يخلقون شيئاً وهم يخلقون. ولايملكون لأنفسهم ضراً ولانفعاً ولايملكون موتاً ولاحياة ولانشوراً
Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje”. [14]
أيشركون ما لايخلق شيئاً وهم يخلقون. ولا يستطيعون لهم نصراً ولا أنفسهم ينصرون
A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar. 192. Ata (idhujt) nuk mund t'u sjellin atyre ndonjë ndihmë e as veten e tyre ta ndihmojnë”. [15]
Nëse kjo qenka gjendja e atyre “zotave të adhuruar” atëherë adhurimi i tyre është vetëm një mendjelehtësi e papjekuri injoranti.
 
b)      Politeistët pranonin se Allahu është Krijuesi i vetëm, në dorën e të Cilit është çdo gjë. Thotë Allahu:
ولئن سألتهم من خلقهم ليقولون الله فأنى يؤفكون
Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i kthejnë shpinën? ”. [16]
قل من يرزقكم من السماء والأرض أم من يملك السمع والأبصار، ومن يخرج الحي من الميت ويخرج الميت من الحي ومن يدبر الأمر فسيقولون الله فقل أفلا تتقون
Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk i frikësoheni?" (dënimit)”. [17]
 
Kur ata pranuan këtë, atëherë, logjikisht, do të duhej që Allahun ta veçonin me adhurim.
-  Besimi në emrat dhe cilësitë e Allahut të Madhëruar. Besimtari duhet të besoj në emrat dhe cilësitë e Allahut duke ia vërtetuar ato që Allahu ia vërtetoi Vetes në Kur’an apo i dërguari i Tij në Sunnet në përputhje të plote me madhërinë e Tij duke mos shtrembëruar, zhvleftësuar, adoptuar (dhënie formë) e përngjasuar. Thotë Allahu:
ولله الأسماء الحسنى فادعوه بها وذروا الذين يلحدون في أسمائه سيجزون ما كانوا يعملون
All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre”. [18]
ليس كمثله شيء وهو السميع البصير
... Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi”. [19]
2. Adhurimi i sinqertë i Allahut të Madhëruar. Sinqeriteti realizohet kur njeriu me veprën e tij synon vetëm kënaqësinë e Allahut të Madhëruar, gjë të cilën e kërkon Allahu i Madhëruar prej nesh. Thotë Allahu i Madhëruar:
إنا أنزلنا إليك الكتاب بالحق فاعبد الله مخلصاً له الدين
Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!”. [20]
قل إن صلاتي ونسكي ومحياي ومماتي لله رب العالمين. لاشريك له وبذلك أمرت وأنا أول المسلمين
Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”. [21] 
 
Ndërsa në hadithe, përkitazi me këtë tematikë, kemi argumente të panumërta. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam në një hadith kudsijj: “قَالَ اللَّهُ تَبَارَكَ وَتَعَالَى أَنَا أَغْنَى الشُّرَكَاءِ عَنْ الشِّرْكِ مَنْ عَمِلَ عَمَلًا أَشْرَكَ فِيهِ مَعِي غَيْرِي تَرَكْتُهُ وَشِرْكَهُ
Ka thënë Allahu i Madhëruar: Unë më së paku nga ata që i adhuroni kam nevojë për shoqëri. Kush bën një vepër dhe ma shoqëron dikë, do të lë atë dhe shirkun (putin-idhullin-të adhuruarin) e tij (pa mëshirë dhe do t’i gjykoj me drejtësinë Time)”. [22]
 
Muadhi rrëfen: Isha ulur në gomar pas Pejgamberit, alejhi’s selam, gomar të cilin e quanim Ufejr, me ç’rast Pejgamberi, alejhi’s selam më tha:
يامعاذ، هل تدري حق الله على عباده، وما حق العباد على الله ؟ قلت الله ورسوله أعلم. قال: فإن حق الله على العباد أن يعبدوه ولايشركو به شيئاً، وحق العباد على الله أن لا يعذب من لا يشرك به شيئاً. فقلت: يارسول الله، أفلا أبشر الناس ؟ قال لا تبشرهم فيتكلوا
O Muadh! A e di se cila është e drejta e Allahut të Madhëruar tek robërit dhe cila është e drejta e robërve tek Allahu? Allahu i Madhëruar dhe i dërguari i Tij e dinë!- u përgjigja. E drejta e Allahut të Madhëruar tek robërit është që ta adhurojnë dhe të mos i shoqërojnë asgjë në asgjë ndërsa e drejta e robërve është, që nëse e adhurojnë me sinqeritet pa i përshkruar shok në asgjë, të mos i ndëshkojë- tha Pejgamberi, alejhi’s selam. A t’i përgëzoj njerëzit me këtë- tha Muadhi. Mos i përgëzo ngase do të mbështetën ne këtë- i tha Pejgamberi, alejhi’s selam.”. [23]
الله لاينظر إلى أجسامكم، ولا إلى صوركم، ولكن ينظر إلى قلوبكم وأعمالكم
Allahu i Madhëruar nuk shikon në trupat dhe as në pamjet tuaja por shikon në zemrat dhe punët tuaja”. [24]
إِذَا جَمَعَ اللَّهُ النَّاسَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ لِيَوْمٍ لَا رَيْبَ فِيهِ نَادَى مُنَادٍ مَنْ كَانَ أَشْرَكَ فِي عَمَلٍ عَمِلَهُ لِلَّهِ أَحَدًا فَلْيَطْلُبْ ثَوَابَهُ مِنْ عِنْدِ غَيْرِ اللَّهِ فَإِنَّ اللَّهَ أَغْنَى الشُّرَكَاءِ عَنْ الشِّرْكِ
Kur Allahu i Madhëruar t’i bashkojë njerëzit në Ditën e Kiametit, ditën për të cilën nuk ka dyshim, thërret një thirrës: Kush ia ka shoqëruar dikë Allahut të Madhëruar në ndonjë vepër që e ka bërë për Të, le të mos kërkojë shpërblim prej Allahut të Madhëruar ngase Allahu i Madhëruar më së paku ka nevojë për t’ia shoqëruar dikë”. [25]
 
Pikërisht për këtë, njeriut i mbetet obligim kureshtja për këtë sinqeritet si dhe përmbushja e së drejtës së Allahut duke mos anashkaluar kujdesin maksimal ndaj politeizmit. Ndoshta ky është sekreti i vështirësisë së sinqeritetit për njerëzit.
 
3. Përfillja e urdhrave dhe shmangia ndalesave. Respektimi i Allahut të Madhëruar duke iu përmbajtur urdhëresave të Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij është prej të drejtave më të theksuara të Allahut të Madhëruar ndaj robërve të Tij. Thotë Allahu i Madhëruar:
يا أيها الذين آمنوا أطيعوا الله وأطيعوا الرسول ولاتبطلوا أعمالكم
O ju besimtarë, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!”. [26]
 
واتقوا النار التي أعدت للكافرين. وأطيعوا الله والرسول لعلكم ترحمون
Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët. E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu që të mëshiroheni”. [27]
 
قل أطيعوا الله والرسول فإن تولوا فإن الله لا يحب الكافرين
Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët "!”. [28]
 
وأطيعوا الله وأطيعوا الرسول واحذروا فإن توليتم فاعلموا أنما على رسولنا البلاغ المبين
Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë”. [29]
 
ومن يطع الله ورسوله يدخله جنات تجري من تحتها الأنهار، ومن يتولّ يعذبه عذاباً أليماً
... E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhëmbshëm”. [30]
 
وما كان لمؤمن ولامؤمنة إذا قضى الله ورسوله أمراً أن يكون لهم الخيرة من أمرهم، ومن يعص الله ورسوله فقد ضل ضلالاً مبيناً
Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës”. [31]
 
Neve, muslimanë të respektuar, na duet të nxitojmë në përmbushjen e këtij haku apo të kësaj të drejte në mënyrë që të jemi pjesë e atyre që Allahu i Madhëruar i përshkruan:
 
وقالوا سمعنا وأطعنا غفرانك ربنا وإليك المصير
...dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë”. [32]
 
4. Madhërimi i Allahut Fuqiplotë. Ky madhërim realizohet nëpërmjet disa gjërave:
 
®  Zhveshja e Allahut të Madhëruar nga çdo cilësi që nuk i përshtatet Madhërisë së Tij, në njërën anë, dhe përshkrimi me cilësi të urtësisë dhe madhërisë ashtu siç Ai e përshkroi Veten në Kur’an apo e përshkroi Atë i dërguari i Tij në hadithe.
®  Madhërimi i urdhëresave dhe ndalesave të Tij duke mos kaluar kufijtë e caktuar prej Tij. Thotë Allahu i Madhëruar:
ومن يعظم حرمات الله فهو خير له عند ربه
...Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet...”. [33]
ومن يعظم شعائر الله فإنها من تقوى القلوب
...E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave”. [34]
 
5. Dashuria për Allahun e Madhëruar, shpresa në Të dhe frika prej Tij. Allahu i Madhëruar i krijoi njerëzimin që ta adhurojnë e tha:
وما خلقت الجن والإنس إلا ليعبدون. ما أريد منهم من رزق وما أريد أن يطعمون. إن الله هو الرزاق ذو القوة المتين
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s'dëshiroj të më ushqejnë ata. All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti”. [35]
 
Adhurimi për Allahun përbëhet nga tri pjesë: dashuri, shpresë dhe frikë.
 
6. Falënderimi për Allahun e Madhëruar për mirësitë e dhuruara. Mirësitë e Allahut të Madhëruar janë të panumërta dhe janë në rrjedhë gjithnjë. Mirësia e krijimit, udhëzimi, shëndetit, ujit, ajrit, mendjes, gruas, fëmijëve, etj. Falënderimi për këto dhunti bëhet me tri gjëra:
®  Pranimi shpirtëror i dhuntisë. Kjo d.t.th.: se thellë në shpirt duhet të jetë besimi dhe pranimi i pastër se begatia është prej Allahut të Madhëruar si mirësi ndaj nesh. Thotë Allahu i Madhëruar:
وما بكم من نعمة فمن الله
Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut...”. [36]
Pranimi ka edhe kuptimin qe njeriu, shpirtërisht, te përulet para Allahut të Madhëruar si nevojtar dhe i varfër për Allahu e Madhëruar.
®  Lavdimi dhe falënderimi haptas për Allahu e Madhëruar për këtë dhunti. Derisa pranimi ishte i fshehte, lëvdimi duhet të jetë i hapur, duke adresuar çdo dhunti tek Allahu dhe duke folur për të. Thotë Allahu i Madhëruar:
وأما بنعمة ربك فحدّث
E me të mirat që t'i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!”. [37]
Në kuadër të kësaj hynë edhe përshkrimi i Allahut të Madhëruar si Bujar, Bamirës, Fisnik, etj.
®  Distribuimi i dhuntisë në gjëra qe i do Allahu i Madhëruar. Kjo bëhet duke përdorur dhuntinë dhe mirësinë në gjëra që Allahu i Madhëruar urdhëron e i dëshiron dhe ikja nga çdo rrugë a mënyrë që shfrytëzimin e dhuntisë do ta devijonte në haram, në mëkate dhe në gjëra që Allahun e Madhëruar e hidhërojnë.
 
7. Nënshtrimi dhe pranimi i caktimit të Allahut të Madhëruar. Disa njerëz sprovohen me fatkeqësi e sprova nga Allahu i Madhëruar, siç qëndron në Kur’an:
ولنبلونكم بشي من الخوف والجوع ونقص من الأموال والأنفس والثمرات وبشر الصابرين
Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve”. [38]
 
وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّى نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ
Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do t'i sprovojmë veprat tuaja”. [39]
 
Obligimi i robit karshi këtyre sprovave e fatkeqësive është durimi dhe nënshtrimi absolut Allahut të Madhëruar duke përfillur kështu urdhrin e Tij:
يا أيها الذين آمنوا اصبروا وصابروا ورابطوا
O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur...”. [40]
 
Përshtati në shqip: Sedat Islami


[1] Llukman, 20

[2] Ibrahim, 34

[3] en-Nahl, 18

[4] el-A’rafë, 54

[5] Fatir, 13

[6] en-Naziat, 24

[7] el-Kasas, 38

[8] en-Neml, 14

[9] el-Isra, 102

[10] el-Mu’minune, 84-89

[11] ez-Zuhruf, 9

[12] el-Bekare, 163

[13] Jusuf, 39-40

[14] el-Furkan, 3

[15] el-A’rafë, 191-192

[16] ez-Zuhruf, 87

[17] Junus, 31

[18] el-A’rafë, 180

[19] esh-Shura, 11

[20] ez-Zumer, 2

[21] el-En’amë, 162

[22] Transmeton Imam Muslimi

[23] Buhariu dhe Muslimi

[24] Muslimi

[25] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani në Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 3154, e ka cilësuar hasen-të mirë.

[26] Muhammed, 33

[27] Ali Imran, 131-132

[28] Ali Imran, 32

[29] el-Maide, 92

[30] el-Fet’h, 17

[31] el-Ahzab, 36

[32] el-Bekare, 285

[33] el-Haxh, 30

[34] el-Haxh, 32

[35] edh-Dharijat, 56-57

[36] en-Nahl, 53

[37] ed-Duha, 11

[38] el-Bekare, 155

[39] Muhammed, 31

[40] Ali Imran, 200


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013