Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Paqja e Allahut qoftë mbi të dashurit e mi për hire të Tij!
…
Çka është Istikameja (të qenit i fortë në fe)?
Dijetarët e parë, selefi, e kanë definuar si:
“المحافظه على الطاعات الظاهرات والباطنات في جميع الاماكن والاوقات ، وترك المخالفات الظاهرات والباطنات في جميع الاماكن والاوقات
Përkujdesja për adhurimet, të dukshmet e të padukshmet, në të gjitha vendet e kohët, si dhe braktisja e kundërshtimeve, të dukshme e të padukshme, në çdo vend dhe kohë”.
Me fjalë tjera, Istikame d.t.th.: që njeriu t’i përmbahet fesë së Allahut kudo që të jetë e jo t’i nënshtrohet në një vend e në vendin tjetër ta kundërshtoj. Po kështu, nuk bën që një vit të jetë i devotshëm e vitin e ardhshëm të jetë shkatarraq.
Shkurt, Istikameja d.t.th.: përkujdesja për devotshmërinë ngase kjo e fundit është pjesë e Istikamesë…
Pozita e Istikamesë tek Allahu i Madhëruar
Allahu ka sqaruar vlerën, shpërblimin dhe pozitën e lartë që ka tek Ai e ka thënë:
“إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ
E, s'ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej”. ([1])
“إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا فَلا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلا هُمْ يَحْزَنُونَ
Ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen”. ([2])
Ka thënë Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, në kuptim të pjesës: “…dhe qëndruan besnikërisht…”,: Nuk bëjnë dredhi siç bën dhelpra. D.t.th.: nuk anuan kundër të vërtetës dhe nuk devijuan.
Nëse je prej të tillëve, atëherë mos u pikëllo për atë që kaloi prej jetës sate dhe mos ke frikë për ardhmërinë tënde ngase ti je nën kujdesin e ALLAHUT.
Siç vërejtëm, Allahu në ajetet kur’anore të cekura më lartë, “frikën” e përmendi më parë se sa “pikëllimin” për arsye se njeriu zakonisht më shumë ndien frikë për të ardhmen se sa që pikëllohet për të kaluarën.
Kjo është pra pozita e tyre: Nuk ka frikë për atë që kaloi dhe as për atë që vjen. Ata janë përherë nën hijen e përgëzimeve; kanë Xhennetin, melaiket i përforcojnë, me një fjalë, të lumtur këtu e të lumtur në ahiret.
Istikameja nga Kur’ani dhe Sunneti
Në Kur’anin Famëlartë, Istikameja, respektivisht, kërkimi i saj, u përmend në katër kaptina, të cilat, përgjithësisht, janë mekkase, madje disa janë prej atyre që qysh në fillim të Islamit kanë zbritur. Ky, natyrisht, se është një aludim i madh, që d.t.th.: se ndërtimi i zemrave me devotshmëri duhet të bëhet qysh në fillim. Më konkretisht, zemrat të cilat qenë pastruar nga errësira e idhujtarisë patjetër, dhe atë menjëherë, duhet të pastrohen dhe forcohen. Thotë Allahu:
“فاستقيموا اليه واستغفروه
...pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij...”. ([3])
“فاستقم كما أمرت
Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar...”. ([4])
“فلذلك فادع واستقم
E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqendrohu.. .”. ([5])
“اهدنا الصراط المستقيم
Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!”. ([6])
Ndërsa faktet nga Sunneti përkitazi me kërkimin e istikamesë nga muslimani do të mund të përmblidheshin në transmetimin e Imam Ahmedit: “Një njeri kishte ardhur tek Muhammedi, alejhi’s selam dhe i kishte thënë:
يا رسول الله ، قل لي في الاسلام قولاً لا أسأل عنه أحداً بعدك
O i dërguari i Allahut, ma thuaj një fjalë që pas teje të mos kam nevojë ta pyes askënd tjetër për të?
Pejgamberi, alejhi’s selam i tha:
قل آمنت بالله ثم استقم
Thuaj: Besova në Allahun e pastaj përqendrohu (bëhu i fortë në këtë e mos u luhat)”.
Pengesat e Istikamesë
1. Dhënia pas epsheve. Nëse zemra jepet pas ndonjë gjëje, ajo quhet dhënie pas epsheve. Nga këtu kuptojmë se epsh nuk janë vetëm dëfrimet në gjëra të ndaluara (zinaja), jo, epsh (shehve) është emër i përgjithshëm për çdo gjë me të cilën mashtrohet (sprovohet) njeriu…
Njeriu e sheh të vërteten para vetes, qartas, por dhënia pas epsheve që e ka bërë rob e pengon atë. Zhveshja nga epshet është kusht për lirimin e zemrës nga robëria e epshit.
2. Shoqëria. Shumë të rinj, seriozisht, kanë menduar t’i kthehen rrugës së Allahut por shoqëria e keqe nuk i ka lënë…
3. Mos imagjinimi i rrezikut. Se çfarë rreziku ka zhveshja nga istikameja shumë njerëz nuk e dinë. Të shumtë janë ata që të thonë: Falem, agjëroj, jap zekat e lëmoshë, por harrojnë se kusht i pranimit është pikërisht istikameja. Selefi (gjeneratat e para) punonin por kishin frikë se a pranohen a jo ndërsa halefi (gjeneratat e vona) nuk punojnë dhe, për çudi, shpresojnë se veprat nuk iu refuzohen.
Muslimanët duhen të jenë të fortë në fe, të largohen prej mëkateve, të mëdha e të vogla, ngase mëkati që bëhet shpesh nuk quhet i vogël, edhe nëse është i tillë, sikur që mëkati i madh me pendim zhduket. Këto mëkate i sillen vërdallë njeriut dhe ndodhë që, Allahu na ruajt, fundin t’ia sjellin të keq. Sa njeriu bënte vepra të mira por për shkak të zhveshjes nga kjo veçori pati vdekje të keqe. Mu për këtë, përpjekjet e të parëve fokusoheshin në pastrimin shpirtëror dhe forcimin në fe. Një prej tyre kishte thënë: Nuk jam lodhur për diç siç jam lodhur për pastrimin e nijjetit tim.
Një tjetër kur kishte lexuar ajetin:
“وقدمنا الى ما عملوا من عمل فجعلناه هباءً منثوراً
E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur”. ([7]),
…kishte qarë deri në mëngjes.
4. Keqkuptimi i “mesatarisë”. Muslimanët janë dakorduar se ekstremiteti, me të dy polet e tij, (ekstremizëm në teprim të ndonjë gjëje, dhe ekstremizëm në pakësim të ndonjë gjëje), është i urryer dhe, apriori, i refuzuar, derisa për “mesatarinë”, zakonisht kanë vetëm fjale miradije. Jo rrallë dëgjon se “Mesataria është prej çështjeve më të mira”. Ummeti i Muhammedit, alejhi’s selam, janë të tillë, mesatar, me dëshmi kur’anore:
“وكذلك جعلناكم أمة وسطا
Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur)...”. ([8])
Megjithatë, mesataria sikur është keqkuptuar. Çfarë është ajo? Mesatari, me domethënie fetare, është praktika (tradita) e Muhammedit, alejhi’s selam dhe shokëve të tij. Atij që i ishte ndaluar ekstremiteti ishte Pejgamberi, alejhi’s selam dhe atij që Allahu iu drejtua me mesatari ishte pikërisht Pejgamberi, alejhi’s selam. Bazuar në këtë, peshore e mesatarisë është vet jeta e tij dhe e shokëve të tij. Çka i shtohet kësaj është teprim e çka i pakësohet është pakësim (cungim).
5. Keqkuptimi i modelit. Ndodhë që ndonjë njeri të gjejë ndonjë gabim tek disa muslimanë të mirë, dhe me këtë rast, ai nuk duhet të largohet prej tyre, ngase i pastër nga mëkatet e gabimet ka qenë vetëm Muhammedi, alejhi’s selam. Ajo që njeriu me këtë rast duhet ta bëjë është që në shpirtin e tij të mbjell edukatën e komunikimit, marrëveshjes, mirëkuptimit dhe nga çdo njeri të vjelë vetëm të mirat e tij.
6. Trysnia e ambientit. Ndodhë që njeriu të jetojë në një mes të paedukuar fetarisht dhe vazhdimisht të jetë nën trysni të tyre. E tallin, përbuzin dhe nënçmojnë atë dhe fenë e tij. Me këtë rast njeriu duhet ta dije se ky është ligj i Allahut te krijesat e Tij. Pejgamberët, alejhimu’s selam, ishin përherë nën trysni të tilla. Edhe me ata talleshin popujt e tyre…
7. Dobësia për vendimmarrje. Sa e sa njeriu i flat vetes se do ta bëjë këtë e këtë, do të bëhet kështu e kështu, por, konkretisht, nuk ndërmerr asgjë. Kjo, krahas asaj që është rezultat i zhytjes në gjëra të parëndësishme, po kështu është edhe si pasojë e vullnetit, dëshirës dhe kurajës. Muslimani nuk duhet të jetë i tillë ngase “atë që e ndalon vepra nuk e shpejton gjenealogjia e tij”. D.t.th.: po nuk veprove mirë dhe mbete mbrapa në këtë aspekt, mos mendo se prejardhja jote familjare të shtyn tutje tek Allahu.
Si ta arrijmë Istikamenë?
1. Pendimi. Pendimi është zhveshja nga mëkatet dhe keqardhje për kryerjen e tyre. Ka thënë Allahu:
“وتوبوا الى الله جميعاً أيها المؤمنون لعلكم تفلحون
...Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. ([9])
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“Vërtet më vie në zemrën time mendimi dhe dëshira ashtu që çdo ditë nga njëqind herë i lutem All-llahut për falje”. ([10])
Ebu Hurejre transmeton: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Për All-llahun, unë çdo ditë i drejtohem All-llahut për falje dhe për pendim më shumë se shtatëdhjetë herë”. ([11])
Zemra e muslimanit pastrohet me vepra të mira ndërsa ndytët me vepra të këqija, dhe mu për këtë, obligohet pendimi që muslimani të jetë i pastër dhe të forcohet në fe.
2. Vëzhgimi i Allahut. Muslimani duhet ta ketë nën vëzhgim të rreptë veten e tij përherë. Nuk mund të arrish Istikamenë po nuk ia pate frikën Allahut çdoherë. Sa bukur ka thënë poeti:
واذا ما خلوت الدهر يوماً فلا تقل خلــــــوت ولكن قل علي رقيب
ولا تحـــسبن الله يغفل ســــاعـــة ولا أن ما تخـــــفي عليه يغيب
Nëse ndonjë ditë je vetmuar
mos thuaj u vetmova por thuaj kam vëzhgues
Mos mendo se Allahu ndonjë çast nuk vëzhgon
dhe se atë që e fsheh Allahu nuk e di
3. Llogaria. Muslimani çdo ditë duhet ta llogarisë veten për veprat e bëra… Allahu ka thënë:
“يا أيها الذين آمنوا اتقوا الله ولتنظر نفس ما قدمت لغد
O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër...”. ([12])
4. Rezistenca dhe ballafaqimi. Muslimani duhet ta kuptojë se armiku i tij më i madh është nefsi (ndjenja shtytëse për në keq) dhe mu për këtë me kohë duhet t’i shpallë nefsit luftë. Ka thënë Allahu:
“والذين جاهدوا فينا لنهدينهم سبلنا وان الله لمع المحسنين
E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve”. ([13])
Botëkuptime që duhen përmirësuar
¨ Istikameja ka nevojë për ripërtërije çdoherë.
¨ Njeriu sado pozitë të lartë të ketë arritur në Istikame ai prapë sprovohet; ligjet e Allahut për krijesa vlejnë edhe për të.
¨ Istikameja nuk është rrobë që vishet brenda çastit, jo, Istikameja është çështje që ka nevojë për mund, energji, durim dhe rezistencë.
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI