Teksti i hadithit:
“إنما يفعل هذا (يعني تقبيل اليد) الأعاجم بملوكها ، و إني لست بملك ، إنما أنا رجل منكم
Këtë, puthjen e dorës, e bëjnë t; huajt me mbretërit e tyre. Unë nuk jam mbret, unë jam njeri sikurse ju”.
Recensuesi: Nasiruddin Albani
Teksti: Ky hadith, siç qëndron në es-Silsiletu’d daifeh ve’l meuduah, 2/44, është apokrif, i shpifur dhe i fabrikuar. Është vërtetuar në hadithe të vërteta se disa njerëz Muhammedit, alejhi’s selam ia puthnin dorën dhe ai nuk ua mohonte këtë gjë, gjë e cila dëshmon për lejimin e puthjes së dorës së dijetarit.
Këtë gjë e praktikonin edhe të parët, selefi, me burrat e mirë të tyre...Por kjo, assesi, nuk do të thotë që dijetarët ta bëjnë shprehi apo zakon që njerëzit tua puthin dorën. Kjo bie ndesh me udhëzimet e Muhammedit, alejhi’s selam ngase këtë gjë vetëm disa nga shokët e tij e bënin, të cilët nuk e dinin se çfarë tradite me rastin e takimit ishte më e dashur për të, e që ishte përshëndetja dorë për dore. Mu për këtë, nuk është rrëfyer që ndonjë prej shokëve të tij të afërt, që kanë njohur traditën e tij mirë, ta kenë bërë këtë gjë. As Ebu Bekri dhe asnjëri prej 10 të përgëzuarve me Xhennet nuk kanë bërë një gjë të tillë. Kjo, mjerisht, ndeshet me traditën e disa mësuesve, të cilët, sikur asgjë të mos bënin me përjashtim të zbehjes së imazhit të kësaj tradite profetike, pra përshëndetjes dorë për dore, do të mjaftonte.
Ç’është më e keqja se disave po nuk ua puthe dorën hidhërohen. Ata hidhërohen për këtë që vetëm është e lejuar ndërsa nuk hidhërohen, absolutisht, nëse lihet anash përshëndetja dorë për dore, e cila është e preferuar dhe me shpërblim më të madh. Kjo nuk bëhet për tjetër përveçse si pasojë e dashurisë së nefsit (vetvetes) dhe pasimit të epsheve. Allahu na ruajt e shpëtoftë!
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI