Borxhi si dukuri shoqërore padyshim se ka qenë i njohur qysh herët, në kohët e lashta, ani pse me tretman jo të njëjtë tek të gjitha shoqëritë. Si i tillë, ai përbën një shqetësim shpirtëror për njeriun, dhe pa dashje, ia hedh mbi supe petkun e nënçmimit dhe ia imponon “hipokrizinë e dhunshme” nëse mund ta quaj kështu. Ky lloj hipokrizie është vërtetuar në hadithin e Pejgamberit, alejhi’s selam. Aisheja, gruaja e Pejgamberit, alejhi’s selam dhe nëna e besimtarëve, rrëfen se Pejgamberi, alejhi’s selam lutej në namaz:
“اللَّهُمَّ إِنِّى أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ اللَّهُمَّ إِنِّى أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْمَأْثَمِ وَالْمَغْرَمِ
Allahumme! Inni eudhubike min adhabi’l kabr, ve eudhu bike min fitneti’l mesihi’d dexh-xhal, ve endu bike min fitneti’l mahja ve’l memat! Allahumme inni eudhu bike mine’l me’themi ve’l magrem!
O Zoti im! Të kërkoj mbrojtje nga dënimi i varrit, sprova e Dexh-xhallit, sprova e të gjallëve dhe të vdekurve, sprova e mëkatit dhe borxhit!
“Sa shumë që kërkon mbrojtje nga borxhi o i dërguari i Allahut- i tha një njeri” rrëfen Aisheja. Pejgamberi, alejhi’s selam tha:
إِنَّ الرَّجُلَ إِذَا غَرِمَ حَدَّثَ فَكَذَبَ وَوَعَدَ فَأَخْلَفَ
Kur njeriu të marri borxh, flet e gënjen, premton e nuk përmbush premtimin”. Buhariu dhe Muslimi.
Pra këtu, përveç lutjes drejtuar Allahut të Madhëruar për ta mbrojtur nga borxhi, ai përmendi edhe disa veçori, të cilat në hadithe tjera janë vërtetuar si cilësi të hipokritëve[1].
Ato veçori janë:
? Flet e gënjen,
? premton e mashtron.
Jo vetëm kaq. Borxhi edhe njeriun më të devotshëm dhe më sakrifikues për fe, dëshmorin, e privon nga privilegjet që i takojnë. Imam Ahmedi, Muslimi, Tirmidhiu, Nesaiu, Maliku dhe Daremiu transmetojnë nga Ebu Katade se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن الجهاد في سبيل الله والإيمان بالله أفضل الأعمال. فقام رجل فقال: يا رسول الله، أرأيت إن قتلت في سبيل الله أتكفر عني خطاياي؟ فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم : نعم، إن قتلت في سبيل الله وأنت صابر محتسب مقبل غير مدبر. ثم قال رسول الله صلى الله عليه وسلم للرجل: كيف قلت؟. قال: أرأيت إن قتلت في سبيل الله أتكفر عني خطاياي؟ فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: نعم، إن قتلت في سبيل الله وأنت صابر محتسب، مقبل غير مدبر، إلا الدَّين، فإن جبريل عليه السلام قال لي ذلك
Xhihadi në rrugën e Allahut dhe besimi në Allahun janë veprat më të mira. U ngrit një njeri dhe pyeti: Nëse vritem në rrugën e Allahut, a më falen gabimet? Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Po, nëse vritesh në rrugën e Allahut duke duruar dhe llogaritur si dhe duke qenë në front e jo në arratisje. Pak më vonë, Pejgamberi, alejhi’s selam i tha njeriut: Si the? Thashë- përsëriti njeriu: Nëse vritem në rrugën e Allahut, a më falen gabimet? Po, iu përgjigj Pejgamberi, alejhi’s selam, nëse vritesh në rrugën e Allahut duke duruar dhe llogaritur duke qenë ne front e jo në arratisje, të falen të gjitha mëkatet përveç borxhit. Këtë ma tha Xhibrili, alejhi’s selam”.
Pejgamberi, alejhi’s selam lajmëroi se rënia dëshmor në rrugën e Allahut të Madhëruar është prej veprave, adhurimeve dhe afrimeve më të mëdha tek Allahu i Madhëruar, dhe, edhe pse i falet çdo gjë, borxhi prapë mbetet i pa falur[2]. Këtë, prerazi e vërteton edhe hadithi tjetër:
“يُغفر للشهيد كلُّ شيء إلا الدَّين
Dëshmorit i falet çdo gjë përveç borxhit”. Muslimi.
Nëse kjo është thënë për borxhin, atëherë ai që ka mundësi dhe nuk e kthen atë, me të vërtetë meriton të jetë i përbuzur në këtë dhe botën tjetër[3]. Kurse për atë që është i kujdesshëm për borxhin dhe që mundohet të jetë korrekt në afat, atij i është dhuruar, paraprakisht, lehtësimi prej Allahut të Madhëruar[4].
Kjo nuk do të thotë që borxhi të zhduket dhe më të mos ekzistojë. Larg asaj. Ai do të ekzistojë aq sa edhe njeriu të mbetet në këtë botë. Dhe mu për këtë, ky artikull modest bën fjalë ekskluzivisht për afatizimin e borxhit, apo thënë më mirë shtyrjen e afatit të tij nëse borxhmarrësi është në kushte të rënda ekonomike.
Solidarizimi, dëshmi e përsosmërisë së sistemit islam
Thëniet e Pejgamberit, alejhi’s selam[5] për solidarizimin dhe ndihmën reciproke të muslimanëve ndërmjet vete nuk janë vetëm të natyrës teorike por ato kanë karakter të zhvillimit praktik. Tani kur është koha e krizave ekonomike, krizave që botës ia rikthyen mjerimin e trishtimin, Islami na mëson edhe për një kapitull shtesë[6] të marrëdhënieve tona ndërmjet vete. Ky kapitull është “Riafatizimi i borxhlinjve” që si segment shoqëror, është obliguar për pasanikët. Me këtë dëshmohet përkujdesja dhe vizioni largpamës i Islamit. Të dobëtin nuk e shtyp, nuk e përbuz, nuk e rëndon, përkundrazi, përpiqet që nga çdo situate t‘i bëj zgjidhje dhe për çdo problem rrugëdalje. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَإِنْ كَانَ ذُو عُسْرَةٍ فَنَظِرَةٌ إِلَى مَيْسَرَةٍ وَأَنْ تَصَدَّقُوا خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ
Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t'ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju”. El Bekare, 280.
Ky ajet kur’anor, që ka ardhur pas përmendjes së kamatës dhe rrezikut të saj, vërtet është shumë udhëzues për borxhlinjtë e sinqertë dhe borxhdhënësit e drejtë. Ai ndalon rreptësishtë gjërat, që janë tipare të së kaluarës dhe sinonime të së tanishmes dhe në vend të tyre preferon tipare morali, si:
· Zhdukjen e injorancës me kuptim të jetës pa ligj e kushtetutë.
· Ndalimin nga detyrimi i kthimit të borxhit, pati apo nuk pati mundësi borxhliu. Ai që detyrohet në këtë rast është borxhdhënësi, i cili duhet ta ri-afatizojë borxhmarrësin deri në një afat kur ai mund ta kthejë borxhin.
· Ikjes nga kamata në rast pamundësie të kthimit të borxhit.
· Ai flet për faljen, të cilën e preferon dhe nxit me shpërblime, të cilat do t’i përmendim më vonë, nëse për këtë borxhdhënësi ka mundësi.
· Ky ajet jep instruksione për personalitetin e përkryer të besimtarit, i cili në këtë rast, kur ka mundësinë e fitimit material me humbje shpirtërore (kamatës) dhe humbjes materiale me fitim shpirtëror (lëmoshës), zgjedh këtë të fundit si hap drejt shpëtimit të përjetshëm[7].
Dobitë e këtij solidarizimi
Një gjë që përherë mund ta hasim në përbërjen e këtij segmenti shoqëror, solidarizimit, është se Allahu i Madhëruar për përmirësimin e raporteve ndërmjet njerëzve, derisa bujarëve iu ka premtuar shpërblime të mëdha, koprracëve dhe zemërgurëve ua ka përkujtuar parimin se tërë pasuria juaj është prej Allahut të Madhëruar, i Cili ka mundësi edhe ju t’iu privojë prej saj[8].
Nejse, ne këtu duam të përmendim vetëm shpërblimet në këtë dhe botën tjetër, të cilat janë paraparë për ata që ua lehtësojnë njerëzve procedurat e borxhit apo edhe ua falin ato.
1. Dobitë në këtë botë
Këto dobi janë të përmbledhura në gjëra të cilat janë urë lidhëse me Xhennetin. Ndër më të rëndësishmet janë:
A) Lutja e Pejgamberit, alejhi’s selam për të.
Ajo që duhet të na shkoj ndërmend menjëherë është se lutja e Pejgamberit, alejhi’s selam nuk është e zakonshme. Ajo pranohet më shume se lutja e çdo krijese tjetër. Rastet e shënuara në kohën e tij janë një fakt i pamohuar[9]. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“رَحِمَ اللهُ رَجُلاً سَمْحاً إِذَا بَاعَ، وَإِذَا اشْتَرَى، وَإِذَا اقْتَضَى
Allahu i Madhëruar e mëshiroftë njeriun i cili është i lehtë kur të shet, i lehte kur të blen dhe i lehtë kur të kërkon të drejtën e tij”. Buhariu.
Ka thënë Ibni Bettali: “Në këtë hadith besimtari nxitet për tolerancë, mirësjellje dhe edukatë, në njërën anë, dhe braktisje të vrazhdësisë, në anën tjetër, ngase kjo sjell bereqetin në këtë botë. Po të mos ishte kështu, Pejgamberi, alejhi’s selam nuk do të nxiste për të. Kurse sa i përket interesit në ahiret, Pejgamberi, alejhi’s selam u lut për mëshirë për të...”.
B) Konsiderohet sadaka. Ibni Maxheh transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا كَانَ لَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ صَدَقَةٌ وَمَنْ أَنْظَرَهُ بَعْدَ حِلِّهِ كَانَ لَهُ مِثْلُهُ فِي كُلِّ يَوْمٍ صَدَقَةٌ
Kush e afatizon një borxhli (me kushte të vështira), ai për çdo ditë ka shpërblim të një lëmoshe. Kjo para se të vijë koha e kthimit të borxhit, e pastaj, nëse ia shtyn prapë afatin e kthimit, ai ka po kështu (për çdo ditë) ka shpërblim lëmoshe”[10].
Ka thënë Sebkiu: “Shpërblimi shtohet aq sa shtohen ditët. Sekreti i këtij shpërblimi qëndron në shijen e hidhur të durimit që borxhdhënësi ndien për pasurinë e tij dhe dëshirën për ta patur atë afër vetes. Mu për këtë, çdo ditë i kompensohet me shpërblim lëmoshë (ajo pasuri)”.
C) Shpërblimi nga lloji i veprës. Ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
“الرَّاحِمُونَ يَرْحَمُهُمْ الرَّحْمَنُ ارْحَمُوا أَهْلَ الْأَرْضِ يَرْحَمْكُمْ أَهْلُ السَّمَاءِ
Të mëshirshmit i mëshiron Rrahmani (Allahu). Mëshironi këta që janë në tokë, mëshiroheni nga banorët e qiellit”. Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
Kjo, në një shembull të thjeshtë, i ngjanë manifestimeve vjetore nëpër shkolla e universitete ku profesorët e dalluar shpërblehen nga drejtorët e dekanët. Edhe ata që me krijesat e Allahut tregohen të mëshirshëm dhe të sjellshëm, ata mëshirohen prej Allahut të Madhëruar.
Ebu Hurejre transmeton këtë nga goja e Pejgamberit, alejhi’s selam. Praktikisht, Allahu i Madhëruar e ka informuar për shpëtimin e një njeriut që veproi kështu. Pejgamberi, alejhi’s selam rrëfen:
“كَانَ رَجُلٌ يُدَايِنُ النَّاسَ فَكَانَ يَقُولُ لِفَتَاهُ إِذَا أَتَيْتَ مُعْسِرًا فَتَجَاوَزْ عَنْهُ لَعَلَّ اللَّهَ يَتَجَاوَزُ عَنَّا. فَلَقِي اللَّهَ فَتَجَاوَزَ عَنْهُ
Një njeri iu jepte njerëzve borxh. Shërbëtorit të vet i thoshte: Kur të shkosh tek ndonjë borxhli i varfër (që nuk mund ta kthejë borxhin), liroje ndoshta Allahu na liron neve. Kur vdiq, e takoi Allahun e Madhëruar ndërsa Ai kishte hequr dorë nga mëkatet e tij (e kishte falur)”. Buhariu dhe Muslimi.
“تَلَقَّتِ الْمَلاَئِكَةُ رُوحَ رَجُلٍ مِمَّنْ كَانَ قَبْلَكُمْ فَقَالُوا أَعَمِلْتَ مِنَ الْخَيْرِ شَيْئًا قَالَ لاَ. قَالُوا تَذَكَّرْ. قَالَ كُنْتُ أُدَايِنُ النَّاسَ فَآمُرُ فِتْيَانِي أَنْ يُنْظِرُوا الْمُعْسِرَ وَيَتَجَوَّزُوا عَنِ الْمُوسِرِ - قَالَ - قَالَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ تَجَوَّزُوا عَنْهُ
Melaiket morën shpirtin e një njeriu para jush dhe i thanë: A ke bërë ndonjëherë ndonjë vepër të mirë? Jo- u përgjigj, përveç që iu jepja borxh njerëzve dhe urdhëroja shërbëtorët e mi që t’i japin afat shtesë të varfrit dhe të jenë tolerant e lehtësues (në gjëra të imta) me ata që kanë mundësi ta kthejnë borxhin. Atëherë Allahu i Madhëruar e fali atë”. Buhariu dhe Muslimi.
2. Dobitë në Ahiret
Kjo vepër parqet një formë tregtie me Allahun e Madhëruar, shpërblim i se cilës është, përfundimisht, Xhenneti. Sakrifikimi i pasurisë është cilësuar kështu në Kur’an.
“ِإنَّ اللّهَ اشْتَرَى مِنَ الْمُؤْمِنِينَ أَنفُسَهُمْ وَأَمْوَالَهُم بِأَنَّ لَهُمُ الجَنَّةَ
All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet...”. (Et Teube, 111)
Nga këtu, kjo marrëveshje apo tregti e lidhur me Allahun e Madhëruar, parasheh edhe disa benificione në avans, mendoj para hyrjes në Xhennet, e me pas edhe hyrjen në të:
A) Hije nën Arsh. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا أَوْ وَضَعَ عَنْهُ أَظَلَّهُ اللَّهُ فِي ظِلِّهِ
Kush i jep afat shtesë ndonjë borxhliu të varfër apo edhe ia fale atë, Allahu i Madhëruar do ta fus nën hijen e Tij” Muslimi.
Ka thënë Munaviu: “Meqë borxhi është prej problemeve më shqetësuese në këtë botë, atëherë atij që ua lehtëson këto njerëzve, i lehtësohen trishtimi më i madh në Ahiret, e që është qëndrimi në fushën e llogaridhënies...”.
B) Shpëtim nga nxehtësia e zjarrit të Xhehennemit. Imam Ahmedi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا أَوْ وَضَعَ لَهُ وَقَاهُ اللَّهُ مِنْ فَيْحِ جَهَنَّمَ
Kush e afatizon ndonjë borxhli të varfër apo ia fal borxhin, Allahu i Madhëruar do ta ruaj nga përhapja e nxehtësisë së Xhehennemit”.
C) Kurse shpërblimi kryesor mbetet ai me Xhennet, herët a vonë. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن آخر من يدخل الجنة ويخرج من النار لرجل يقال له ما كنت تعمل من الخير فيقول ما أذكر شيئاً إلا أنني كنت إذا بايعت يسرت عليهم فيقول الله عز وجل : أنا أحق باليسر يسروا بعبدي إلى الجنة
Njeriu i fundit që hyn në Xhennet dhe del nga Xhehennemi është njeriu, të cilit do t’i thuhet: A ke bërë diç të mirë? Nuk di nëse kam bërë mirë ndonjëherë -përgjigjet, vetëm se –shton ai- kur bëja shitblerje, ua lehtësoja njerëzve atë. Allahu i Madhëruar thotë: Unë më shumë kam të drejtë tua lehtësoj (njerëzve barrën). Lehtësojani rrugën robit Tim për në Xhennet...”[11].
Përfundim
Ishte ky një punim modest për një segment që tani i nevojitet shoqërisë më shumë se kurrë më parë. Përveç urdhrit për punë, përkujdesjes shtetërore, nxitjes për solidarizim vëllazëror dhe dhënies së lëmoshës, hapa që Islami i bëri për luftimin e varfërisë, ai parasheh edhe këtë pike me qellim që njerëzit t’i binde se ai është për ta dhe në interes të tyre.
Dashtë Zoti e këto fjalë depërtojnë thellë në shpirtra dhe mishërohen me praktikën tonë!
[1] Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam: “Shenjat e mynafikut [hipokritit] janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk zbaton dhe kur t'i besohet diçka tradhton”. Buhariu dhe Muslimi.
[2] http://www.altawhed.com/Detail.asp?InNewsItemID=234411
[3] Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam: ” مَطْلُ الْغَنِيِّ ظُلْمٌ Zvarritja e borxhit nga pasaniku është padrejtësi”. Transmetim unanim.
[4] Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Pejgamberi alejhi selam, i cili fliste për një njeri në kohën e benu israilëve. Ka qenë një rob i mirë te benu israilët, i cili kërkoi borxh te benu israilët një mijë dinarë. Huadhënësi i tha: “Më sill dëshmitarë që të dëshmojnë.” Huamarrësi i tha: “Allahu është dëshmitari më i mirë.” I tha: “Më sill ndonjë garantues.” Ia ktheu huamarrësi: “Allahu është garantuesi më i mirë.” I tha huadhënësi: “The të vërtetën”, e ia dha dinarët me afat të caktuar. Huamarrësi i mori dinarët dhe i shfrytëzoi ato. Kur u afrua koha e kthimit të borxhit, huamarrësi doli në bregdet dhe priste se mos po kalonte ndonjë njeri që t’ia dërgonte borxhin huadhënësit. Priti një kohë të gjatë dhe askënd nuk takoi. Atëherë mori një dru, e hapi në mes dhe i futi dinarët dhe ia shkroi një letër huadhënësit. Pasi e mbylli atë, shkoi afër detit dhe tha: “O Allahu im! Ti e di se unë i mora borxh filanit një mijë dinarë. Më pyeti për garantues, i thashë të mjafton Allahu për garantues dhe ai pranoi që Ti të jesh garantues. Më kërkoi dëshmitarë, i thashë që Allahu të mjafton për dëshmitar. Të pranoi Ty për dëshmitar. Unë u mundova të gjeja ndonjë udhëtar që t’ia dërgoj borxhin, por nuk gjeta dot. O Zot, unë po e lë këtë në kujdesin Tënd.” E më pas e hodhi në det derisa u zhyt, pastaj u kthye në familjen e tij. Po në atë kohë doli dhe huadhënësi në bregdetin e vendit të tij dhe priste mos vallë dikush po i sillte borxhin. Derisa priste, pa një dru që po lundronte. Ai e mori drurin që ta përdorte për djegie në shtëpinë e tij. Kur shkoi në shtëpi, pa të çarën e drurit dhe dinarët bashkë me një shkresë nga huamarrësi. Mbas pak arriti dhe huamarrësi me një mijë dinarë dhe i tha huadhënësit (por ai nuk dinte se atij i kishin arritur paratë): “Për Allahun, ende isha duke kërkuar ndonjë njeri që t’i sillte paratë, por nuk gjeta askënd.” Huadhënësi e pyeti: “A mos vallë ti më ke dërguar mua diçka?” I tha: “Unë po të njoftoj se s’kam mundur të gjej askënd që t’i sjell paratë derisa erdha vetëm.” Huadhënësi ia ktheu: “Për Allahun, mua më kanë arritur paratë e dërguara dhe shkresa së bashku me drurin e ti kthehu me një mijë dinarët në familjen tënde i gëzuar.” (Buhariu)
[5] Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Shembulli i besimtarëve ne dashuri, mëshirë dhe butësi reciproke është sikur shembulli i trupit; nëse një gjymtyrë rënkon, atëherë rënkon tërë trupi nga pagjumësia dhe ethet ”. (Muslimi), “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le t’i mbajë lidhjet familjare”. Buhariu, “Kush dëshiron që t'i shtohet furnizimi dhe t'i zgjatet jeta, atëherë le të kujdeset dhe le t'i mbajë lidhjet farefisnore”. (Muttefekun alejhi)
[6] Ky artikull në fakt është punuar si ligjëratë në Xhaminë e f.sh. Pantinë, Vushtrri, ku autori ligjëron prej më shumë se 7 muaj. Javën e kaluar (7/11/2008) ligjërata ishte: “Alternativa Islame në luftimin e varfërisë” ndërsa këtë javë është paraparë kjo ligjëratë si plotësim përmbajtjesor i saj.
[7] Këto parime janë përfituar nga komentimet e Ibni Kethirit, Sejjid Kutbit dhe Sa’diut që i bënë këtij ajeti.
[8] Thotë Allahu i Madhëruar: “وَآَتُوهُمْ مِنْ مَالِ اللَّهِ الَّذِي آَتَاكُمْ ...dhe jepuni nga pasuria që ua ka dhënë All-llahu juve…”. En Nur, 33.
[9] Nga Ata'ibn Ebi Rebahu transmetohet se ka thënë: “Mua ibni Abbasi më ka thënë: “A do të ta tregoj një nga gratë e Xhennetit? “Gjithsesi” - i thashë, e ai më tha: “Kjo grua zezake erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. e i tha: “Mua nganjëherë më godet epilepsia dhe unë (në atë gjendje) zhvishem, andaj lute për mua All-llahun e madhërishëm”. (Pejgamberi) Tha: “Nëse do, bëj durim në sëmundje, do ta fitosh Xhennetin, e nëse do, po i bëj lutje All-llahut të madhërishëm që të të shërojë”. Ajo tha: “Do të duroj”. Pastaj ajo vazhdoi: “Unë (në atë gjendje) zhvishem, andaj lute All-llahun që mos të zhvishem”. Dhe Pejgamberi i bëri lutje”. (Muttefekun alejhi)
Në ditën e Hajberit, kur muslimanët luftonin kundër çifutëve, Pejgamberi alejhi’s selam tha: Këtë flamur do t'ia japë nesër një njeriu, të cilit Allahu do t'i japë fitoren, ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan këtë njeri. Shokët e Pejgamberit alejhi’s selam atë natë e kaluan duke biseduar se kush do të ishte ky njeri. Të nesërmen të gjithë shkuan te Pejgamberi alejhi’s selam dhe secili prej tyre dëshironte që të ishte ai personi që do t'i jepej flamuri. Por, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: Ku është Ali bin Ebu Talibi? Atëherë shokët i thanë se ai ishte i sëmurë nga sytë. Pejgamberi alejhi’s selam urdhëroi që ta sillnin para tij. Pasi e sollën, Pejgamberi alejhi’s selam pështyu në sytë e tij dhe mbasi u lut për të, ai u shërua sikur të mos kish qenë sëmurë më parë.
[10] Albani e ka cilësuar autentik.
[11] Transmeton Darekutniu ne pjesen e Ebu Tahirit, nr. 93, f. 95. Cituar sipas: Nususu’l kitabi ve’s sunneti fi fadli indhari’l mu’siri ve’t texhavuz anhu, www.mktaba.org.