Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Hafsa, e bija e Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!)

Ligjërata jonë e sotme në fokus ka një nga gratë e Muhammedit [alejhis salatu ves selam], pozita e të cilës është e një rëndësie të veçantë. Fjala është për Hafsanë, bijën e Omerit [Allahu qoftë i kënaqur me të dy!], gruan, jetëpërshkrimi i së cilës është një buqetë porosish dhe këshillash, për të cilat myslimania e kohës sonë ka nevojë shumë. Hafsaja ishte shembull i një gruaje që sakrifikoi shumë për besim, që e dëshmoi atë gjatë jetës së saj, grua, që ende pa shkuar në botën tjetër u shpërblye për durimin e saj. Eshtë grua, devotshmëria e së cilës u vërtetua edhe nga qielli. Xhibrili, siç do të përmendim më vonë, i dërgoi selame dhe e porositi Muhammedin [alejhis salatu ves selam] ta mbante si grua për shkak të përkushtimit të saj.

Ajo ishte e veçantë

Hasa ishte nëna e besimtarëve. Ishte, pra, grua e Muhammedit [alejhis salatu ves selam]. Ajo që dua të them se kjo pozitë e saj nuk ka qenë e rastësishme. Dihet fare mirë se Allahu i Madhëruar nuk e ka zgjedhur vetëm Muhammedin [alejhis salatu ves selam] por edhe shoqëruesit e tij, e në këtë aspekt, gjithsesi edhe gratë e tij.

Ja të veçantat e Hafsës:

•    Ishte vajza e Omerit, njërit nga shokët më të afërt të Muhammedit [alejhis salatu ves selam]. Sigurisht, për historinë e tij nuk ka çfarë të flitet për faktin se të gjithë i dinë meritat e Omerit për Islamin dhe myslimanët. Islami frymoi lirshëm vetëm atëherë kur atë e pranoi Omeri.

•    Ishte mbesa e një sahabiu të ndritur, Uthman in Medh’unit. Nëna e saj, Zejnebja, e kishte vëlla Uthmanin. E ky i fundit, ka qenë i njohur edhe për trimërinë dhe edhe për devotshmërinë e tij. Do të doja të përmend vetëm një rast nga jeta e tij. Ndonëse kishte pranuar Islamin herët, ai nuk u persekutua siç persekutoheshin t tjerët. Kjo për shkak se ai ishte në protektoratin e Velid Ibn Mugires. Kjo gjë e shqetësonte atë. Të persekutoheshin të tjerët ndërsa ky të dëfrehej me sigurinë, edhe pse ndante të njëjtat bindje dhe të njëjtin besim me ta, ishte e rëndë për të. Andaj, shkoi tek Velidi dhe i tha: Sot e tutje më nuk dua të jam në mbrojtjen tënde. A mos ke gjetur mbrojtës më të mirën se unë? – e pyeti Velidi. Tha: Po, e kam Allahun e Madhëruar. Kështu, doli në Mekke, për të provokuar incident, që edhe ky të maltretohej në rrugën e Allahut të Madhëruar. Kishte respekt andaj njerëzit nuk e shqetësonin,. Po kështu, mendonin se ai ishte ende nën mbrojtjen e Velidit. Shkoi tek një grup njerëzish që ishin mbledhur rreth një poeti, i cili recitonte vargje. Arabët e konsideronin si gabim të madh ta pengoje një poet gjatë recitimit. Uthmani tha në vete se ky është momenti. Kur poeti tha:
Vëni re! Cdo gjë përveç Allahut do të shkatërrohet
Uthmani i tha: Të vërtetën e thua!
E kur poeti recitoi këtë varg:
Vëni re! Cdo mirësi do të merr fund!
Uthmani i tha: Gënjeve, sepse mirësia e Xhennetit nuk merr fund.
Ky veprim i tij irritoi pa masë ata, por duke qenë se menduan se ishte ende nën mbrojtjen e Velidit, nuk e prekën. Uthmani iu tha se ai nuk ishte më nën mbrojtjen e tij, kështu që iu vërsulën derisa e lanë të shtrirë për toke ndërsa nga syri i rridhte gjak. Velini kaloi pranë tij dhe i tha: O biri i vëllait tim! Ishe nën mbrojtjen time e nuk të ndodhi gjë e keqe, shih se çfarë t’i kanë bërë syrit. Jo, pasha Allahun, mbrojtja e Allahut është më e shtrenjtë dhe më e dashur tek unë. E sa për syrin tim, edhe ky i shëndoshi do të dëshironte të ishte sikur ai!
Ky ambient familjar i Hafsës ka qenë një atmosferë premtuese për moralin dhe karakterin e saj.

Jeta në Mekke

Hafsa ka lindur pesë vite para pejgamberllëkut. Ka lindur në Mekke ndërsa është edukuar në këtë ambient, në të cilin Islamin kishte fjalën e parë dhe të fundit. Islami kishte ndryshuar njerëzit. Omeri që deri dje kishte qëndrim të keq për vajzat, tash, pasi kishte pranuar Islamin, ishte krejtësisht ndryshe. Ai çmonte shumë vajzat dhe këtë e dëshmon kujdesi i madh që kishte për Hafsanë.
Hasa kaq qenë motra e Abdullahut, sahabiu të nderuar që ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e dijes islame.
Pas pranimit të Islamit nga babai, Hafsa dhe e tërë familja do ta pranojnë Islamin.

Martesa

Hafsa, para se të martohej me Muhammedin [alejhis salatu ves selam] pati edhe një martesë tjetër. Ajo ishte e martuar për Hunejs ibn Hudhafe Sehmiun, me të cilin migroi në Etiopi por edhe në Medinë. Hunejsi ishte sahabi i nderuar. Mori pjesë në betejat e Bedrit dhe Uhudit, ku u dëshmua për trimëri të rrallë. Në këtë të fundit mori edhe plagë dhe pas një kohe të shkurtër, vdes. Hafsa mbetet e vejë në moshën 21 vjeçare. Kjo gjë do ta preokuponte Omerin shumë. Si t’ia bënte me fatin e vajzës së tij. Ia ofroi për martesë Uthmanit dhe Ebu Bekrit, por refuzuan. Refuzuan, jo pse Hafsa nuk kishte tipare të mira që do të bënte të ishte grua për ta, por për një gjë tjetër. Ebu Bekri, pasi që Hafsaja do të martohej për Pejgamberin [alejhis salatu ves selam] do ta takonte Omerin dhe do t’ia shprehte arsyen pse kishte refuzuar. Ai e kishte dëgjuar Pejgamberin [alejhis salatu ves selam] duke e përmendur Hafsanë, andaj, nuk donte të vepronte diç që Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e dëshironte për vete. Madje, rrëfehet një insert shumë interesant, që flet për përkushtimin e Omerit ndaj vajzës së tij. Refuzimi i Uthmanit dhe Ebu Bekrit [Allahu qoftë i kënaqur me të dy!] e kishte inatosur paksa atë. Ksihte shkuar tek Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] dhe i ishte ankuar. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i kishte thënë: Hafsanë do ta martojë një burrë më i mirë se Uthmani ndërsa Othmani do të martohet me një grua më të mirë se Hafsaja! Kjo gjë, për shkak të preokupimit të madh, nuk ia kishte vrarë mendjen fare. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i thoshte se do të martohet me Hafsanë dikush që është më i mirë se Uthmani, duke aluduar në veten e tij, ndërsa Othmani do të martohej me dikë që është më e mirë se Hafsa, duke aluduar në Ummu Kulthumin. Uthmani ishte i martuar me Zejneben ndërsa ajo ishte e sëmurë dhe në ditët kur bëhej kjo bisedë, ajo edhe vdiq. Pastaj ai u martua me Ummu Kulthumin dhe për këtë quhet ‘dhu-n-nurejn’ – burri i dy dritave.

Martesa me Pejgamberin [alejhis salatu ves selam]

Kështu, Hafsa do të fejohet për Pejgamberin [alejhis salatu ves selam], e më pas edhe u martuan në vitin e tretë të hixhretit.
Momente nga jeta me Muhammedin [alejhis salatu ves selam]

Shkurorëzimi i përkohshëm

Hasa nuk mbajti të fshehtë një sekret të Muhammedit [alejhis salatu ves selam], gjë kjo që e hidhëroi shumë atë. Këtë gjë e kemi të regjistruare dhe në Kur’an:
O ti pejgamber (o ti, që të është sjellë kumtesa nga qielli), pse ia ndalon vetes atë që All-llahu ta lejoi? A kërkon me të pajtimin e grave tua? All-llahu është mëkatfalës, mëshirues. 2. All-llahu ua ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaja; All-llahu është kujdestari juaj; Ai është i gjithëdijshmi, i urti. 3. (Përkujto) kur Pejgamberi ndonjërës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallëzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri (asaj) me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë (gruan) me atë (që i kishte treguar), ajo tha: “E kush ta tregoi ty këtë?” Ai tha: “Më tregoi i gjithëdijshmi, njohësi i të fshehtave!“ (et-Tahrim, 1-3)
Rrëfimi ka të bëjë me Marinë, që qëndrimi i Muhammedit [alejhis salatu ves selam] me të, e kishte hidhëruar Hafsanë. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] për ta qetësuar, i kishte thënë se më nuk do të rrinte me marinë, me të cilën kishte lidhje legjitime, por i kishte thënë Hafsës që këtë gjë ta mbante të fshehtë. Në mëngjes, ajo ia kishte treguar rastin Aishes. Për këtë shkak, u nda prej saj përkohësisht. Skorien për rikthimin e saj tek Muhammedi [alejhis salatu ves selam] do ta plotësojmë më poshtë, tek pjesa kur do të flasim për virtytet e saja.

Izolimi

Jeta bashkëshortore ka peripecitë e veta. Një herë, ndodhi që për shkak të kërkesave të shumta që kishin gratë e Muhammedit [alejhis salatu ves selam] ndaj tij, t’i izolonte ato për një kohë. Ishte ndarë fizikisht prej tyre. Lajmi mori dhenë se Muhammedi [alejhis salatu ves selam] i ka shkurorëzuar gratë e tij, gjë kjo që i erdhi shumë rëndë Omerit. Shkoi tek Hafsja dhe mori vesh se nuk bëhej fjalë për shkurorëzim, se ajo nuk ishte në pyetje si individ, dhe se fjala ishte vetëm për një largim fizik të tij prej tyre. Omeri i tha: Pasha Allahun e Madhëruar! Nëse të ka shkurorëzuar, më kurrë nuk do të flas! Më vonë, Muhammedi [alejhis salatu ves selam] i ktheu gratë e veta në jetën bashkëshortore normale.

Tiparet dhe virtytet e Hafsasë

Hafsa ishte një femër me fat. Ishte vajza e një sahabiu të madh, motra e një sahabiu të madh, mbesa e një sahabiu të dalluar, gruaja e një sahabiu të ndershëm, gruaja e njeriut më të mirë në sipërfaqen e tokës, Pejgamberit [alejhis salatu ves selam]. Sigurisht, këto elemente kanë ndikuar për së mbari në formimin e saj. Abdullahu, edhe pse e kishte motër, e thërriste: “Oj nënë!”, duke aluduar në atë se gratë e Muhammedit [alejhis salatu ves selam] janë nënat e besimtarëve. Hakimi dhe Taberaniu transmetojnë se kur Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e lëshoi, erdhi Xhibrili dhe i tha ta kthente prapë, duke ia treguar tiparet e saj:
“O Muhammed! E ke lëshuar Hafsanë ndërsa ajo është një grua që agjëron shumë, falet shumë si dhe është gruaja jote në Xhennet?!” (Albani thotë se është hasen.)
Kjo është një dëshmie jo e vogël për Hafsanë. Përveç që për të po dëshmon Xhibrili, ajo po përgëzohet dhe me Xhennet.
Një gjë që dëshmon për devotshmërinë dhe respektin e saj është edhe vendosja e Kur’anit tek Hafsa. Ebu Bekri e mblodhi kopjen e parë të mus’hafit dhe e la të ruhej tek Hafsaja. Paramendoni sa sahabiu ishte atë botë dhe përzgjedhja e Hafsës në mesin e tyre është një imazh që flet më shumë se çdo fjalë.
Hafsaja ishte edhe guximtare. Aisheja rrëfen një rast se si ajo dhe Hafsaja ishin agjërueshëm në mënyrë vullnetare. Iu erdhi një ushqim i shijshëm ndërsa ato nuk i rezistuan. Kur erdhi Muhammedi [alejhis salatu ves selam], ajo mori guximin t’ia rrëfente këtë rast. Aishja e përshkruan se ka qenë guximtare sikur babai i saj, Omeri.
Aisheja ishte tipi i femrës myslimane që kishte guximin edhe të diskutonte. Një ditë, Muhammedi [alejhis salatu ves selam], duke folur për të vrarët dhe pjesëmarrësit në betejën e Bedrit tha se shpresonte që asnjë prej tyre të mos hynte në Xhehenne. Hafsja i tha: Po a nuk ka thënë Allahu i Madhëruar:
Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.“ (Merjem, 71)
Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.“ (Merjem, 72)
Imam Neveviu ka thënë: Në këtë rast ka argument për dialogim dhe polenizim, jo për kundërshtim, por për të gjetur të vërtetën, gjë që e ka synuar Hafsa.

Vdekja
Ka vdekur në muajin sha’ban në vitin 45 sipas hixhretit.

Mësimet
Nga biografia e Hafsas [Allahu qoftë i kënaqur me të!] mund të përfitojmë disa mësime me rëndësi, si:

1) Islami për femrën

Hafsa ishte gruaja në shtëpinë e të cilës u la përmbledhja e parë e Kur’anit për tu ruajtur, një nder të cilin do të donin ta gëzonin shumë. Në këtë kohë kishte sahabe shumë dhe ende ishin gjallë shumë nga burrat e mëdhenj prej tyre, por u mor ky qëndrim, sigurisht për shkak të vlerave të mëdha që kishte Hafsja.

2) Urtësia e martesave të Muhammedit [alejhis salatu ves selam]

Nuk ishte epshi për gra ajo që bëri që Muhammedi [alejhis salatu ves selam] të martohej me Hafsanë. Ishte rasti për të forcuar lidhjet edhe më shumë me shokët e tij. Ishte martuar me Aishen, vajzën e Ebu Bekrit, andaj u martua edhe me Hafsanë, vajzën e Omerit, me ëta që historia do t’i njeh si dy na burrat më të afërt të Muhammedit [alejhis salatu ves selam] por edhe më të mirët pas tij.

3) Dashuria e madhe e sahabeve për Muhammedin [alejhis salatu ves selam]

Omeri i tha Hafsësë: Nëse të ka shkurorëzuar Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], nuk të flas më kurrë. Kjo nënkupton se pozita e Pejgamberit [alejhis salatu ves selam] tek sahabet ishte mbi çdo gjë tjetër të kësaj bote. Kështu edhe duhet të jetë, ndryshe besimi nuk është i kompletuar. Thotë Allahu i Madhëruar:
Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.“ (et-Teube, 24)
Këtë gjë mund ta vërejmë dhe tekl Ebu Bekri dhe Uthmani [Allahu qoftë i kënaqur me të dy!], të cilët refuzuan martesën me Hafsanë vetëm pse kishin dëgjuar Pejgamberin [alejhis salatu ves selam] ta përmendte atë. Madje Ebu Bekri në këtë aspekt është i pari prej të gjithëve. Në Clirimin e Mekkes kur babai i tij, Ebu Kuhafe, pranoi Islamin, Ebu Bekri qau. Qau ngase donte që në vend të babait të tij të ishte Ebu Talibi sepse kjo do ta gëzonte më shumë Pejgamberin [alejhis salatu ves selam].

4) Martesa e hershme

Martesa, siç ka vërtetuar edhe shkenca, është më së miri të bëhet në moshë të re. Një femër për të patur lindje normale preferohet që këtë ta bëjë ndërmjet moshës 20-25 vjeçare. Ndryshe, lindjet pas moshës 30 vjeçare mund të kenë pasoja për fëmijën por edhe për vet shëndetin e nënës.

5) Interesimi i babait për bashkëshortin e vajzës

Omeri u interesua të gjente një burrë me moral të lartë për vajzën e tij. ia propozoi për martesë Ebu Bekrit, pastaj Uthmanit, këtyre që janë më të mirët. Pra, prindi duhet të interesohet që burri i vajzës së tij, para çdo gjëje tjetër, të jetë me moral të mirë.

6) Vlera e durimit në fatkeqësi

Hafsa mbeti e vejë në moshën 21 vjeçare por durimi iu shpërblye. Ajo u martua për Muhammedin [alejhis salatu ves selam], me burrin më të mirë.

7) Morali i kërkim faljes

Ebu Bekri iu shpjegua Omerit pse nuk kishte pranuar të martohej me Hafsanë. Ai nuk kishte qëllim të keq. Kemi nevojë shumë ta përvetësojmë këtë moral, që t’iu tregojmë njerëzve për qëllimet tona nëse mendojmë se janë lënduar nga fjalët ose veprat tona.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013