Hani Hilmi
Abdullahu, i biri i Saibit, rrëfen ta ketë dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thënë në mes të çdo dy rukneve:
“ربَّنا آتنا في الدنيا حسنة وفي الآخرة حسنة وقِنا عذاب النار
O Zoti ynë! Na jep të mirë në këtë dhe në botën tjetër si dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit”[1].
Pas kryerjes së Tavafit është traditë profetike të thuhet kjo lutje, e cila bashkon të mirat e dynjasë dhe botës tjetër, ndërsa unë - i nderuari lexues – po të pyes para fundit të vitit: Çfarë të mire bërë këtë vit? Çfarë depozitove në llogarinë e botës tjetër?
Fillimisht, më lejo që të pajtohemi për ca botëkuptime në fundin e vitit dhe fillimin e vitit tjetër:
1. “Veprat vlerësohen sipas asaj që përfundojnë”. Atleti në shteg, zakonisht kur i afrohet cakut, e jep tërë mundin dhe tërë eksperiencën e tij, andaj edhe ti, tash kur jemi në fund të vitit, mundohu ta bësh më të mirën me shpresë se Allahu të fal për të kaluarat.
2. “Mos shiko të kaluarën por kryejeni atë që u urdhëruat”. Mos shiko pas por zbato fjalën e Allahut të Madhëruar:
“ولتنظر نفس ما قدمت لغدٍ
Le të shikoje njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër (botën tjetër)”.
Ajo që kaloi, ka vdekur, nuk kthehet më, lëre atë, mos u bë pesimist për të, por shiko tani së çfarë mund të bësh që nga memoria jote të fshihet ajo kujtesë për ato mëkate dhe gabime të së kaluarës. (Pra pendohu!)
3. “Mendo se nga mund të dënohesh”, që të fillosh një faqe të re, një kapitull të ri me Allahun e Madhëruar duke qëndruar tek shkaqet e ngecjes dhe vendosmëria për ndryshim në të ardhmen. Përkujto se Allahu i Madhëruar ka thënë:
“إِنَّ اللَّهَ لا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ
Allahu i Madhëruar nuk ndërron gjendjen e një populli përderisa ata të mos ndërrojnë gjendjen e vetvetes”.
4. Përpilo qysh tani një listë të detajizuar të lëvizjeve dhe veprimeve tua, përkufizo të metat tua të qarta, shkruaj në këtë listë pesë nga to dhe betohu para Allahut të Madhëruar që këtë vit ato do t’i braktisësh, sikur që për pesë mirësi tjera, do t’i realizosh këtë vit. P.sh.: “Mëso Kur’an përmendësh, fal me rregull farzet, kujdes për 12 rekate namaz fakultativ, dhikrin ditor mos e lë kurrë, lexo së paku një xhuz’ – pjesë të Kur’anit çdo ditë, bë ndonjë aktivitet të duhur qoftë në nivel familjar apo edhe në atë shoqëror, bë vepra të mira ngase ato të ruajnë nga të këqijat”, e kështu me radhë.
5. Prioriteteve të çështjeve tua për këtë pjesë të vitit që ka mbetur por edhe për tërë vitin tjetër le t’i prijë pastrimi shpirtëror. Kjo çështje është në dorën tënde aq sa të dojë Allahu i Madhëruar.
“وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّاهَا * فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا * قَدْ أَفْلَحَ مَنْ زَكَّاهَا * وَقَدْ خَابَ مَنْ دَسَّاهَا
Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! 8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. 9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. 10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten”[2].
Tani, ejani ta përpilojmë se bashku ekuacionin e suksesit dhe ndryshimit (reformimit):
Hapi I: Pasion i sinqertë + interesim serioz + vendosmëri të njëmendtë. Thotë Allahu i Madhëruar:
“فَإِذَا عَزَمَ الأَمْرُ فَلَوْ صَدَقُوا اللَّهَ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ
…E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj All-llahut”[3].
Hapi II: Kërko ndihmë nga Allahu i Madhëruar dhe mos u dobëso, mbështetu në Atë që është gjallë dhe nuk vdes kurrë. Thotë Allahu i Madhëruar:
“فإذا عزمت فتوكل على الله
…e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allah”[4].
Hapi III: Përpiloje strategjinë vjetore nën dritën e mundësive dhe rrethanave tua. Me fjalë tjera, shkruaje skenarin tënd për këtë vit.
Hapi IV: Synimet dhe ambiciet për këtë vit bëji kohore në kuptim të shtrirjes së tyre ditore, javore dhe vjetore.
Hapi V: Gjatë javës eksperimento me ndonjë synim dhe shiko në pengesat që pamundësojnë atë duke i shënuar ato diku siç i shënon edhe shkaqet e suksesit.
Ejani të fillojmë tash! Ejani t’i ringjallim vullnetin dhe aspiratat për një të nesërme të ndritur! Ejani të bëjmë një punë konkrete në rrugën tonë drejt Allahut të Madhëruar.
Assesi mos thuaj se edhe më parë kam vënë tabela të tilla por nuk kam patur sukses! Bëji rezistencë kësaj ideje me mendim të mirë për Allahun, dhe tregohu i sinqertë me Të që ta kesh ndihmën e Tij!
O Zot, Ti që udhëzon të humburit, mëshiron mëkatarët dhe fal gabimtarët, të lusim të na fusësh në grupin e robërve Tu të sinqertë, në mesin e profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe vepërmirëve!
O Zot, Ti që di sekretet, që ngrit gradat, fal mëkatin, pranon pendimin, Ti që edhe ndëshkon ashpër, Ti që përveç Teje nuk ka Hyjni tjetër dhe tek Ti është e ardhmja jonë, të lusim të na dhurosh shijen e faljes Tënde dhe ëmbëlsinë e mëshirës Sate, o më i mëshirshmi Mëshirues!
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe tërë shokët e tij!
Burimi: http://www.manhag.net/mam/haml-almsk/nhayh-wabdayh.html
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
[1] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e ka cilësuar hasen – të mirë.