“Humbja” në librin e Allahut të Madhëruar bart me vete disa domethënie, si: frikë, dënim, shkatërrim, pakësim. Ibni Abbasi në kuptim të fjalës “El Husran“ (الخسران) ka përmendur se nëse atë Allahu i Madhëruar ia atribuon pabesimtarëve, atëherë ajo nënkupton pabesimin derisa adresimi i saj besimtarëve nënkupton mëkatin.
Humbja ka kuptimin e pakësimit, siç thotë Allahu i Madhëruar:
“أوفوا الكيل ولا تكونوا من المخسرين
Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!”. Esh Shuara, 181.
Humbësit janë ata që vetes i bëjnë padrejtësi duke i bërë mëkat Allahut të Madhëruar. Ata pjesën e tyre në mëshirën e Tij e humbin si shkak i mëkateve ashtu siç humb tregtari në tregti nëse nuk mund t’i riktheje paratë e shpenzuara për mall. Po kështu edhe hipokriti dhe pabesimtari kanë humbur ngase janë privuar nga mëshira e Allahut të Madhëruar.
Humbës janë ata që besojnë të kotën dhe mohojnë Allahu e Madhëruar. Në Kur’an qëndron:
“والذين آمنوا بالباطل وكفروا بالله أولئك هم الخاسرون
... e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarit”. El Ankebut, 52.
Shirku – politeizmi është humbje e madhe dhe shkatërruese e veprave, siç thotë Allahu i Madhëruar:
“ولقد أوحي إليك وإلى الذين من قبلك لئن أشركت ليحبطن عملك ولتكونن من الخاسرين
Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve”. Ez Zumer, 65.
Lajthitja dhe devijimi përgjithësisht janë humbje, siç thotë Allahu i Madhëruar:
“من يهد الله فهو المهتدي ومن يضلل فأولئك هم الخاسرون
Atë që All-llahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humbë, e ata janë të dëshpëruarit”. El A’rafe, 178.
Humbja në Ahiret është kur krahu i veprave të këqija mund në peshore krahun e veprave te mira:
“ومن خفت موازينه فأولئك الذين خسروا أنفسهم بما كانوا بآياتنا يظلمون
Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me të padrejtë”. El A’rafe, 9.
I privuari nga falja dhe mëshira është humbës:
“قالا ربنا ظلمنا أنفسنا وإن لم تغفر لنا وترحمنا لنكونن من الخاسرين
Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!”. El A’rafe, 23.
Po kështu të tillë janë edhe ata që fund e kanë Xhehnnemin dhe që nuk mund të takohen me familjet e tyre:
“فاعبدوا ما شئتم من دونه قل إن الخاسرين الذين خسروا أنفسهم وأهليهم يوم القيامة ألا ذلك هو الخسران المبين
E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!" Thuaj: "Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë”. Ez Zumer, 15.
Dezertuesit nga Islami janë humbës:
“ومن يبتغ غير الإسلام دينا فلن يقبل منه وهو في الآخرة من الخاسرين
E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. Ali Imran, 85.
“ومن يكفر بالإيمان فقد حبط عمله وهو في الآخرة من الخاسرين
... E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve”. El Maide, 5.
Ka thënë Imam Kurtubiu: Kur Allahu shpalli:
“والمحصنات من الذين أوتوا الكتاب
Dhe ju lejohet ju martesa me gratë e ndershme nga Ithtarët e Librit”, El Maide, 5.
Ato thanë: Sikur Allahu i Madhëruar të mos e pëlqente fenë tonë nuk do tua kishte lejuar juve martesën me ne, kështu që Allahu i Madhëruar e zbriti ajetin e sipërpërmendur si demantim të kësaj bindjeje të gabuar. Pra kush mohon besimin që i është shpallur Muhammedit, alejhi’s selam, ai është pabesimtar.
Mohimi i Allahut të Madhëruar, ditës së Ringjalljes, ndonjërit prej pejgamberëve, është humbje, siç qëndron në Kur’an:
“قل هل ننبئكم بالأخسرين أعمالا * الذين ضل سعيهم في الحياة الدنيا وهم يحسبون أنهم يحسنون صنعا * أولئك الذين كفروا بآيات ربهم ولقائه فحبطت أعمالهم فلا نقيم لهم يوم القيامة وزنا * ذلك جزاؤهم جهنم بما كفروا واتخذوا آياتي ورسلي هزوا
Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre? 104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë. 105. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u japim kurrfarë vlere. 106. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje”. El Kehf, 103-106.
Të tillë janë edhe ata që thyejnë besën me Allahun e Madhëruar dhe që prishin marrëdhëniet me farefisin:
“الذين ينقضون عهد الله من بعد ميثاقه ويقطعون ما أمر الله به أن يوصل ويفسدون في الأرض أولئك هم الخاسرون
Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit”. El Bekare, 27.
Humbje është edhe respektimi i pabesimtarëve në gjërat që janë mëkate dhe që të nxjerrin prej feje:
“ياأيها الذين آمنوا إن تطيعوا الذين كفروا يردوكم على أعقابكم فتنقلبوا خاسرين
O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur”. Ali Imran, 149.
Miqësimi me djallin dhe respektimi i tij në deformimin e krijimtarisë së Allahut të Madhëruar është humbje:
“ولأضلنهم ولأمنينهم ولآمرنهم فليبتكن آذان الأنعام ولآمرنهم فليغيرن خلق الله ومن يتخذ الشيطان وليا من دون الله فقد خسر خسرانا مبينا
Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi”. En Nisa, 119.
Edhe ata që shpenzojnë pasuritë e tyre për të penguar rrugën e Allahut të Madhëruar janë humbës:
“إن الذين كفروا ينفقون أموالهم ليصدوا عن سبيل الله فسينفقونها ثم تكون عليهم حسرة ثم يغلبون والذين كفروا إلى جهنم يحشرون * ليميز الله الخبيث من الطيب ويجعل الخبيث بعضه على بعض فيركمه جميعا فيجعله في جهنم أولئك هم الخاسرون
Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në xhehennem. 37. (Kjo masë) Që ta dallojë All-llahu të keqin nga i miri, dhe që të vë të këqinjtë njërin mbi tjetrin, t'i bëjë grumbull të gjithë e t'i hedhë në xhehennem. E të tillët janë më të dëshpëruarit”. El Enfale, 36-37.
Sulmi ndaj bazamenteve fetare dhe zhytja në gjëra të tilla, sikur edhe akuzimi i profetit Muhamed, alejhi's selam, janë sinonime të humbjes:
“فاستمتعتم بخلاقكم كما استمتع الذين من قبلكم بخلاقهم وخضتم كالذي خاضوا أولئك حبطت أعمالهم في الدنيا والآخرة وأولئك هم الخاسرون
Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan atë që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpëruar”. Et Teube, 69.
Favorizimi i dunjasë ndaj ahiretit dhe dezertimi janë po kështu humbje:
“لا جرم أنهم في الآخرة هم الخاسرون
Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit”. En Nahl, 109.
Fetarët e interesit janë po kështu njerëz që bëjnë pjesë në kuadër të të humburve. Këta janë të lidhur me fenë vetëm nëse kanë ndonjë interes prej saj:
“ومن الناس من يعبد الله على حرف فإن أصابه خير اطمأن به وإن أصابته فتنة انقلب على وجهه خسر الدنيا والآخرة ذلك هو الخسران المبين
Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë”. El Haxh-xh, 11.
Edhe ata që mendojnë keq për Allahun e Madhëruar janë humbës:
“وذلكم ظنكم الذي ظننتم بربكم أرداكم فأصبحتم من الخاسرين
Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit”. Fussilet, 23.
Mashtrimi me stolitë (iluzionet) e djallit:
“وقيضنا لهم قرناء فزينوا لهم ما بين أيديهم وما خلفهم وحق عليهم القول في أمم قد خلت من قبلهم من الجن والإنس إنهم كانوا خاسرين
Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në Dunja) dhe atë që do t'u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend, si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur”. Fussilet, 25.
Të padrejtit janë humbës:
“وقال الذين آمنوا إن الخاسرين الذين خسروا أنفسهم وأهليهم يوم القيامة ألا إن الظالمين في عذاب مقيم
...Ata që besuan do të thonë: "Vërtet, të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!" Ta dini pra, se mizorët janë në dënim të përjetshëm”. Esh Shura, 45.
Të mbizotruarit nga djalli që për pasojë harruan Allahu e Madhëruar janë humbës:
“استحوذ عليهم الشيطان فأنساهم ذكر الله أولئك حزب الشيطان ألا إن حزب الشيطان هم الخاسرون
Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit”. El Muxhadele, 19.
Kundërshtimi është rrugë e humbjes:
“قال يا قوم أرأيتم إن كنت على بينة من ربي وآتاني منه رحمة فمن ينصرني من الله إن عصيته فما تزيدونني غير تخسير
O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të qartë) nga Zoti im, dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu, nëse unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm humbje”. Hud, 63.
“وكأين من قرية عتت عن أمر ربها ورسله فحاسبناها حسابا شديدا وعذبناها عذابا نكرا* فذاقت وبال أمرها وكان عاقبة أمرها خسرا
Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm. 9. Dhe ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi i çështjes së tyre ishte dështimi”. Et Talak, 8-9.
Mbytja e njeriut pa të drejtë është humbje:
“فطوعت له نفسه قتل أخيه فقتله فأصبح من الخاسرين
Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem)”. El Maide, 30.
Mbytja e fëmijëve dhe ndalimi i hallallit është humbje:
“قد خسر الذين قتلوا أولادهم سفها بغير علم وحرموا ما رزقهم الله افتراء على الله قد ضلوا وما كانوا مهتدين
S'ka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin në udhëzim”. El En’am, 140.
Sigurimi absurd i mëkatarëve nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar dhe mashtrimi me mirësitë e Tij që në të vërtetë janë vetëm për t’i mashtruara ata e më pas për t’i dënuar dhimbshëm është humbje:
“أفأمنوا مكر الله فلا يأمن مكر الله إلا القوم الخاسرون
A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur”. El A’rafe, 99.
Pra këta njerëz të vetmashtruar janë ata që mendojnë se Allahu i Madhëruar nuk do t’i ndëshkojë dhe nuk ka mundësi për një gjë të tillë. Hasan Basriu ka thënë: Besimtari edhe pse bën vepra të mira është në frikë dhe ankth derisa pabesimtari edhe pse bën mëkate e ndien veten të sigurt.
Ata që për shkak të familjes dhe pasurisë nuk mund t’i përgjigjen Allahut të Madhëruar, janë të humbur:
“ياأيها الذين آمنوا لا تلهكم أموالكم ولا أولادكم عن ذكر الله ومن يفعل ذلك فأولئك هم الخاسرون
O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit”. El Munafikune, 9.
Dahhaku ka thënë se me “përkujtim” në këtë ajet synohen pesë namazet.
Të gjitha këto botëkuptime të humbjes i ka përmbledhur kaptina madhështore El Asr, e cila shpjegon për humbjen e të gjithë njerëzve me përjashtim të atyre që trasojnë rrugën e besimit të pastër, bëjnë vepra të mira dhe këshillohen ndemjet vete për pasim të së mirës dhe shmangie nga e pavërteta:
“والعصر * إن الإنسان لفي خسر * إلا الذين آمنوا وعملوا الصالحات وتواصوا بالحق وتواصوا بالصبر
Pasha kohën! 2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. 3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm”. El Asr.
Taberaniu citon Ubejdil-lah b. Hasnin të ketë thënë:
“كان الرجلان من أصحاب رسول الله صلى الله عليه وسلم إذا التقيا لم يفترقا إلا على أن يقرأ أحدهما على الآخر سورة العصر إلى آخرها ثم يسلم أحدهما على الآخر
Kur takoheshin dy sahabij të Muhammedit, alejhi's selam nuk ndaheshin para se t’ia këndonin njëri tjetrit kaptinën El Asr për tu përshëndetur më pas me selam”.
Kurse Imam Shafiu ka thënë: Sikur njerëzit ta meditonin vetëm këtë kaptinë do t’iu mjaftonte.
Them këtë ngase ajo është kushtetutë shpëtimi nga humbja e dunajsë dhe ahiretit.
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
ُمْf�����j ��c �ُ شَهْرٌ مُبَارَكٌ فَرَضَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ عَلَيْكُمْ صِيَامَهُ تُفْتَحُ فِيهِ أَبْوَابُ السَّمَاءِ وَتُغْلَقُ فِيهِ أَبْوَابُ الْجَحِيمِ وَتُغَلُّ فِيهِ مَرَدَةُ الشَّيَاطِينِ لِلَّهِ فِيهِ لَيْلَةٌ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ مَنْ حُرِمَ خَيْرَهَا فَقَدْ حُرِمَ
Juve iu erdhi muaji i ramazanit, muaj i bekuar, agjërimin e të cilit Allahu ua obligoi; në të hapen dyert e Xhennetit, mbyllen ato të Xhehennemit ndërsa djajtë e tërbuar prangosen. Në të është një natë, më me vlerë se njëmijë muaj, kush privohet prej saj, vërtet është i privuar!”
[8]
- Ndoshta Ramazani i fundit. Paramendo, nëse ke jetë për këtë Ramazan, ndoshta më nuk do të kesh mundësi të agjërosh, qoftë për shkaqe shëndetësore, apo dhe vet vdekja. Kështu që kjo duhet të jetë një motiv i fortë për ty për të shfrytëzuar ramazanin maksimalisht.
- Ramazani mund të jetë dëshmi për dhe kundër teje. Është vërtetuar se “Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë për robin Ditën e Kiametit…”
[9], kështu që përfito nga rasti dhe puno që agjërimi të ndërmjetësojë për ty, të jetë pro teje.
- Ramazani dhe disa prej karakteristika te tij, si:
- Është muaji i shpalljeve hyjnore, kanë zbritur që të gjithë librat hyjnor
- Është muaji i fitoreve më të mëdha: si fitorja e Bedrit, çlirimi i Mekkes, e shumë e shumë fitore tjera gjatë historisë.
- Synime dhe objektiva
Për të përfituar maksimalisht nga Ramazani, ti qysh tani duhet të përpilosh një listë synimesh dhe objektivash që mendon t’i realizosh në këtë Ramazan, si:
- Falja e mëkateve, ngase siç e di, vetëm të larguarit nga mëshira e Allahut, siç qëndron në hadith
[10], nuk i falen mëkatet në këtë muaj.
- Nëse Ramazani është muaji i lirimit nga zjarri i Xhehennemit, siç qëndron në hadith
[11], atëherë përpiqu që ta arrish këtë.
- Nëse shpërblim për Ramazanin është edhe një derë nëpër të cilën hyhet në Xhennet, pra dera Rejjan
[12], atëherë puno që të hysh në Xhennet pikërisht nëpërmjet kësaj dere!
- Nëse mendon dhe ke dëshirë që në Xhennet të jesh në shoqëri të njerëzve të mirë, pra të kesh edhe pozitë, atëherë agjëro sinqerisht, ngase Muhammedi, alejhi’s selam, alejhi’s selam, siç transmetojnë Ibni Huzejme dhe Ibni Hibban ndërsa Albani e ka vlerësuar hadithin për të saktë, ka thënë për atë që dëshmon deklaratën islame, fal namazin, agjëron dhe falet në Ramazan si dhe jep zekatin:
“من مات على هذا كان من الصديقين و الشهداء
Kush vdes në këtë gjendje, do të jetë (në Xhennet) me të sinqertit dhe dëshmorët!”
- Evito pengesat e suksesit
Sigurisht se ke mësuar nga Ramazani i kaluar disa prej shkaqeve që të kane privuar nga mirësitë e tij, andaj fillo qysh tani të distancohesh prej tyre, sidomos nga televizioni dhe humbja e kohës pas shikimit të serialeve dhe filmave. Mësohu që kohën ta menaxhosh në dobi e jo dëm tëndin.
- Përkujtim të rregullave të Ramazanit
Meqenëse është ende herët, shfrytëzo kohën që të përkujtosh rregullat bazë të agjërimit, riktheju prapë atyre në mënyrë që të mos bësh diç nga harresa apo mosdija e që do të ishte shkak për privim nga shpërblimi.
Allahun e Madhëruar e lus që të na mundësojë arritjen e këtij Ramazani dhe përfitimin maksimal nga mirësitë dhe begatitë e tij të panumërta!
Amin!
[1] Transmetojnë Ahmedi, Tirmidhiu, Ibni Maxheh, ndërsa Albani e ka cilësuar hasen.
[2] Kur’ani, el-Bekare, 183.
[3] Albani në Sahihu-l-Xhamii, 3488, e ka cilësuar autentik.
[4] Transmeton Nesaiu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[5] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[6] Për më shumë kthehu tek libri i tij Kalbun xhedid.
[7] Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Albani e ka cilësuar hasen.
[8] Transmeton Nesaiu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[9] Hadithi është autentik. Shih: Shihu-l-Xhamii, 3882.
[10] Transmeton Hakimi ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[11] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[12] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu-l-Xhamii, 2121.