Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
URTËSI DHE SEKRETE TË AGJËRIMIT

Rëndësia e agjërimit
Agjërimi, si një shtyllë e fesë islame, ka një rol dhe rëndësi të jashtëzakonshme në jetën private dhe publike të besimtarit. Është një adhurim që formëson karakterin e besimtarit dhe personalitetin e tij. Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë, sikur edhe i Dërguari i Tij, Muhammedi [alejhis salatu ves selam] në hadithet e tij, kanë trajtuar aspekte me rëndësi, të cilat sjellin para nesh agjërimin si një ndër adhurimet më madhështore. Ai fsheh në vete urtësi dhe sekrete, efektet magjike të të cilave e bëjnë besimtarin të harrojë fare për lodhjen, urinë dhe etjen.
Agjërimi si rrugë drejt idealeve
Njeriu në këtë botë është krijuar për ta adhuruar Allahun e Madhëruar, kështu që, çdo rrugë që çon tek ky qëllim, është rrugë e lëvduar. Në këtë aspekt, agjërimi më së miri i shërben këtij qëllimi. Në Kur’an, në kaptinën el-Bekare, ajeti 183, qëndron:
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
Pra, qëllimi thelbësor i agjërimit është devotshmëria, e cila, nuk nënkupton vetëm të pranosh se je rob i Allahut të Madhëruar, por edhe të veprosh sipas urdhrave të Tij dhe të largohesh nga ndalesat e Tij.
Imazhi më konkret i sinqeritetit 
Agjërimi arrin të portretizon më së miri sinqeritetin e besimtarit. Ai, për dallim nga adhurimet tjera, ka mundësi të mos kryhet dhe këtë gjë të mos e marrin vesh fare të tjerët. Pa, është një adhurim, që përveç Allahut të Madhëruar, askush nuk mund ta di nëse e kryer apo jo njeriu. Por, urtësia e agjërimit nuk qëndron e tëra këtu. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë ndërsa citon Allahun e Madhëruar:
كُلُّ عَمَلِ ابْنِ آدَمَ لَهُ إِلَّا الصِّيَامَ هُوَ لِي وَأَنَا أَجْزِي بِهِ
Të gjitha veprat e njeriut janë për të, përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të...[1]  
A e keni vrarë mendjen ndonjëherë se përse Allahu i Madhëruar ia përshkruan Vetes këtu agjërimin ndërsa veprat tjera njeriut, në kohën kur, fetarisht kushtëzohet pranimi i veprës me përkushtimin ekskluziv vetëm Allahut?
A keni menduar pse agjërimi është më ekskluziv se veprat – adhurimet tjera?
Ka thënë Imam Neveviu [Allahun e pastë mëshiruar!] ndërsa numëron mendimet të dijetarëve për këtë çështje:
“Arsyeja pse agjërimi i është atribuuar Allahut të Madhëruar ndërsa veprat tjera njerëzve është se pabesimtarët nuk është shënuar kurrë të kenë adhuruar putat ose idhujt e tyre me agjërim. Ata iu kanë kushtuar forma tjera adhurimi, por asnjëherë, në asnjë kohë, asnjë i adhuruar (put, idhull) nuk është adhuruar me agjërim.”
Po kështu, agjërimi është i tillë edhe për shkak se është një ndër adhurimet më të gjata. Është adhurim njëmujor, në të cilin besimtari edhe gjatë edhe gjatë natës është në ibadet.
Është për Allahun e Madhëruar dhe ka këtë prestigj tek Ai për shkak se besimtarin largohet nga ushqimi, pija, marrëdhëniet intime me gruan, duke u zhvesh nga çdo gjë e kësaj bote për tu veçuar vetëm me Allahun, Krijuesin e tij.
E sheh, sa i rëndësishëm është ky adhurim për besimtarin.
A nuk është ky motiv për të agjëruar?!
Çfarë të bënë më shumë krenar se sa ta adhurosh Allahun e Madhëruar ndërsa parasysh ke se je endke ushtruar një adhurim që është ekskluziv vetëm për Allahun e Madhëruar dhe se askush, kurrë, nuk ia ka kushtuar atë asnjë të adhuruari?!
Mirënjohja, jo përbuzja
Agjërimi nuk është ligjësuar për ta dobësuar fizikisht njeriun. Përkundrazi. Urtësitë e tij janë madhore, grandioze, humane. Zoti nuk ka nevojë që njeriu të heq dorë nga ushqimi dhe pija. Çfarë do t’i ndihmonte kjo Atij kur në dorën e Tij janë qiejt dhe toka dhe çdo gjë që është në to?! Agjërimi është ligjësuar si adhurim për ta bërë besimtarin falënderues për mirësitë e shumta që i ka dhënë Allahu i Madhëruar. Atij, shija e hidhur e urisë dhe etjes mbase mund t’i kujtohen vetëm në Ramazan, kur duhet të heq dorë prej tyre nga mëngjesi deri në mbrëmje. Kështu, kjo ia përkujton të varfrit, ata që urinë dhe etjen i kanë përditshmëri. 
Vlerë krahasuese
Agjërimi është një adhurim, që duke patur për bazë këto karakteristika, merret si objekt krahasimi për vlerën e adhurimeve. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
إن أكمل المسلمين إيمانا أحسنهم خلقا وإن حسن الخلق ليبلغ درجة الصوم والصلاة
Vërtetë, besimtari me besim më të kompletuar është ai që ka moralin më të mirë, ndërsa morali i mirë të shpie në gradat e agjërimit dhe namazit.[2]
Porosia
Urtësitë e agjërimit nuk mbarojnë me kaq. Ato janë shumë më shumë se që mund të përmblidhen në një ligjëratë të shkurtër. Qëllimi ynë ishte që ta përjetojmë atë si adhurim, ta shijojmë ëmbëlsinë e tij. Konsideroj se urtësitë që kemi përmendur janë të mjaftueshme për ta motivuar edhe më besimtarin që të vazhdojë me kënaqësi dhe pasion agjërimin e tij.
 
 

[1] Transmetim unanim.

[2] Albani në Silsiletu-s-sahihah, 1590, thotë se është autentik.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013