Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRMBAJTJA NGA HIDHËRIMI

 
Agjërimi nuk nënkupton vetëm abstenim nga ushqimi dhe pijet. Agjërimi ka dhe një rol vetëdijësues. Ai synon që besimtarin ta bëjë të vetëpërmbajtur. Agjërimi ia mundëson besimtarit një kontroll mbi emocionet. E bënë më të matur në sjellje dhe veprime. Për këtë shkak, Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
إِذَا كَانَ يَوْمُ صَوْمِ أَحَدِكُمْ، فَلَا يَرْفُثْ، وَلَا يَجْهَلْ، وَإِنْ جَهِلَ عَلَيْهِ أَحَدٌ، فَلْيَقُلْ: إِنِّي امْرُؤٌ صَائِمٌ
Kur të jetë ndonjëri prej jush agjërueshëm, atëherë le të mos flet fjalë të pista si dhe të mos bëjë veprime injorante. E, nëse bëhen veprime të tilla ndaj tij nga ndokush, atëherë le të thotë: unë jam njeri që agjëroj![1]
Agjërimi pa këtë element rrezikon të mos shpërblehet fare.
رُبَّ صَائِمٍ لَيْسَ لَهُ مِنْ صِيَامِهِ إِلَّا الْجُوعُ، وَرُبَّ قَائِمٍ لَيْسَ لَهُ مِنْ قِيَامِهِ إِلَّا السَّهَرُ
Ka agjërues që nga agjërimi i tij nuk ka përfituar vetëm se urinë, sikur që ka falës që nga falja e tij nuk ka përfituar vetëm se pagjumësinë![2]
Kështu, për të parë ndikimin e fesë në vetëpërmbajtjen e njeriut nga gjërat që ia zbehin imazhin e tij si një besimtar i pjekur, do t’i referohemi disa aspekteve këshillëdhënëse të saj (fesë).
Kultivimi i moralit të faljes
Allahu i Madhëruar duke na rrëfyer për besimtarët e mirë, ndër tiparet me të cilat portretizohen ata, përmend edhe faljen. Thotë Allahu:
t
Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.“ (Ali Imran, 134)
Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.“ (el-A’rafë, 199)
Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka qenë njeriu më i dalluar me këtë moral. Xhabir ibn Abdullahu rrëfen se në kthim nga një betejë, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ishte ndalur të pushonte nën hijen e një peme. Kishte fjetur paksa, ashtu siç kishin fjetur edhe ushtarët. Një beduin – malësor kishte ardhur dhe ia kishte marrë shpatën ndërsa e kërcënonte se do ta mbyste. Kush do të mbrojë tani?! – i tha ai. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] i tha: Allahu!- ndërsa ia përsëriti këtë gjë tri herë. Nga frika, atij i ra shpata nga dora. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] e mori shpatën dhe kishte mundësinë ta mbyste, por e fali. E fali po kështu dhe gruan çifute, e cila ia solli një dele të pjekur të helmuar.
Këtë moral e kanë kultivuar edhe gjeneratat pas tij. Hasani, nipi i tij, ka thënë: “Nëse dikush më shan në njërin vesh, ndërsa në tjetri më kërkon falje, do t’ia falja!”
Omerin [Allahu qoftë i kënaqur me të!] e ofendoi një beduin. Në fakt, e akuzoi se nuk mbante drejtësi. Omeri u hidhëruar dhe ishte gati ta ndëshkonte, por, njëri nga të pranishmit, i tha: O prijësi i besimtarëve! A nuk e de dëgjuar fjalën e Allahut:
Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.“ (el-A’rafë, 199)
Omeri e fali.
Abdullah ibn Mes’udit (Allahu qoftë i kënaqur me të) një ditë i janë vjedhur ca para në treg. Ata që ishin me të i thanë: Ta mallkojmë dhe ta lusim Zotin kundër tij. Abdullahu iu përgjigj: Unë jam pronar i mallit, unë do të lutem kurse ju thoni: “Amin”
“O Allah, nëse personi që i mori paratë e mia është i nevojshëm për to, begatoje atë me to, ndërsa nëse s’është i nevojshëm për to, bëja atij mëkatin e fundit që po bën.”
Imam Kurtubiu rrëfen tregimin e Mejmun ibn Mehranit, të cilit shërbëtorja ia kishte derdhur çorbën. Në konak kishte mysafirë. Ishte rast i turpshëm dhe ai deshi ta ndëshkonte. Shërbëtorja i tha: O zotëria im! Pse nuk punon me fjalën e Allahut:
...dhe që e frenojnë mllefin...“ (Ali Imran, 134)
Në rregull, po e bëj këtë.
Vepro edhe me pjesën në vazhdim të ajetit – i tha shërbëtorja:
...që ua falin (të keqen) njerëzve...“ (Ali Imran, 134)
Ta kam falur.
Robëresha i tha:
...e All-llahu i do bamirësit.“ (Ali Imran, 134)
Atëherë ti je e lirë për Allahun! – ia ktheu Mejmuni.
Kështu, ky moral jo vetëm që u kultivua, or ai u shndërrua edhe në art. Dy shokë patën një mospajtim, i cili përfundoi me konflikt fizik. Njëri e sulmoi tjetrin. I ra shuplakë në fytyrë. Ky i rrahuri, e mori një shkop të vogël dhe gërvishti në rërë: “Sot, shoku im më i dashur më ra shuplakë në fytyrë!” dhe vazhduan rrugën. Kaluan pranë një moçali, rëra e të cilit ishte lëvizëse – përpinte çdo gjë. I rrahuri filloi të fundosej por e shpëtoi shoku i tij. me të shpëtuar, ai mori një hekur dhe gërvishti në një guri: “Sot, shoku im më i dashur më shpëtoi jetën!”
Kjo gjë e bëri shokun e tij të çuditej, andaj, me habi e pyeti: Pse kur të rashë shuplakë herën e parë, e shkrove në rërë se më goditi shoku im, ndërsa tani që të shpëtova e shkrove në guri?! Shoku i tij iu përgjigj me butësi: Kur neve të na bëjë keq dikush, duhet ta shkruajmë në rërë, në mënyrë që era ta fshijë atë, ta humbasë, ta harrojmë…Ndërsa kur dikush të na bëjë mirë, duhet ta shkruajmë në guri, në mënyrë që asnjë erë të mos mund ta fshijë atë.
Pra, falni njerëzit, harrojuani gabimet dhe përkujtojuani të mirat, kështu do të bëheni jo vetëm të vetëpërmbajtur, por edhe të dashur tek ata!
I fortë, vetëm Allahu
Përmbaje veten dhe dije se Allahu mund të të ndëshkojë. Ai është i pamposhtur ndërsa të gjithë të tjerët janë të mposhtur. Paramendo për një çast nëse Allahu të ndëshkon, si do të jetë puna jote?
Në vend se ta hidhërosh Allahun, kërko ndihmë prej Tij. Sulejman ibn Suredi transmeton se në kohën e Muhammedit [alejhis salatu ves selam] dy njerëz u shanë, ose njëri, nën gjendjen e hidhërimit shau tjetrin, ndërsa Muhammedi [alejhis salatu ves selam] tha: Unë di një fjalë, që nëse e thotë atë, do t’i kalojë hidhërimi. Nëse thotë: Eudhu bil-Lahi mine-sh-shejtani-rr-rraxhim! – Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga djalli i mallkuar!”[3]
I fortë, vetëm ai që fal
Mos mendo se me arrogancën tënde do të tregosh edhe forcën. Ato sjellje reflektojnë vetëm shtazëri. I fortë është ai që fal. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
لَيْسَ الشَّدِيدُ بِالصُّرَعَةِ إِنَّمَا الشَّدِيدُ الَّذِي يَمْلِكُ نَفْسَهُ عِنْدَ الْغَضَبِ
Nuk është i forti në mundje por ai që kontrollon veten gjatë hidhërimit!” (Transmetim unanim.)
Për këtë gjë edhe meriton shpërblim. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
مَنْ كَظَمَ غَيْظًا وَهُوَ قَادِرٌ عَلَى أَنْ يُنْفِذَهُ، دَعَاهُ اللَّهُ عَلَى رُءُوسِ الْخَلَائِقِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، حَتَّى يُخَيِّرَهُ فِي أَيِّ الْحُورِ شَاءَ
Kush vetëpërmbahet ndërsa ka mundësi ekzekutimi (ndëshkimi), Allahu, në Ditën e Kiametit, në prani të krijesave, do ta thërret dhe do t’ia jap mundësinë që të zgjedh nga hyritë çka të dojë![4]
Mbroju me namaz dhe durim
Namazi dhe durimi janë dy ilaçe shpirtërore për shërimin e shumë sëmundjeve. Përdorimi i tyre nga besimtari do të ketë efektin e vet. Namazi, duke vënë kokën në tokë, të përkujton se je i vogël, ndërsa durimi të ruan na pendimi për ngutinë në veprime. Allahu ka thënë:
O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët.“ (el-Bekare, 153)
Ruajtja e karakterit
Vetëpërmbajtja nënkupton që besimtari nuk ia lejon vetes të jetë në nivel me injorantin. Një i ditur ka thënë: Budallai të mund, ngase ai të detyron, së pari, të biesh në nivelin e tij, e pastaj me përvojën që ka, të mund. Morali i besimtarit është shumë më i madh se që të merret me mendjelehtë. Allahu ka thënë:
Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.“ (el-A’rafë, 199)
Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: "Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!“ (el-Kasas, 55)
Një njeri i kishte thënë Dirar ibn Ka’kas: Nëse ma thua nj fjalë, t’i them dhjetë. Dirari iu përgjigj: Nëse mi thua dhjetë, nuk ta them asnjë!
Kështu është besimtari. Ai fal dhe tregohet i butë që të përfitojë zemrat e tyre. Thotë Allahu:
Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.“ (Ali Imran, 159)
Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.“ (el-Mu’minune, 96)
Porosia e kësaj ligjërate
Porosi më e mirë e kësaj ligjërate do të ishte porosia e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit [alejhis salatu ves selam] dhënë një besimtari. Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të!] transmeton se një njeri kishte ardhur tek Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] dhe i kishte thënë: Më këshillo! Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i tha: Mos u hidhëro! Njeriu prapë ia përsëriste këtë gjë, ndërsa ai i thoshte: Mos u hidhëro!”[5]


[1] Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Albani thotë se është autentik.

[2] Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Albani thotë se është autentik.

[3] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani thotë se është autentik.

[4] Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibni Maxheh ndërsa Albani e vlerëson hasen - të mirë.

[5] Buhariu.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013