Ramazani është muaj i lëmoshës. Besimtari, për shkak se ndien shijen e hidhur të etjes dhe urisë nga agjërimi, bëhet më solidar. Ai, përveç lëmoshës së obliguar me rastin e përfundimit të Ramazanit, jep edhe në raste tjera, qoftë kjo lëmoshë vullnetare apo edhe shtrime të iftareve për skamnorë dhe nevojtarë.
Lëmosha është një vepër që fetarisht çmohet shumë. Ajo ka efekte të mahnitshme për jetën psikike dhe shpirtërore të besimtarit. Në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë nga Ramazani nëpërmjet rrugës së lëmoshës, ne do të ndalojmë tek disa urtësi dhe sekrete të lëmoshës.
Është dëshmi e besimit
Lëmosha është dëshmi e besimit. Ka thënë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
“والصدقة برهان
…dhe lëmosha është argument – dëshmi.”[1]
Çfarë argumenti është lëmosha?
Çka dëshmon ajo?
Është argument i besimit. Pasuria është gjë e dhimbshme. Dëshmi për këtë mund të merret mundi dhe sakrifica që japin njerëzit për të. e kur besimtari e jep atë, atëherë dhënia e saj reflekton se feja tek ai qenka më e shtrenjtë se pasuria.
Lëmosha me shpërblim të shumëfishuar
Lëmosha është një nga veprat, shpërblimi për të cilën shumëfishohet. Kjo ngase ajo merret si një lloj malli që tregtohet me Allahun. Njerëzit janë robër të Allahut, kështu që, për ta shpërblen Allahu. Pra, i ke bërë mirë dikujt, dije se Allahu është ai që ta kompenson mundin tënd. Thotë Allahu:
Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t'ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai.“ (el-Bekare, 245)
Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“فتربُو في كف الرحمن، حتى تكون أعظم من الجبل
...dhe ajo (lëmosha) rritet në dorën e Mëshiruesit derisa të jetë më e madhe se një kodër...”[2]
Jahja ibn Muadhi ka thënë: “Nuk di farë të peshojë sa kodrat e dynjasë përveç lëmoshës!”
Lëmosha si mundësi shtesë
Jemi në Ramazan dhe kemi shumë vepra që na garantojnë shpërblime të mëdha. Sigurisht, kjo falë edhe një sërë veprash tjera, të cilat kanë ndikim në këtë gjë. Edhe lëmosha është e kësaj natyre. Ajo shuan hidhërimin e Allahut. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“صدقة السر تطفئ غضب الرب
Lëmosha e fshehtë e shuan hidhërimin e Zotit!”[3]
E, kur të shuhet hidhërimi, atëherë mëshirës së Allahut nuk mund t’i del para asgjë.
Por, lëmosha ka edhe efektet e veta të drejtpërdrejta. Allahu ka thënë:
Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.“ (el-Bekare, 271)
Pra, lëmosha po fshika mëkatet. Kjo gjë përmendet edhe në një hadith, madje me një formë metaforike. Thotë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
“الصدقة تطفىء الخطيئة كما يطفىء الماء النار
Lëmosha shuan mëkatin, ashtu sikur uji e shuan zjarrin!”[4]
Për lëmoshën dhe efektin e saj të çlirimit nga mëkatet kemi dhe një hadith tjetër, i cili sjell një porosi të artë të njërit prej të Dërguarve të Allahut, Jahjasë [alejhiselam].
“وَآمُرُكُمْ بِالصَّدَقَةِ فَإِنَّ مَثَلَ ذَلِكَ كَمَثَلِ رَجُلٍ أَسَرَهُ العَدُوُّ، فَأَوْثَقُوا يَدَهُ إِلَى عُنُقِهِ وَقَدَّمُوهُ لِيَضْرِبُوا عُنُقَهُ، فَقَالَ: أَنَا أَفْدِيهِ مِنْكُمْ بِالقَلِيلِ وَالكَثِيرِ، فَفَدَى نَفْسَهُ مِنْهُمْ
...dhe iu urdhëroj me lëmoshë, ngase shembulli i saj është sikur shembulli i njeriut të zënë rob nga armiqtë. Ata ia lidhën duart në qafë dhe e dërguan t’i prehej koka (ekzekutohej). Ai (i dënuari me ekzekutim) ta: Unë e shpaguaj veten time me tërë çka kam, me pakicë e shumicë, kështu që e liroi veten prej tyre...”[5]
Pra, sikur që me pasuri mund ta lirosh eten prej armikut, por kështu me lëmoshë mund ta shpëtosh veten nga zjarri i Xhehennemit.
Sufjan Theuriut kur i shkonte ndonjë lypës në derë, thoshte:
“مرحباً بمن جاء يغسل ذنوبي
Mirë se vjen ai që m’i lanë mëkatet e mia!”
Lëmosha si vepër e madhe
Pra, lëmosha po shihet se nuk qenka një vepër e thjeshtë. Ajo qenka e madhe, madje shumë. E për ta kuptuar se sa vërtetë është e madhe, do të doja t’i referohem një hadithi autentik. Ka thënë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
“السَّاعِي عَلَى الْأَرْمَلَةِ وَالْمِسْكِينِ، كَالْمُجَاهِدِ فِي سَبِيلِ اللهِ - وَأَحْسِبُهُ قَالَ - وَكَالْقَائِمِ لَا يَفْتُرُ، وَكَالصَّائِمِ لَا يُفْطِرُ
Ai që nxiton për të ndihmuar gruan e vejë dhe skamnorin, ai është sikur luftëtari në rrugën e Allahut, -e mendoj të ketë thënë shton transmetuesi se- është dhe sikur ai që falet dhe nuk pushon si dhe sikur ai që agjëron dhe nuk han (pushon asnjë ditë).”[6]
Lëmosha, si mënyrë shërimi
Lëmosha ka de një tjetër efekt interesant. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“دَاوُوا مَرْضَاكُمْ بالصَّدَقة
Shëroni të sëmurët tuaj me lëmoshë!”[7]
Ibn Kajjim el-Xheuzijj ka thënë: “Lëmosha ka efekt mahnitës në largimin e belave, qoftë kjo edhe në raport me mëkatarin dhe të padrejtin, e madje edhe me jobesimtarin. Allahu i Madhëruar largon me të shumë lloje belash, gjë kjo e njohur për të gjithë njerëzit. Njerëzit e pranojnë një gjë të tillë, ngase e kanë provuar.”[8]
Një njeri kishte shkuar tek Abdullah ibn Mubareku dhe i kishte thënë se kishte plot shtatë vite që vuante nga dhimbjet në gju. Edhe pse ishte konsultuar mjekë e kishte provuar forma të ndryshme të kurimit, nuk kishte patur sukses. Abdullahu ia ktheu: Shko dhe hape një pus, ngase njerëzit kanë nevojë për ujë, ndërsa unë kam shpresë se atje do të del ujë ndërsa ty do të ndalen dhimbjet. Njeriu vepro kështu dhe u shërua.
Lëmosha si nder
Muhammedi [alejhis salatu ves selam] duke përmendur ata që do të jenë nën hijen e Arshit në Ditën e Kiametit, në mesin e tyre e përmend edhe dhënësin e lëmoshës.
“ورجل تصدق بصدقـة فأخفاها حتى لا تعلم يمينـه ما تنفق شماله
...dhe njeriu, i cili ka dhënë një lëmoshë ndërsa e ka bërë fshehurazi aq sa dora e djathtë të mos e dijë se çfarë ka dhënë e majta...”[9]
Po kështu ka thënë:
“كل امرىء في ظل صدقته حتى يقضى بين الناس
Çdo njeri do të qëndrojë nën hijen e lëmoshës së tij derisa të kryhet llogaria!”[10]
Për këtë besimtarët e shekujve të artë i kanë kushtuar rëndësi të madhe. Sha’biu ka thënë:
“من لم ير نفسه إلى ثواب الصدقة أحوج من الفقير إلى صدقته؛ فقد أبطل صدقته؛ وضرب بها وجهه
Kush nuk e sheh veten për të dhënë sadaka më të nevojshëm se i varfri për ta kërkuar atë, le ta dijë se sadakaja – lëmosha e tij është prishur dhe i hedhet fytyrës.”
Përmbyllje
Në ndarje, do të doja të shpjegoj edhe dy gjëra me rëndësi për lëmoshën:
1) Pasuria nuk pakësohet nga lëmosha
Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“مَا نَقَصَتْ صَدَقَةٌ مِنْ مَالٍ
Nuk ka lëmoshë që ka pakësuar ndonjë pasuri...”[11]
Ky pakësim nuk ndodhë për shkak se dhënia llogaritet si deponim. Imam Muslimi transmeton hadithin e Aishes, e cila kishte dhënë lëmoshë një dele të therur, me përjashtim të një kofshe. Kur Muhammedi [alejhis salatu ves selam] e pyet, ajo thotë se e ka dhënë të tërën, me përjashtim të një kofshe. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] thotë:
“بقي كلها غير كتفها
Jo, e tëra paska mbet, përveç asaj kofshe!”
2) Domethënia e gjerë e lëmoshës
Ndoshta, duke lexuar këto mirësi të lëmoshës, disa që nuk kanë pasuri, mund të thonë se ne jemi të privuar nga kjo mirësi, por, mos u ngutni, ngase edhe për këtë ka zgjidhje. Mirësia e lëmoshës mund të arrihet edhe nëpërmjet veprave tjera. Ebu Dherr-rri transmeton së një grup besimtarësh të varfër i ishin ankuar të Dërguarit të Allahut duke i thënë:
“يَا رَسُولَ اللَّهِ ذَهَبَ أَهْلُ الدُّثُورِ بِالْأُجُورِ يُصَلُّونَ كَمَا نُصَلِّي وَيَصُومُونَ كَمَا نَصُومُ وَيَتَصَدَّقُونَ بِفُضُولِ أَمْوَالِهِمْ قَالَ أَوَ لَيْسَ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لَكُمْ مَا تَصَّدَّقُونَ إِنَّ بِكُلِّ تَسْبِيحَةٍ صَدَقَةً وَكُلِّ تَكْبِيرَةٍ صَدَقَةً وَكُلِّ تَحْمِيدَةٍ صَدَقَةً وَكُلِّ تَهْلِيلَةٍ صَدَقَةً وَأَمْرٌ بِالْمَعْرُوفِ صَدَقَةٌ وَنَهْيٌ عَنْ مُنْكَرٍ صَدَقَةٌ وَفِي بُضْعِ أَحَدِكُمْ صَدَقَةٌ قَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ أَيَأتِي أَحَدُنَا شَهْوَتَهُ وَيَكُونُ لَهُ فِيهَا أَجْرٌ قَالَ أَرَأَيْتُمْ لَوْ وَضَعَهَا فِي حَرَامٍ أَكَانَ عَلَيْهِ فِيهَا وِزْرٌ فَكَذَلِكَ إِذَا وَضَعَهَا فِي الْحَلَالِ كَانَ لَهُ أَجْرًا
O i Dërguar i Allahut, pasanikët na tejkaluan me shpërblime, ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, kurse (përveç kësaj) nga teprica e pasurisë së tyre japin sadaka. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] tha: “A nuk ju ka dhënë Allahu edhe juve me çka të bëni sadaka? Vërtet, çdo tespih (lavdërim Allahut) është sadaka, çdo tekbir (madhërim Alllahut) është sadaka, çdo tahmid (falënderim Allahut) është sadaka, çdo tehlil (thënia: La ilahe il-lall-llah) është sadaka. Urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër të keqes është sadaka, edhe marrëdhënia seksuale (bashkëshortore) është sadaka”. Njerëzit i thanë: “O i Dërguar i Allahut, a edhe kur ndonjëri prej nesh kryen marrëdhënie epshore ka shpërblime?” I Dërguari i Allahut tha: “Më thuani, nëse epshin e tij e përdorë në haram, a nuk ka mëkat? Po ashtu nëse e përdorë në hallall, do të ketë shpërblim.”[12]
Nxitoni me sadakatë dhe lëmoshat tuaja, ngase e nesërmja mund të jetë vonë de, siç thotë Allahu, do të pendoheni pse nuk keni dhënë.
Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!" 11. Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.“ (el-Munafikune, 10-11)
[2] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
[3] Albani në Sahihul Xhamië, 3759, e cilëson autentik.
[4] Albani në Tahrixhu mushkiletil fakri, 117, e vlerëson autentik.
[5] Hadithin e transmeton Tirmidhiu në Sunen ndërsa Albani e vlerëson autentik.
[6] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
[7] Albani e konsideron hasen – të mirë.
[8] Shih: Sahihu el-vabil-s-sajjibi, f. 63.
[9] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
[10] Albani në Tahrixhu mushkletil fakri, 118, e vlerëson autentik.
[11] Hadithin e transmeton Muslimi.
[12] Hadithin e transmeton Muslimi.