Njeriu, siç thotë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], pas vdekjes së tij nuk merr me vete asgjë përveç veprave të mira. Në varr, në atë vetmi të thellë, në atë vend të trishtueshëm, në atë ngushtësi që ngulfat, njeriu nuk mund të merr asnjë nga pasuria e kësaj bote. Për pasojë, si i pasuri, si i varfëri, janë të njëjtë: kanë vetëm një qefin dhe asgjë më shumë. Në të vërtetë, nuk janë të njëjtë, ngase tretmani në varr nuk do të jetë sipas pozitës materiale në këtë botë. Atje, i varfëri mund të jetë shumë më mirë dhe më i privilegjuar se sa i pasur. Çështja lidhet për veprave të mira që i kanë bërë në këtë botë.
Një nga këto vepra të mira, gjithsesi mbetet edhe namazi, shoqëruesi më i mirë që mund ta qetëson shpirtin e besimtarit në ato momente. Por, jo vetëm kaq. Namazi në varr mund të bëjë edhe çudira. Se për çka e kam fjalën do të doja të citoj një hoxhë, Abud ibn Avn Usejrin , i cili na rrëfen një tregim tejet interesant, për vërtetësinë e të cilit betohet në Zot. Fillon rrëfimin Shejhu e thotë: Një kompani për ndërtimin e rrugëve kishte fitua tenderin e ndërtimi të një autostrade në Saudi, por që gjatë punimeve kishin hasur në një pengesë në një vend të quajtur Shumran. Pengesë ishin disa varreza të vjetra, në të cilat, për herë të fundit, qe varrosur një djalosh i ri para plot 30 vjetësh. Kompania deponoi një kërkesë në gjykatë për të marrë udhëzimet përkatëse se a mund të vazhdonin punimet dhe të zhvendosnin varrezat apo se duhej të ndërronin kahen e rrugës pak. Gjykata lëshoi dekretin se mund të bëhej zhvendosja e varrezave ndërsa për një punë të tillë, përveç një ekipi nga gjykata, u formuan edhe ekipe nga komuna dhe fiset që ishin në atë zonë. Filloi zhvarrosja. Çfarë të gjesh, erë kundërmuese dhe eshtra të kalbur. Filluan varr pas varri derisa arritën tek varri i fundit, i cili njëherësh ishte edhe i fundit që qe varrosur aty. Kishin kaluar 30 vite andaj askush nuk e mendonte se aty do të ndodhte befasia. Filluan ta hapnin sikur çdo varr tjetër, por gjatë heqjes së dheut, vërejtjen se puna ishte më ndryshe. Aty vërehej një qefin i bardhë ndërsa trupi nuk kundërmonte. I hoqën tullat dhe e nxorën trupi. Subhanallah! Ishte i ruajtur, sikur të varrosej sot. Ia shpalosën fytyrën ndërsa të pranishmit, që nuk rastisën të jenë nga familja e tij, e njohë. Është filani, i biri i filanit. Meqë bëhej rivarrim, ia dërguan kufomën babait të tij, që ende ishte gjallë por i shtyrë në moshë, ia dërguan kufomën ndërsa nga gëzimi dhe mërzia shpërtheu në lot. Elhamdulilah! I falënderuar qofsh o Allah, që ma ktheve tim bir në shtëpi ta shoh dhe një herë edhe pas tridhjetë viteve! – u shpreh babai. E pyetën se çfarë veprash kishte bërë, a kishte diç me të cilën ishte veçuar për të arritur një shpërblim të tillë? Tha: Pasha Allahun, prej kur e njoh birin tim, nuk ka braktisur kurrë namazin dhe as që i ka ikur ndonjëherë tekbiri fillestar me Imamin!
Ky është namazi dhe kjo është vetëm një nga imazhet e shumta të shpërblimit për namazin. T’i kushtojmë rëndësi namazit lumturia me të arrihet edhe në këtë botë para botës tjetër. Sa mirë kanë thënë të parët tanë: Nuk do ta shijon Xhenetin e Ahiretit, ai që nuk ka shijuar më parë Xhenetin e kësaj bote! Xheneti i kësaj bote është përmendja e Allahut, e namazi është përmendja më i mirë!!!
Përgatiti: Sedat Islami
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=jKEhUcr-jY8