Islami është një fe, burim i së cilës është Allahu i Madhëruar. Gjërat në të janë të përcaktuara prej Tij ndaj edhe janë të sakta. Vendimet hyjnore të regjistruara në Kur’anin Famëlartë me kalimin e kohës vetëm sa arsyetohen më shumë, por mjerisht vetëm atëherë kur njerëzimi dhunshëm detyrohet ta bëjë një gjë të tillë. E them këtë duke synuar faktin se shkencëtarët nuk janë të panjohur me këto të vërteta porse verbëria shpirtërore dhe mungesa e ndërgjegjes i ka bërë t’i injorojnë për kohë të gjatë. Dëshmi për këtë ke rastin e mishit të derrit kur në Kur’an është potencuar para afër 1 milenium e gjysmë vitesh se është i ndaluar kurse vetëm tash, kur gripi i derrit, që me gjase do të jetë pandemi botërore, futi frikën në palcë, filluan masovikisht të mendojnë për ndalimin e mishit të tij, madje Papa Shenoda i Egjiptit bëri thirrje publike për këtë
[1].
Çështja nuk mbaroi me kaq. Jomuslimanët, madje edhe shprehen lëvdatat e tyre për Islamin. Chander në librin “Parasitology”
[2], ku është bashkautor me një shkencëtar tjetër, përmend se parazitët e derrit, që shkaktojnë pasoja të mëdha, nuk mund të gjenden në vendet islame dhe çifut ku ngrënia e mishit të derrit konsiderohet mëkat fetar.
Kriteri i lejimit dhe ndalimit në Islam
Kriteret islame janë mbase më të saktat të mundshme. Mishërimi i tradicionales me racionalen përkitazi me këtë sferë krijoi një imazh, ndriçimi i të cilit nuk shuhet dot. Qysh në fillim rikujtohet parimi bazë se lejimet dhe ndalimet janë e drejte ekskluzive e Allahut të Madhëruar, parim ky që nuk guxon të anashkalohet kurrë. Thotë Allahu:
Thuaj: "Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?" Thuaj: "A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?”
[3].
Në esencë gjërat janë të lejuara kurse ndalohen vetëm me tekst të qartë. Hallalli dhe harami nuk vërtetohen në bazë të zbulimeve shkencore, ani pse nuk mohohen ato, por parakusht i kësaj është vërtetimi në tekstet e qarta fetare. Thotë Allahu i Madhëruar:
Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë”
[4].
Islami në këtë fushë njerëzimit ia shfaqi humanizmin e vet nëpërmjet dy aspekteve:
1. Aprovoi një parim duke përkufizuar të lejuarën në të dobishme dhe të ndaluarën në të dëmshme. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَائِثَ
... u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet...”
[5].
“يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ آمَنُواْ كُلُواْ مِن طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ وَٱشْكُرُواْ للَّهِ إِن كُنْتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيْكُمُ ٱلْمَيْتَةَ وَٱلدَّمَ وَلَحْمَ ٱلْخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ بِهِ لِغَيْرِ ٱللَّهِ فَمَنِ ٱضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلاَ عَادٍ فَلاۤ إِثْمَ عَلَيْهِ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë, dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhëtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret (ngritët zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues”
[6].
Përmendja e të këqijave të veçanta, këtu dhe në ajete tjera, nuk aludon se të tjerat janë hallall, porse këto që u përmendën janë ndër më të rrezikshmet kurse për pjesën e mbetur vlejnë parimet e përmendura sipër.
2. Solli alternativa të shumta të lejuara në vend të ndalesave. Ibnul Kajjimi ka thënë:
§ Allahu i Madhëruar ua ndaloi kërkimin e fatit nga shigjetat dhe ua lejoi duanë e istihares,
§ Ua ndaloi kamatën por ua lejoi tregtinë,
§ Ua ndaloi bixhozin por ua zëvendësoi me gara të dobishme ne fe, si: garat me kuaj, me deve, me shtiza, etj,
§ Ua ndaloi mëndafshin por ua lejoi llojet e ndryshme luksoze nga leshi, pambuku dhe pëlhura e linjte,
§ Ua ndaloi kurvërinë dhe homoseksualizmin por ua lejoi martesën hallall,
§ Ua ndaloi pijet dehëse por ua lejoi pijet e këndshme e të dobishme për trupin dhe shpirtin,
§ Ua ndaloi ushqimet e këqija por ua lejoi ato të mirat[7].
3. Lejoi të ndaluarën në rast të caktuara kur njeriut i rrezikohet jeta, siç do të sqarojmë më poshtë.
Argumentet fetare të ndalimit të derrit
Derri, në përshkrimet kur’anore, zë vendin në mesin kafshëve të ndaluara, si për nga përdorimi individual, në kuptim të ngrënies, si për nga kuptimi më i gjerë - tregtia me të. Thotë Allahu:
“إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةَ وَالدَّمَ وَلَحْمَ الْخِنزِيرِ وَمَا أُهِلَّ بِهِ لِغَيْرِ اللّهِ فَمَنِ اضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلاَ عَادٍ فَلا إِثْمَ عَلَيْهِ إِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhëtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret (ngritët zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues”
[8].
Ky ajet kur’anor, siç përmend Imam Kurtubiu, përfshin derrin e tokës dhe atë të detit. Ai citon Imam Malikun të ketë refuzuar përgjigje për këtë duke u arsyetuar me faktin se ai quhet derr dhe si i tillë është i ndaluar
[9].
Kjo gjë është konfirmuar edhe në hadithe. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إِنَّ اللَّهَ حَرَّمَ الْخَمْرَ وَثَمَنَهَا وَحَرَّمَ الْمَيْتَةَ وَثَمَنَهَا وَحَرَّمَ الْخِنْزِيرَ وَثَمَنَهُ
Allahu i Madhëruar ndaloi alkoolin dhe çmimin e (fitimin prej saj) tij, ndaloi ngordhësirën dhe çmimin e saj si dhe ndaloi derrin dhe çmimin e tij”
[10].
Ibnu’l Kajjim el Xhevzijje në ajetin e lartpërmendur dhe ajete tjera të ngjashme
[11], kishte vërejtur se tek derri është specifikuar mishi i tij për të treguar se ai është i ndaluar i gjallë dhe i therur. Pra, as në të gjallë por as pas therjes së tij, nuk lejohet shfrytëzimi i tij
[12].
Por kjo nuk nënkupton se nëse mishi është i ndaluar, meqë është përmendur, atëherë dhjami i tij lejohet. Për ndalimin e dhjamit të thiut ka konsensus të dijetarëve kurse ajo që e kanë përmendur si e lejuar është vetëm qimja e tij
[13], madje edh për këtë ka diskutime serioze tek dijetarët siç ka përmendur Hitabiu
[14].
Pejgamberi, alejhi's selam i është qasur edhe një dukurie tjetër përkitazi me derrin. Përderisa ai përmendi ndalesën e mishit të derrit iu referua edhe një problemi tjetër. Një dredhie që në fakt është eksperiencë e trashëguar nga çifutëve. Siç duket me gjithë ato ndëshkime hyjnore që patën, ata nuk morën mësim kurrë. Xhabir b. Abdil-lahu përmend ta ketë dëgjuar Pejgamberin, alejhi's selam duke thënë:
“إِنَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ حَرَّمَ بَيْعَ الْخَمْرِ وَالْمَيْتَةِ وَالْخِنْزِيرِ وَالْأَصْنَامِ فَقِيلَ يَا رَسُولَ اللَّهِ أَرَأَيْتَ شُحُومَ الْمَيْتَةِ فَإِنَّهُ يُطْلَى بِهَا السُّفُنُ وَيُدْهَنُ بِهَا الْجُلُودُ وَيَسْتَصْبِحُ بِهَا النَّاسُ قَالَ لَا هُوَ حَرَامٌ ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عِنْدَ ذَلِكَ قَاتَلَ اللَّهُ الْيَهُودَ إِنَّ اللَّهَ حَرَّمَ عَلَيْهِمْ الشُّحُومَ فَأَجْمَلُوهُ ثُمَّ بَاعُوهُ فَأَكَلُوا ثَمَنَهُ
Vërtet, Allahu dhe i dërguari i Tij, kanë ndaluar shitjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe putave. O i dërguari i Allahut! Po çfarë thua për dhjamin e cofëtinave ngase me të ilustrohen anijet, lyhen lëkurat dhe ndriçohen (me vajin e tij) njerëzit?- e pyeti një njeri. Kjo është e ndaluar- u përgjigj ai, pastaj shtoi: Allahu i vraftë çifutët! Allahu ua ndaloi dhjamet por ata i shkrinë ato e më pas i shitën dhe përfituan prej tyre”.
Në hadithe, siç u potencua edhe në ajetin kur’anor 173 të kaptinës El Bekare, sqarohet se ndalesa jo çdo herë është në fuqi. Nëse njeriu vie në ndonjë pozitë që i imponohet mishi i derrit, atëherë ai lejohet. Ibni Ebi Umereh në përgjigje për martesën e përkohshme, gjë e ndaluar, jep edhe këto detaje:
“إنها كانت رخصة في أول الاسلام لمن اضطر إليها كالميتة والدم ولحم الخنزير ثم أحكم الله الدين ونهى عنها
Ajo ka qenë lejuar vetëm në fillim të Islamit për ata që kanë qenë të detyruar siç është puna edhe me ngrënien e ngordhësirës, gjakut, mishit të derrit (që në rast domosdoshmërie lejohen), e pastaj Allahu i Madhëruar e plotësoi fenë dhe i ndaloi atë (martesën e përkohshme)”
[15].
Krahas kësaj, në hadithe janë sjellë edhe dëshmi për statutin e tij të pavlerë edhe tek fetë e tjera, nënvizim ky që ka bazë edhe në libra të cifutëve dhe të krishterëve. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَيُوشِكَنَّ أَنْ يَنْزِلَ فِيكُمْ ابْنُ مَرْيَمَ حَكَمًا مُقْسِطًا فَيَكْسِرَ الصَّلِيبَ وَيَقْتُلَ الْخِنْزِيرَ وَيَضَعَ الْجِزْيَةَ وَيَفِيضَ الْمَالُ حَتَّى لَا يَقْبَلَهُ أَحَدٌ
Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, ka gjasa të zbresë në mesin tuaj Isai, i biri i Merjemes, si udhëheqës i drejtë, i cili e thyen kryqin, e mbyt derrin, vë xhizjen, dhe pasuria shtohet aq sa askush nuk e pranon atë”
[16].
Nga ky hadith, siç përmend Ibni Haxheri
[17], përfitohet fakti se derri është i pavlerë ndryshe feja ndalon shkatërrimin e gjërave me vlerë. Kjo kishte shtyrë Imam Neveviun të thoshte se derri lejohet të mbytet kudo që të shihet, madje qoftë edhe në vende joislame
[18].
Në hadithe, në kontekste të ndryshme, derri është përdorur si diç tepër i pavlerë ndaj është marrë shembull kur është folur për gjësende a diç tjetër të kësaj natyre. Pejgamberi, alejhi's selam duke përshkruar lojërat e ndaluara kishte thënë:
“مَنْ لَعِبَ بِالنَّرْدَشِيرِ فَكَأَنَّمَا صَبَغَ يَدَهُ فِي لَحْمِ خِنْزِيرٍ وَدَمِهِ
Kush luan me nerdeshir (tavëll) është sikur ta ketë futur dorën në mishin apo gjakun e derrit ”
[19].
Në koment të Sunenit të Ibni Maxhes thuhet se loja është krahasuar me derr për të larguar njerëzit prej saj
[20].
Ky stil shprehjeje ishte përvetësuar edhe nga sahabet, ndaj ne gjejmë ata ta kenë përdorur pikërisht m këtë domethënie. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke qenë i mahnitur me rolin e Thumames, i cili e pranoi Islamin dhe ua ndali kurejshëve grurin, gjë që i shtyri këta të fundit të ndërmjetësojnë te Muhammedi, alejhi’s selam që të rifilloj furnizimi, kishte thënë:
“لقد كان والله في عيني أصغر من الخنزير وإنه في عيني أعظم من الجبل
Pasha Allahun! Në sytë e mi ishte më i vogël – pavlerë- se një derr por ja që tani (kur u bë musliman) është më i madh se një kodër”
[21].
Çka përfshin ndalesa?
Më parë vetëm aluduam tek disa gjëra me rëndësi, si:
§ Mishi,
§ Gjaku,
§ Dhjami,
§ Qimet (sipas një grupi dijetarësh), dhe
§ Tregtia në përgjithësi,
...kurse këtu do të citojmë disa nga fetvatë bashkëkohore të dijetarëve të ndryshëm.
1. Ngrënia e mishit të derrit pa dije?
Kjo gjë nuk paraqet mëkat ngase Allahu ka thënë:
“وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ فِيمَا أَخْطَأْتُم بِهِ وَلَكِن مَّا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا
...Nuk është ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaj e bëjnë qëllimisht, po All-llahu është që falë, është mëshirues”
[22].
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن الله تجاوز عن أمتي الخطأ والنسيان وما استكرهوا عليه
Allahu i Madhëruar nuk merr në pyetje ummetin tim për gabimin, harresën dhe gjërat e imponuara”
[23].
Por nëse ndërkohë gjatë ngrënies apo edhe pas saj, informohet se është mish i derrit, atëherë ai nëse ka mundësi ta vjellë atë, duhet ta bëjë
[24]. Buhariu transmeton nga Aisheja:
“كان لأبي بكر غلام يخرج له الخراج وكان أبو بكر يأكل من خراجه فجاء يوماً بشيء فأكل منه أبو بكر، فقال الغلام تدري ما هذا؟ فقال أبو بكر وما هو؟ قال: كنت تكهنت لإنسان في الجاهلية ما أحسن الكهانة إلا أني خدعته فلقيني فأعطاني بذلك، فهذا الذي أكلت منه، فأدخل أبو بكر يده فقاء كل شيء في بطنه
Ebu Bekri e kishte një djalosh (shërbëtor) i cili ia kryente punët e haraçit, prej të cilit dhe hante Ebu Bekri. Një ditë solli diç ndërsa Ebu Bekri e ngrëni atë. A e di se çfarë ishte këta ushqim? – i tha djaloshi. Jo, çka është?- pyeti. Në periudhën paraislame një njeriu i pata bërë fall, profesion që nuk zotëroja, por unë e mashtrova atë. Ai njeri më takoi dhe ma dha këtë, të cilën ti edhe e ngrëne. Ebu Bekri e futi dorën në fyt dhe e volli tërë atë që kishte në bark”.
2. Ushqimi i maceve me konserva ku ka mish derri
Muhammed b. Salih el Uthejmini thotë: Nëse e blen, është e ndaluar, ngase nuk lejohet të paguash para për mish të derrit, por nëse e gjen të hedhur, mund ta ushqesh macen me të
[25].
3. Pastrimi i enëve që kanë përdorur mish derri
Pastrimi i enëve në të cilat është përdorur mishi i derrit bëhet sikur pastrimi i enëve tjera duke mos i lënë asnjë gjurmë në to. Por kjo nuk nënkupton që ato të pastrohen shtatë herë e në këtë të fundit me dhe
[26].
4. Prodhimet me produkte derri
Nëse gjërave të lejuara iu shtohet ndonjë lëndë tjetër e ndaluar, si produkte derri, atëherë ato ndalohen, edhe nëse janë simbolike. Besimtari duhet të jetë syçelë para këtyre artikujve dhe në rast se nuk e di përbërjen e vërtetë të ndonjë artikulli, atëherë më mirë është ta lërë fare atë
[27].
Disa kanë dhënë shpjegime logjike që janë një lehtësim i madh sidomos për muslimanët që jetojnë në vende joislame. Ata thanë se lëndët përbërëse të artikujve ushqimor zakonisht tretën me elemente kimike dhe shndërrohen në lëndë tërësisht të pastra, siç shndërrohet vera në uthull, ndaj nuk e kanë parë si diç të ndaluar
[28].
Allahu e di të vërteten porse më mirë do të ishte distancimi prej artikujve që përmbajnë produkte të derrit, sidomos pas sqarimit që është bërë në hadithin e Buhariut, i cituar sipër, ku përmendet mallkimi i çifutëve për shkak të shkrirjes së dhjamit dhe shitjes së tij.
5. A lejohet shitja e mishit të derrit për jomyslimanët?
Kjo gjë është e ndaluar si për besimtarët si për jobesimtarët.
6. Përdorimi i lëkurës së derrit
Për këtë janë dhënë mendime të ndryshme. Në El mevsuatu’l fikhijje thuhet se: Juristët muslimanë janë pajtuar se lëkura e derrit është e papastër dhe ndalohet përfitimi prej saj në çfarëdo mënyre.
Megjithatë jo të gjithë janë të këtij mendimi. Ka dijetarë që thonë se pasi që të regjet lëkura, ajo bën të përdoret, madje në raste kur është e nevojshme ajo lejohet pa asnjë dyshim sikur që lejohet edhe vet mishi i tij
[29].
7. Puna në vendet kur prodhohen produkte të mishit të derrit
Një gjë e tillë është e ndaluar ngase konsiderohet bashkëpunim për mëkat dhe haram[30].
8. A lejohen insulinat e prodhuara nga derri?
Nuk i lejohet të sëmurit të përdorë insulina nga produktet e derrit ngase një gjë e tillë është e ndaluar dhe Allahu i Madhëruar shërimin nuk e ka lënë në gjëra të ndaluara[31].
9. A lejohet përdorimi i dhjamit të derrit për lyerje të kokës ?
Nëse një gjë e tillë është e domosdoshme atëherë lejohet por kur të falë namaz patjetër se duhet ta pastrojë kokën mirë dhe ta heq tërë atë produkt ngase është i papastër[32].
Derrat kanë edhe një storie tjetër
Kur’ani dhe Sunneti përkitazi me derrat kanë rrëfyer edhe tregimin e çifutëve të shndërruar në majmunë dhe derra. Kur ata i bënë dredhi Allahut të Madhëruar dhe injoruan masat e ndëshkimit, u shndërruan në majmunë. Thotë Allahu i Madhëruar:
“قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِّن ذَلِكَ مَثُوبَةً عِندَ اللّهِ مَن لَّعَنَهُ اللّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ الطَّاغُوتَ أُوْلَـئِكَ شَرٌّ مَّكَاناً وَأَضَلُّ عَن سَوَاء السَّبِيلِ
Thuaj: " A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa rej tyre i shdërroi në majmunë e në derra, e i bëri të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë”
[33].
Ata shkelën rregullat e së shtunës, i hapën gropat dhe i lëshuan rrjetat ditën e premte, kurse peshqit mbetën në gropa dhe në rrjeta të shtunën. Ata i shikonin peshqit dhe të dielën e tërhiqnin rrjetën me peshq. Ata bënë hile kur lëshuan rrjetën të premten, ndërsa ditën e shtunë i kishin futur duart në xhepa dhe i shikonin peshqit duke mbetur në rrjetat e lëshuara dhe thoshin: “O Zot, shiko ne si jemi të dëgjueshëm ndaj Teje ditën e shtunë, e ne nuk kemi bërë asgjë.” Pra, ata bënë mashtrime dhe dredhi ndaj edhe merituan këtë ndëshkim.
Ajeti që përmendëm sipër ishte një grusht i rëndë për pabesimtarët në kohën e Muhammedit, alejhi's selam. Kur ata nënçmuan besimtarët, Allahu i Madhëruar ua shpalli këtë ajet kështu që besimtarët iu thanë: Ju jeni vëllezër të derrave e majmunëve, gjë që i bëri të turpërohen shumë. Nga kjo lindën edhe keqkuptime të tjera sipas të cilave çifutët nuk hanë derrat ngase janë vëllezërit e tyre. Kjo është gabim edhe pse tregimi është i vërtetë. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“الْحَيَّاتُ مَسْخُ الْجِنِّ ، كما مسخت القردة و الخنازير من بني إسرائيل
Gjarpërinjtë janë krijuar nga transformimi i xhinëve siç janë transformuar majmunët dhe derrat nga çifutët”
[34].
Për të mos u krijuar bindja se gjarpërinjtë dhe derrat e majmunët e kanë fillimin nga këto transformime, këtë çështje, juridikisht, hadithi në vijim e shtjelloi shumë bukur. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن الله تعالى لم يجعل لمسخ نسلا و لا عقبا و قد كانت القردة و الخنازير قبل ذلك
Allahu i Madhëruar nuk ka ndodhë të ketë transformuar diç nga diç e më pas asaj t’i ketë caktuar lozë dhe pasardhës”
[35].
Dispozita për ata që hanë mishin e derrit
Imam Sujuti citon Kataden të ketë thënë se: Kush han mish derri, kërkohet prej tij pendimi, ndryshe mbytet si mëkatar[36].
Mishi i derrit i ndaluar edhe në fetë tjera
Derri është i ndaluar edhe fetë e mëhershme. Në Tevrat qëndron: “Edhe thiu, megjithëse e ka thundrën të ndarë, por nuk ripërtypet, le të jetë për ju i papastër: mos ua hani mishin as mos ua prekni kufomat”
[37].
Nëse kihet parasysh lidhja ndemjet Tevratit dhe Inxhilit, ku ky i fundit është vetëm plotësues për të parin, atëherë nuk do mend se ai është i ndaluar në të dy fetë. Masakrimi i parimeve fetare nga Pali solli deri tek lejimi, ngase siç përmend Dr. Jusuf Kardavi, ai kishte ndaluar vetëm atë që theret për idhuj
[38].
Po të mos kishte qenë derri i ndaluar edhe në krishterizëm, Isai, alejhi’s selam nuk do ta mbyste atë siç cituam lartë në hadithin e zbritjes së tij. Kjo nuk mund të mendohet si gabim ngase ai gjykon me Islam dhe jo me krishtrizëm për faktin se thyerja e kryqit dhe mbytja derrit nënkuptojnë zhvleftësimin e bindjeve te gabuara fetare dhe se vetëm islami duhet pranuar.
Derri si kafshë dhe karakteristikat e tij
Derri sa është i fëlliqtë është edhe i vrazhdë. Ka cilësi shqyese dhe shtazarake. Kurse nuk zgjedh se çfarë han. Duke filluar nga ndyrësirat, ai han edhe mish kafshësh (minjtë), cofëtina, madje edhe cofëtinat e derrave[39] dhe jo rrallë edhe ndyrësirën e vet. Ka jetë intime të shthurur; nuk e ka dert se me çfarë femre qëndron a me kë qëndron femra e tij. Pastrohet vetëm me pisllëk. Derri është e vetmja kafshë shtëpiake që e han mishin e njeriut. Ka edhe kafshë tjera që e sulmojnë atë por nuk ushqehen me mish të tij. Kjo është reflektuar edhe te ata që hanë mishin e tij.
Edhe fetarisht, edhe shkencërisht, është vërtetuar se mënyra dhe llojet e ushqimit kanë shumë ndikim në sjelljet dhe karakterin e njeriut. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“الفخر و الخيلاء في أهل الإبل و السكينة و الوقار في أهل الغنم
Mburrja dhe kryelartësia është në konsumit e (mishit të) deveve” kurse qetësia dhe urtësia (maturia) është në konsumuesit e (mishit të) deleve “
[40].
Filozofi francez Savorin e pranon dhe e vlerëson ndikimin e të ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thotë: “Më thuaj mua se çfarë ha që të them unë se çfarë je ti” .
Nga këtu, ushqimi me mish derri ka ndikuar në:
? Sjelljet brutale të konsumuesve të tij[41], dhe
? Shthurjen morale dhe humbjen e xhelozisë për familje. Fahruddin Rrazi ka thënë: Dijetarët kanë përmendur se ushqimi bëhet pjesë përbërëse e qenies së njeriut, ndaj patjetër se ai do të përvetësojë moral dhe cilësi të llojit të ushqimit prej të cilit hanë. Derri është i krijuar për lakmi dhe dëshirë të fortë në gjëra epshore ndaj është ndaluar mishi i tij që të mos ambientohemi me një kulturë të tillë”[42].
Mishi i derrit sipas mjekësisë
Derri jo padrejtësisht është quajtur “epidemia që ecën.” Sipas asaj që përmendën disa mjek, ai mund të jetë shkaktar i 450 sëmundjeve[43]. Në vijim ja disa prej atyre pasojave të konsumimit të mishit të derrit[44]:
§ Mishi i derrit është një mish me shumë dhjam
[45].
§ Në mishin e derrit gjendet dhe një lëndë e dëmshme e quajtur (Sutoksin)
[46].
§ Sasia e tepërt e squfurit
[47].
§ Sëmundjet e lëkurës (dermatologjike).
[49].
§ Mishi i derrit dhe Trishina (shiriti)
[50].
§ Një sëmundje tjetër serioze që e përcjell mishi i derrit është virusi SHAPE (shapi). Kjo sëmundje gjen vend në mushkërinë e bardhë të derrit.
§ Te njerëzit që e konsumojnë mishin e derrit, trupi i tyre merr formë gypi apo cilindri
[51].
§ Shkenca ka zbuluar se muskujt e mishit të derrit përmbajnë një etapë virusale të shiritit të derrit, gjatësia e të cilit mbërrin afërsisht nga 6-8 m
[52].
§ Me gjithë të ngrënët e shpeshtë e të shumtë ankohet për rënie peshe dhe vuan nga anemia, madje ndërpritet rritja e trupit të tij plotësisht, nëse është në moshë të re i sëmuri herë pas herë vuan nga dizanteri e alternuar me kapsllëk, sikurse mund t'i ndodhë bllokim i zorrëve për shkak të masave të mëdha të krimbave të ngjitur në kanalet (parëtet) tretëse
[53].
§ Derri përmban sasinë më të madhe të acidit urik ndër të gjitha kafshët që gjenden mbi tokë
[54].
§ Trichinilla spiralis: është një nga parazitët më të rrezikshëm për njeriun. Janë krimba që zhvillohen shumë ngadalë në trupin e njeriut dhe kur të shfaqin simptomat e tyre, atëherë i sëmuri ose paralizohet ose vdes. Këta krimba rrinë të gjallë rreth 40 vjet në trupin e njeriut.
Përmbyllje
Zakonisht kur flitet për ndalesat e Allahut të Madhëruar të regjistruara në Kur’an dhe Sunnet, pyetjet janë nga më të ndryshmet, e shpeshherë janë edhe banale. Edhe pas gjithë këtyre fakteve që parashtruam, nuk ngurrojnë fare të pyesin:
E përse e krijoi Allahu i Madhëruar derrin kur mishin e tij e ka ndaluar?
Ata në fakt do të duhej të interesoheshin për urtësitë në krijimtarinë e Allahut të Madhëruar e jo të bëjnë pyetje të tilla. Paraprakisht një gjë duhet patur parasysh. Allahu i Madhëruar nuk punon kot dhe në krijimtarinë e Tij patjetër se në çdo gjë fshihen urtësi të shumta ani pse ne nuk mund t’i dimë disa të cilat koha në të ardhmen mund t’i zbulojë siç i mësuam ne ato që të parët tanë nuk i dinin. Thotë Allahu i Madhëruar:
“الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَمْ يَتَّخِذْ وَلَداً وَلَمْ يَكُن لَّهُ شَرِيكٌ فِي الْمُلْكِ وَخَلَقَ كُلَّ شَيْءٍ فَقَدَّرَهُ تَقْدِيراً
Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur”
[55].
Ka thënë Imam Kurtubiu në koment të këtij ajeti: Allahu i Madhëruar ka krijuar çdo gjë e jo siç thonë zjarrputistët se djalli apo errësira kanë krijuar disa gjëra. Ai demanton tezat e atyre që thonë se disa krijesa kanë fuqinë e shpikjes duke ua bërë me dije se Allahu i Madhëruar ka krijuar çdo gjë me urtësinë e Tij ashtu siç Ai do e jo me harresë a pakujdesi. Caktimet e Tij jo vetëm që përfshijnë gjërat detajisht deri në kataklizmë por edhe pas saj. Ai është Krijues dhe Caktues, ndaj vetëm Atë adhurojeni!
[56].
- Cilësimin e gjërave si të mira dhe të këqija nuk duhet marrë vetëm nga mendja. Në radhë të parë duhet referuar Krijuesit të tyre, urtësia dhe dituria e të Cilit përfshijnë çdo gjë. Neve, njerëzve, ani pse dallojmë nga krijesat tjera me intelekt, ndonjëherë esencën e gjërave nuk mund ta marrim vesh ndaj duke u ngutur me paragjykime biem në mëkate të mëdha. Sëmundja, sipërfaqësisht, nuk është e mirë, por në fakt ajo pastron njeriun nga mëkatet, dhe bazuar në këtë, sharja e sëmundjes është mëkat.
- Ekzistojnë gjëra urtësia e të cilave i është e ditur vetëm Allahut të Madhëruar, ndaj neve nuk pyesim fare për to
[57]. Përse farzi i drekës ka katër reqate? Përse sabahu ka dy? Përse akshami ka tri reqate? Këto dhe të ngjashme i di vetëm Allahu i Madhëruar ndaj para tyre duhet me nder dhe krenari të përulemi e të themi:
“سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا
...Dëgjuam dhe respektuam...”
[58].
Derri nuk bën pjesë në kategori porse për besimtarët e sinqertë urtësitë shkencore të ndalimit të tij nuk ndikojnë aq sa ndikon fjala e Allahut.
- Nëse do të shikonim pozitat që ka Allahu si Krijues dhe njeriu si krijesë, sipas logjikës sonë, shumë thjeshtë do te vinim në përfundim se është e drejtë e Krijuesit t’i urdhërojë robërit e Tij me çka të dojë
[59] edhe pse ajo që urdhëron Ai është vetëm në të mirën e njerëzimit.
- Nëse kanë të drejtë të pyesin se përse e ka krijuar Allahu i Madhëruar derrin kur e ka ndaluar mishin e tij, ne do të pyesim: Po kush ka thënë se Allahu e ka krijuar derrin për tu ngrënë? Na gjeni një dëshmi fetare se derri është i lejuar për tu ngrënë. A nuk thamë pak më lartë se ai edhe në fetë tjera është i ndaluar.
Më falni, e di se mund të ndieni neveri për emrat e kafshëve që do t’i përmend në vazhdim siç po ndiej unë tani kur po i shkruaj, por më duhet të pyes: Përse nuk e hani krokodilin, hienën, urithin, e shumë e shumë kafshë tjera?
Për ta kuptuar këtë, edhe njëherë kthehu tek dëmet që sjell mishi i derrit dhe bindu se ai është i krijuar jo për tu ngrënë por për diç tjetër. Në Kur’an allahu përmendi disa nga funksionet e kafshëve, si:
“وَالْأَنْعَامَ خَلَقَهَا لَكُمْ فِيهَا دِفْءٌ وَمَنَافِعُ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ (5) وَلَكُمْ فِيهَا جَمَالٌ حِينَ تُرِيحُونَ وَحِينَ تَسْرَحُونَ (6) وَتَحْمِلُ أَثْقَالَكُمْ إِلَى بَلَدٍ لَمْ تَكُونُوا بَالِغِيهِ إِلَّا بِشِقِّ الْأَنْفُسِ إِنَّ رَبَّكُمْ لَرَءُوفٌ رَحِيمٌ (7) وَالْخَيْلَ وَالْبِغَالَ وَالْحَمِيرَ لِتَرْكَبُوهَا وَزِينَةً وَيَخْلُقُ مَا لَا تَعْلَمُونَ
Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani. 6. Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë). 7. Ato bartin barrën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues. 8. Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini”
[60].
Edhe derri padyshim se është krijuar për një qëllim. Është përmendur se ai grumbullon në barkun e tij një sasi të madhe të mikrobeve të përhapura në tokë duke ruajtur kështu jetën e njeriut.
- Nëse çdo gjë e ndaluar do të hiqej dhe nuk do të ekzistonte në këtë tokë, njeriu nuk do ishte qenie e lirë, do ishte tërësisht i përcaktuar fundi i tij dhe ekzistenca. Secili prej nesh është i lirë të jetojë si të dojë, të besojë çfarë të dojë, kë të dojë dhe si të dojë dhe për të bërë këtë dallim mes njerëzve, për të qenë në vete të vetëdijshëm para Zotit, ka gjëra që janë të ndaluara të kryhen.
***
Nëse edhe pas këtyre dëshmive, që sigurisht se janë një pikë ujë në oqean krahasuar me atë që përmban në përgjithësi Kur’ani, do të kishte zëra kundër tij, nuk di se ku do ta gjenin forcën por për një gjë iu siguroj: Do të më nxirrnin telashe që të zbuloj se me çka janë ushqyer që për pasojë kane zemra të tilla të ngurta e pastaj ta kem më të lehtë çështjen.
Neve, muslimanëve, këto fakte na bëjnë gjuhën të lëvizë duke shqiptuar fjalët që thanë të sinqertit:
“وَقَالُواْ الْحَمْدُ لِلّهِ الَّذِي هَدَانَا لِهَـذَا وَمَا كُنَّا لِنَهْتَدِيَ لَوْلا أَنْ هَدَانَا اللّهُ
...falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (, pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi...”
[61].
Përgatiti: Sedat ISLAMI
[3] Junus, 59. Shih edhe: Esh Shura, 21, Et Teube, 31, En Nahl, 116, El En’am, 143-144, El A’rafë, 32-33.
[5] El A’rafë, 157. Shihe dhe: , El Maide, 4, El Maide, 5, El Bekare, 168, El En’am, 145.
[7] Jusuf Kardavi, Hallalli dhe harami në Islam, Përktheu: Muhammed Mustafa, Logos-A, Shkup, 1998, f. 17.
[10] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani në Sahihu ve daifu suneni Ebi davud, 3485, e ka cilësuar autentik.
[11] El Maide, 3, En Nahl, 115, El En’am, 145.
[12] Zadu’l mead fi hedji hajri’l ibad, Ibnu’l Kajjim el Xhevzijje, b.1, daru’l Menar, Kajro, 2003, vëll:2, pj. 4, f. 352.
[14] Një pjesë e kanë ndaluar shitjen e tij por e kanë lejuar përdorimin. Një pjesë e kanë urryer kurse pjesa tjetër e kanë lejuar. Shih: Avnul ma’bd sherh suneni Ebi Davud.
[17] Fet’hu’l bari sherhu sahihi’l Buhari.
[18] Sherhu Sahihi Muslim.
[20] Hashijetu’s Sendi ala Ibni Maxheh.
[21] Rrefimi ka sened hasen. Shih: Irvaul galil, pj.5, f. 42.
[23] Transmeton Ibni Maxhe ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[34] Albani në Silsiletu’s sahihah, 4/439, e ka cilësuar autentik.
[35] Transmeton Sujuti kurse Albani në Sahihu’l xhamii, 1807, e ka cilësuar autentik.
[37] Besëlidhja e vjetër, Ligji i përtërirë, Zakoni pagan, 14/8.
[38] Jusuf Kardavi, Hallalli dhe harami në Islam, f. 30.
[39] Dr. Ahmed Xhevad, El Hinzir bejne mizani’sh sher’i ve mindhari’l ilm, Daru’s selam, 1987.
[40] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu’l xhamii, 4281.
[41] Dr. Hans Henrich Reckëeg bëri një eksperiment me mishin e derrit, eksperiment të cilin na e përshkruan kështu: "Vendosa të bëj eksperimente më bindëse me kafshë eksperimentale. Për këtë bleva një fis minjsh të bardhë dhe i futa në tridhjetë enë prej qelqi dhe bëra eksperimente të ndryshme ushqimi në grupe të ndryshme. Rezultatet i përshkrova në librin tim “Homotoksinet dhe homotoksitet - bazament i një sinteze të medicines”. Minjtë eksperimentalë të ushqyer me mish derri kanë prirje për kanibalizëm.
[45] Mishi i derrit është një mish me shumë dhjam, pas konsumimit ky dhjam kalon në gjak dhe në të ardhmen e njeriut shkakton probleme shëndetësore. Kjo yndyrë që shëtit nëpër damarët e njeriut, bëhet shkak për rritjen e tensionit (hipertension), bllokimin e damarëve dhe për infarkt të zemrës.
[46] Tek fëmijët kjo bëhet shkak për qelbëzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fëmijës së sëmurë në mënyrë anormale dhe ngjan me atë të derrit. Për këtë arsye kjo sëmundje quhet (skrofuloz) që do të thotë “sëmundja e derrit”. Me avancimin e sëmundjes të gjitha gjëndrat limfatike në trup infektohen, fryhen, rritet temperatura, nisin dhimbjet dhe mbi të gjitha shfaqet një gjendje e rrezikshme ndaj shëndetit.
[47] Mishi i derrit është i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij në trupin e njeriut hyn një sasi më e madhe se normalja. Ky squfur i tepërt depozitohet në pjesët kërcore, në muskuj dhe në nerva dhe në artikulacione (kyçe) shkakton inflamacion, prishje të tyre dhe sëmundje të tjera. Nëse mishi i derrit konsumohet vazhdimisht, pjesët e forta kërcore në trup fillojnë të dobësohen dhe me kohë shtypen nën peshën e trupit, dhe kështu kyçet prishen. Duart e njerëzve që konsumojnë vazhdimisht mishin e derrit, qullosen e në to fillojnë të formohen shtresat e dhjamit. Nëse një sportist konsumon vazhdimisht këtë mish bëhet dembel, ndien lodhje dhe fillon të lëviz më pak e më ngadalë. Disa futbollistë për shkak të konsumimit të këtij mishi kanë humbur dhe karrierën e tyre sportive.
[48] Hormoni i rritjes, është një tjetër lëndë që gjendet me shumicë në trupin e derrit. Derrkuci kur lind është disa qind-gram por brenda gjashtë muajsh ai shkon në 100 kg. Kjo rritje kaq e shpejtë bëhet shkak për infeksione dhe ënjtje në organe të ndryshme. Gjithashtu bëhet shkak për rritje anormale në kockat e duarve, te këmbëve, hundës dhe nofullave si dhe shkakton dhjamosje të gjithë trupit. Efekti më i spikatur i hormonit të rritjes është krijimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin e kancerit. Personat të cilët merren me therjen e derrave thonë se pas një moshe të caktuar derrat meshkuj preken nga kanceri.
[49] Mishi i derrit përmban lëndët e quajtura (histamin) dhe (imtidazol), lëndë të cilat shkaktojnë ndjenjën e kruajtjes në lëkurë. Kjo përgatit fushën për sëmundje lëkure si ekzema, dermati dhe neuro dermati. Gjithashtu këto lëndë rrisin mundësinë që njeriu të preket dhe nga sëmundjet e më poshtme: apandesiti, sëmundje të tëmthit e rrugëve të tij, infeksion të damarëve etj… Për këtë aryse doktorët i rekomandojnë të sëmurëve të zemrës (sëmundje kardiake) që të mos hanë mish derri në mënyrë absolute. Mjeku gjerman, Prof. Dr. Reckeweg në veprën e tij “Mishi i derrit dhe shëndeti i njeriut” tregon një kujtim të vetin duke thënë: “Për tu çlodhur kisha vajtur në një fermë larg qytetit. Në familjen ku qëndrova, babai vuante nga artroza (sëmundje degjenerative e kyçeve) dhe nga qelbëzimi i kyçit të ngofjes (pjesa e bashkimit të kofshës me trupin). Gjithashtu kishte dhe shqetësime nga mëlçia. Nëna kishte varice dhe një ekzemë që i jepte shumë bezdi në këmbë. Vajzat e shtëpisë vuanin nga insufiçenca e zemrës dhe romatizma. Edhe djali që dukej më i shëndetshmi pasi vuante nga angina filloi dhe ai të ketë rënkime në zemër. Një tjetër vajzë vuante nga bronshiti kronik. Ndërsa djali i vogël i shtëpisë vuante nga pleuriti kronik. Gjatë vizitës që u bëra personave të sipër përmendur të fermës vura re diçka; në oborrin e fermës shëtiste sa andej sa këtej një derr i madh e i pisët. Ndalova vizitën dhe i thashë banorëve të fermës: “ A e shihni atë derrin atje? Mishi i tij lëndët e dëmshme që ai përmban e që ju i konsumoni vazhdimisht, janë shkaktare të sëmundjeve tuaja. Familja që unë qëndrova dhe familjet fqinje që i rrethonin e dëgjuan këshillën time, hoqën dorë nga mishi i derrit, shpëtuan ose u lehtësuan nga shumica e sëmundjeve dhe tani në fermat e tyre nuk sheh gjë tjetër veçse dele”.
[50] Një nga sëmundjet më të rrezikshme që i kalon njeriut nga mishi i derrit është (Trishina). Derrat e marrin këtë sëmundje gjatë ngrënies së minjve ose gjatë ngrënies së mishit të derrave që janë me shirit. Shiriti nuk shkakton sëmundje të rrezikshme tek derrat por kur kalon tek njeriu shkakton sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Krimbat e vegjël të trishinës që merren me mishin e derrit, nga stomaku dhe zorrët kalojnë në gjak dhe kështu hapen në të gjithë trupin. Në veçanti vendosen në nofull, gjuhë, qafë dhe në muskujt në zonën e kraharorit. Ata shkaktojnë paralizë në muskujt e përtypjes e të folurit. Gjithashtu shkaktojnë bllokim në damarë, meningjit (qelbëzim i cipës së trurit). Në disa raste të rënda përfundimi është vdekja. Ana më e keqe e kësaj sëmundje është se nuk ka një mjekim të caktuar.
[51] Studimet që i ka bërë prof. Lettre lidhur me lëndët radioaktive, ka konstatuar se ushqimet tregojnë prirje të përqëndrohen në inde të përngjashme me indet të cilave u përkasin. Kurse kjo, po e vërteton mendimin se te njerëzit që e konsumojnë mishin e derrit, akumulimi i dhjamit te ta është më i përqëndruar në vithet e tyre.
[52] Këto krimba rriten në muskujt e derrit dhe kalojnë të njeriu nëpërmjet të ushqyerit me to. Si rezultat i kësaj larve, lind tek njeriu i sëmurë një ndjenjë e vazhdueshme urie, e cila ndonjëherë mund të arrijë në gradën e epilepsisë nga nevoja (shtytja ) e jashtëzakonshme për ushqim.
[53] Mureve të stomakut i ndodhin çarje dhe infeksione të shumta, si rezultat i ngjitjes me "gjembat" e tyre. Gjithashtu krimbat kur mbërrijnë në gjak, helmet e tyre shkaktojnë ngacmimin e qelizave të trurit dhe i sëmuri ankohet nga dhimbje të mëdha koke, lodhje të trurit dhe ç'rregullim të logjikës.
[54] Kafshët e tjera e sekretojnë këtë lendë në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet urines, ndërsa trupi i njeriut e sekreton 90% të kësaj lëndë me ndihmën e dy veshkave. Derri nuk mund të nxjerrë veçse 2% të kësaj lëndë, dhe pjesa e mbetur bëhet pjesë e mishit të tij. Për këtë arsye derri ankohet nga dhimbja e kycave, reomatizma dhe sëmundje të tjera analoge.
[57] http://www.ejabh.com/arabic_article_38925.html