Hani Hilmi
Program praktik për vendosmëri në fe edhe pas Ramazanit
Në vend të hyrjes
E lus Allahu e Madhëruar të ketë pranuar prej nesh veprat tona dhe të na ketë falur ngase Ai, është Dëgjues i Gjithëditur dhe Pendimpranues i Mëshirshëm!
O Zot! Mos na lako zemrat pas udhëzimit të tyre dhe na dhuro mëshirë ngase ti je Dhurues i vërtetë!
Ja, shkoi Ramazani dhe të sinqertit ngadhënjyen me dhuratat e tyre! Allahu deshi e sukseset e këtij Ramazani ishin më të mëdha se që ishin planifikuar. Befasia e garimit të vëllezërve për vepra të mira dhe për përgjigje nismave të shumta, të propozuara për pjesën e trete të Ramazanit, ishte vërtetë mbresëlënëse.
Këtë Ramazan, rinia ishte vërtetë aktive. Pati nga të rinjtë që
? 10 deri 15 here lexuan tërë Kur’anin,
? Falen 200-700 rekate,
? 20.000 – 70.000 herë bënë dhikr..
Është ky një tregim i suksesit me Allahun sikur që është sihariq i paluhatshmërisë pas Ramazanit dhe mbarësimit të zemrës me besim.
Sot për obligim kemi ruajtjen e kësaj që bëmë dhe përpjekjen për stoicizëm pas Ramazanit si falënderim për Allahun e Madhëruar që na e solli Ramazanin dhe na begatoi me agjërim, lexim Kur’ani, dhe vepra tjera të mira.
E lusim Allahu e Madhëruar për sinqeritet dhe pranim të veprave!
Programi ynë kësaj radhe është i kufizuar në kohë. Fillon nga kjo që ka mbetur nga Shevvali e mbaron me fillimin e muajit Dhu’l Hixh-xhe, për të pasuar atëherë me një program special për dhjetë ditët e para të atij muaji të shenjtë.
Para programit
Ekzistojnë disa gjëra, që për të mos shkatërruar atë që ndërtuam, duhet përmendur patjetër, si:
1. Frika nga mos pranimi i veprës, prej së cilës lind ndjenja për adhurim dhe largim nga mëkatet. Kureshtja është shkaktari i moskthimit në mëkatet, për të cilat u pendua tek Allahu i Madhëruar.
2. Nëse zemra jote ka rrahur me forcën e besimit dhe ka ndier ëmbëlsinë e afrimit tek Allahu, a do të ishte mire të kthehej në vrazhdësi prapë? A nuk e di se privimi më i madh është largimi nga Allahu i Madhëruar?! Mos ia lejo shpirtit tënd të shijojë prapë braktisjen e fesë (ikjen nga zbatimi i saj)!
3. Mos u sill me të siç sillet tregtari; një stinë është aktiv e më pas pasivizohet dhe pret stinën tjetër për tu riaktivizuar prapë. Allahu është më madhështor dhe më meritor se kjo. Mos hy në grupin e atyre që:
“وما قدروا الله حق قدره
Allahun nuk e respektojnë siç duhet”.
Hapa praktik për vendosmëri në rrugë
Në rrugën për tek Allahu i Madhëruar ka gjëra që në praktikën tonë janë stabile e labile. Le të jenë gjërat tua të pandryshuara ngase sa herë që ato marrin atë status, pozita jote lartësohet. Disa prej nesh tipar stabil kanë bërë pesë namaze derisa të tjerë përveç këtyre shquhen edhe me namaz nate, agjërim, lexim të Kur’anit, kërkim diturie, vepra të hajrit, etj. Po ti, cilit grup i takon?
Këto janë baza që pas Ramazanit nuk bën të jenë labile tek ti. Këto baza patjetër se duhet t’i përfillim çfarëdo që të jenë rrethanat. Për përkujtim edhe një herë i përsërisim:
1. Pesë namazet me xhemat dhe atë pa i vonuar.
2. 12 rekate nafile gjatë ditës që ta fitosh një shtëpi në Xhennet.
3. Falja e dy rekateve si namaz nate me këndim të më së paku 100 ajeteve apo një xhuz’i, që të jemi prej atyre që falen për Allahun e Madhëruar.
4. Agjërimi i të hënës dhe të enjtes si dhe të ditës së 13, 14 dhe 15, me shpresë që jeta jonë të përfundojë me agjërim e kështu të hyjmë në Xhennet.
5. Leximi i një xhuz’i nga Kur’ani çdo ditë që të pastrohet dhe shërohet zemra nga njollat.
6. Lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes ngase ato forcojnë zemrën.
7. Istigfari, salavati mbi Muhammedin, alejhi’s selam, thënia “La ilahe il-la Allah vahdehu la sherike leh, lehu’l mulku ve lehu’l hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir”, “Subhanallah”, “Elhamdulil-lah”, “Allahu Ekber”, “La havle ve la kuvete il-la bil-lah”, në mënyrë që të jesh prej atyre që përkujtojnë Allahun e Madhëruar shpesh.
8. Vepra të mira ditore, si: sadaka, respekt, lidhje familjare, etj. Pastaj vizita mujore të sëmurëve, respekt për jetimët, futja e gëzimit në zemrat e besimtarëve, etj.
9. Thirrja në rrugën e Allahut të Madhëruar, përhapja e të mirës në mesin e njerëzve, që të mirat të shumëfishohen ngase ai që udhëzon në rrugën e mirë e ka shpërblimin sikur të atij që udhëzohet.
Nisma të propozuara.
1. Namazi. Propozojmë që çdo javë të falësh namaz me 1000 ajete që të fitosh kështu një shpërblim marramendës. Fal 33 rekate gjatë ditës: 2 rekate të sabahut, 4 të duhasë, 4 para dhe 4 pas drekës, 4 para ikindisë, 2 pas akshamit, 2 pas jacisë, 11 namaz nate, e kush dëshiron të shtojë, le ta përkujtojë hadithin e Pejgamberit, alejhi’s selam:
“صلاة في إثر صلاة لا لغو بينهما كتاب في عليين
Namaz pas namazit, pa folur a bërë diç të keqe, është libër në pjesët më të larta (të Xhenneti)t”
[1].
Sa herë që shton rekatet, peshorja çdoherë rëndohet, andaj bë sexhde dhe afrohu.
2. Agjërimi. Nisma jonë për këtë vit është 150 ditë agjërim. 30 ditë nga Ramazani, të hënat dhe të enjtet e çdo jave, tri ditët e bardha të çdo muaji (13, 14, 15), që po u bashkuan arrijnë diku në mbi 110 ditë agjërim. Pastaj agjërimi i nëntë ditëve të para të muajit Dhu’l Hixh-xhe, agjërimi i Ashurasë së bashku me ditën paraprake, agjërimi gjatë muajve të shenjtë e po kështu edhe në Sha’ban. Kërkohet shtimi vullnetar i dhjetë ditëve dhe kështu arrihet shifra e 150 ditëve agjërim.
Kurse ai që dëshiron pikën kulminante të agjërimit, pason Davudin, alejhi’s selam dhe agjëron 180 ditë. Më konkretisht, agjëron një ditë e hanë një ditë.
Dijetarët islam kanë vërtetuar se agjërimi i Muhammedit, alejhi’s selam ka arritur këtë shifër por nuk ka qenë i organizuar “një ditë po e një ditë jo” sikurse ai i Davudit, alejhi’s selam. Agjëronte shumë ditë e më pas hante shumë të tjera, kështu që po numërove ditët që agjëronte, ndoshta dalin edhe më shumë se ato të Davudit, alejhi’s selam.
3. Lëmosha. Mbështetja mujore për ca fukara, ndihmë shoqatave bamirëse, kujdes material për studentë, lëmosha rrjedhëse në botim të librave dhe shpërndarje të tyre.
4. Dhikri dhe duaja. Porosisim që t’iu mbahemi shumë dhikrit rutinor, si: me rastin e hyrjes në shtëpi dhe daljes nga ajo, dhikri i gjumit, etj.
Më së miri është që me vete ta bartësh një libër të dhikrit dhe dalëngadalë ta mësosh atë përmendesh që të hysh në kuadër të përgëzimit profetik:
“لا يزال لسانًا رطبًا من ذكر الله
Le të mbetet gjuha (përherë) e lagur me të përmendurit e Allahut”.
Në vijim disa lutje, të cilat na i porositi Muhammedi, alejhi’s selam. Iu këshillojmë që çdo jave ta mësoni nga një prej tyre që t’i kontribuoni kështu përhapjes së traditës – sunnetit të Pejgamberit, alejhi’s selam.
A) Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam: “Nuk ndodhë ta godet ndonjë njeri brenga apo pikëllimi e të thotë:
Allahumme, inni abduke ve’bnu abdike ve’bnu emetike, nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, adlun fijje kadauke, es’eluke bi kul-li ismin huve leke, semmejte bihi nefseke ev al-lemtehu ehaden min halkike, ev enyeltehu fi kitabike, e vis’te’therte bihi fi ilmi’l gajbi indeke en texhale’l kur’ane rebia kalbi ve nure sadri ve xhelae huyni ve dhehabe hemmi
...e të mos ia largojë atë brengë dhe atë pikëllim dhe t’ia zëvendësojë me gëzim.
Atëherë a ta mësojmë atë o i dërguari i Allahut!- e pyetën.
Po, ai që e dëgjon duhet ta mësojë atë.
[2]”
B) Xhabiri transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam na e mësonte Istiharen ashtu siç na e mësonte ndonjë sure të Kur’anit. “Thoshte: Kur dikush prej jush dëshiron të bëjë diç, le t’i fal dy rekate vullnetarisht e më pas të thotë:
Allahumme inni estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es’eluke min fadlike’l adhim fe inneke takdiru ve la akdir, ve ta’lemu ve la ealemu ve ente Allamu’l gujub!
Allahumme in kunte tealemu enne hadhe’l emre hajrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, ev kale axhili emri ve axhili, fakdirhu li ve jessirhu li thumme barik li fihi! Ve in kunte tealemu enne hadhe’l emre sherr-rrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, ev kale axhili emri ve axhdili, fasrifhu anni vasifni anhu vakdir lije’l hajr hajthu kane thumme erdini bihi
...pastaj e përmend kërkesën – lutjen e vet.[3]”
C) Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“Nëse njerëzit fusin në thesare ar e argjend, ju fusni në thesar këto fjalë:
Allahumme inni es’eluke’th thebate fi’l emr, ve’l ayimete ala’rr rrushd, ve es’eluke shikre ni’metike ve es’eluke husne ibadetike, ve es’eluke kalben selimen, ve es’eluke lisanen sadikan, ve es’eluke min hajri ma tealem, ve eudhu bike min sherr-rri ma tealem ve estagfiruke lima tealem inneke ente Allamu’l gujub”[4].
D) Sa’d b. Ebi Vekkasi transmeton: “Pejgamberi, alejhi’s selam na i mësonte ato fjalë (lutje) siç mësohet shkrimi:
Allahumme inni eudhu bike mine’l buhi, ve eudhu bike mine{l xhubn ve eudhu bike min en neride ila erdheli’l umuri ve eudhu bike min fitneti’d dunja ve adhabi’l kabr”[5].
E) Ibi Mes’udi transmeton: “Pejgamberi, alejhi’s selam na mësonte fjalë por jo si teshehhudin:
Allahumme el-lif bejne kulubina ve aslih dhate bejnina, vehdina subule’s selam, ve nexh-xhina mine’dh dhulumati ile’n nur, ve xhennibna’l fevahishe ma dhahere minha ve ma betane ve barik len afi esmaina ve ebsarina ve kulubina ve ezvaxhina ve dhurrijjatina ve tub aleja inneke ente’t Tevvabur’rr Rrahim ve’xhalna shakirine li ni’metike muthnine biha kabiliiha ve etimmeha alejna”[6].
F) Zejd b. Erkami ka thënë: “Unë nuk iu mësoj tjetër veç asaj që i dërguari i Allahut të Madhëruar na e mësonte. Thoshte:
Allahumme inni eudhu bike mine’l axhzi ve’l kesl, ve’l buhli ve’l xhubn, ve’l heremi ve adhabi’l kabr, Allahumme ati nefsi takvaha ve zekkiha Ente hajru men zekkaha, Ente Velijjuha ve Mevlaha, Allahumme inni eudhu bike min kalbin la ahsha ve min nefsin la teshbeu ve min ilmin la tenfeu ve min deavetin la tustexhabu leha”[7].
G) Abdullah b. Amri rrëfen: “Pejgamberi, alejhi’s selam na mësonte e thoshte:
Allahumme Fatire’s semavati ve’l erd, Alime’l gajbi ve’sh shehadeh, Ente Rabbu kul-li shej’in ve ilahu kul-li shej’in, esh’hedu en la ilahe il-la Ente vahdeke la sherike leke, ve enne muhammeden abduke ve resuluke, ve’l melaiketu jesh’hedune, eudhu bike mine’sh shejtani ve shirkihi ve eudhu bike en akterife ala nefsi ithmen ev exhurr-rruhu ala musliman.”[8]
H) Abdullah b. Amri transmeton: “Pejgamberi, alejhi’s selam na mësonte fjalë për t’i thënë kur të flejmë nga frika:
Bismil-lah, eudhu bi kelimatil-lah et tammeti min gadabihi ve ikabihi ve sherr-rri ibadihi ve min hemezati’sh shejatiin ve en jahdurune
Abdullah b. Amri fëmijëve të tij që kishin mbërritur pjekurinë ua mësonte këto fjalë për t’i thënë para gjumit ndërsa atyre që ende ishin të vegjël, ua shkruante në letër dhe ua lidhte në qafë. ”[9]
I) Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam: “A t’i mësoj ca fjalë, të cilat nëse i thua, Allahu i Madhëruar të fal edhe nëse të janë falur mëkatet! Thuaj:
La ialhe il-la Allahu’l Alijju’l Adhim, La ialhe il-la Allahu’l Hakimu’l Kerim, La ialhe il-la Allahu Subhanallahu Rabbu’s semavati’s seb’i ve Rabbu’l arshi’l adhim”[10].
J) Ebu Umame rrëfen: Më pa Pejgamberi, alejhi’s selam duke lëvizur buzët e mija e më tha: Me çfarë i lëviz buzët o Ebu Umame? E përkujtoj Allahun e Madhëruar o Resulullah- u përgjigja. A të lajmëroj për diç që është më shumë dhe më me vlerë se sa dhikri yt në mbremje e gjatë ditës! Po si, patjetër o i dërguari i Allahut!- i thashë. Tha: Thuaj:
Subhanallahi adede ma haleka, subhanallahi mil’e ma haleka, subhanallahi adede ma fi’l erdi, subhanallahi mil’e ma fi’l erdi ve’s sema, subhanallahi adede ma ahsa kitabuhu, subhanallahi mil’e ma ahsa kitabuhu, subhanallahi adede kul-li shej’in, subhanallahi mil’e kul-li shej’in, elhamdulil-lahi adede ma haleka, ve’l hamdulil-lahi mil’e ma haleka, ve’l hamdulil-lahi adede ma fi’l erdi ve’s sema, ve’l hamdulil-lahi mil’e ma fi’l erdi ve’s sema, ve’l hamdulil-lahi adede ma ahsa kitabuhu, ve’l hamdulil-lahi mil’e ma ahsa kitabuhu, ve’l hamdulil-lahi adede kul-li shej’in ve’l hamdulil-lahi mil’e kul-li shej’in”
[11].
5. Kur’ani. Porosisim që të vijosh ndonjë kurs për përmirësimin e leximit dhe rregullave të texhvidit.
Sa i përket leximit, propozojmë:
A. Ai që bëri në hatme në Ramazan, le ta vazhdojë këtë traditë duke lexuar çdo ditë nga një xhuz.
B. Kush bëri dy apo tri hatme, le ta bëjë tradite leximin e një xhuz’i e gjysmë.
C. Kush bëri 4-5 hatme, le të lexojë dy xhuz’a.
D. Kush bëri 6-7 hatme, le të lexoje tre xhuz’a.
E. Kush përfundoi 8-10 hatme, le ta përfundojë një hatme brenda javës.
Kurse sa i përket nxënies përmendesh:
A. Nëse çdo ditë mëson vetëm nga një ajet kur’anor përmendësh, ti do ta mësosh atë përmendësh për 17 vite, 7 muaj e nëntë ditë.
B. Nëse mëson nga 5 ajete, atëherë ti e mëson atë për tri vite, 6 muaj e 7 ditë.
C. Nëse mëson nga 15 ajete, atëherë ti e mëson atë përmendësh për 1 vit, 2 muaj e 1 ditë.
D. Nëse mëson 20 ajete, atëherë ti e mëson atë për 10 muaj e 16 ditë.
E. Nëse çdo ditë mëson nga një faqe, atëherë ti e mëson atë për 1 vit, 8 muaj e 12 ditë.
F. Nëse mëson nga dy faqe, do ta mësosh atë për 10 muaj e 6 ditë.
Është shans jetësor që të ngrihesh. “Lexo dhe ngritur në Xhennet”- do të thuhet në Ahiret.
Le të jetë motoja jonë:
- “Ndaje një kohë që të ngjitesh 10 shkallë në Xhennet me mësimin e dhjete ajeteve permendesh!”
- Vendosua kurorën prindërve tu në Ditën e Kiametit. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“من قرأ القرآن وتعلم وعمل به ألبس والداه يوم القيامة تاجا من نور ضوؤه مثل ضوء الشمس
Kush e lexon Kur’ani, e mëson dhe vepron sipas tij, prindërve te vet në Ditën e Kijametit ua vesh një kurorë nga nuri, drita e së cilës është sikur drita e diellit...”
[12].
- Shpëtoje veten nga zjarri i Xhehennemit ngase shansi ende është. Mësoje Kur’anin përmendësh ngase Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“لو جمع القرآن في إهاب ما أحرقه الله بالنار
Nëse Kur’ani tubohet në gjoks (mësohet përmendësh), Allahu i Madhëruar nuk do ta djeg kurrë me zjarrë (atë gjoks).
[13]“
- Meditoje Kur’anin. Nisma jonë fokusohet në komentin e dy pjesëve të fundit të Kur’anit nga ndonjë prej këtyre tefsireve: Zubdetu’t tefasir të Eshkarit, Muhtesaru Ibni kethir të Mubarekfurit, Ejseru’t tefasir të Xhezairit dhe Tefsiru’s Sadijj.
E lusim Allahu e Madhëruar të na dhurojë sinqeritet në fjalë e vepër. Dhe për fund, kanë thënë:
أرجى الأعمال للقبول ما لا تراه عينك ، ولا تحدث به نفسك ، وتحتقره في جنب فيض نعم ربك الكريم .فالعمل المقبول مرفوع " إليه يصعد الكلم الطيب والعمل الصالح يرفعه " فلا تراه العين
Vepra që më së shumti ka shpresa të pranohet është ajo që nuk ta sheh syri më, që zemra nuk të flet për të dhe që në raport me mirësitë e Allahut të Madhëruar të duket shumë e pavlerë. Kjo është kështu ngase vepra e mirë ngritët “Tek Allahu i Madhëruar shkon fjala e bukur kurse veprën e mirë e ngrit” andaj syri nuk e sheh.
Përshtati në shqip: Sedat Islami
[1] Albani këtë hadith në Sahihu’l xhamii, 3837, e ka cilësuar të mirë-hasen.
[2] Transmeton Ahmedi ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[4] Transmeton Ahmedi me sened hasen.
[6] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[7] Transmeton Nesaiu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[8] Transmeton Ahmedi ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[9] Transmeton Ahmedi me sened që ka gjasa të jetë hasen.
[10] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[11] Transmetojnë Ahmedi dhe Ibni Ebi Dunja ndërsa Albani e ka konsideruar autentik.
[12] Transmeton Hakimi ndërsa Albani e ka konsideruar hasen.
[13] Transmeton Bejhekiu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.