Hyrje
(E vërteta, edhe nëse nuk iu pëlqen njerëzve)
Zhveshja e terminologjive nga botëkuptimet e drejta të tyre, shpesh -për të mos prishur më shumë- na imponon shtyrjen e pacaktuar të proklamimit të asaj së vërtete. Shkurt, për hire të ruajtjes së unitetit artificial dhe tolerancës së fantazuar, “reduktimi” i shqiptohet edhe gjuhës dhe lapsit tonë. Të ndalosh të keqen, p.sh. konsumimin e birrës konsiderohet se ke shkelë një të drejtë (lexo: shtazarake) të njeriut. Ta këshillosh një grua për mbulesë konsiderohet ta kesh shkelur të drejtën e saj për liri (lexo: shtazarake). Të ngresh zërin kundër harameve që bëhen në det, për çka edhe do të flasim sot, konsiderohet të jesh ngritur kundër shëndetit, kundër mirëqenies, kundër normales, kundër modernes...
“Klonizimi” i këtyre të këqijave solli versione tjera të shtrembëruara me dy e tri koka, me pesë e gjashtë këmbë e me shumë bishta...Ato tashmë edhe u shndërruan në arte.
Para këtyre “shpikjeve” epokale, çfarëdo që të jene reagimet, nuk munda të qëndroj duarkryq ndaj sot, të nderuar vëllezër, në xhumanë e parë të muajit që hap zakonisht sezonin e mëkateve, vendosa t’iu drejtohem me ca këshilla të përmbledhura në një ligjëratë me titull: Para se te ikësh në pushime!
E di se dikujt mund të mos i pëlqejnë por Allahu i Madhëruar thotë:
“وَقُلِ الْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ فَمَن شَاء فَلْيُؤْمِن وَمَن شَاء فَلْيَكْفُرْ
E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë...”
[1].
Islami parcial në asnjë aspekt
Kur them kështu kam për qellim se Islami as nuk është parcial në kuptimin që përfshin një pjesë të jetës së njeriut por as nuk pranon të merret parcialisht në kuptimin e braktisjes së një pjesë dhe përfilljes së pjesës tjetër të tij. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ
... Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send...”
[2].
Kjo sa i përket përfshirjes së çështjeve jetësore kurse përkitazi me atë se nuk ka as parcializim në përfillje na flet ky ajet kur’anor:
“أَفَتُؤْمِنُونَ بِبَعْضِ الْكِتَابِ وَتَكْفُرُونَ بِبَعْضٍ فَمَا جَزَاءُ مَن يَفْعَلُ ذَلِكَ مِنْكُمْ إِلاَّ خِزْيٌ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يُرَدُّونَ إِلَى أَشَدِّ الْعَذَابِ
...A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni.Ç
ا'mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju”
[3].
Në një thënie profetike qëndron:
“إنه لا يقوم بهذا الدين إلا من أحاطه من جميع جوانبه
Përkatësi dinjitoze të kësaj feje nuk mund të mban vetëm se ai që e ka përfillur nga çdo aspekt”
[4].
Nga këtu, as çështja e udhëtimeve nuk është braktisur, përkundrazi asaj i është kushtuar rëndësi e veçantë që një ligjëratë nuk mund t’ia jap hakun dot e lëre më një pjesë e shkurtër e saj. Sido që të jetë, ti:
Çfarë udhëtimi po zgjedh?
Pushimet që mendon t’i kalosh, a janë në kuadër të udhëtimeve që i pëlqen Allahu i Madhëruar apo janë kryekëput mëkat ndaj Tij. Udhëtimet, përgjithësisht, ndahen në:
- Udhëtime të lejuara, siç është Haxhi, kërkimi i diturisë, kërkimi i shërimit, kalimi nga një vend në vendin tjetër islam, etj, dhe
- Udhëtime të ndaluara kur ato paraqesin kundërshtim të urdhrave të Allahut të Madhëruar.
Ndoshta tash dëshiron të më thuash se “unë shkoj për shërim”, “fëmija im ka nevojë”, gruaja ime vuan nga reuma”...e arsye tjera të diktuara nga epshi dhe inspiruara nga djalli. Po ku e di ti se shërimi yt është vetëm në deti, apo nëse është vetëm aty a mos vallë qenka në vendosjen tënde brenda qindra tendave e qindra personave ku papastërtia është më e madhe se kudo tjetër, ku uji është i mbushur me ndyrësira....Përse nuk kërkon vend me të përshtatshëm ku të paktën këtë arsyen tënde edhe ashtu të pajustifikuar do të mund ta thuaje më lehtë. Edhe nëse është e vërtet se fëmija ka nevojë për rreze të diellit dhe gruaja për shëndet të saj, prapë faji ka zanafille të mëhershme. E pakujdesur ndaj fëmijëve dhe e pamëshirshëm ndaj vetes, gruaja edhe gjatë dimrit, edhe gjatë acarit të madh, për ta ndjekur modën dh për tu dukur sa më joshëse, vesh rroba dhimbjen e të cilave e ndien vetëm gjatë verës kur duhet t’i zhvesh edhe ato.
Unë jam i bindur se këtu nuk bëhet fjalë për sëmundje trupi. Assesi. Këtu shpirti është sëmurë, dhe meqë ka ndodhë keqinterpretimi i termeve, siç thamë më lartë, duhet që në vend të tij të kërkohet shërimi i trupit.
Muslimanët e parë kur merrnin vesh se një gjë ishte ndaluar, se në diç nuk ishte kënaqësia e Allahut të Madhëruar, se diç duhej përballur që vetëm e vetëm të mos zmbrapseshin nga feja, atëherë trupi më nuk ishte në agjendë, madje as jeta. Transmetohet nga Ebu Abdullah Habbab ibn el Eret'ti që thotë:
“شَكَوْنَا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَهُوَ مُتَوَسِّدٌ بُرْدَةً لَهُ فِي ظِلِّ الْكَعْبَةِ قُلْنَا لَهُ أَلَا تَسْتَنْصِرُ لَنَا أَلَا تَدْعُو اللَّهَ لَنَا قَالَ كَانَ الرَّجُلُ فِيمَنْ قَبْلَكُمْ يُحْفَرُ لَهُ فِي الْأَرْضِ فَيُجْعَلُ فِيهِ فَيُجَاءُ بِالْمِنْشَارِ فَيُوضَعُ عَلَى رَأْسِهِ فَيُشَقُّ بِاثْنَتَيْنِ وَمَا يَصُدُّهُ ذَلِكَ عَنْ دِينِهِ وَيُمْشَطُ بِأَمْشَاطِ الْحَدِيدِ مَا دُونَ لَحْمِهِ مِنْ عَظْمٍ أَوْ عَصَبٍ وَمَا يَصُدُّهُ ذَلِكَ عَنْ دِينِهِ وَاللَّهِ لَيُتِمَّنَّ هَذَا الْأَمْرَ حَتَّى يَسِيرَ الرَّاكِبُ مِنْ صَنْعَاءَ إِلَى حَضْرَمَوْتَ لَا يَخَافُ إِلَّا اللَّهَ أَوْ الذِّئْبَ عَلَى غَنَمِهِ وَلَكِنَّكُمْ تَسْتَعْجِلُونَ
Iu ankuam Të Dërguarit të All-llahut (për persekutimet nga mushrikët) derisa ai ishte i mbështetur nën hije të Qa'besë në burdën e tij që e kishte bërë jastëk, e ne i thamë: “A nuk bënë të kërkosh ndihmë për ne, a nuk do të na bësh lutje (dua)? Ai na tha: “Më parë (para jush), për shkak të fesë e merrnin njeriun, e hapnin një gropë, e vendosnin në të, e pastaj e merrnin sharrën dhe ia vendosnin në kokë dhe e përgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lëkurën me krehër hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotësojë këtë fe ashtu që kalorësi do të shkojë prej Sana-së deri në Hadramevt e nuk do të frikësohet prej askujt tjetër përveç prej All-llahut, dhe prej ujkut për kopenë e vet, mirëpo ju po nguteni”
[5].
Besoj se pas dëgjimit të këtij hadithi më nuk ka: më dhemb dora e më dhemb këmba, por ka durim deri në arritjen e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar duke mos anashkaluar në asnjë çast metodat e lejuara të shërimit për ata që kanë nevojë.
Parapërgatitjet...Ndal!
Besoj se të paktën këto fjalë që thamë sipër kanë ndikuar që ti të ndalesh për një çast dhe tashmë kur je duke përgatitur valixhet të mendosh për një udhëtim tjetër ku nuk ka valixhe, ku nuk shoqërohesh nga gruaja e fëmijët, ku nuk janë me ty shokët, ku nuk të presin hotelet...është udhëtim pa kthim. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“أتاني جبريل ، فقال : يا محمد عش ما شئت فإنك ميت و أحبب من شئت ، فإنك مفارقه و اعمل ما شئت فإنك مجزي به
Më erdhi Xhibrili dhe më tha: O Muhammed, jeto sa të duash se t’i do të vdesësh, duaje kë të duash se ti do të ndahesh prej tij dhe puno çka të duash se ti do të shpërblehesh për të...”
[6].
Le të mos shkojmë gjatë. Të ndalemi pak para vdekjes. A ke menduar se planifikimet ndonjëherë nuk realizohen dot. A nuk të ka rënë të lexosh në Kur’an, në kaptinën El Kalem rrëfimin e vëllezërve të cilët planifikuan të mos e japin zeqatin e kopshtit të tyre por Allahu i Madhëruar ua parapriu me një melek i cili ua bëri e pluhur. Të nesërmen panë se plani iu kishte dështuar:
“فَلَمَّا رَأَوْهَا قَالُوۤاْ إِنَّا لَضَآلُّونَ بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ
E kur e panë atë, thanë: "S'ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën). Jo, (nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!”
[7].
Ajo që dua të them këtu është se nëse nuk vë hap në planin tënd por kthehesh dhe e prish atë, ke shpërblim. Ne duam që ti të heqësh dorë nga harami dhe të shpërblehesh. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“ومن هم بسيئة فلم يعملها كتبها الله عنده حسنة كاملة
Kush tenton ta bëjë një të keqe por nuk e bën, Allahu i Madhëruar ia shkruan një të mirë të plotë”
[8].
Para se të udhëtosh...
Para se të udhëtosh pyete veten:
1. Kush jam unë?
Unë kush jam? Kush më krijoi mua? A mund të bëj çdo gjë apo jam i kufizuar? Nëse unë i them vetes musliman, atëherë a mund të shkoj në plazh? A jap llogari për punët që bëj? A ekziston rreziku që të ndëshkohem për to? Thotë Allahu i Madhëruar:
“أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثاً وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ
A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?”[9].
Kurse Pejgamberi, alejhi's selam, ka thënë:
“لا تزول قدما عبد يوم القيامة حتى يسأل عن أربع : عن عمره فيم أفناه، وعن شبابه فيم أبلاه، وعن ماله من أين اكتسبه وفيم أنفقه، وعن علمه ماذا عمل فيه
Njeriu nuk do të lëviz Ditën e Kiametit pa u pyetur për katër gjëra:
Për jetën e tij në çka e ka kaluar,
Rininë ku e ka jetuar,
Pasurinë ku e ka fituar dhe në çka e ka shpenzuar, dhe
Diturinë me të si ka vepruar”[10].
2. Njerëzit qe i takoj atje çfarë më përkujtojnë?
A janë njerëz që më përkujtojnë Ahiretin? A janë njerëz që më përkujtojnë devotshmërinë? A më ftojnë në namaz apo janë njerëz tjerë...Ata nuk ta përkujtojnë ahiretin por shtëpitë publike, nuk të bëjnë ta ndiesh devotshmërinë por epshin, nuk të ftojnë në namaz por në plazhe, koncerte, pijetore, klube nate e çka jo tjetër. Thotë Allahu:
“ولا تُطِعْ من أغفلنا قلبه عن ذكرنا، واتَّبع هواه، وكان أمرُه فُرُطاً
...dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”
[11].
Mos e respekto atë që të thirrë të shkosh në plazhe edhe nëse e ke baba e vëlla e lëre më shok ngase do të vjen momenti kur ti do të braktisesh prej tyre. Thotë Allahu:
“يا ويلتى ليتني لم اتخذ فلانا خليلا لقد أضلني عن الذكر بعد إذ جاءني وكان الشيطان للإنسان خذولا
O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! 29. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar”
[12].
Madje, jo rrallë ndodhë që plazhet të shndërrohen edhe në thertore, jo kafshësh, por morali. Në një gazetë të Hixhazit është botuar një artikull me titull “Dënimi i anashkalimit të gruas dhe fëmijëve”, ku rrëfehet një histori e cila me themel rrënon institucionin e shenjtë të familjes. Babai kishte bërë zakon që për pushime – vikende t’i dërgonte fëmijët dhe gruan në plazh, dhe herë pas here i ndodhte që ata t’i linte vetëm për shkaqe të obligimeve zyrtare që kishte. Duke u mbështetë në moton e rreme se “nëse gruaja nuk është e sinqertë lidhe edhe me zinxhirë se nuk mund ta ndalësh”, ai shkonte e vinte pa asnjë brengë. Një ditë u lirua më herët se zakonisht kështu që shkoi në shtëpi dhe nuk e gjeti as gruan dhe as fëmijët. E pyeti shërbëtoren se ku janë ndërsa ajo i tregoi që janë në plazh. Megjithatë këtu nuk është fundi i tregimit. Ky burrë ende nuk mendonte se i ka ndodhur diç ngase gruaja dhe fëmijët me lejen e tij shkonin atje. Ky iu kishte thënë më parë se nëse unë nuk jam në shtëpi dhe ju keni dëshirë të shkoni në plazh, atëherë shkoni lirisht. Shkoi burri aje dhe gjeti fëmijët fjetur por jo edhe gruan. Ajo nuk ishte fare aty. Qëndroi për pak çaste kur ja ajo vinte e shoqëruar me një burrë të huaj. Posa e pa këtë, filloi të qante. Ai u mundua ta qetësonte por ajo vazhdimisht qante dhe e akuzonte: tërë kjo ka ndodhur për shkak teje. Na ke sjellë në këtë vend ku ka ujq (nderi) dhe na ke lënë vetëm pa menduar fare se ata ndiejnë uri gjithnjë...
Edhe kjo mund të ndodhë në plazhe...
3. Cilat janë veprat që kryhen atje?
Vëlla dhe motër! Dua të jemi të sinqertë. Le të deklarohemi haptazi se cilat punë kryhen në plazhe:
- Konsumohet raki, dhe i tërë plazhi i ngjan një tryeze të përbashkët, pjesëmarrës i secilës je edhe ti, edhe nëse nuk konsumon alkool. Kurse Allahu i Madhëruar ka thënë:
“يا أيها الذين آمنوا إنما الخمر والميسر والأنصاب والأزلام رجس من عمل الشيطان فاجتنبوه لعلكم تفلحون
O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar”
[13].
- Veshjet gjysmëlakuriqe, që zhdukin identitetin islam. Thotë Allahu i Madhëruar:
“يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَّحِيماً
O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues”
[14].
Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
“كُلُّ عَيْنٍ زَانِيَةٌ وَالْمَرْأَةُ إِذَا اسْتَعْطَرَتْ فَمَرَّتْ بِالْمَجْلِسِ فَهِيَ كَذَا وَكَذَا يَعْنِي زَانِيَةً
Çdo sy është lavir, dhe gruaja e cila parfymoset dhe kalon pranë ndonjë tubimi meshkujsh ajo është kështu e kështu, d.t.th.: lavire”
[15].
- Sytë dhe epshet janë të ngarkuar me gjëra që i sjellin në shkallë tepër të ultë intelekti. Bëhen të njëjtë. Më harami për ta bëhet pjesë e jetës. Shikimi në femra dhe anasjelltas bëhet normale kurse Allahu i Madhëruar ka thënë:
“قُل لِّلْمُؤْمِنِينَ يَغُضُّوا مِنْ أَبْصَارِهِمْ وَيَحْفَظُوا فُرُوجَهُمْ ذَلِكَ أَزْكَى لَهُمْ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا يَصْنَعُون
Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata”
[16].
Kurse Pejgamber, alejhi's selam ka thënë:
“كُتِبَ عَلَى ابْنِ آدَمَ نَصِيبُهُ مِنْ الزِّنَا مُدْرِكٌ ذَلِكَ لَا مَحَالَةَ فَالْعَيْنَانِ زِنَاهُمَا النَّظَرُ وَالْأُذُنَانِ زِنَاهُمَا الِاسْتِمَاعُ وَاللِّسَانُ زِنَاهُ الْكَلَامُ وَالْيَدُ زِنَاهَا الْبَطْشُ وَالرِّجْلُ زِنَاهَا الْخُطَا وَالْقَلْبُ يَهْوَى وَيَتَمَنَّى وَيُصَدِّقُ ذَلِكَ الْفَرْجُ وَيُكَذِّبُهُ
Njeriut i është shkruar hiseja tij në zina (prostitucion) dhe këtë do ta bëjë patjetër: zinaja dy syve është shikimi, zinaja e dy veshëve është dëgjimi, zinaja e gjuhës është të folurit, zinaja e dorës është goditja, zinaja e këmbës është hapi, kurse zemra dëshiron dhe shpreson ndërsa organi vërteton apo përgënjeshtron këtë”
[17].
- Shëtitje, korzo, koncerte, klube nate, muzikë, birra, të qeshur...Le të thotë dikush se këto nuk ndodhin në det. Nejse, ju merreni si të doni por unë do t’ua përcjell disa fjalë profetike. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إياكم والجلوس في الطرقات, فقال الصحابة رضي الله عنهم ما لنا من مجلسنا بد نتحدث فيها؟! قال: فإن أبيتم إلا المجلس فأعطوا الطريق حقه قالوا وما حق الطريق يا رسول الله قال: غض البصر، وكف الأذى، ورد السلام، والأمر بالمعروف والنهي عن المنكر
Keni kujdes, mos qëndroni në rrugë!
Po ne kemi nevojë të patjetërsuar për të ngase kuvendojmë aty?- e pyetën ata.
Nëse refuzoni që vetëm të qëndroni, atëherë rrugës jepjani hakun- tha ai.
E çfarë haku paska rruga o i dërguari i Allahut?- pyetën ata prapë.
Ulja e shikimi, mos shqetësimi i njerëzve, kthimi i selamit dhe urdhërimi për të mirë dh ndalimi nga e keqja- sqaroi ai”
[18].
Jo vetëm kaq. Pjesëmarrësit e atyre tubimeve janë të përshkruar, disi, edhe në këtë hadith ku thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“لَيَشْرَبَنَّ نَاسٌ مِنْ أُمَّتِي الْخَمْرَ يُسَمُّونَهَا بِغَيْرِ اسْمِهَا يُعْزَفُ عَلَى رُءُوسِهِمْ بِالْمَعَازِفِ وَالْمُغَنِّيَاتِ يَخْسِفُ اللَّهُ بِهِمْ الْأَرْضَ وَيَجْعَلُ مِنْهُمْ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ
Një grup nga ummeti im do të konsumojnë raki dhe do ta emërtojnë me emra tjerë. Tek koka iu behet muzike me dajre e këngëtarë. Allahu i Madhëruar do t’i fundos në tokë kurse një grup të tyre do t’i shndërroj (biologjikisht) në majmunë dhe derra”
[19].
4. A do të më pëlqente që vdekja të më zinte atje?
Para se të përgjigjesh për këtë, më lejo të të jap dy detaje shumë të rëndësishme të vdekjes:
E para, thotë Allahu i Madhëruar:
“وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ
... dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë…”
[20].
E dyta, thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
“يُبْعَثُ كُلُّ عَبْدٍ عَلَى مَا مَاتَ عَلَيْهِ
Çdo njeri vdes në gjendjen në të cilën edhe ka vdekur”
[21].
Paramendo nëse të zë vdekja në plazh, si do të ringjallesh?
Ndoshta ringjallesh i dehur, duke vallëzuar, i papastër, me shikim në haram...apo Zoti e di me çka.
5. A ke dëshirë që në regjistrin e veprave tua të figurojnë këto gjëra?
Edhe këtu, i nderuar vëlla, dua t’i përkujtoj disa gjëra para se të hyj në detaje. Nuk ka vepër, e madhe apo e vogël, e që nuk të regjistrohet ty. E ç’është me e keqja se këto vepra do të duken ty një ditë si “BUM” kur do të dalësh para Allahut të Madhëruar, i Cili thotë:
“وَبَدَا لَهُم مِّنَ اللَّهِ مَا لَمْ يَكُونُوا يَحْتَسِبُونَ
…E prej All-llahut do t'u prezentohet (lloji i dënimit) çka as nuk kanë mund të mendojnë”
[22].
Para se të nisesh dhe të bësh planet për detajet e pushimit, ndalu dhe mendo se me vete ke shoqëri. Ke katër dëshmitarë që nuk të ndahen për asnjë çast.
Dëshmitari i parë është toka, për të cilën thotë Allahu i Madhëruar:
“يومئذ تحدث أخبارها
Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta”
[23].
Ngado që të kesh shkuar, kudo që të jesh fshehur, çfarëdo që të kesh bërë, toka do të dëshmojë kundër teje.
Dëshmitari i dytë janë melaiket, për çka thotë Allahu i Madhëruar:
“وإن عليكم لحافظين ، كراماً كاتبين يعلمون ما تفعلون
Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! 11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.”
[24].
Dëshmitari i tretë është trupi yt, për të cilin thotë Allahu i Madhëruar:
“الْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَى أَفْوَاهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَا أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ
Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan”
[25].
“وَقَالُوا لِجُلُودِهِمْ لِمَ شَهِدتُّمْ عَلَيْنَا قَالُوا أَنطَقَنَا اللَّهُ الَّذِي أَنطَقَ كُلَّ شَيْءٍ وَهُوَ خَلَقَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni”
[26].
Nesër kur të dalësh para Allahu i Madhëruar, këmba jote ndoshta do t‘i thotë Allahut: O Zoti im, po gënjen ngase unë nuk kam ndier dhimbje të atilla çfarë po thotë ky!
Dëshmitari i katërt është Allahu i Madhëruar, të Cilit nuk mund t’i fshihet asgjë. Thotë Allahu i Madhëruar:
“أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ
…A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?”
[27].
Edhe ato shikimet që i bën me bisht të syrit, edhe atë që e fsheh në zemër se po të mos e kisha gruan e fëmijët do të bëja kështu e ashtu, Allahu i Madhëruar i di, dhe siç thotë:
“يَعْلَمُ خَائِنَةَ الْأَعْيُنِ وَمَا تُخْفِي الصُّدُورُ
Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra”
[28].
Çfarë mendon se do të jetë puna pasi të kesh mësuar prezencën e këtyre katër dëshmitarëve. Tash vetëm prite librin, në bazë të të cilit do të gjykohesh. Thotë Allahu i Madhëruar:
“اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَى بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيباً
Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes”
[29].
Përmbyllje
(Stinët na përkujtojnë për diç)
Ky nxehti i verës dhe ai ftohti i dimrit sigurisht se na përkujtojnë diç, që në fakt do të duhej të përmbaheshim e jo të shthuremi kështu siç jemi shthurur. Thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
“قَالَتْ النَّارُ رَبِّ أَكَلَ بَعْضِي بَعْضًا فَأْذَنْ لِي أَتَنَفَّسْ فَأَذِنَ لَهَا بِنَفَسَيْنِ نَفَسٍ فِي الشِّتَاءِ وَنَفَسٍ فِي الصَّيْفِ فَمَا وَجَدْتُمْ مِنْ بَرْدٍ أَوْ زَمْهَرِيرٍ فَمِنْ نَفَسِ جَهَنَّمَ وَمَا وَجَدْتُمْ مِنْ حَرٍّ أَوْ حَرُورٍ فَمِنْ نَفَسِ جَهَنَّمَ
Xhehnnemi i është ankuar Allahut të Madhëruar the ka thënë: O Zoti im, kam filluar ta ha vetveten ndaj më lejo të marr frymë! Ia lejoi të marr dy frymë; një në dimër dhe tjetrën në verë. Kur të ndieni të ftohtë dhe acar, dijeni se është nga frymëmarrja e Xhehnnemit dhe po kështu kur të ndieni nxehtësi dhe vapë dijeni s është nga frymëmarrja e tij”
[30].
Bazuar në këtë, me shumë respekt dhe tepër keqardhje, iu drejtohem tërë atyre vëllezërve dhe motrave që veshin rroba të tejdukshme dhe shkurtra me një lutje: kthehuni para se t’i vishni rrobat e gjata dhe mantelet por jo në këtë botë, në botën tjetër, në Xhehnnem, atje ku rrobat janë përshkruar kështu:
“سَرَابِيلُهُم مِّن قَطِرَانٍ وَتَغْشَى وُجُوهَهُمْ النَّارُ
Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t'i mbulojë zjarri”
[31].
[6] Albani në ahihu’l xhami, 4355, e ka cilësuar hasen.
[10] Këtë hadith Albani e ka cilësuar hasen.
[15] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e ka cilësuar hasen.
[19] Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.