Hoxha AbduRrahman Es Sehim
Pyetja:
I nderuari Hoxhë! Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju! Kam lexuar në një forum në internet për Junusin, alejhi’s selam (kinse) të ketë menduar se Allahu i Madhëruar nuk ka fuqi ta ndëshkojë. Pyetja ime është: Si mund ta thotë një gjë të tillë një profet? Cila është përgjigja juaj? Allahu iu shpërbleftë me Xhennet!
Përgjigja:
Amin! Edhe ju paçi një shpërblim të tillë!
Paraprakisht duhet ditur se besimtari nuk guxon të mendojë për një profet gjëra që nuk i mendon (supozon) as për besimtarët e thjeshtë. Kjo për faktin se profetët janë krijesat më të zgjedhura dhe më të pastra të Tij. Madje, ky mendim i gabuar mund të jetë edhe kufër – pabesim.
Ka thënë Imam Kurtubiu: Është thënë në kuptim të kësaj: E mashtroi djalli aq sa ra në mendim për opsionin që Allahu të mos ketë mundësi ta ndëshkojë. Ky mendim është i gabuar, i refuzuar dhe i urryer ngase është kufër-pabesim.
Ajeti:
“وَذَا النُّونِ إِذْ ذَهَبَ مُغَاضِبًا فَظَنَّ أَنْ لَنْ نَقْدِرَ عَلَيْهِ
(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë
[1], …”. El Enbija, 87.
...ehste komentuar në forma tjera, si:
1. Ka menduar se nuk do t’ia ngushtojmë çështjen (nuk do ta sprovojmë). Kjo për arsye se fjala Takdir gjuhësisht d.t.th.: ngushtim, përkufizim, siç qëndron ne ajetin kur’anor:
“لِيُنْفِقْ ذُو سَعَةٍ مِنْ سَعَتِهِ وَمَنْ قُدِرَ عَلَيْهِ رِزْقُهُ فَلْيُنْفِقْ مِمَّا آَتَاهُ اللَّهُ
Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngushtë nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu”. Et Talak, 7.
2. Behet fjalë për caktimin e Zotit dhe gjykimin e Tij. Pra, ka menduar se Allahu i Madhëruar nuk do të gjykoj atë gjë për Junusin, alejhi’s selam.
3. Domethënia e saj është formë pyetëseje e paramenduar që na del me kuptim: A mos po thoni se Junusi mendoi që Ne nuk kemi mundësi ta ndëshkojmë...?! Kurse parashtesa Elif që shërben për pyetje dhe e cila qe do të duhej t’i shtohej fjalës “Dhanne” (mendoi) është fshirë për të dalë fjalia sa më përmbledhshëm.
Këto mendime i ka përmendur Imam Kurtubiu në Tefsirin e tij.
Allahu e di më së miri!