Ebu Islam Ahmed b. Alijj
Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë ka përmendur në 15 vende njerëzit më të padrejtë, dhe atë siç vijon:
1. Ai që pengon xhamitë e Allahut dhe përmendjen e emrit të Tij në to. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن مَّنَعَ مَسَاجِدَ اللّهِ أَن يُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ وَسَعَى فِي خَرَابِهَا أُوْلَـئِكَ مَا كَانَ لَهُمْ أَن يَدْخُلُوهَا إِلاَّ خَآئِفِينَ لهُمْ فِي الدُّنْيَا خِزْيٌ وَلَهُمْ فِي الآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ
E kush mundet të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë rrespektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh”. El Bekare, 114.
Shpjegim: Nuk ka më mizorë se ata që pengojnë kryerjen e namazit apo leximin e Kur’anit nëpër xhami, qoftë duke i shkatërruar ato, duke i mbyllur apo edhe duke i penguar besimtarët prej tyre. Ata tiranë në vend se të hynin në to si respektues e të frikësuar nga mëkatet që bënë, ata veprojnë kështu. Në këtë botë do të zbulohen kurse në Ahiret kanë dënim të madh.
2. Ata që fshehin dëshminë e Allahut. Thotë Allahu i Madhëruar:
“أَمْ تَقُولُونَ إِنَّ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالأسْبَاطَ كَانُواْ هُوداً أَوْ نَصَارَى قُلْ أَأَنتُمْ أَعْلَمُ أَمِ اللّهُ وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَتَمَ شَهَادَةً عِندَهُ مِنَ اللّهِ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ
A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: "A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë veti dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja”. El Bekare, 140.
Shpjegim: A po polemizoni se (kinse) Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Ja’kubi dhe Esbati, paskan qenë çifut a të krishterë? Kjo është gënjeshtër. Ata u dërguan dhe vdiqën para se të shpallej Teurati dhe Inxhili. Thuaju o i dërguar: A më të ditur jeni ju për fenë e tyre apo Allahu i Madhëruar? Ai lajmëroi në Kur’an se kanë qenë besimpastër, muslimanë, dhe kur ju fshihni dëshminë e vërtetuar nga Allahu i Madhëruar dhe pretendoni të kundërtën e saj si shpifje ndaj Allahut të Madhëruar, ju jeni njerëzit më mizorë.
Këta njerëz të përmendur këtu janë çifutët, të cilët fshehën dëshminë e Allahut të Madhëruar në Teurat se Ibrahimi ka qenë në fenë e pastër. Por, Allahu i Madhëruar e di se çfarë bëjnë ata dhe për veprimet e tyre do t’i marrë në pyetje e do t’i ndëshkojë.
3. Ai që shpif për Allahun apo përgënjeshtron faktet e Tij. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِباً أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ إِنَّهُ لاَ يُفْلِحُ الظَّالِمُونَ
Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S'ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarët nuk kanë shpëtim”. El En’am, 21.
Shpjegim: Nuk ka më të padrejtë se ai që trillon gënjeshtër për Allahun e Madhëruar duke pretenduar se Ai ka ortak në adhurim, ka fëmijë grua, apo përgënjeshtron faktet e madhërisë së Tij, me të cilat ndihmoi profetët. Këta nuk do të kenë shpëtim dhe nuk do të realizojnë aspiratat e tyre as në këtë dhe as në botën tjetër.
4. Ai që shpif gënjeshtër për Allahun, thotë se i është shpallur fe prej Tij, apo ai vet do të shpalle diç siç shpalli Allahu i Madhëruar. Thotë Allahu:
“وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِباً أَوْ قَالَ أُوْحِيَ إِلَيَّ وَلَمْ يُوحَ إِلَيْهِ شَيْءٌ وَمَن قَالَ سَأُنزِلُ مِثْلَ مَا أَنَزلَ اللّهُ وَلَوْ تَرَى إِذِ الظَّالِمُونَ فِي غَمَرَاتِ الْمَوْتِ وَالْمَلآئِكَةُ بَاسِطُواْ أَيْدِيهِمْ أَخْرِجُواْ أَنفُسَكُمُ الْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ الْهُونِ بِمَا كُنتُمْ تَقُولُونَ عَلَى اللّهِ غَيْرَ الْحَقِّ وَكُنتُمْ عَنْ آيَاتِهِ تَسْتَكْبِرُونَ
E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit, ose thotë: "Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: "Do të thur diçka të ngjajshme me atë që e ka zbritur All-llahu". E, sikur t'i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): "Shpëtonie pra vetveten (nëse mundeni)". "Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumenteve të Tij ishit kryeneç”.
Shpjegim: Kush është më mizor se ai që shpifi e tha se Allahu i Madhëruar nuk ka dërguar profetë, apo tha se atij i është shpallur apo se ai është në gjendje të shpalli diç siç është Kur’ani?! Sikur ti o pejgamber t’i shihje këta arrogantë në momentet e vdekjes se si melaiket ua marrin shpirtrat duke i ndëshkuar dhe duke i qortuar: Sot do të përjetoni poshtërimin më të madh ashtu siç përgënjeshtronit fenë dhe shpifnit kundër Allahut të Madhëruar si dhe ishin mendjemëdhenj ndaj profetëve.
5. Ai që shpif një gënjeshtër për t’i devijuar njerëzit pa dituri. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَمِنَ الإِبْلِ اثْنَيْنِ وَمِنَ الْبَقَرِ اثْنَيْنِ قُلْ آلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ الأُنثَيَيْنِ أَمَّا اشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ الأُنثَيَيْنِ أَمْ كُنتُمْ شُهَدَاء إِذْ وَصَّاكُمُ اللّهُ بِهَـذَا فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِباً لِيُضِلَّ النَّاسَ بِغَيْرِ عِلْمٍ إِنَّ اللّهَ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
Ai (krijoi) edhe nga devetë dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: "A dy meshkuj i ka ndaluar (haram), a dy femrat, ose çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?" A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?" E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu t'i humbë njerëzit në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët”. El En’am, 144.
Shpjegim: Katër llojet janë: Dy nga devetë, të të dy gjinive, dhe dy nga lopët, të të dy gjinive po kështu. O i dërguar, drejtoju atyre politeistëve: A i ka ndaluar Allahu i Madhëruar kafshët e gjinisë mashkullore apo femërore? Apo ka ndaluar atë që mban mitra e të dy llojeve të femrave? O politeistë, a ishit ju prezent kur Allahu i Madhëruar iu porositi me këtë lejim apo ndalim? E kush mund të jetë më mizor se ai që me injorancën e tij mundohet t’i shmange njerëzit nga e vërteta. Allahu i Madhëruar nuk vë në rrugë të drejtë atë qe tejkalon normat, gënjen për Të dhe lajthit njerëzit.
6. Ai që përgënjeshtron dëshmitë e Allahut të Madhëruar dhe ua kthen shpinën atyre. Thotë Allahu:
“أَوْ تَقُولُواْ لَوْ أَنَّا أُنزِلَ عَلَيْنَا الْكِتَابُ لَكُنَّا أَهْدَى مِنْهُمْ فَقَدْ جَاءكُم بَيِّنَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَذَّبَ بِآيَاتِ اللّهِ وَصَدَفَ عَنْهَا سَنَجْزِي الَّذِينَ يَصْدِفُونَ عَنْ آيَاتِنَا سُوءَ الْعَذَابِ بِمَا كَانُواْ يَصْدِفُونَ
Dhe që të (mos) thoni: "Sikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe më të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur'ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që argumentet e Zotit i bën të rreme dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t'i ndëshkojmë me ndëshkim më të rëndë ata që ua kthyen shpinën argumenteve Tona, për shkak të prapësimit që bënë”. El En’am, 157.
Shpjegim: Që të mos thuani o mushrikë (politeistë): Sikur të na zbriste një libër prej qielli ashtu siç i zbriti çifutëve apo të krishterëve do të ishim edhe më të përqendruar në rrugën e vërtetë se sa ata. Mos thuani kështu kur juve iu erdhi libër në gjuhën tuaj arabe të pastër. Kjo është dëshmi prej Zotit tuaj dhe udhëzim në rrugë të drejtë si dhe mëshirë. Ndaj, nuk ka më mizor se ai që përgënjeshtron argumentet e Allahut të Madhëruar dhe ua kthen shpinën atyre. Këta njerëz do t’i ndëshkojmë me zjarr të Xhehennemit.
7. Ai që shpif diç për Allahun apo përgënjeshtron faktet e Tij. Thotë Allahu i Madhëruar:
“فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِباً أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ أُوْلَـئِكَ يَنَالُهُمْ نَصِيبُهُم مِّنَ الْكِتَابِ حَتَّى إِذَا جَاءتْهُمْ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوْنَهُمْ قَالُواْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ تَدْعُونَ مِن دُونِ اللّهِ قَالُواْ ضَلُّواْ عَنَّا وَشَهِدُواْ عَلَى أَنفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُواْ كَافِرِينَ
Kush është më mizor se ai që trillon shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t'u vijnë atyre të dërguarit tanë (melaiket) t'ju marrin shpirtin e u thonë: "Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?" Ata thonë: "Kanë humbur prej nesh" dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafira)”. El A’rafe, 37.
Shpjegim: Ata që shpifin për Allahun e Madhëruar apo përgënjeshtrojnë argumentet e shpallura, janë vërtetë mizorë, dhe të tillët, gjithsesi se do të shijojnë dënimin e caktuar në Levhi Mahfudh. Me rastin e vdekjes, meleku i vdekjes me shoqërinë e tij, do t’i pyesin: Ku janë ata që krahas Allahut të Madhëruar i adhuronit që t’iu shpëtojnë tani? Na kanë lënë- përgjigjën, duke pranuar kështu se kanë qenë mohues të Njëshmërisë së Allahut në dunja.
8. Ai që shpif di për Allahun e Madhëruar apo përgënjeshtron faktet e Tij. Thotë Allahu:
“فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِباً أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ إِنَّهُ لاَ يُفْلِحُ الْمُجْرِمُونَ
A ka më mizor se ai, që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose përgënjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s'kanë për të shpëtuar”. Junus, 17.
Shpjegim: Ata që përgënjeshtruan faktet e Allahut të Madhëruar dhe shpifen për Të janë mizor dhe assesi nuk do të shpëtojnë ata që mohuan profetët.
9. Ai që rrenë për Allahun e Madhëruar. Thotë Allahu:
“وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِباً أُوْلَـئِكَ يُعْرَضُونَ عَلَى رَبِّهِمْ وَيَقُولُ الأَشْهَادُ هَـؤُلاء الَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَى رَبِّهِمْ أَلاَ لَعْنَةُ اللّهِ عَلَى الظَّالِمِينَ
E kush është më mizor se ai që trillon për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: "Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!”. Hud, 18.
Shpjegim: Ata që përgënjeshtruan faktet e Allahut dhe shpifën për Të, janë mizorë, dhe në Ditën e Kiametit do të prezantojnë tek Allahu për llogari. Dëshmitarë kundër tyre do të jenë melaiket, pejgamberët dhe të tjerë. Këta përveç që tërhoqën pas vete hidhërimin e Allahut të Madhëruar, po kështu edhe u mallkuan prej Tij me një mallkim të përhershëm për shkak se padrejtësia iu qe bërë përshkrim i përjetshëm atyre.
10. Ai që rrenë për Allahun e Madhëruar. Thotë Allahu:
“هَؤُلَاء قَوْمُنَا اتَّخَذُوا مِن دُونِهِ آلِهَةً لَّوْلَا يَأْتُونَ عَلَيْهِم بِسُلْطَانٍ بَيِّنٍ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللَّهِ كَذِباً
Këta, populli ynë ka besuar zota tjerë pos Tij, pse pra nuk sjellim ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?”. El Kehf, 15.
Shpjegim: Ata biseduan: Ky populli ynë vërtet është mizor. Adhuruan zota pos Allahut të Madhëruar dhe nuk sollën asnjë dëshmi që do ta justifikonte adhurimin e tyre. Ndaj, nuk ka më mizor se ai që i përshkruan shok Allahut të Madhëruar në adhurim ngase kurrë nuk do të gjejë argument.
11. Ai që i përkujtohen faktet e Allahut të Madhëruar por ua kthen shpinën atyre. Thotë Allahu:
“وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِآيَاتِ رَبِّهِ فَأَعْرَضَ عَنْهَا وَنَسِيَ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ إِنَّا جَعَلْنَا عَلَى قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِي آذَانِهِمْ وَقْراً وَإِن تَدْعُهُمْ إِلَى الْهُدَى فَلَن يَهْتَدُوا إِذاً أَبَداً
Kush është më zullumqarë se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthejn shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata nërrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurre ”. El Kehf, 57.
Shpjegim: Nuk ka më mizor se ai njeri që këshillohet me argumentet e qarta të Allahut të Madhëruar dhe më pas ua kthen shpinën tyre për t’iu qasur së kotës. Ai i mjerë harron atë që punuan duart e tij dhe nuk pendohet fare. Të tillëve iu kemi vënë mbulojë mbi zemrat e tyre kështu që nuk e kuptojnë Kur’anin, nuk arrijnë të mirën e tij kurse në vesh iu kemi vënë pengesa që nuk dëgjojnë dot faktet e tij dhe rrjedhimisht nuk përfitojnë prej tij. Edhe nëse i thërret ne besim, nuk të përgjigjen, dhe kurrë nuk do të udhëzohen.
12. Ai që përgënjeshtron të vërteten. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللَّهِ كَذِباً أَوْ كَذَّبَ بِالْحَقِّ لَمَّا جَاءهُ أَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِّلْكَافِرِينَ
E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t'i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është Xhehennemi vend për jobesimtarët?”. El Ankebut, 68.
Shpjegim: Nuk ka më zullumqar se ai që humbjen dhe lajthitjen e vet ia përshkruan Allahut të Madhëruar apo përgënjeshtron të vërteten me të cilën Allahu dërgoi Muhammedin, alejhi’s selam. Ata që mohojnë Allahun e Madhëruar dhe përgënjeshtrojnë Muhammedin, zjarrin do ta kenë vendbanim.
13. Ai që i përkujtohen faktet e Allahut të Madhëruar por kundërshton. Thotë Allahu:
“وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِآيَاتِ رَبِّهِ ثُمَّ أَعْرَضَ عَنْهَا إِنَّا مِنَ الْمُجْرِمِينَ مُنتَقِمُونَ
E kush është më zullumqarë se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthyen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmirremi kundër kriminelëve”. Es Sexhde, 22.
Shpjegim: Nuk ka njeri më të padrejtë ndaj vetvetes se ai që këshillohet me faktet e Allahut të Madhëruar por nga mendjemadhësia i kundërshton ato. Ndaj këtyre kriminelëve, që ia kthejnë shpinën dëshmive të Allahut, Ne do të hakmerremi.
14. Ai që gënjen për Allahun e Madhëruar dhe përgënjeshtron të vërteten e shpallur prej Tij. Thotë Allahu i Madhëruar:
“فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَذَبَ عَلَى اللَّهِ وَكَذَّبَ بِالصِّدْقِ إِذْ جَاءهُ أَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِّلْكَافِرِينَ
E kush është më mëkatar se ai që flet të pavërtetën ndaj All-llahut dhe se ai që kur i erdhi e vërteta e përgënjeshtroi? A nuk është në Xhehennem vendqëndrimi për jobesimtarët?”. Ez Zumer, 32.
Shpjegim: Nuk ka më të keq se ai që shpif për Allahun e Madhëruar dhe i përshkruan ortak ose fëmijë apo edhe thotë se i është shpallur diç prej Allahut të Madhëruar. Po kështu i padrejtë është edhe ai që zhvleftëson të vërtetën që ia shpalli Muhammedit, alejhi’s selam. A nuk është Xhehennemi vendqëndrim i atyre që mohojnë Allahun e Madhëruar dhe nuk vërtetojnë pejgamberinë e Muhammedit, alejhi’s selam si dhe nuk vepron sipas saj? Natyrisht se po.
15. Ai që thirret për në Islam por shpif gënjeshtër për Allahun e Madhëruar. Thotë Allahu:
“وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ وَهُوَ يُدْعَى إِلَى الْإِسْلَامِ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqarë”. Es Saff, 7.
Shpjegim: Nuk ka më të padrejtë se ai që shpif dhe trillon për Allahun e Madhëruar duke i bërë shoqërim në adhurim edhe pse ai ftohet që ta pranoje Islamin sinqerisht dhe ta adhurojë vetëm Allahun e Madhëruar absolutisht. Allahu, assesi, nuk do të bekojë për shpëtim ata që bëjnë pabesim dhe politeizëm.
Rezymeja e tërë asaj që përmendëm sipër
Njerëzit më të padrejtë, më mizor dhe më të dhunshëm janë:
Ai që i shoqëron Allahut të Madhëruar diç në adhurim.
Ai që përgënjeshtron profetët, e në veçanti Muhammedin, alejhi’s selam.
Ai që përgënjeshtron Kur’anin Fisnik.
Ai që përgënjeshtron dëshmitë, argumentet dhe faktet e qarta të madhërisë së Allahut Fuqiplotë.
Ai që këshillohet me argumente të Allahut të Madhëruar por nuk këshillohet, përkundrazi, shfaq mendjemadhësi.
Ai që pretendon pejgamberllëkun.
Ai që “sfidon” Kur’anin se kinse mund të sjellë diç të ngjashëm me të.
Ai që fsheh dëshminë e vërtetuar nga Allahu i Madhëruar.
Ai qe shkatërron xhamitë dhe pengon faljen dhe lutjen në to.
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI