Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
UNIVERSALITETI ISLAM – MËSIME DHE POROSI

Muhammed Musad Jakut
Pas marrëveshjes së Hudejbijes ndërmjet Pejgamberit, alejhi’s selam dhe idhujtarëve mekkas, të cilët e luftuan hiç më pak se 18 vite, Muhammedi, alejhi’s selam dëshiroi që këtë hapësirë kohore ta shfrytëzojë për t’i ftuar në Islam edhe liderët, princat dhe mbretërit e botës, për të kaluar kështu nga periudha e përkufizimit lokal në mision në shtrirjen mbarë botërore.
Mbretit të Egjiptit dhe Aleksandrisë
Le ta analizojmë së bashku një prej këtyre letrave të ndritura. Respektivisht, të shohim brendësinë e letrës dërguar Mukavkisit, mbretit të Egjiptit dhe Aleksandrisë, emri i të cilit ishte Xhurejxh b. Metta. Tekstualisht, kjo letër qe kështu:
“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!
Nga Muhammedi, robi dhe Pejgamberi i Allahut
Mukavkisit, të parit të kiptasëve!
Paqja qoftë mbi atë që pason udhëzimin!
Unë të thërras me thirrjen islame; pranoje këtë, shpëton. Pranoje Islamin e Allahu të shpërblen dyfish, ndryshe, po refuzove, ti bart edhe barrën e tërë kiptasëve. “Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut"! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)"![1][2].
I përzgjedhuri për këtë mision ishte një orator dhe njeri i mençur, Hatib b. Ebi Belta’e, fjalimin e të cilit ia vlen ta përmendim, ngase këta emisarë e dinin shumë mirë qëllimin dhe synimin për çka ishin dërguar. Njëkohësisht, ata qenë të pajisur me dituri dhe të kuptuar, që vërtetë të bën të mahnitesh.
Hatibi: Ky profet ftoi njerëzit në fenë e Zotit. Më të vrazhdit ndaj tij ishin kurejshët, më armiqësorët ishin çifutët ndërsa më të afërmit ishin të krishterët. Për Zotin, përgëzimi i Musait për Isain nuk është tjetër vetëm se si përgëzimi i Isait për Muhammedin. Ftesa jonë që ta bëjmë ty për tek Kur’ani nuk është ndryshe vetëm se sikur ajo e jotja që ua bën ithtarëve të Teuratit për tek Inxhili.
Çdokënd që e arriti një pejgamber, ai konsiderohet popull i tij kështu që ata e kanë obligim ta respektojnë atë. Edhe ti je prej atyre që të zuri feja e këtij Pejgamberi. Ne nuk të ndalojmë nga feja jote e krishtere porse të urdhërojmë ta pasosh atë (Islamin).
Mukavkisi: Unë kam shqyrtuar punën e këtij profeti dhe kam vërejtur se ai nuk urdhëron për gjëra të ndaluara dhe nuk ndalon nga gjëra të preferuara; nuk kam parë të jetë magjistar i marrë (humbur), as falltar mashtrues; kam parë në të dëshminë e profecisë duke nxjerrë të fshehtën në shesh, duke lajmëruar për bisedat e fshehta, kështu që unë do të mendohem se çfarë do të hapi do të ndërmarr për këtë ftesë.
E morri shkresën e Pejgamberit, alejhi’s selam, e vendosi në një qyp të fildishtë, e mbylli si dhe më pas ia dha një shërbëtoreje të tij. Pastaj thirri një njeri nga populli i tij që dinte të shkruante në gjuhën arabe dhe ia shkroi një letër Pejgamberit, alejhi’s selam:
“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 
Muhammedit, të birit të Abdullahut
Nga Mukavkisi, i pari i kiptasëve
Paqja qoftë mbi ty
E lexova letrën tënde. Kuptova atë që kishe shkruar dhe atë në të cilën thirr. E kam ditur se ka mbetur edhe një pejgamber por prisja të paraqitej në Sham. Emisarin tënd ta kam nderuar. Po t’i dërgoj dy shërbëtore, që në Kipt kanë një pozitë të mirë, ca rroba dhe një mushkë.
Paqja qoftë mbi ty!”[3]
Nuk shtoi më shumë se kaq por as Islamin nuk e pranoi.  Njëra shërbëtore, Marija, qëndroi tek Muhammedi, alejhi’s selam. Ajo ia lindi Ibrahimin. Ndërsa me Sirinin u martua Hasan Thabiti, poeti islam.
Ky ishte një shembull i shkresave të Muhammedit, alejhi’s selam dërguar liderëve të krishterë dhe qëndrimet e tyre ndaj këtyre letrave.
Pejgamberi, alejhi’s selam po kështu dërgoi emisar edhe tek zjarrputistët, të cilët i ftoi në Islam duke ua bërë me dije se po e pasuan shpëtojnë nga injoranca dhe humnera. Reagimet e tyre ishin ndemjet pranimit e refuzimit, besimit e mohimit. Kishte të atillë që i pritnin me vrazhdësi, por kishte që i pritnin me butësi. Kishte që i besonin, por kishte edhe të tjerë që i mohonin[4].
Liderëve botërorë!
Ekspeditën e tij botërore për përhapjen e fjalës së Allahut të Madhëruar, Pejgamberi, alejhi’s selam e vazhdoi me përzgjedhjen e ligjëruesve, poetëve dhe diplomatëve më të shquar nga radhët e sahabeve, të cilët i dërgonte si emisar e ambasadorë tek mbretëritë, principatat, shtetet, fiset në Azi, Afrikë dhe Evropë. Ai ftonte botën e trazuar për tek Allahu i Madhëruar kështu që:
1. Dihje b. Halife El Kelbijj-un, bukuroshin, e dërgoi tek Cezari, mbreti i romakëve, i cili quhej Herkal.
2. Abdullah b. Hudhafe es Sehijj-in, njeri me ide e besim të rrënjosur dhe me një gjuhë të thekshme, e dërgoi te Kisraja Pervez b. Hermuz, mbreti i Persisë.
3. Amr b. Umejje ed Damrijjin, inteligjentin dhe diplomatin, e dërgoi tek Nexhashiu, mbreti i Etiopisë. Më pas, Pejgamberi, alejhi’s selam e dërgoi edhe tek Musejleme gënjeshtari, ai që pretendonte profecinë. Këtij të fundi i pati shkruar letër prapë nëpërmjet Saib b. El Avvamit, vëllait të Zubejrit, por nuk e pranoi dot Islamin.
4. Në muajin Dhu’l Ka’de, në vitin e tetë sipas hixhretit, e dërgoi Amr b. Asin, të zgjuarin e arabëve, tek Xhejferi dhe Abdullahu, bijtë e Xhulendej el Ezdijejeni, dy mbretër të Ammanit.
5. Selit b. Amrin e kishte dërguar tek Hevdhe b. Alijj, mbreti i Jemames, dhe tek Thumame b. Ethali.
6. Ala b. El Hadremijjin e kishte dërguar tek Mundhir b. Sava el Abdijj, mbreti i Bahrejnit.
7. Shuxha b. Vehb el Esediun e dërgoi tek Harith b. Ebi Shemre el Gassani dhe tek kushëriri i tij Xheble b. El Ejhemi, dy mbretërit e Belkasë, pjesë të Damaskut që iu përkiste romakëve.
8. Muhaxhir b. Ebi Umejjen e dërgoi tel Harith b. Abd Kulal el Himjeriijj, një lider jemenas.
9. Muadh b. Xhebelin e dërgoi në tërë Jemenin. Tërë mbretërit e Jemenit e pranuan Islamin.
10. Xherir b.Abdullah Bexheliun e dërgoi tek Dhu Kulai’ Himjeriu dhe Dhu Amri. Që të dy e pranuan Islamin.
11. Ajjash b. Ebi Rebia el Mahzumiun e dërgoi tek Harithi, Mesruhu dhe Nuajmi, liderë nga Himjeri.
12. Letër i dërgoi edhe Ferve b. Amr Xhudhamiut. Ferve e pranoi Islamin dhe nëpërmjet Mesud b. Sa’dit i dërgoi ca dhurata Muhammedit, alejhi’s selam...[5]
Të gjithë këta liderë, me përjashtim të Cezarit, Kisrasë, Hudhes dhe Harith b. Ebi Shemrit, e pranuan Islamin.
Kështu, i dërguari i Allahut, Muhammedi, alejhi’s selam, e shpiku këtë lëvizje globale për kumtimin e Islamit dhe mesazhit të tij tek tërë njerëzimi deri në Kiamet...
Argumentet e universalizmit
Këtë tipar të Islamit nuk mund ta mohojë askush, sidomos kur kihen parasysh argumentet tradicionale, racionale dhe ato nga aktuale. Mjafton të shikosh librin e Allahut të Madhëruar e të gjesh përplot dëshmi për këtë. Mjafton të shikosh në tokë, dhe të vësh gishtin në hartë ku të duash e të gjesh pasues të kësaj feje, dëshmi kjo që flet qartë për këtë veçori islame.
Sa iu perke fakteve kur’anore, ja disa prej tyre:
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعاً
Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju...”. El A’rafë, 158.
تَبَارَكَ الَّذِي نَزَّلَ الْفُرْقَانَ عَلَى عَبْدِهِ لِيَكُونَ لِلْعَالَمِينَ نَذِيراً
Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur'anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar”. El Furkan, 1.
وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا كَافَّةً لِّلنَّاسِ بَشِيراً وَنَذِيراً وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë”. Sebe, 28.
وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِيناً فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ
E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. Ali Imran, 85.
إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِّلْعَالَمِينَ{87} وَلَتَعْلَمُنَّ نَبَأَهُ بَعْدَ حِينٍ
Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët. 88. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij”. Sad, 87-88.
وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. El Enbija, 107. 
Kurse prej dëshmive adekuate nga Sunneti do të veçonim:
أُعْطِيتُ خَمْسًا، لَمْ يُعْطَهُنَّ أَحَدٌ قَبْلِي : نُصِرْتُ بِالرُّعْبِ مَسِيرَةَ شَهْرٍ، وَجُعِلَتْ لِي الأرض مَسْجِدًا وَطَهُورًا- فَأَيُّمَا رَجُلٍ مِنْ أُمَّتِي أَدْرَكَتْهُ الصَّلاة فَلْيُصَلِّ-، وَأُحِلَّتْ لِي الْمَغَانِمُ - وَلَمْ تَحِلَّ لأحَدٍ قَبْلِي - ، وَأُعْطِيتُ الشَّفَاعَةَ، وَكَانَ النَّبِيُّ يُبْعَثُ إِلَى قَوْمِهِ خَاصَّةً، وَبُعِثْتُ إِلَى النَّاسِ عَامَّةً
Më janë dhënë pesë gjëra që askujt para meje nuk i janë dhënë:
Jam ndihmuar me frikë që i futet armikut një muaj distance (para se të takohet me mua),
Toka më është bërë xhami dhe pastrim, kështu që çdokënd prej ummetit tim që e zë namazi, le të falet (ku të qëllojë),
Më është lejuar preja e luftës, gjë që para meje nuk lejohej,
Më është dhënë ndërmjetësimi, dhe
Pejgamberi para meje dërgohej vetëm për popullin e vet ndërsa unë jam dërguar për tërë njerëzimin”. Buhariu.
Edhe Ungjilli i Barnabës ka aluduar në universalizmin islam. Në pjesën e 43-të qëndron:
“Vërtetë, po ju them se secili profet, kur vjen ai, ia sjell një populli shenjën e mëshirës së Zotit. Dhe kështu fjalët e tij nuk përhapën përveç në popullin të cilit i janë dërguar. Por, i dërguari i Zotit, kur ai të vijë, Zoti do t’ia japë vulën e dorës së Vet, ashtu që ai do t’ua bartë shpëtimin dhe mëshirën të gjithë popujve të botës, të cilët e marrin mësimin e tij. Ai do të vijë me fuqi ndaj mosbesimtarëve dhe idhujtarinë do ta shkatërrojë. Ashtu që edhe satanën do ta bëjë të hutuar, ngase kështu i ka premtuar Zoti Abrahamit: “Ja, në farën tënde do të bekohen të gjitha fiset e botës dhe, ashtu siç ti i ke dërrmuar statujat në copa o Abraham, ashtu njëjtë do të bëj edhe fara jote”.
Jakobi tha: “Zotëri, na thuaj mbi ke është bërë ky obligim, ngase hebrenjtë thonë “mbi Is’hakun” e Ismailitët thonë “mbi Jishmaelin” (Ismailin)? Isusi u përgjigj: “Davidi bir i kujt është ai dhe i cilës vijë?” Jakobi u përgjigj: “Prej Is’hakut, ngase Is’haku ka qenë baba i Jakobit, e Jakobi ka qenë baba i Judës, prej lozës së të cilit është Davidi” Atëherë Isusi tha: “E i dërguari i Zotit, kur ai të vijë, prej cilës lozë do të jetë ai?” Nxënësit thanë: “Prej të Davudit”. Në këtë Isusi tha: Ju mashtroheni; ngase Davidi e quan zotëri shpirtin e tij kur thotë: “Zoti i tha zotëriut tim ulu ti në anën time të djathtë gjersa Unë të mos i bëj armiqtë e tu shtrojë të këmbëve të tua. Zoti ty do të ta dërgojë skeptrin, i cili do ta ketë pushtetin në mesin e armiqve të tu”. Sikur i dërguari i Zotit, të cilin ju e quani Mesia, të ishte bir i Davidit, si do ta quante Davidi atë zotëri? Më besoni, ngase me të vërtetë po ju them se premtimi është dhënë për Jishmaelin e jo për Ishakun”[6].
Në pjesën e 96-të Isusi përgjigjët:
“Pasha Zotin e gjallë, para të Cilit qëndron shpirti im, unë nuk jam Mesia, të cilin e presin të gjitha fiset e botës ashtu siç i ka premtuar Zoti atit tonë Abrahamit duke thënë: “Në farën tënde do t’i bekojë të gjitha fiset e botës”. Ndërkaq kur Zoti të më marrë nga bota, Satana përsëri do ta ngre këtë alarm të mallkuar ashtu që do të bëjë që mosbesimtarët të besojnë se unë jam Zot dhe bir Zoti, për ç’shkak fjalët e mia dhe mësimet e mia do të njollosen ashtu që do të mbesin mezi tridhjetë besimtarë: Në këtë, Zoti do të ketë mëshirë ndaj botës dhe do ta dërgojë të dërguarin e Tij për të cilin i ka krijuar të gjitha gjërat; i cili do të vijë me fuqi nga jugu dhe do t’i shkatërrojë idhujt me idhujtarët; i cili dominimin do t’ia marrë Satanës, të cilin ai e ka mbi njerëzit. Ai me veti do të sjellë mëshirën e Zotit, për shpëtimin e atyre të cilët do të besojnë në të, e do të jetë i bekuar ai i cili u beson fjalëve të tij”[7].
Universalizëm qysh nga dita e parë
Parimi i universalizmit islam ka qenë i qartë tek muslimanët qysh në periudhën mekkkase. Në tekstet kur’anore që kanë zbritur në këtë periudhë, universalizmi islam ka qenë shumë i qartë, siç është fjala për ajetin:
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعاً
Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju...”. El A’rafë, 158.
Nga këtu, i dërguari i Allahut të Madhëruar, Muhammedi, alejhi’s selam filloi në mbjelljen dhe kultivimin e këtij parimi në zemrat e besimtarëve në çdo rast që i jepej mundësia e thirrjes. Prej rasteve që dëshmojnë autenticitetin e kësaj vlere është edhe hadithi në vijim. Transmetohet nga Ebu Abdullah Habbab ibn el-Eret'ti r.a. që thotë:
شَكَوْنَا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ - صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ - وَهُوَ مُتَوَسِّدٌ بُرْدَةً لَهُ فِي ظِلِّ الْكَعْبَةِ، قُلْنَا لَهُ: أَلإ تَسْتَنْصِرُ لَنَا ! أَلا تَدْعُو اللَّهَ لَنَا ! فقَالَ رسول الله – صلى الله عليه وسلم - : " كَانَ الرَّجُلُ فِيمَنْ قَبْلَكُمْ يُحْفَرُ لَهُ فِي الأرْضِ فَيُجْعَلُ فِيهِ، فَيُجَاءُ بِالْمِنْشَارِ فَيُوضَعُ عَلَى رَأْسِهِ؛ فَيُشَقُّ بِاثْنَتَيْنِ، وَمَا يَصُدُّهُ ذَلِكَ عَنْ دِينِهِ، وَيُمْشَطُ بِأَمْشَاطِ الْحَدِيدِ، مَا دُونَ لَحْمِهِ مِنْ عَظْمٍ أَوْ عَصَبٍ، وَمَا يَصُدُّهُ ذَلِكَ عَنْ دِينِهِ، وَاللَّهِ ! لَيُتِمَّنَّ هَذَا الأمْرَ حَتَّى يَسِيرَ الرَّاكِبُ مِنْ صَنْعَاءَ إِلَى حَضْرَمَوْتَ لا يَخَافُ إِلا اللَّهَ أَوْ الذِّئْبَ عَلَى غَنَمِهِ، وَلَكِنَّكُمْ تَسْتَعْجِلُونَ
Iu ankuam Të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. (për persekutimet nga mushrikët) derisa ai ishte i mbështetur nën hije të Qa'besë në burdën e tij që e kishte bërë jastëk, e ne i thamë: “A nuk bënë të kërkosh ndihmë për ne, a nuk do të na bësh lutje (dua)? Ai na tha: “Më parë (para jush), për shkak të fesë e merrnin njeriun, e hapnin një gropë, e vendosnin në të, e pastaj e merrnin sharrën dhe ia vendosnin në kokë dhe e përgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lëkurën me krehër hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotësojë këtë fe ashtu që kalorësi do të shkojë prej Sana-së deri në Hadramevt e nuk do të frikësohet prej askujt tjetër përveç prej All-llahut, dhe prej ujkut për kopenë e vet, mirëpo ju po nguteni”[8].
Kjo fe nuk plotësohet pa përfshirë edhe universalizmin e saj, në lindje e perëndim, duke siguruar të huajin dhe udhëtarin nga San’aja deri ne Haramevt; nuk ka frikë as prej vjedhësve dhe as prej plaçkitësve ngase paqja islame mbulon tërë vatanin islam.
Shiko se si ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam: “Nga San’aja në Hadramevt”, edhe pse ishte ende në Mekke, që sipas disave, më logjike do të kishte qene po të thoshte “nga Mekkeja në Taif”. Por urtësia nuk qëndron në emërtime. Pejgamberi, alejhi’s selam fliste duke mos dalluar vendin nga vendi, tërë toka është për Islamin. Islamin do të shtrijë sigurinë dhe rendin e tij nga San’aja ne Hadramevt, nga Mekeja në Taif, nga Kajroja ne Kuds, nga Medineja e Ndritshme në Uashington.
Kur u sëmur Ebu Talibi, shkuan ta vizitojnë ca kurejsh, në mesin e të cilëve edhe Ebu Xhehli. “O Ebu Talib, nipi yt po fyen zotërat tonë. Thotë dhe bën kështu e ashtu. Dërgo dikë tek ai që ta ndalosh nga kjo” -i thanë ata. Ebu Talibi kërkoi që të bisedonte me Muhammedin, alejhi’s selam dhe me të hyrë ai, e pyeti: O biri i vëllait tim, populli ankohen në ty. Thonë se po ua shanë zotërat...
O xhaxhai im – iu drejtua Muhammedi, alejhi’s selam. Unë kërkoj prej tyre vetëm një fjalë, që do t’i pasonin (nënshtroheshin) tërë arabët dhe do t’ua jepnin xhizjen axhemët.
E cila është ajo, ngase ne jo një por dhjetë do t’i themi- i thanë me kureshtje ata.
Tha: La ilahe il-la Allah![9]
Ai ua mëson njerëzve se La ilahe il-la Allah është mënyrë jetese, legjislacion i paluhatshëm, ai që e merr njëmend, e udhëheqë botën dhe iu prinë popujve, arabë e joarabë, lindje e perëndim, veri e jug. Xhizja do të vije me bollëk nga të gjitha anët e tokës dhe do të deponohet në Arkën e Shtetit Islam, prej nga shpërndahet më pas si rreze dielli në të gjitha anët e tokës, për të shuar kështu urinë e fukarasë, mjerimin e miskinit, trishtimin e të provuarit...
Kur u takua Muhammedi, alejhi’s selam me fisin Benu Shejban në kohën e Haxhit dhe kërkoi prej tyre që ta ruajnë dhe sigurojnë atë, gjë për të cilën ata premtuan për rajonet që janë nën administrimin arab por jo edhe për ato nën administrimin persian, ua tha një fjalë që dëshmon universalizmin islam. “...Fenë e Allahut të Madhëruar nuk do ta përkrah vetëm se ai qe fenë e ka përfshirë nga të gjitha anët.”[10]
Këtë fe nuk e përkrah vetëm se ai qe e ka marrë tërësisht ngase ajo është ligj i plotë dhe gjithëpërfshirës. Kush e mbron në perëndim, e mbron edhe në lindje. Sa e mbrojnë arabët, e mbrojnë edhe te popujt tjerë. Islami është feja e lindjes dhe perëndimit, feja e arabëve dhe krejt botës, është ligj i kësaj toke, kushtetutë njerëzimi në çdo kohë dhe vend.
Roli yt në universalizëm
Çudi e shkuar çudisë, vendosmëri çrregulluesish e dobësi besnikësh[11]. Sot sheh të krishterë të cilët përhapin fenë  e tyre të devijuar edhe atje në shkretëtirat e Afrikës dhe xhunglat e Azisë duke pretenduar se feja e tyre është internacionale, edhe pse me tekst të librit të tyre të shenjte, Isai u dërgua vetëm për kopenë izraelite.
Tërësisht ndryshe, sheh ca muslimanë të cilët i janë shmangur kumtimit internacional të Islamit tek njerëzimi duke u marrë me punë të dunjasë dhe duke mjaftuar me to.
Biznesmenë amerikanë, si Craig Winn, e të tjerë, shpenzojnë miliona dollarë për botimin dhe shpërndarjen e librave të krishterizimit dhe devijimit në të katër anët e botës në shumë gjuhë të gjalla, në kohën kur, mbi dyzet kanale satelitore me karakter erotik, që emitohen në Evropë, janë pronë e biznesmenëve arabë (muslimanë).
Biznesmenët arabë, Allahu i shëroftë ngase ende nuk janë kthjellë nga dehja dhe dëfrimi si dhe shpenzimi i pasurisë për prostitutat, përveç atyre që Allahu i Madhëruar i mëshiroi dhe dhanë zekatin e pasurive te tyre apo thirrjes islame ia ofruan ndonjë minber informativ.
Asgjë nuk më ka çuditur si artisti apo sportisti, i cili bën përpjekje të mëdha dhe derdhë energji të shumtë që artin e tij nga lokalizimi ta skpozoj edhe në nivele ndërkombëtare për të performuar talentin e tij nga vendi i vet deri tek Orioni në qiell dhe peshqit në det. Ndërsa për fenë e vet fare nuk ka dert se a u kumtua apo jo. Atë e preokupon vetja e tij. Me rëndësi tek ai është se talenti po prezantohet në qarqe botërore të informacioneve, po udhëheq, po i “kënaq” njerëzit dhe mediet internacionale po i pushton para se t’i pushtojë këto lokale. Mendojnë se sporti është ndërkombëtar, arti është i tillë kurse Islamin nuk e shohin të denjë për kumtim global. Apo mendojnë se kumtimi i Islamit në nivele të sipërpërmendura nuk është “profesion” i tyre, me të duhet të merret dikush tjetër.
Mu për këtë, ne vëlla të porosisim:
- Ta përhapësh vlerën e Universalizmit Islam dhe ta ngulitësh thellë në shpirtrat e shoqërisë sate, e në veçanti tek gazetarët.
- Të përgëzosh me ngadhënjimin botëror të Islamit duke përmendur hadithet profetike për këtë, si:
إِنَّ اللَّهَ زَوَى لِي الْأَرْضَ فَرَأَيْتُ مَشَارِقَهَا وَمَغَارِبَهَا، وَإِنَّ أُمَّتِي سَيَبْلُغُ مُلْكُهَا مَا زُوِيَ لِي مِنْهَا
Allahu i Madhëruar ma afroi tokën kështu që pashë lindjen dhe perëndimin e saj, pjesë këto që pushteti i ummetit tim do t’i ë arrijë”. Muslimi
لَيَبْلُغَنَّ هَذَا الأمْرُ مَا بَلَغَ اللَّيْلُ وَالنَّهَارُ، ولا يَتْرُكُ اللَّهُ بَيْتَ مَدَرٍ وَلاوَبَرٍ؛ إِلا أَدْخَلَهُ اللَّهُ هَذَا الدِّينَ؛ بِعِزِّ عَزِيزٍ أَوْ بِذُلِّ ذَلِيلٍ ، عِزًّا يُعِزُّ اللَّهُ بِهِ الإسْلامَ، وَذُلا يُذِلُّ اللَّهُ بِهِ الْكُفْرَ
Kjo fe do të arrijë atje ku ka arritur nata dhe dita. Allahu nuk do të asnjë vend urban a rural pa e futur atë, qoftë me krenari të të ndershmit apo me poshtërim të të poshtrit, krenari me të cilën Allahu nderon Islamin dhe poshtërim, me të cilin Allahu poshtëron pabesimin”. Ahmedi.
- Të kontribuosh në përpjekjet për kthimin e hilafetit islam, të cilin e shkatërruan armiqtë fetarë, ta ringjallësh botëkuptimin e Unitetit Global Islam dhe t’i përgëzosh njerëzit për një të ardhme të afërt të hilafetit të drejtë ngase Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
تَكُونُ النُّبُوَّةُ فِيكُمْ مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ تَكُونَ، ثُمَّ يَرْفَعُهَا إِذَا شَاءَ أَنْ يَرْفَعَهَا، ثُمَّ تَكُونُ خِلافَةٌ عَلَى مِنْهَاجِ النُّبُوَّةِ، فَتَكُونُ مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ تَكُونَ، ثُمَّ يَرْفَعُهَا إِذَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ يَرْفَعَهَا، ثُمَّ تَكُونُ مُلْكًا عَاضًّا، فَيَكُونُ مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ يَكُونَ، ثُمَّ يَرْفَعُهَا إِذَا شَاءَ أَنْ يَرْفَعَهَا، ثُمَّ تَكُونُ مُلْكًا جَبْرِيَّةً، فَتَكُونُ مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ تَكُونَ، ثُمَّ يَرْفَعُهَا إِذَا شَاءَ أَنْ يَرْفَعَهَا، ثُمَّ تَكُونُ خِلافَةً عَلَى مِنْهَاجِ النُّبُوَّةِ . ثُمَّ سَكَتَ
Do të jetë pejgamberllëku në ju,sa do të don All-llahu të jetë,pastaj do ta ngritë All-llahu kur të don që ta ngritë,pastaj do të jetë hilafet në rrugë të pejgamberllëkut,e do të jetë sa do të don All-llahu që të jetë,pastaj do ta ngritë këtë,kur të don ta ngritë, pastaj do të jetë mbretëri e vrazhdë,e do të jetë sa të don All-llahu të jetë,pastaj do ta ngritë All-llahu kur të don që ta ngritë,pastaj do të jetë mbretëri tiranie, e do të jetë sa të don All-llahu që të jetë,pastaj do ta ngritë këtë All-llahu kur të don ta ngritë,pastaj do të jetë hilafet në rrugë të pejgamberllëkut, pastaj heshti”[12].
Koha profetike është koha e Muhammedit, alejhi’s selam, koha e hilafetit të drejte është koha e halifëve të drejtë si: Ebu Bekrit, Omerit, Uthmanit, Aliut, koha e mbretërve të ashpër, kohë e trashëgimisë së fronit, periudhë kjo që përshkon Benu Umejjë-t, shtetin abbasit, perandorinë osmane, e disa principata.
Ndërsa periudha e detyrueshme (dhunshme) e sundimit është periudha pas rënies së hilafetit osman e deri në ditët tona. Kjo periudhë veçohet me përvetësimin e ligjeve të dhunës, shkatërrimit, asgjësimit, gjëra këto që arritën shkallë të lartë saqë edhe ballin  e historisë e zhytën në djersë.
Tashmë ka mbetur koha e fundit e sundimit sipas traditës profetike.
Allahu i Madhëruar e di më së miri domethënien e këtij hadithi interesant!
 
Përshtati në shqip: Sedat Islami


[1] Kur’ani, Ali Imran, 64.

[2] Bejhekiu, Delailu’n nubuvveh, pj. 5, f. 4.

[3] Bejhekiu, Delailu’n nubuvveh, pj.5, f. 4.

[4] Muhammed el Gazali, Fikhu’s Sireh, f. 274.

[5] Ibni Hishami, 4/25 dhe Ibni Sa’di, 1/2.

[6] Përkthimi i kësaj pjese është bërë nga libri: Ungjilli sipas Barnabës, Prishtinë, 1998, pjesa 43. f. 44. 

[7] Ibid, pjesa 96, f. 81-82.

[8] Buhariu

[9] Transmeton Ahmedi nga Ibni Abbasi.

[10] Këtu, për shkak se tekstualisht edhe po të përkthehej tregimi prapë kishte nevojë për një shtjellim. Mjaftuam me shtjellimin në vend që ta sjellim atë në tërësi. Kush të do, komplet, e gjen në El Bidaje ven Nihaje. Një koment rreth kësaj ngjarjeje mund ta gjeni në:

 http://www.islamtime.net/details.php?id=523&cat_id=2&sub_cat_id=4&image=share3a

[11] Kjo është një fjalë e urtë arabe për ata që nuk kryejnë rolin e tyre gjë që pason me shkatërrim të moralprishurve.

[12] Ahmedi, 17680. Hadithi gjendet në Silsiletu’s sahihah.

 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013