Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RREZIKU I BËRJES SË MËKATEVE HAPTAZI

Jemi në ditët e para të Ramazanit dhe ajo që të brengos më së shumti është një dukuri e cila po synon të bëhet normale në mesin tonë. Kjo nuk ka të bëjë me mospraktikimin e agjërimit, ngase të këtillë ka patur gjithmonë, por me zhveshjen nga turpi për të treguar këtë gjë në publik. Kjo është ajo që njihet si fakt social dhe kjo është ajo vija ndarëse ndërmjet kësaj dukurie në të kaluarën dhe sot. Edhe në të kaluarën kishte njerëz që nuk agjëronin por këtë nuk e publikonin. Madje, për shkak të respektit, kishte edhe jomyslimanë që ruheshin nga ngrënia dhe pija në publik. Nuk po them se ata nuk kanë bërë mëkat por ndërmjet mëkatit të tyre dhe të këtyre që sot pa fije turpi dalin në rrugë dhe hanë e pinë ka një vijë ndarëse, e cila mëkatin nga rreziku minimal e ngrit në shkallën maksimale. Është ky mëkati i asaj që ne e quajmë në gjuhën fetare ‘publikimi i mëkateve.’ Pra, nuk bart vetëm peshën e thjesht të një mëkati por edhe të bërjes publike të tij. këtë gjë nuk e do Allahu:

All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm.” (en-Nisa, 148)

Kjo gjë është shumë e rrezikshme në fe. Ka thënë Muhammedi [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!]: “I tërë ummeti im janë të falur, përveç atyre që bëjnë mëkate haptazi!” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.)

Pra, është kriter fetar që mëkatet që bëhen haptazi të mos falen ngase ato nuk janë, siç thamë thjesht vetëm mëkate, porse kanë edhe efekte tjera. Ato reflektojnë dy çështje, të cilat bëjnë që mëkati të rrjedhë në rritje, pra të zmadhohet. E para, për shkak të zbehjes së besimit maksimalisht në zemra. Këta njerëz që nuk agjërojnë dhe këtë e bëjnë publike, këta nuk ia kanë frikën Allahut e aq më pak të kenë respekt për Të. Ata janë që e kanë përçmuar pozitën e Allahut në zemrat e tyre. Allahu ka thënë:

Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.” (el-Haxh-xhu, 74)

Allahut, i Cili ka krijuar njeriun dhe jeta dhe vdekja e të cilit varet prej Tij, do të duhej t’i bëhej respekt ndryshe. Mëkati nuk do të duhej ta jepte guximin assesi të vazhdosh në mëkate e aq më pak t’i bësh ato publike. Këta mjeranë kanë harruar se Allahu mund t’i ndëshkojë nga çasti në çast ndërsa askush nuk mund ta ndalë Atë.

...Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.” (err-Rra’du, 11)

Këta njerëz janë ata që kanë shpjerë vetën në nivelet më të ulëta të besimit. Këta janë minimalistët, të cilët nga kufri i ndan vetëm mohimi i obligimit të agjërimit.

E dyta ka të bëjë me pasojat rrjedhëse. Këta nuk janë vetëm mëkatarë, pro edhe nxitës për në mëkate. Për këtë shkak, ata bartin barrën edhe të atyre që i pasojnë. Thotë Allahu:

Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.“ (en-Nur, 19)

Ajeti flet edhe për të gjithë ata që duan përhapjen e të këqijave në mesin e besimtarëve. Ndërsa Muhammedi [Paqja dhe mëshira qofshin mbi të!] shpjegon se si ata ngarkohen edhe me barrën e pasuesve: “...e kush fton në të humbje-devijim, atëherë ai ka mëkatin sikur mëkatet e të gjithë atyre që e kanë pasuar, edhe pse atyre nuk iu pakësohet asgjë nga mëkatet e tyre. ” (Transmeton Muslimi.)

Këta njerëz na hiqen sikur këtë ua garanton e drejta dhe liria e tyre për veprim. Me këtë duan të na thonë se ne nuk duhet tua tërheqim vërejtjen për këto veprime të tyre. Kjo është gabim dhe nuk do të duhej të na zmbrapste nga vendosmëria jonë për tua tërheq njerëzve vërejtjen kur ata nuk janë në rrugë të duhur. Kjo do të ishte fatale edhe për ne. Muhammedi [Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] ka thënë: “Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirt im, ose do të urdhëroni për të mirë dhe të ndaloni nga e keqja ose ka gjasë që Allahu tua dërgojë një dënim, për të cilin e lutni tua heq por nuk e bën dot.” (Transmeton Timridhiu ndërsa Albani thotë se është hasen.)

 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013