Qava nje dite prej mekateve te mia te shumta dhe te mirave te mia te pakta,keshtuqe me rrodhi nje pike loti prej syri dhe më :
Tha: Cfare ke o rob i Allahut ?
I thashe: Kush je ti?
Tha: Jam loti yt
I thashe: Po kush te nxorri?
Tha: Nxehtesia e zemres sate.
I thashe i cuditur: Nxehtesia e zemres sime! Po kush ma ka ndezur zemren time me zjarre?
Tha: Mekatet dhe gabimet.
I thashe: Pse, a paska mekati ndikim ne nxehtesine e zemres?
Tha: Po. A nuk e ke lexuar duane e Pejgamberit,Alejhi selam, te cilen e bente perhere” O Allahu im!Me pastro nga mekatet me uje,bore dhe akull”.
Mekatet e njeriut jane pikerisht ato qe ia ndezin zemren zjarre,i cili nuk shuhet perveqse me uje,bore dhe akull.
I thashe: Jam duke ndier frike dhe pikellim.
Tha” Kjo është rezultat i mekateve,te cilat e bejne ithtarin e tyre pesimist,andaj pendohu tani tek Allahu !
Thashe: Jam duke ndier vrazhdesi ne zemer andaj cuditem si pate mundesi te dalesh nga syri im?
Tha: Ajo është ceshtje natyrore o rob i Allahut.
Thashe :P o cfare është shkaku i vrazhdesise se zemres sime?
Tha: Dashuria per dunjane dhe lidhja per te.Dunjaja i ngjan nje gjarperi,lekura e bute e te cilit te pelqen, por te mbyt me helmin e tij.
Njerzit defrehen me butesine e tij ndersa nuk shiqojne ne helmin e tij mbytes…
I thashe: Po cfare ke per qellim me ” Dunjane ” o loti im?
Tha: Epshet e ndaluara,mekatet,gabimet dhe pasimin e shejtanit…Kush shijon helmin e saj do t’i vdes zemra.
Thashe: Si t’i pastrojme zemrat tona prej helmit?
Tha: Duke bere pendim sistematik tek Allahu,subhanehu ve teala, duke udhetuar ne vatrat e pendimit,ne vatrat e te penduarve,dhe këtë nepermjet trenit te atyre qe kerkojne falje…
www.twbh.com
Pershtati: Sedat Gani Islami
23/12/2004,e enjte