Thashe: Emili e pranoi Islamin?!
Me tha: Po,ajo e pranoi Islamin.
Lajm,qe me befasoi.E pyetja veten time: Si e pranoi Islamin ajo grua?!
Ne fytyren e asaj gruaje filipinase nuk kam mund te verej dic qe deshmonte se ajo kishte kërshëri te degjonte per Islamin,qofte edhe nje fjale te vetme…Por Allahu,subhanehu ve teala, ka thënë “Åäß áÇ ÊåÏí ãä ÃÍÈÈÊ æáßä Çááå íåÏí ãä íÔÇÁ “Eshtë e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë …”.(Kasas 56)
Allahu,subhanehu ve teala, e udhezoi këtë grua te krishtere ne Islam,dhe sic me rrefeu e zonja e shtepise,ne te cilen Emili,sherbente si puntore-sherbetore,se deshira e Emilit per t’a njohur Islamin kishte filluar atehere kur ajo e kishte pyetur te zonjen e shtepise: Deshiroj t’a mesoj Islamin?
E zonja e shtepise kishte mbetur e shtangur ne vend nga habia.I kishte rrefyer disa parime,te cilat sqarojne Islamin,aq sa i kishte premtuar horizonti i njohurive te saj per Islamin.Me pas e kishte derguar ne Qendren e Da’wes ( Thirrjes Islame),gjegjesishte ne sektorin per gurbetçaret e huaj jomusliman,ku i ishin dhuruar disa libra per Islamin ne gjuhen e saj filipineze.
Ajo qe me nxiti t’a sjelle këtë tregim ketu është se kjo grua e cila ka hyre rishtazi ne Islam,shef dic qe shume prej nesh nuk e verejme ne fene tone.Kur e pyeta per sekretin e pranimit te Islamit m’u pergjegj duke thënë: E ndieja veten te qete ne këtë vend edhe pse une isha ne nje shoqeri te huaj,isha larg vendit tim…Sjellja e mire e zonjes se shtepise me mua dhe interesimi i saj per mua,gjegjesishte per te m’i ruajtur te drejtat njerzore si dhe kureshtja e saj per nderin tim,kur me pate ndaluar te dale vetem,ne nje dite pushimi te cilen e kisha ne jave,jane ato qe me nxiten per Islam.
Me pate thënë: Nese burri yt është ne qytet te lejoj te dalesh me te.Ne fillim e akuzoja Islamin se është agresiv,por me vone kuptova se ajo mua m’a deshironte te miren dhe largimin nga traditat e pavlera.Kjo sa iu perket disa domethenieve te vogla apo sekondare ne fene tuaj,e ku jane ceshtjet-dometheniet e medha te fese suaj,te cilat kane rendesi te madhe ne jeten tone..
Ne momentet e perkujtimit te tregimit te kesaj gruaje filipinase,natyra e se ciles tani duket me e bukur,me e drojtur sesa ishte me pare,sepse ajo tani vesh hixhabin sheriatik,me sillet nje pyetje ne koke: Cfare e nxit-shtyen gruan ne Islam?
Nese familja,tek te cilet punonte nuk ishin shume kurshtar t’a thirrnin atë ne Islam si dhe nuk kishin ndonje jete te paster islame,atehere ajo qe ftoi atë ne Islam është natyrshmeria e cila kaplon shtepite tona,natyrshmeri,te cilen e shoqeron sjellja e mire dhe morali i paster,te cilin Allahu,subhanehu ve teala,e beri drite para syve tane ne shumicen e sjelljeve tona.Fatkeqesisht disa e kane harruar këtë aspekt andaj na mbetet obligim t’i ktehemi dhe te interesohemi per te sepse ai është nxites dhe shtytes per ne Islam,per ne fene e vertete.
Shfrytezoj rastin t’i therras njerzit ne kuptimin e mirfillte te Islamit dhe Da’wes,e cila buron prej shtepive tona,duke mos dhene ndonje mund te madh…Feja jone është e madhe,permban parime dhe mesime te cmueshme,ne te cilat permbledhet shpetimi i njeriut nga pikellimet dhe vuajtjet..Nje fe e tille vertete meriton kujdes dhe interesim…
Nese kjo grua ka pranuar Islamin vetem duke shiquar apo degjuar gjera te thjeshta ne jeten tone atehere si do te jete ceshtja nese ne i permbahemi fese sone me perpikeri ? A nuk do te këtë ndikim pozitiv me te madh ne fqinjet tane jomuslimane?! Kjo njeherit do t’i permiresonte dhe kushtet e ummetit dhe shoqerise sone islame.
Marre nga revista Esh Shekaik,nr:30,f:41
Pershtati : Sedat Gani Islami
24/12/2004,e premte
Brunei Darussalam