Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PENDIMI I FUDEJL BIN IJJADIT

Fudejl Bin Ijjadi,njeri prej bemiresve te medhenje…Me pare vidhte dhe sulmonte karvanet naten. Merrte me vete sëpaten dhe thiken dhe ua priste rrugen karvaneve naten duke i plackitur. Ishte i guximshem dhe trupforte. Njerzit e keshillonin njeri tjetrin ne rruge e thonin: Keni kujdes nga Fudejli,ndersa grate, per t’i qetesuar femijet e tyre naten iu thoshin: Heshte ose vie Fudejli!
 
Kam degjuar nje tregim prej nje njeriu,qe është penduar tek Allahu,subhanehu ve teala, por tani rrefente per tregimet e injorances se tij.Ishte i vjeter,mendoj se arrinte te 100-tat. Tregon e thote: Zbritem ne nje lugine,kur ja erdhi nje grua,e cila lutej kunder lopes se vet e thoshte: Allahu t’a mbizotrofte filanin !,duke ia cekur ketij emrin.Tha:Pasiqe e mjeli,shkova dhe e morra lopen per litari dhe keshtu duaja shkoi ne vend.Disa njerez ndodhe te njifen me gjera te tilla,saqe -Allahu na ruajt- mirren edhe shembull,sic e morri gruaja Fudejlin shembull tek femiu i saj e tha: Hesht ose vie Fudejli !
 
Ja Fudejli,duke u ngjitur shkalleve ne mur,deshironte t’a vidhte pronarin e shtepise. E ngriti koken dhe shiqoi, kur ja, ai ishte plak i vjeter,qe prane vetes kishte mus-haf,te cilin e kishte hapur dhe i drejtuar drejt Kibles prane nje qiriu te vogel, lexonte Kur’anin dhe qante…
 
Shiqo dallimin ne mes te atyre dy jeterave: Ky është grabites,nuk falet,nuk agjeron,nuk ben ibadet,dhikr…Ndersa ky lexonte ajetet ” A është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.(Rr’ad 19),dhe ” (A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.( Zumer 9)
 
U ul Fudejl dhe shiqonte se cfare po ben ky plak i vjeter,i cili lexonte Kur’anin dhe qante.Prane vetes kishte nje vajze, e cila ia pregadiste darken.Deshi t’a vidhte madje kishte mundesi,sepse ishte i forte ndersa plaku nuk mund ta mbroje veten…Gjate leximit plaku kaloi prane ketij ajeti “  A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.(Hadid 16)
 
Shiqoi Fudejli drejt qiellit e tha: O Zoti im! Une pendohem tek Ti prej kesaj nate! Zbriti,shkoi u pastrua,veshi rrobat dhe shkoi ne xhami,ku qau deri ne mengjes…
 
Allahu,subhanehu ve teala, ia pranoi pendimin madje e beri Imam per ibadete ne te Dy Haremet…Me pare hajn ndersa tani imam i Dy Haremeve…Imam i Qabese dhe i Xhamise se Pejgamberit,Alejhi selam,…Saqe edhe Abdullah Bin Mubareku i kishte thënë ne poezi:
 
 
 
O robi i dy haremeve po te na shihje
 
Do ta dije se ti me ibadetin tend luan
 
Kush është ai qe faqet e tij lagen nga lotet
 
( sepse ) qafat tona lagen nga gjaku
 
apo e ka lodhur kalin e tij ne kotësi
 
ndersa kuajt tane lodhen ne mengjes
 
 
 
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
 
marre nga www.emanway.com
 
17/12/2004


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013