Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Babizmi Dhe Behaizmi

Zhvillimi i tyre:
 
Baza e sektit Babizem dhe Behaizem eshte mendimi shiit.Gjate historise eshte bartur nga levizja Batinijje ndersa qartas eshte paraqitur ne shekullin 13(hixhrijj) ne Iran, Irak, Indi dhe Xheziren Arabe.
 
Ky sekt emertohet me Babijje( e deres) sepse eshte shprehje me te cilen eshte emertuar njeri rej thirresve te ketij sekti e ai eshte Mirza Ali Muhammed Esh Shirazi.Kjo shprehje eshte bartur tek disa grupacione te Batinijve,me te cilen emertojne kushtet e levizjes-thirrjes-se tyre,marre nga aspekti i thenies se Muhammedit a.sأنا مدينة العلم و علي بابها”" Une jam qyteti i diturise ndersa Aliu eshte dera e tij(qytetit)”.[1]
 
Behaizmi i adresohet Behaut,me te cilen si shprehje eshte emertuar njeri prej thirresve–pretenduesve te ketij fraksioni e ai eshte Husejn Ali Nuri,i mbiquajtur Behaullah.
 
Ne kete fraksion thirri se pari Ahmed el Ihsai.Revista saudite Et Tevijjetu El Islamijetu,ne numrin 7 dhilhixhxhe 1398h,ve ne pah thenien e disa hisitorianeve se shfaqja e tyre ka karakter politik,i cili fshihet pas perdeve fetare sepse Ahmed Ihsai dhe shoku (nxenesit) i tij Kadhim Rushti ne realitet ishin dy priterinje,te cilet i kishin shfytezuar imperialistet-koloniziatoret per t’i shfytyruar apo shemtuar te mirat e Islamit si dhe per t’i perqare radhet e muslimaneve.[2]
 
Prej thirresve me te medhenje te ketij fraksioni mbetet Mirza Ali Muhammed Esh Shirazi,i cili kur ishte 25 vjecar pretendoi se eshte Mehdiu i pritur.Ky poashtu shkroi libra per te cilat pretendonte se jane vahj(shpallje nga Allahu s.w.t).
 
Idene per Mehdiun e morri nga shiitet e medhenje,prej te cileve poashtu edhe mesoi(morri dituri).Degjoi prej tyre se koha e shfaqjes se Mehdiut eshte afruar andaj pretendoi se eshte Mehdiu.Filloi te paraqitet si zahid(asket) saqe me sjelljet e tij terhoqi shume zemra te mendjelehteve.Ai pretendonte se eshte dera e njohurive andaj shpesh here e perseriste hadithin(per te cilin thame se eshte i shpifur)”une jam qyteti i diturise ndersa Aliu eshte dera e tij”.
 
Ai pretendonte se sikur nuk lejohet hyrja ne shtepi perveqse nga dera poashtu nuk lejohet as marrja e diturive perveqse nga dera e tyre dhe mu per kete e quajti veten bab(dere) duke braktisur keshtu emrin e tij origjinal.
 
Grupi i tij ne fillim u quajt Babijje por kur pa se njerzit mendjelehte po e pasojne filloi ta quante veten nebijj-profet- dhe se kinse Allahu i ka zbrite liber atij qe quhet El-Bejan.Sipas tij ky liber eshte i aluduar ne keto ajete الرَّحْمَنُ . عَلَّمَ الْقُرْآنَ . خَلَقَ “الْإِنسَانَ ” ” عَلَّمَهُ الْبَيَانَ Rrahmani – Mëshiruesi (Zoti ynë),Ai ia mësoi Kur’anin.E krijoi njeriun.Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit-bejanin).[3]
 
Prentendoi se kinse roli i tij eshte plotesues i rolit te Muhammedit a.s dhe me kete ai pohonte se Muhammedi nuk e ka sqaruar ate(Kuranin )ne teresi.Vertet ai genjeu e shpifi ndaj Allahut s.w.t dhe te derguarit te Tij sepse Allahu ne lidhje me te derguarin e Tij thote”وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ” “Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin)”.[4]
 
Poashtu pretendoi se ne te eshte trupezuar qenia e Allahut s.w.t madje dergoi emisare ne Horosan e Kerman qe t’i perhapin mendimet e tij.Poashtu dergoi edhe ne shume vende joarabe qe ta perhapin se ai eshte Mehdiu i pritur.Ky porositi qe pas vdekjes se tij postin ta trashegoj njeri prej pasuesve te tij i quajtur Jahja Nuri e pastaj vellau i tij Husejn Ali Nuri i mbiquajtur Behau-Allah.
 
JETA E BABIUT
 
Mirza Ali Muhammed (alias Babiu) ka lindur ne qyetetin Shiraz,ne perendim te Iranit,ne muajin muharrem 1245h(tetor 1819).Babai i tij ishte tregtar,i cili vdiq ne femijerine e hershme te birit te tij.Mbikqyrjen e tij ia besoi dajes se tij.Ne moshen gjashte(6) vjecare daja e dergoi ne shkollen e njerit prej nxenesve te Kadhim Rushtit ne Shiraz e cilas emertohej “Kahvetul Enbijai Vel Evlijai-Kafeneja e Pejgamberve dhe Evlijave”.
 
Pasiqe i mori hapat e pare ne arabishte dhe gramatiken persiane e braktisi shkollimin.Atehere daja i tij e angazhoi ne tregti me te ne Shiraz.Pas nje kohe kaluan ne nje qytet tjeter ku daja i tij hapi dyqan.Ne kete kohe Babiu ishte ne moshen 17 vjecare,dhe vertet pas pak kohe tregoi zgjuarsi dhe shkathtesi te madhe ne tregti,keshtuqe u be i njohur ne tregti dhe u pavarsua nga daja i tij.Perveq kohes qe shpenzonte ne tregti gjente edhe kohe per studimin e shkencave-njohurive fetare..Ketu iu dha rasti te takohet me Xhevad el Kerbela et Tibatibain,i cili ia mesoi mendimet e fraksioneve Shejhijje,Imamijje dhe Sufijje si dhe pretendoi se ne te verehen shenjat e Mehdiut te pritur,per afrimin e shfaqjes se te cilit jane duke pergezuar imamet e tyre.Babiu pas ketij rasti braktisi tregtine dhe iu qas librave te fraksioneve Shejhijje,Imamijje dhe Sufijje. Merrej me spiritualizem keshtuqe filloi te punoj ne drejtim te mposhtjes se epshit (nefsit); flinte pak gjate nates e falej shume ndersa diten qendronte ne rrezet perveluese te diellit.
 
Nga qendrimi i tepert ne diell ishte semure keshtuqe shkoi ne Nexhdif per t’u sheruar.Atje prezentonte ne mesimet e Kadhim Rushtit,nxenesit te Ahmed el Ihsait,themeluesit te fraksionit El Meshihijje.Pastaj befasishte u shkeput nga radha e atyre qe prezentonin ne ligjeratate Kadhimit dhe mungoi nje periudhe te gjate.Ra dakord me disa shoke te tij qe te udhetoje ne Kufe per te qendruar ne xhamine e Aliut r.a ne nje periudhe prej 40 ditesh.Pasi qe kaloi kjo periudhe e leshoi xhamine duke mos qene ne gjendje normale.U kthye ne ligjeratat e Kadhimit duke qene ne gjendje cmendurie.Filloi te fliste me fjale te cilat nxenesit e Kadhimit i llogaritnin si fjale qe jane kunder sunnetit te Muhammedit a.s dhe si te tilla te nxirrin nga feja.Ne fillim u sillen bute me te duke e keshilluar ndersa me vone kur pane se keshilla nuk ka ndikim tek ai edhe e perzuren[5].Pas vdekjes se Kadhimit leshoi Kerbelane dhe shkoi ne Shiraz ku thirrte ne permirsim(islah) e pastaj dha nje mori keshillash per njerzit e fese ruse sepse Irani ne ate kohe ishte arene e armiqesive te imeperialisteve ruse e angleze.
 
Ne naten e 5 te xhumadel ula ia sqaroi shokut te vet Beshruit se ai ka pranuar urdherin hyjnor dhe se ai eshte bab (dera) qe shpie tek Mehdiu i pritur.Beshriu i zuri bese dhe si shperblim mori ofiqin babul bab (dera e deres).
 
Kete dite ata e konsiderojne si feste duke e quajtur idul mebath(festa e dergimit).Ne kete kohe baba kishte 24 vjete 4 muaj e kater dite.Babainjte edhe sot e kesaj dite e respektojne dhe shenjterojne kete dite.
 
Me pare thame se ky kishte marre njohurit e para nga shiinjte nga te cilet kishte mesuar edhe idene per ardhjen e Mehdiut .Sipas mendimit te tyre Mehdiu do te paraqitet ne Meke ne mes kendit dhe mekamit (vendit te faljes), andaj bazuar ne kete vendosi te udhetonte ne hixhaz.Hypi ne nje anije duke thene se”do ta vizitoje Meken dhe atje do ta permbushi pergjegjesine me te cilen me obligoi Allahu”.
 
Disa thone se anija u ndal ne portin Ebi Shehr dhe se Babiu perkujtoi vatanin e u permallua fort keshtuqe braktisi anijen dhe favorizoi te kthehet ne vatanin e tij.
 
Babinjte thone se Babiu me 18 shoket e tij te shenjte dhe sherbetorin prej Habeshit(Etiopise) shkoi ne Meke.Atje ia shkroi nje leter te parit te Mekes ku ia sqaronte thirrjen e tij.Meqe ai -sipas tyre- ishte i zene dhe ishte dhene pas puneve te dunjas nuk e shqyrtoi fare letren e ti,keshtuqe Babiu udhetoi per ne Medinen e ndritshme per ta vizituar varrin e Pejgamberit a.s per tu kthyer me vone ne Xhidde ku edhe qendron 1 muaj.Ne librin El Kevakib Ed Durrije Fi Meathir El Babijje,f:177,thuhet se shkak kryesor per kthimin e babiut ka qene frika nga lundrimi ne det. Disa historiane Iranian thone se Babiu udhetoi per ne Meke por u frikesua ta proklamonte thirrjen e tij. Shume historiane kete thenie e marrin si me te sakten.Sido qe te jete gjate rruges Babiu kishte shkruar disa shkresa per te cilat pohonte se jane vahj-shpallje prej Allahuts.w.t.Pas kthimit nga haxhi shpali formen e re te ezanit:
 
ALIJJUN KABLE NEBIIL-Aliu para Nebiilit
 
ALIJJUN KABLE MUHAMMEDIN-Aliu para Muhammedit
 
Nebiil eshte ofiq me te cilin emertojne profetin, dhe me kete ka per qellim se ai (kinse) eshte pasqyre ne te cilen shfaqet Qenia e Allahut s.w.t.[6]
 
Ai pretendoi se ishte dera e imamit te fshehur dhe se atij i eshte dhene dituria e imamit En Nurani dhe se ia eshte imam Mehdiu i cili do te paraqitet 1000 vjet pas hixhretit madje pretendoi se Allahu eshte trupezuar ne te(ideja e inkarnimit).
 
Si rezultat i bindjeve te tij populli shfaqi urrjetjen dhe iritimin ndaj tij keshtuqe udheheqesi u detyrua ta burgoste. Ne burg nuk qendroi gjate sepse u perhape semundja e koleres keshtuqe u lirua.Pas lirimit shkoi ne Ispehan ku defrehej ne sigurine e udheheqesit lokal.Pastaj u vu prape ne arrest dhe u burgos ne kalane Maheku ne Azerbejxhan.
 
Beshrui,emri i plote i te cilit eshte Mulla Husejn El Beshriu vazhdoi ti perhapte mesimet e tij ne Taberan.Ketyre mesimeve (ideve) iu besuan dy vellezerit:Mirza Jahja Nuri,i cili me vone do te quhet Subhi Ezel si dhe Mirza Husejn Ali Nuri,i cili do te quhet Behaullah,te cilit njeherit i adresohet behaizmi.
 
Babiu kishte perkrahes nga imperialistet te cilet synim final kishin shpartallimin e ummetit.Prej burgut u bart ne Ispahan per ta internuar me vone ne Taberan por gjate rruges u drejtua kah Azerbejxhani dhe u vendos ne kalane Maheku,ne te cilen pothuajase nuk kishte trokitur askush gjate vitit 1263h.
 
Ndodhen disa kryengritje ne ane te ndryshme te Iranit si shkak i asaj se udhehqesi i kalase,Ali Hani, ishte prej bishtave (spiunave) te imperialisteve,ruante Babiun si dhe perkrahte idete e tij.Si rezultat i ketyre kryengritjeve ai u bart ne Tebriz.
 
U tubuan shume dijetare me te qe te polemizojne rreth levizjes dhe ideve te tij, te cilat ishin kunder Islamit.U tregua i dobet para tyre qe ta shfajesoje veten prej asaj qe i adresohej.Atebote dijetaret gjykuan se ai ka dale prej islamit.Thuhet se para kesaj here ai e kishte shfajesuar veten me ligjeraten te cilen e kishte mbajtur te premten(xhumane) duke thene:Allahu qofte i hidheruar prej atij qe thote se une pretendoje imamllekun ose jam dere per tek ai.Allahu qofte i hidheruar edhe ndaj atij qe thote se une e kam mohuar njeshmerine e Allahut s.w.t ose kam mohuar pejgamberllekun e Muhammedit a.s ose kam mohuar ndonjeren prej shpaljeve te pejgambereve te meparshem[7]
 
Sido qe te jete pas ketij rasti Musa Tekij Han,minister i Shahut Nasiruddin El Kaxhar mendonte se eliminimi i themeluesit te kesaj levizje percakton fatin e saj.Gjate burgimit te tij ne kalane xhehrik i erdhi lajmi per asgjesimin e 7 thirresve te tij,ne mesin e te cileve ishte edhe daja i tij,ne duart e te cilit ishte rritur e edukuar.Edhe Babiut dhe dy shokeve te tij,Mulla Muhamed Ali El Jezdiut dhe Aga Sejjid Husejnit, iu priu i njejti fat.Rruges per ne vendin e ekzekutimit u fyen e u goditen me gure nga populli.U lidhen me litar dhe pastaj iu vu zjarri.Pastaj u hodhen ne nje grope te qytetit.E tere kjo ndodhi gjate vitit 1850m.
 
Pas shume perpjekjeve babinjte ia arriten ta nxirrnin kufomen e tij dhe e ruajten vite me radhe ne Teheran,e pastaj sipas urdherit te Behaullahut u transferua ne Aka dhe u vorros ne kodren Kermel.Pasuesit e tij thone se si trashegimi te shkruar Babiu ka lene:
 
1-KAJJUM EL ESMAI VEL ELVAHI,e cila eshte shkrese qe i eshte derguar mbreterve
 
2- SAHIFETUL HAREMEJNI,liber te cilin e shkroi gjate shkuarjes ne haxh
 
3- HASAILU SEB’IN,ne te cilen sqaron ndryshimin e ezanit,dhe
 
4- EL BEJAN ,liber qe eshte shkruar ne persishte e arabishte.
 
Pas vdekjes se tij udheheqjen e morri Mirza Husejn Aliu (alias Behau) i cili garoi vellaun e vet ne post Subhi Ezeliun dhe keshtuqe morri postin ne kundeshtim me porosine e Babiut per Subhi Ezeliun se pari e pastaj per te.
 
JETA E BEHAUT
 
Ky eshte Mirza Ali Iben Mirza Abbas Bezrek El Mazenderani En Nuri,i lindur me 1223h.
 
Babai i tij ishte nenpunes.U edukua ne Teheran me vellezerit e vet.I shoqeronte sufite dhe lexonte librat e tyre ndersa kur Mirza Ali Muhamedi(alias Babiu) pretendoi se eshte mehdiu i pritur anoi kah ai me keshille te Abdul Kerimit.Filloi ti perhape mesimet e mesuesit te tij ne Teherean e pastaj ne Zenderan keshtuqe levizte prej nje qyteti ne tjetrin.Me vone u kthye ne Teheran por pas mbledhjes se babinjeve u burgos si i akuzuar per tentim mbytje te Shahut.Ambasadori rus nderhyri dhe Shahu nxorri nje deklarate ne te cilen shpalli amnestine e tij.Pas lirimit shkoi ne Irak ku u takua me nje grup jehudesh te cilet ia perpiluan programin dhe strategjine per shpartallimin e muslimaneve.Filloi Behai dhe pasuesit e tij ta realizojne kete strategji.Muslimanet kishin degjuar per kete fraksion andaj Shahu,edhe pse qendronin larg kufirit te tij mendonte se ata paraqesin rrezik keshtuqe kerkoi nga halifeja Uthman(turk-otoman) qe t’i largoj nga Bagdadi.
 
U internuan larg kryqytetit per ne Edrene.Ne Edrene u percane vellezerit keshtuqe ithtaret e tyre u ndane ne dy grupe:njeri pasonte Behaun ndersa tjetri Subhi Ezeliun.Keta te dy pretendonin se jane profete e jo zevendes te Babiut dhe se kinse iu kane zbritur libra qe anulojne ato te meparshmet.Libri i Subhi Ezelit quhej Elvah ndersa i Behaut quhej Akdes .
 
Behaiu u perpoq qe t’i shpartallonte pasuesit e vellaut te vet duke perdore metoda te ndryshme madje filloi ta quante veten Edh Dhikr duke thene se ky eshte per qellim ne ajetin kuranor: وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ “Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin)”.[8]
 
Behaiu pretendonte se eshte zot.Nje gje te tille e ceku ne librin e tij El Akdes.Allahu s.w.t e denoi me semundjen e etheve dhe keshtu vdiq.
 
Doktrinat me te rendesishme te ketij sekti
 
Ne esence dogmat apo doktrinat e babinjve dhe behainjeve jane te ngjashme edhepse ndoshta ne anen e jashtme duket se ngapak ndryshojne.Prej doktrinave te tyre vecojme;
 
1-Inkarnimi
 
Ata pretendojne se pasiqe Allahu u shfaq ne trupat e 12 imameve,u shfaq ne Ahmed Ihsaiun dhe ne pasardhesit e tij.Babiu ne fillim te thirrjes se tij pretendonte se eshte dere qe shpie tek imami i fshehur ose Mehdiu i pritur.Me pas filloi te pretendonte derisa ishte ne kalane Maheku,siq e ka ceke kete edhe ne librin e tij El Bejan,ne verzionin persian,se ai me bab nuk ka per qellim imamin (arritjen tek ai) por synim ka deren e Allahut,ne te cilen hyn kerkuesi qe te arrije te Krijuesi.
 
Me pas pretendonte inkarnimin,gjegjesisht pohonte se Allahu s.w.t eshte trupezuar ne te.Siq duket kjo doktrine ishte pergjegje e deshires se Kurretul Ajnit,e cila ishte nje vajze e bukur dhe e zgjuar.Jeta i ishte bere monoton me burrin e saj ne Kazvin keshtuqe shkoi ne Kerbela per ta pritur shfaqjen e Mehdiut.Prezentonte ne ligjeratat e Kadhim Rushtit,madje ky i fundit e emertoi me Kurretul Ajn.Ajo vertet luajti rol te madh ne zhvillimin e sektit babijje dhe behaijje.Babiu e quante Tahire(e pastert).
 
Kurretul Ajni i shkroi babiut qe ta nxiste per hyjni si deshire te flakte qe kishte keshtuqe i tha: perse nuk po na thua:a nuk jam zoti juaj?!-qe te te themi:po, gjithsesi!
 
Nje gje te tille e pohon edhe ne librin El Bejan ne verzionin arabisht.Per hire te se vertetes do te shkepusim nje pjese prej atij libri per te pare idete e coroditura te tij apo thene me qarte kufrin e tij.”Vertet une jam Allahu,s’ka te adhuruar perveq meje dhe se cdo gje eshte krijmtari imja.Thuaj:oj krijesat e mia adhuromeni ;te kam krijuar,furnizuar,begatuar,te kam dashur,te kam derguar,pamjen time e kam reflektuar ne ty,që t’i lexoni ajetet e mia dhe ti thirrni te gjithe ata qe i kam krijuar ne fene time…”.Allahu na ruajt!.
 
Nuk ishte Babiu i vetmi qe pretendoi hyjnine por edhe Behau e beri nje gje te tille.Kete e verteton fakti se nga parimet e tyre,te cilat i mbajne te varura ne mure ne mes tjerash citohet edhe kjo” Zoti im Beha”.
 
2) Nuk besojne ne kijametin dhe cka vjen pas tij
 
Sipas tyre muslimanet i lexojne ajetet e qarta te kuranit duke mos qene ne gjendje per t’i kuptuar sepse kijameti sipas tyre ne kur’an eshte shfaqja e Behaut ,me shfaqjen e te cilit merr fund imameti i Muhammedit a.s. Sipas tyre ky kijamet eshte ringjallje(ba’th),kthim(miad),dita e fundit,dita e tubimit te kriminelve e genjeshtareve.
 
Nuk mjaftuan vetem me kaq por edhe ajetet e kur’anit te cilat rrahin tematike te tille i keqinterpretuan.Si psh: لاَ تَأْتِيكُمْ إِلاَّ بَغْتَةً Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas…”[9], thone se ky ajet argumenton se askush nuk e di kohen e ardhjes se kijametit perveq kur te shfaqet Behau,i cili ua tregon ate njerzve.Ndersa ne koment te ajetit وَقَالَ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ وَالْإِيمَانَ e thane ata qe iu eshte dhene dituria dhe besimi..”[10],dituri dtth:dituri ne fene e Behaut dhe besimi ne te.
 
3) Ringjallja
 
Sipas tyre ringjallje dtth: ringjallja e shpirterave te gjalle me dispozitat e fese,te cilen do ta ligjezoj Babiu.
 
4) Sirati,eshte urdheri,feja dhe gjendjet e Babiut.Thone:permendja(ekzistimi i Siratit eshte i vertet.Ju patjeter se do tekaloni mbi te.Ky eshte urdher prej Allahut ,te cilin do ta paraqes Allahu(e ka per qellim me fjalen Allah Babiun) nese ju ne diten e shfaqjes sipas tij punoni”.
 
5) Mizani (peshorja e veprave) sipas tyre eshte vet Babiu.
 
6) Llogaria, sipas tyre eshte: dhenia llogari per cdo gje qe ka ardhe ne librin e tyre El Bejan.
 
7) Xhenneti, sipas tyre eshte dashuria dhe knaqesia e Babiut.
 
8) Xhehennemi, sipas tyre eshte perkujtimi i atyre qe nuk besuan ne Babiun
 
9) Kryqezimi i Isait.Babinjte besojne se Isai a.s eshte kryqezuar dhe ka vdekur i kryqezuar.Ajetin ne te cilen thote Allahu s.wt وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَـكِن شُبِّهَ لَهُمْ as nuk e kane mbytur e as nuk e kane kryqezur por iu eshte dukur atyre”[11],e komentojne me ate se mbytja dhe kryqezimi i Isait prej anes se tyre nuk dtth mbizotrim mbi shpirtin i cili eshte edhe esenca e njeriut.Pra sipas tyre ata e kane mbytur por nuk kane mundur te mbizotrojne mbi shpirtin e tij.
 
10) Njeshmeria e Feve.Sipas tyre Mirza Husejni(alias Behau) ka ardhe me nje urdher te ri e ai eshte:domosdoshmeria e bashkimit te botes ne nje fe te vetme,e ajo fe eshte Behaizmi.Sipas tyre fete shkaktojne urrejtje e percarje keshtuqe zgjidhja e ketij problemi do te ishte anulimi i te gjitha feve dhe pranimi apo pasimi i ideve abnormale te Behaut.Kete mendim e kane marre nga tevrati i shtremberuar(devijuar) si dhe nga librat e sufisteve te humbur.Ne realitet behainjte nuk erdhen me dic te re per boten perveqse si sekt,i cili iu bashkangjit zingjirit te gjate te sekteve te humbura.Ata pretenduan se per hire te bashkimit te feve shpesh viitonin xhamijat,kishat dhe sinagogat e jehudeve por genjyen sepse ata kurre nuk i vizitonin keto vende.[12]
 
11) Keqinterpretimi i ajeteve kur’anore
 
behainjte pretendonin se ajetet kuranore perbenin kuptime te fshehta dhe nisur nga ky fakt ata bene kerdi ne komentimin e kuranit.Ne koment te ajetit إِذْ قَالَ يُوسُفُ لِأَبِيهِ يَا أَبتِ إِنِّي رَأَيْتُ أَحَدَ عَشَرَ كَوْكَباً وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ رَأَيْتُهُمْ لِي سَاجِدِينَ “(përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: “O baba im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde!”[13],thone:Jusufi eshte Husejn Ibni Ali,dielli eshte Fatimja,hena eshte Muhammedi,yjet jane imamet e drejte pra ata jane qe qajne per Jusufin duke qene ne sexhde.
 
12) Ndalimi i leximit te librave tjera perveq librave te tyre
 
Babiu ne librin e tij El Bejan ndalon mesimin dhe leximin e cdo libri perveq librit te tij.Librat te cilat ua lejoi pasuesve te tij per ti lexuar jane:
 
-El Bejan,
 
-Komentimin e sures Jusuf, dhe
 
Komentimin e sures Asr.
 
Kushdo qe e kundershton kete e meriton mbytjen.Mu per kete cdo kush qe i besonte Babiut se pari djegte kur’anin dhe cdo liber tjeter qe kishte me karakter islam.
 
Me vone do te shohim se Behau kete urdher do ta anuloje duke thene se “Allahu(aludon ne veten e vet) ua lejoi te lexoni cdo gje eshte e dobishme”.
 
13) Mospermbyllja e shpalljes me Muhamedin a.s
 
Behau pretendonte pejgamberllekun dhe ne koment te ajetit و خاتم النبيين ” he vulë e të gjithë pejgamberëve”[14],thone se per qellim ka “vertetues i pejgamberve”dhe se pejgamber te vertet nuk ka as para tij e as pas tij perveq atyre qe ai i verteon dhe sipas tyre kjo nuk paraqet pengese per ardhjen e ndonje pejgamberi pas tij (Muhammedit a.s)
 
14) Mohimi i mrekullive shqisore(lendore) te pejgamberve
 
Sipas behainjeve nuk llogaritet mrekullia lendore argument per vertetimin e pejgamberllekut.Duke u bazuar ne kete,mosekzistimi i mrekullive tek Babiu dhe Behaiu nuk eshte argument per mosqenien e tyre pejgamberë.
 
Si demantim te ideve te tyre te trilluara u themi:mrekullia lendore eshte rruga e vetme e cila sqaron genjeshtarin nga i sinqerti(pejgamberi) dhe se nuk ka pejgamberllek te vertet qe nuk eshte shoqeruar me mrekulli.
 
15) Anulimi i xhihadit
 
Behainjte therrasin ne anulimin e xhihadit.Nje gje te tille e pohon Behau ne librin e tij El Akdes.Keta poashtu ndalonin edhe lirin (demokracine) duke i urrejtur ata qe pasonin ate me pretekst se ajo shpie ne fesad e trazira dhe se njerzit vertet jane ne rruge te humbur.Eshte cudi se ne ndalimin e ketyre gjerave apo lejimin e te tjerave cdohere Babiu madje edhe Behaiu perdornin shprehje hyjnore si:Zoti juaj,Allahu,i Dituri i Pakufishem,me te cilat aludonin veten e tyre.
 
RITET E BEHAINJEVE
 
1) Namazin e falin tri here ne dite dhe ate ne sabah,ne dreke dhe ne mbremje.Namazet i kane me nga 9 rekate duke marre qytetin Aka si kible te tyre.Ne kete vend pushon kufoma e ndyte e Babiut.Vlen te ceket se tek keta namaz me xhemat nuk ka me perjashtim te namazit te xhenazes.Ne cdo namaz lexojne lutje te vecanta.
 
2) Agjerimi,tek keta eshte ne muajin e 19-te te tyre,i cili vie pas diteve gostive apo festive.Viti sipas behainjeve ka 19 muaj dhe cdo muaj ka 19 dite.E tere kjo arrin shifren prej 361 ditesh.Ditet e mbetura (kater ditet e mbetura) i kalojne ne vizite e ndihme te verfereve,te dobeteve,jetimave,lypsave etj.Pastaj agjerojne nje muaj (dtth 19 dite) dhe dita e fundit eshte festa e Nejruzit gjegjesisht me 21 mars.(ne vijim do te flasim per muajt e tyre)
 
Sipas tyre i papjekuri seksualisht,i semuri,udhetari,gruaja shtatezene ose me femi per gjiri nuk agjerojne madje as nuk i kompensojne,dhe kjo siq e dime te gjithe eshte ne kundershtim me Islamin.
 
3) Haxhi-n,e bejne ne Shiraz,ne vendin e lindjes se themeluesit te doktrines se tyre,Muhammed Shirazit (alias Babiu) ose ne shtepine ne te cilen jetoi Behaiu ne Irak.Nuk ka kohe te caktuar per haxh.
 
4)Zekati.Djali i Behaiut,Abbasi u pyet per zekatin ne fene e tyre e tha:zekati tek ne eshte si zekati ne islam,por tek keta ka nje vecori se ai nuk i ipet perveq behainjeve.
 
K sekt vecohet edhe me ca vecori tjera:
 
-ndalojne lemoshen
 
-obligimi i punes per te gjithe
 
- permiresimi i kushteve te bujqesise,dhe
 
- ndalimi i drogerave.
 
5)Martesa,eshte e obliguar per mosherriturit dhe si e tille behet vetem me nje grua.Ne librin e tij El Akdes,Behaiu shkroi se lejohet martesa me dy gra por me kusht qe te jete i drejte ne mes tyre burri.Kur e komentoi thenien e babit te vet Abbasi tha se martesa eshte vetm me nje grua sepse nuk ka mundesi te realizohet kushti i siperpermendur.Shkurorezimi tek keta eshte i urrejtur.Lejohet martesa e behaiut me nje ithtar tjeter dhe anasjelltas.
 
6) Trashegimia, djali dhe vajza jane te njejte ne trashegimi poashtu edhe ne te gjitha te drejtat tjera.Mosha e pjekurise se djemve e vajzave eshte mosha 15 vjecare.Behaiun nuk e trashegon jobehaiu.
 
7) Ndalimi i konsumimit te alkoolit dhe duhanit tek Babiu ndersa Behaiu i lejoi.
 
8)Lejohet shiqimi i grave te zbukuruara dhe te folurit me to duke mos patur qellim apo shkaktuar ndonje te keqe.
 
9) Tubimi ne diten e pare te cdo muaji per te bere dua dhe kenduar citate nga librat e tyre madje edhe prej Tevratit ,Inxhilit e Kuranit.
 
10) Pastrimi pas mardhenieve seksuale nuk eshte i obliguar por i preferuar.
 
11) Babiu anuloi te gjitha denimet perveq pagimit te gjakut (me te holla,ari ose me deve).Poashtu ndaloi qe mesuesi ta rrahe nxenesin e tij.
 
12)Emrat e muajve
 
Behainjte perveq qe ua nderruan emrat muajve ata edhe shtuan numrin e tyre.Nje muaj tek ata ka 19 dite ndersa 4 ditet e mbetura te vitit jane festa.(19*19=361+4=365).Ja ne vijim emrat e tyre:
 
1)Shehr
 
2)Shehrul Xhelali
 
3)Shehrul Xhemali
 
4)Shehrul Adhameh
 
5)Shehrun Nuri
 
6)Shehru Rrahmeti
 
7)Shehrul Kelimati
 
8)Shehrul Kemali
 
9)Shehrul Esmai
 
10)Shehrul Izzeti
 
11)Shehrul Meshiieti
 
12)Shehrul Ilmi
 
13) Shehrul Kudreti
 
14) Shehrul Fuli
 
15)Shehrul Mesaili
 
16)Shehrush Sherefi
 
17)Shehrus Sultani
 
18) Shehrul Meliki
 
19)Shehrul Alai
 
13) Ditet e javes
 
E Shtune=Jevmul Xhelal
 
E diele=Jevmul Xhemal
 
E Hene= Jevmul Kemal
 
E Marte=Jevmul Fidal
 
E merkure=Jevmul Adli
 
E enjte= Jevmul Istihlali
 
E premte= Jevmul Istiklali[15]
 
14) Festat e tyre
 
- festa e Nejruzit me 21 mars
 
- festa e Ridvanit ,e cila fillon me 21 prill deri me 2 maj.Kjo feste festohet per arsye se se Behaiu e shpalli haptas ftesen apo levizjen e tij ne kopshtin Nexhip Pasha ne Irak te cilin e quajti kopshti i dashurise.Nexhip Pashai udheheqes i Bagdadit e kishte burgosur ne kete kopsht ne vitin 1863.Qendroi ne te 12 dite dhe gjate atyre diteve shpalli levizjen e tij.
 
- festa e lindjes se Babiut e ajo eshte 1 muharrem i cdo viti
 
- festa e lindjes se Behaut e ajo eshte 2 muharrem
 
-festa e shfaqjes se levizjes haptazi nga Babiu me daten 5 xhumadel ula
 
Pas vdekjes se Behaut behainjte u ndane ne disa grupe:
 
1)Behaijje
 
2)Ezelijje,i adresohen Subhi Ezelit,njerit prej perkrahsve te Babiut dhe njeherit vellau i Behaut
 
3)Babijje Behaijje Abbasijje.Keta jane pasuesit e Abbasit,djalit te Behaut.
 
4)Babijj,te cilet asnjehere nuk iu nenshtruan urdherave te Behaiut pas vdekjes se Babiut sepse Behau kishte thyer testamentin.
 
5)Nakidunet,te cilet jane pasuesit e Muhhamed Aliut,vellaut te Abbasit ose djalit te dyte te Behaut.Historianet pasuesit e Abbasit i quajne Marikune ndersa pasuesit e Muhammed Aliut i quajne Nakidune.
 
Cdo grup perkrah mendimin e vet duke pergenjeshtruar tjetrin.Kane shkeputje mardheniesh dhe armiqesia ne mes vete eshte me madhe sesa me ata qe sulmojne parimet e tyre.
 
Burimet e mendimit Babijj dhe Behaijj
 
Studiuesi i babijve dhe behainjve gjate studimit veren se ky sekt mendimet dhe bindjet e tyre i mori prej burimeve te shumta.prej tyre:
 
1-Batinijje.Gjate leximit te parimeve batinite njeriu shume lehte arrin ne perfundim se mendimet e tyre perputhen me mendimet e babinjeve dhe behainjeve.Psh:
 
-disa prej rrymave batinije pretenduan pejgamberllekun sikurse fraksioni ismailit,madje keta thonin se ne asnje menyre toka gjere ne diten e kijametit nuk do te mbetet pa pejgamber.Me larte pame se si Babiu dhe Behaiu pretenduan pejgamberllekun.Pame gjithashtu se ata perveq kesaj pohuan se pejgamberlleku nuk ka perfunduar me Muhammedin a.s.
 
-batinijet ua ndaluan mases te merreshin me dituri ndersa te zgjedhurve ua ndaluan te lexonin libra te tjera jashte drejtimit te tyre.Nje gje te tille e pohoi Babiu ne librin e tij El Bejan.
 
2- Jehudet.Jehudet komentuan librin e tyre duke keqinterpretuar citatet e tij dhe duke thene se ne tekste ka citate qe kane domethenie te fshehte.Fejloni,filozof jahudi,shkroi nje liber si koment te tevratit duke cekur ne te se shumica e teksteve ne te jane shenja qe aludojne ne gjera jo te dukshme.Ademin a.s e komentoi si mendje,Xhennetin si roje ose udheheqje e shpirtit,Ibrahimin a.s si dobi e perfituar nga dituria,Is-hakun si dobi e madhe,Ja’kubin si dobi e perfituar nga provat.
 
Kete aspekt fatkeqesisht e verejme edhe tek babijet.Me larte cekem se si e komentuan suren Jusuf[16].Pastaj pame sesi ardhjen e kijametit e komentonin me ardhjen e Behaullahut,xhennetin e komentuan me jete shpirterore ndersa xhehennemin me vdekje shpirterore.
 
Gold Ziheri mendon se kjo levizje pa asfare dyshimi buron prej shiave.Autori i librit Miftahu Babil Ebvabi ne pershkrimin qe ua ben behainjeve thote:ata kane fe te vecante,e perbere dhe perzier prej doktrinave budiste ,burhumiste,zeradishtije,jehude,krishtere,islame si dhe nga bindjet sufiste e batinijje.
 
[1] Hadithi eshte mevduu-i shpifur shif: Dirasat Fil Edjani Vel Firek,Seid El Bejshavi,Nasr Ali Nasr,Mahmud Hamudeh,Vefa Ahmed Es Sevafeta,Botimi i Pare ,Darul Ittihad,Amman,Urdun 1995,f 153.
 
[2] El Medhahid El Fikrijje El Muasire,Dr:Mediha Emin,Ligjeruese e Akides dhe Filozofise,Univerziteti i Az-Harit,Kajro,botimi i pare1992,botim i Dar En Nehdatil Arabijjeti,Kajro,f:6
 
[3] Rrahman1-4
 
[4]Nahl44.
 
[5] Xhamiul Muhlikat Minel Kebairi Vel Muharremat,Urfan Bin Selim El Ashsha Hassuneh Ed Dimeshkijj,botimi i pare 2001,Darul Kutub El Ilmijjeti Bejrut,Lubnan,f:17
 
[6] Tarihul Fireki El Islamijjeti,Muhammed Halil Zejno,botimi i dyte 1985,Muessesetul A’lemijj Lil Matbuati,Bejrut Lubnan,f:218
 
[7] Xhamiul Muhlikat Minel Kebairi Vel Muharremat,Urfan Bin Selim Ed Dimeshki.f.20
 
[8] Nahl44
 
[9] A”raf 187
 
[10]Rrum 56
 
[11] Nisa 157
 
[12] Dirasat Fil Edjani Vel Firek,Seid El Bejshavi dhe Grup Autoresh,botimi i pare ,Darul Ittihad,Amman,Urdun 1995,f:168-169
 
[13] Jusuf 4
 
[14] Ahzab40
 
[15] Xhamiul Muhlikat Minel Kebairi Vel Muharremat,Urfan Bin Selim El Ashsha Hassuneh Ed Dimeshkijj,botimi i pare 2001,Darul Kutub El Ilmijjeti Bejrut,Lubnan,f:25-26
 
[16] Per hire te realitetit sollem vetem nje pjese te sures Jusuf dhe ate ajetin 5
 
Referencat kryesore per kete punim:
 
1)El Milel Ven Nihal,Shehristani,botimi i pare.Darul Ma’rifeti,Bejrut
 
2)Hakikatul Babijjeti Vel Behaijjeti,Muhsin Abdul Hamid,botimi i dyte,El Mekteb El Islamijj,Bejrut
 
3)Xhamiul Muhlikat Minel Kebairi Vel Muharremat,Urfan Bin Selim El Ashsha Hassuneh Ed Dimeshkijj,botimi i pare 2001,Darul Kutub El Ilmijjeti Bejrut,Lubnan
 
4)Dirasat Fil Edjani Vel Firek,Seid El Bejshavi,Nasr Ali Nasr,Mahmud Hamudeh,Vefa Ahmed Es Sevafeta,,botimi i pare ,Darul Ittihad,Amman,Urdun 1995
 
5) El Med-Hal Lidirasatil Edjan, Muhammed Sejjid Ahmed El Mujessir, botimi i pare 1994, Darut Tibati El Muhammeddijjeti,Kajro ,Egjipt
 
6) Tarihul Fireki El Islamijjeti, Muhammed Halil Zejno,Botimi i Dyte 1985,Muessesetul A’lemijj Lil Matbuati,Bejrut Lubnan
 
7) El Medhahid El Fikrijje El Muasire, Dr: Mediha Emin, Ligjeruese e Akides dhe Filozofise, Univerziteti i Az-Harit, Kajro,botimi i pare1992,botim i Dar En Nehdatil Arabijjeti,Kajro
 

21/9/2003
Brunei Darussalam


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013