Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
STRATIFIKIMI SHOQËROR NGA KËNDVËSHTRIMI ISLAM - dukuria e skllavërisë si model-

Abstrakt
 
“Stratifikimi shoqëror nga këndvështrimi islam –dukuria e skllavërisë si model” është një punim që vetes i vë për detyrë të eksplorojë parimet e Islamit mbi dukurinë e stratifikimit shoqëror në përgjithësi dhe mbi skllavërinë, si shembull, në veçanti. Punimi tenton të ofrojë një version mbi qëndrimin esencial dhe thelbësor të Islamit për problematikën në fjalë, e i cili natyrisht se nuk mund të përfitohet nga një shikim sipërfaqësor. Duke marrë për objekt analize një dukuri, të cilës koha po ia ndërron vetëm sfondin, ndryshe thelbësisht nuk po mund ta zhdukë, pra skllavërinë, punimi synon të përmirësojë edhe botëkuptimet e gabuara rreth legjislacionit islam sikur që synon të vërtetojë praktikisht kredibilitetin dhe fleksibilitetin e përhershëm të ligjeve islame.
 
 
 
Përmbajtja
 
 
 
Kapitulli i I-rë: Gjykimi Islam mbi Stratifikimin 
 
1. ‘Stratifikimi‘ si shprehje në gjuhën fetare
 
2. Stratifikimi, ndërmjet ekzistimit dhe mohimit
 
2.a. Ekzistimi, si çka?
 
2.b. Mohimi, si çka?
 
Kapitulli i II-të: Skllavëria si model diskutimi mbi Stratifikimin 
 
1. Skllavëria, para Islamit
 
2. Si e trajtoi Islami skllavërinë?
 
Përfundim
 
 
 
Hyrje
 
 
 
Dallimet, në këtë apo atë formë, kanë qenë karakteristikë e përhershme e shoqërisë njerëzore, dhe si të tilla do te vazhdojnë të ekzistojnë aq sa të ketë njerëz mbi sipërfaqen e dheut. Kjo, qoftë për shkak të natyrës së tyre, në të cilën i ka krijuar Zoti, apo për shkak të ideologjive që ndonjëherë realizimin e idealeve të një shtrese të caktuar e paramendojnë në kurriz të tjerëve. Për rastet në fjalë janë dhënë mendime e komente të shumta e të ndryshme, herë me vend e herë pavend, sidomos kur është fjala për këndvështrimet kritike ndaj qëndrimeve fetare, në këtë rast Islamit. Duke mos patur një koncept të drejtë përkitazi me Islamin dhe qëndrimet e tij themelore, është krijuar gabimisht bindja se Islami, një fe që faktikisht ka ardhur për të luftuar ndasitë, ka aprovuar dallimet. Ndaj, edhe ky punim për moto ka zbardhjen dhe ndriçimin e të vërtetave islame përkitazi me problematikën në fjalë dhe interpretimin e tyre real.
 
 
 
Punimi fokusohet në pika që mund të jenë objekt keqkuptimi dhe keqinterpretimi (madje i qëllimshëm nga dashakëqij) duke iu bërë analiza të thukëta për të rezultuar me përfundime të qarta. I ndarë në dy pjesë, në shpjegime të përgjithshme rreth stratifikimit dhe elementeve të tij si dhe në elaborim të një dukurie që vazhdon të atakohet Islami për të, punimi merr përsipër rolin e paraqitjes së versionit të saktë të Islamit, i cili natyrisht se zhvleftëson akuzat e pabaza që nuk ndalen së reshuri në adresë të Islamit.
 
 
 
 
 
Kapitulli i I-rë:
 
 
 
GJYKIMI ISLAM MBI STRATIFIKIMIN
 
 
 
1. ‘Stratifikimi‘ si shprehje në gjuhën fetare
 
 
 
Stratifikimi, në fakt, nuk është fjalë e gjuhës shqipe. Ekuivalent i saj në shqip është shtresimi. Gjuhësisht, ka kuptim të ndarjes së diçkaje në shtresa (the division of something into layers[1]), apo në klasa-kategori, siç e sheh të popullarizuar në shoqëritë bashkëkohore Skoti[2], ndërsa në Sociologji përdoret për të paraqitur “pabarazinë sociale” ose “pabarazinë strukturore midis grupeve të ndryshme të njerëzve.”[3]
 
 
 
Në studimet islame bashkëkohore në gjuhën arabe, termi që përdoret për “pabarazinë sociale” është et tabekah apo et tabekijjeh e që përkthyer fjalë për fjalë do t’i binte: shtresë, klasë, respektivisht: shtresore, klasore. Ndryshe, në të kaluarën si term shkencor, et tabekah kishte një botëkuptim tjetër. Përdorej në punimet biografike përkitazi me grupe të ndryshme njerëzish dhe për klasifikime të ndryshme, herë sipas moshës e gjeneratave[4], herë tjera brendapërbrenda një rrjeti a fushe të caktuar[5], e natyrisht edhe me nënndarje dhe klasifikime tjera të shumta.
 
 
 
Ndërsa një definicion terminologjik, tash për tash, është vështirë të jepet. Kjo, jo pse Islami favorizon dallimet apo thërret në to, por për shkak se disa gjëra ndërmjet botëkuptimit islam dhe botëkuptimeve tjera kanë ngjashmëri vetëm në emërtime. Doemos duhen shpjeguar qëndrime të Islamit për detaje të caktuara dhe shumë të rëndësishme.
 
 
 
Megjithëkëtë, nëse duam të dimë paraprakisht qëndrimin islam mbi pabarazinë sociale, pabarazi kjo që prodhon vetëm efekte dhe pasoja  negative, atëherë nuk mendoj se do të ngutesha nëse qysh tani sjell atë qëndrimin, që pas një analize dhe elaborimi të thuktë e solli Muhammed Kutbi, njeri nga figurat eminente të mendimit bashkëkohor islam, i cili stratifikimin shoqëror e përkufizon si një “shtresë, e cila posedon pasurinë, ekzekutivin dhe legjislativin, direkt apo indirekt, kështu që nxjerr dhe aprovon ligje për interesa të ngushta dhe për mbajtje të popullit larg dhe të privuar nga shumë të drejta…[6]”
 
 
 
2. Stratifikimi, ndërmjet ekzistimit dhe mohimit
 
 
 
Stratifikimi, deshëm apo jo, nuk është risi për shoqërinë njerëzore. Ai si terminologji ka lindur vonë, me marksizmin e tutje, por si dukuri shoqërore, zanafillën e ka shumë herët[7]. Në çdo shoqëri, në një apo formë, me këtë apo atë botëkuptim, ka ekzistuar. Sigurisht se ka ekzistuar edhe në shoqërinë arabe në kohen kur u shpall Kur’ani, dhe, rrjedhimisht, është normale që Kur’ani ta ketë diskutuar dhe trajtuar si dukuri shoqërore.
 
 
 
Në Islam, stratifikimi, si dukuri, ekziston dhe nuk ekziston, dhe në të njëjtën kohë edhe aprovohet, edhe mohohet. Aprovohet, si realitet, që deshëm apo jo, njerëzit janë të ndryshëm, të tillë janë të krijuar prej Zotit, dhe mohohet, kur botëkuptimi i parë devijon. Të kësaj natyre janë dhe kësisoj duhen komentuar edhe ato tekste fetare, ajete kur’anore apo hadithe profetike qofshin, që sipërfaqësisht duken sikur proklamojnë stratifikimin.
 
 
 
2.a. Ekzistimi, si çka?
 
 
 
Pikërisht këtu vjen në shprehje ai elementi i sqarimit të disa botëkuptimeve islame përkitazi me pabarazinë shoqërore në kuptim të gjerë. Islami nuk mohon të jenë njerëzit të ndryshëm ngase një mohim i tillë do të ishte absurditet, sikur që do të ishte ikje nga realiteti dhe ç’normalizim i jetës në këtë botë çdo tentativë për barazi absolute. Si do të paramendohej jeta sikur krejt njerëzit të ishin të barabartë, të ushtronin një profesion, të kishin pasuri të njëjtë…Si do të mund të dallohej i miri nga i keqi, bujari nga koprraci, i devotshmi nga mëkatari…Mu për këtë, Islami këto dallime i sheh të një funksioni shumë human, funksion ky i përshkruar në ajetin 32 te kaptinës ez-Zuhruf: “A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.”
 
 
 
E për ‘ç’shërbime’ bëhet fjalë dhe se kjo a është pikë ku mund të akuzohet Islami apo jo, do t’i referohemi Sejjid Kutbit, një kolosi tjetër musliman, i cili sqaron se ‘ky dallim (dallimi në furnizim, pasuri) ka qenë prezent tek të gjitha shoqëritë, ngase nuk është shënuar asnjë rast asnjëherë që të kenë qenë të gjithë qytetarët e një shteti të barabartë në furnizime, kështu që urtësia që rrjedh nga kjo dukuri e pashmangshme e shoqërive në të gjitha kohët është: “që ta marrin njëri tjetrin për shërbime”. ‘Shërbime’-t assesi nuk nënkuptojnë që njëri të jetë mbi tjetrin (dhunshëm[8]), apo një klasë të jetë mbi tjetrën, apo një individ mbi tjetrin…Assesi! Kjo domethënie dhe ky botëkuptim nuk i shkon shtati fjalës së përjetshme hyjnore…Domethënia e kësaj fjale është më e qëndrueshme se çdo ndërrim apo zhvillimin në shoqërinë njerëzore…, madje ‘shërbime’-t këtu janë reciproke, ngase i pasuri ka nevojë për punën e të varfrit dhe i varfëri ka nevojë për paratë e të pasurit. Mendoj – vazhdon Kutbi- se shumë kundërshtarë të Islamit këtë e kanë marrë si pikë sulmi ndaj tij dhe ndaj sistemeve te tij shoqërore dhe ekonomike. Kujtoj se disa muslimanë (gabimisht) fshehin këtë ajet, nuk duan ta shprehin atë, (kinse) për ta mbrojtur Islamin duke larguar akuzën e aprovimit të dallimit të njerëzve në furnizim. Mendoj se ka ardhur koha që pozicioni i muslimanëve me Islamin e tyre karshi kësaj akuze të pabazë të jetë pozicion krenarie e epërsie absolute e jo pozicion mbrojtës. Islami aprovon fakte të përjetshme të mishëruara në natyrshmërinë e kësaj ekzistence; të qëndrueshme porsi qiejt dhe toka…Natyrshmëria e jetës njerëzore është e ngritur mbi bazën e këtij dallimi…Ky dallim është i domosdoshëm për shkak të roleve të ndryshme që kërkohen për udhëheqjen në tokë. Sikur tërë njerëzit të ishin të njëjtë, jeta në këtë formë do të ishte e pamundur…[9]
 
 
 
Ky është qëndrimi islam dhe të këtilla janë normat dhe ligjet që dalin prej tij. Kjo ngase Kur’ani, si burim i legjislacionit islam, siç nënvizon Kutbi, ‘vë rregulla themelore dhe të vërteta – fakte të përgjithshme të cilat nuk luhaten dhe as nuk ndërrojnë; dinamika e  jetës, ndërrimet e sistemeve, shumëllojshmëria e doktrinave dhe diversiteti i mjediseve nuk ndikojnë fare në to…[10]’
 
 
 
Madje këto dallime, duke mos u përkufizuar këtu vetëm në çështjen materiale, Islami i sheh deri diku edhe si thesar dhe pasuri, ndryshe, siç thotë Zakzuku[11], Allahu për njerëzit do te caktonte një ligj të ngjashëm për të gjithë, por e ka bërë të ndryshëm ligjin hyjnor nga populli në popull qe t’i sprovoj ata se cili është respektues e cili mohues, duke përmendur ketu ajetin: “… Sikur të donte All-llahu, do t’ju bënte një popull (në fe e sheriat)…” Kur’ani, el-Maide, 48.
 
 
 
E ajo që tregon se këto dallime janë formale dhe se nuk kane karakter favorizues, nuk janë kriter i vlerësimit, është fakti se Islami aspektit shpirtëror i dha rëndësi më shumë se këtij fizik-lëndor. Profeti Muhammed, a.s., trajton këtë problematikë në një prej thënieve të tij:  “…Vëni re! Arabi nuk ka vlerë ndaj joarabit, e as joarabi ndaj arabit, sikur që nuk ka vlerë as i kuqi ndaj të ziut dhe as i ziu ndaj të kuqit, përveçse me devotshmëri[12]!”, e cila për çështjen në fjalë, thënë shprehimisht sikur Muhammed Hanefiu[13], është sikur pika mbi shkronjë. Më qartë, thënia sqaron se njerëzit janë jo të njëjtë, kanë dallime, por gjithsesi të barabartë para Allahut. I këtillë është edhe ajeti që flet për dallimin gjinor. Në kaptinën en-Nisa (Gratë), ajeti 124, Allahu thotë: “Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.” Pra, elementi gjinor nuk mund ta ulë njërin e ta ngrit tjetrin, që të dy, mashkulli e femra, janë të krijuar prej Zotit, dhe vlerë ka vetëm ai që bën mirë, gjë të cilën Allahu nuk ia humb askujt. Nga këtu, konkludimi i Mevdudit, se ‘perceptimi islam mbi njerëzimin është se dallimi ndërmjet tyre nuk është bërë në baza të prejardhjes, ngjyrës, vendit, apo gjuhës, por në baza të ideve, moralit dhe qëllimit të tyre nga jeta…[14]’ duket vërtetë i qëlluar.
 
 
 
Megjithëkëtë, nuk do te doja te ecim tutje pa sqaruar edhe disa aspekte tjera me rëndësi përkitazi me këtë dukuri. Miratimi qe ndonjëherë i behet dallimeve shoqërore nuk është pse Islami parimisht favorizon atë, apo ligjëson diç të tillë, porse për shkak se është para një akti të kryer dhe para një situate të imponuar që doemos duhet ta trajtoj disi dhe të merret me të, kështu që sjell ligje për mënyrën e trajtimit të atij imazh stratifikues, siç është rasti me robërinë, të vetmen klasë të përmendur në Kur’an[15], e që detajisht do ta shtjellojmë në kapitullin e dytë të këtij punimi.
 
 
 
Madje, në raste të caktuara, ndodhë që të aprovojë një gjë, p.sh. dallimin në furnizim, por ta pasojë atë me një mori normash etike dhe morale, të cilat gati thuajse e zhveshin parimin bazë nga fuqia e tij vepruese dhe e mbajnë në jetë vetëm formalisht. Për këtë do të bindemi në pikën vijuese të këtij diskutimi, atëherë kur do të bëjmë fjalë për pasurinë. Islami nuk lejon assesi që ky favorizim të përkthehet në arrogancë a epërsi ndaj njerëzve.
 
 
 
Pastaj, në vende të caktuara në Kur’an, mund të hasësh në shprehje që sipërfaqësisht duket sikur përçojnë imazhe klasore a grupore, por që gjatë studimit kupton se çështja nuk ka te bëjë fare me këtë. I tillë është rasti me dy grupet[16], grupin e Allahut (hizbuAllah) dhe atë të djallit të mallkuar (hizbu’sh-shejtan), që dallimet i kane në aspektin shpirtëror; i pari pason rregullat fetare dhe i nënshtrohet ligjit të Zotit derisa i dyti pason epshet dhe ndjek hapat e djallit. Grupi i Allahut kanë këto karakteristika dhe këtë shpërblim: “E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese. ” Kur’ani, el-Maide, 56.; “Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerrë në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.” Kur’ani, el-Muxhadele, 22.
 
 
 
Ndërsa grupi i djallit kanë këto probleme dhe këtë fund: “Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit.” Kur’ani, el-Muxhadele, 19.
 
 
 
Kështu, nëse tash u bindëm se dallimet janë formale, nuk do të duhej të hamendeshim nëse në raste të caktuara shohim se miratim i ndonjë favori për ndonjë njeri është dhuratë ekskluzive prej Allahut. “Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë…” Kur’ani, en-Nisa, 32.
 
Favori për një grup assesi nuk nënkupton të kundërtën për të tjerët. Islami, nëse njërës palë ia aprovon një dhunti, palën tjetër të privuar e edukon dhe pajis me ndershmëri deri në atë mase saqë: “…ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur…” Kur’ani, el-Bekare, 273.
 
 
 
2.b. Mohimi, si çka?
 
 
 
Në pjesën e parë, u munduam të hedhim dritë mbi atë se me ç’kuptime Islami e ka aprovuar dukurinë e dallimit ndërmjet njerëzve, ndërsa tani do të bëjmë fjalë për atë se me ç’kuptime Islami e ka mohuar dukurinë në fjalë. Çështjen do ta trajtojmë mbi themelet e definicionit të Muhammed Kutbit, të cilin e cituam më lartë. Më konkretisht, do të diskutojmë për pasurinë, pozitën, pushtetin dhe diturinë, si imazhe do të thosha më të theksuara të stratifikimit në literaturën islame.
 
 
 
1) Pasuria
 
Islami mohon që pasuria të jetë shkak që njerëz të ngrenë krye ndaj të tjerëve. ‘E drejta e pasurisë dhe të drejtat tjera në Islam janë prej Allahut dhe si të tilla janë të kushtëzuara e jo të pakontrolluara. Kjo, për shkak që të bëhet përputhje ndërmjet të drejtave dhe obligimeve.[17]’. Dhe nga këtu, Islami obligoi Zekatin, si një pasuri që: “merret nga të pasurit dhe iu kthehet të varfërve[18]”,
 
…në mënyrë që pasuria të mos jetë e bllokuar vetëm tek një shtresë por që të gjithë të gëzojnë të mira. Madje këtë zekat e ka vënë në shërbim të zhdukjes së dallimeve që mund t’i kenë njerëzit. Më konkretisht, nëse varfëria është shkak për privim nga ndonjë interes, si studimi, martesa, biznesi, atëherë zekati kryen këtë funksion…[19]
 
 
 
Rast tjetër shumë me rëndësi përkitazi me pasurinë është edhe trashëgimia, për të cilën Islami ka vendosur që të jete e gjerë, vetëm e vetëm që ajo pasuri të mos bllokohet tek një grup njerëzish.  Në Kur’an qëndron: “…(Kështu veprohet me pasurinë) Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj…” Kur’ani, el-Hashr, 7.
 
 
 
Mu për këtë edhe ndarjen e trashëgimisë e ka caktuar që të jetë në resorë të shumtë e të ndryshëm, vetëm e vetëm që mos të jetë e bllokuar tek një klasë e caktuar[20].
 
 
 
Derisa jemi këtu tek mohimi që pasuria të jetë shkak për dallime me pasoja negative ndërmjet njerëzve, ia vlen të përmendim dhe dy imazhe etike me të cilat Islami e ka shoqëruar pasurinë, dhe që të dyja këto kanë të bëjnë me vet të pasurin. E para, Islami ani pse pranon që një grup të kenë – shquhen për pasuri, megjithatë, edukon ata deri në atë mase saqë: “… nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes…”[21], dhe edyta[22], Islami nxiti të pasurit që kur t’iu japin të varfërve ta bëjnë këtë ne mënyrë te fshehur qe ata te mos ndihen keq. Në Kur’an, në kaptinën el-Bekare, 271, qëndron: “Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju…”
 
 
 
2) Pozita
 
 
 
Është fakt i pamohueshëm që njerëzit kanë pozita të ndryshme, e rrjedhimisht edhe role të ndryshme, dhe nga këtu, këto pozita thuajse janë më shumë përgjegjësi, siç do të shohim pak më poshtë kur të flasim për pushtetin, sesa privilegje. Bazuar në këtë, dallimi në pozita nuk është element që lartëson njërën e fyen palën tjetër. Islami mohon kategorikisht një gjë të tillë duke sqaruar se si parim është caktuar të jetë edhe ndër profetë. Në Kur’an, në kaptinën el-Bekare, qëndron: “Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente dhe e përforcuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin)…”el-Bekare, 253.
 
 
 
Një shikim sipërfaqësor do të krijonte përshtypjen se paska patur dallime edhe ndërmjet profetëve, por ky dallim, siç shënon Ibni Haxheri në Fet’hu’l Bari[23], nuk është dallim që ngrit njërin e poshtëron tjetrin.
 
 
 
Profeti Muhammed, a.s., sqaron se me gjithë dallimet që mund t’i kenë njerëzit, ata prapë se prapë, që të gjithë, janë vëllezër, në kuptim të rrjedhjes prej një babai dhe nëne. Madje, edhe dallimet në ngjyrë e gjuhë, zakone e tradita, i sheh pikërisht nga prejardhja e tyre e parë. Ebu Davudi shënon në Sunenin e tij se Profeti Muhammed, a.s., ka thënë: “Vërtetë, Allahu i Madhëruar e krijoi Ademin nga një grumbull dheu, të cilin e mori nga të gjitha pjesët e tokës, kështu që, si rezultat, edhe bijtë e Ademit erdhën sipas karakteristikave të dheut: ka të kuq, të bardhë e të zi, e edhe të ndërmjetëm,  sikur që ka të butë dhe të vrazhdë, të këqij dhe të mirë.”[24]
 
 
 
3) Pushteti
 
 
 
Pushteti është pjesë e fesë, dhe si i tillë, si çdo e drejtë tjetër, edhe kjo është e rregulluar me norma. Pushteti nuk guxon të jetë shkak për kryeneçësi, dhunë, keqpërdorim, përkundrazi, pushtet nënkupton detyra dhe përgjegjësi të shumta. Lideri është shërbëtor i popullit. E prej aspekteve që dallon Islamin në këtë fushë është veçimi i Allahut me ligje[25], dhe rrjedhimisht, siç nënvizon Dr. Murad Hofman, ‘Islami garanton të drejtën e njeriut nëpërmjet një sistemi legjislativ të përgjithshëm, i cili realizon një drejtësi shoqërore…[26]’
 
 
 
4) Dituria
 
 
 
Dituria është një mirësi e dhuruar prej Zotit për njerëz të caktuar, të cilët me asnjë kusht nuk guxojnë ta keqpërdorin atë, në asnjë forme. Ata që fshehin diturinë dhe nuk ua tregojnë – mësojnë të tjerëve[27], sikur ata që e mësojnë diturinë vetëm sa për tu ngritur mbi njerëzit, janë të kërcënuar me dënim të ashpër në legjislacionin islam[28].
 
 
 
 
 
 
 
KAPTIULLI i II-Të:
 
SKLLAVERIA SI MODEL DISKUTIMI MBI STRATIFIKIMIN
 
 
 
1. Skllavëria, para Islamit
 
 
 
Skllavëria vazhdon të mbetet një pikë ku Islami nuk është kuptuar drejt nga perëndimi, për të mos thënë se keqkuptimi është i qëllimshëm siç thotë Ulvani[29]. Skllavëria nuk është “shpikje” e Islamit dhe Islami nuk mund të akuzohet për të. Islami nuk mund të fajësohet për Skllavërinë për faktin se, si dukuri shoqërore, e gjeti të aprovuar[30], qoftë në aspektin fetar[31], qoftë në atë shoqëror[32]. Islami gjendej para një akti të kryer, mohimi i të cilit do të ishte realisht i pavend; skllavëria ekzistonte e mohoi apo jo. Ajo që në mënyrë imediate i imponohej Islamit ishte një trajtim më ndryshe nga seç ishte deri më atëherë. Robit duhej t’i kthehej identiteti, në radhë të parë prej njeriu, e më pas edhe të drejtat e tij[33].
 
 
 
2. Si e trajtoi Islami skllavërinë?
 
 
 
Islami aktivitetet e tij përkitazi me këtë dukuri i fokusoi në dy fusha: E para, e që ka të bëjë me vet robin, respektivisht trajtimin që duhet bërë atij, dhe e dyta, me dukurinë, respektivisht trajtimin e saj.
 
 
 
Sa i përket të parës, Islami erdhi t’ia kthejë robit njerëzinë e tij[34], erdhi t’iu thotë zotërinjve për robërit se: ‘ju jeni nga njëri tjetri’[35], erdhi t’iu thotë se ‘kush e vret robin e vrasim’[36], erdhi ta aprovoje gjenezën e përbashkët: ‘Ju jeni nga Ademi ndërsa Ademi është prej dheut’ [37]
 
 
 
Islami nuk konsideroi robin plaçkë lufte, siç ishte tek romakët për shembull, por atyre iu dha të drejta dhe liri si dhe porositi në shumë tekste fetare lirimin e tyre, apo të paktën, nëse mungon vullneti individual për këtë, mirësjelljen. Kjo ngase Islami ia sjell ndërmend njeriut se me robin ka diç të përbashkët: prindërit e parë, Ademin dhe Havanë[38]. Kjo kishte shtyrë Hofmanin që Islamin ta sheh jo vetëm përkrahë demokracisë perëndimore por si plotësues i saj[39]. Dhe pikërisht mbi këto parime humane, Islami ndalon që robi (i luftës) të vritet. Ai ose lirohet falas ose me dëmshpërblim. Allahu në Kur’an ka caktuar: “…e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim…” Muhammed, 4.
 
 
 
Abdullah Ibn Omerit ia dërguan një rob lufte ta mbyste ndërsa ai refuzoi një veprim të tillë me arsyetimin se ‘Çështja jonë nuk ka të bëjë me këtë, ne nuk i mbysim robërit: ne ose i lirojmë me dëmshpërblim ose falas’, dhe lexoi citatin kur’anor të sipërpërmendur[40].
 
 
 
Kjo assesi nuk nënkupton se robërit jo të zënë në luftë duhet të mbyten. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Kush e mbyt robin, do ta mbysim, kush e gjymton, do ta gjymtojmë, kush e tredh, do ta tredhim”[41].
 
 
 
Islami merret shumë edhe me karakterin e tij. Ai jo vetëm që fton zotërinjtë të mos i nënçmojnë, duke ua ndaluar t’i thërrasin me emra: rob, robëreshë[42], por edhe vepron në drejtim të ruajtjes së moralit të tyre. Më konkretisht, Islami thirr që robi dhe robëresha të martohen vetëm e vetëm që të mos bien në amoral. Ndoshta këto fakte kanë shtyrë Gustav Von Gerdnjamin të deklarojë se ‘pozita e robërve në Lindje ka qenë më e mirë se pozita e shërbëtorëve në Evropë sepse robërit në Lindje konsideroheshin pjesë e familjes pasi që ua jepnin mundësinë e martesës, madje në disa raste edhe me vajzat e zotërinjve, gjë që ua mundësonte të ngjiteshin në shkalla të larta..robi në Lindje ka më shumë të drejta se punëtori me pagesë tek ne (në Evropë)’ [43]
 
 
 
Për të zhdukur çdo imazh nënçmimi, Islami ndërmori edhe një hap tjetër, të paimagjinuar deri në atë kohë. Ai vëllazëroi robërit me të lirët[44], vëllazëroi Bilallin me Halid Ibn Ruvejha el-Hath’amiun, Zejdin me Hamzain, Harixhe Ibn Zjedin me Ebu Bekrin[45] Kjo mbase ka qenë motiv për Nazmi Llukën, i krishterë, të dëshmojë se ‘Islami ka barazuar robërit dhe habeshët me mbretërit e kureshitëve.’[46] Shembull që dëshmon këtë është rasti i Omer Ibn Hattabit, Halifes së dytë të muslimanëve, i cili me rastin e vdekjes deklaroi se njeriun që më së shumti e shihte si meritor për pasardhës të tij ishte Salimi, ish shërbëtor i tij, i cili kohë më parë kishte kaluar në amshim[47].
 
 
 
E tash po deshe bë një krahasim ndëmjet Islamit dhe perëndimit, jo në periudhën deri me ardhjen e Islamit por pas Islamit e tutje. Çfarë barbarizmi përjetonin muslimanët e robëruar? Që nga koha e pushtimit të Algjerisë nga Napoloni (e per një shekull e gjysmë në vazhdim) janë vrarë 1.5 milionë muslimanë[48] dhe atyre iu mohoj rreptësisht e drejta e gjuhës së tyre, gjë që konsiderohej krim sikurse vjedhja[49], madje këta mundoheshin që krahas detyre krimeve makabre dhe shkeljeve të të drejtave, Islamin ta shtrembëronin dhe ta paraqisnin me imazh negativ[50]…E më keq pësuan në Spanjë[51], dhe për çudi këta njerëz të marrë nuk turpëroheshin ndonjëherë të deklaronin se për këto mizori dhe krime mbështetje kishin citatet fetare[52].
 
 
 
Ndërsa kur jemi tek fokusi i dytë i Islamit, pra tek dukuria e skllavërisë, atëherë vërejmë se Islami u përqendrua në dy pika shumë të rëndësishme:
 
 
 
1) Ngushtimi i rrugëve për në robëri
 
 
 
Islami konsideron mëkat të madh që njeriu i lirë të robërohet[53]. Islami i liron njerëzit. Allahu i ka krijuar sipas natyrës të lirë[54] dhe të këtillë i kanë lindur nënat. “Si po i robëroni njerëzit kur nënat i kanë lindur të lirë”- thoshte Omer Ibn Hattabi…
 
 
 
Islami i anuloi të gjitha burimet e robërisë të njohura deri në atë kohë[55], dhe pa vullnetin e vet u desh që vetëm një burim të mos e anulojë për shkak të faktorëve të jashtëm, ose për shkak se ai prapë pa vullnetin e Islamit vazhdon të mbetet gjallë: lufta e ligjshme[56]. Mendoj se legjitimiteti i këtij burimi nuk duhet vënë në pikëpyetje asnjëherë ngase historia në vazhdimësi dëshmon se luftërat po vazhdojnë dhe robëria me një apo formë tjetër po vazhdon të jetë prezent në shoqërinë njerëzore. Napoloni vetëm pak vite pas Revolucionit kishte pushtuar vende për interesa materiale të Francës derisa kolonializmi i shteteve, si një prej formave që disi paraqet edhe robërinë, nga koha në kohë dhe nga forma në formë vazhdon edhe sot[57].
 
 
 
2) Hapja e rrugëve për dalje nga robëria
 
 
 
Islami nxiti për zhdukjen e robërisë dhe kontribuoi shumë në këtë drejtim nëpërmjet aplikimit të një metodologjie shumë efektive:
 
-      Lirimin e robërve e llogariti ndër veprat me shpërblim të madh[58]. Kjo kishte shtyrë edhe Westermarkun të deklarojë se: ‘shumë muslimanë raportet në mes tyre dhe robërve i kanë të ndërtuara në mbajtjen e porosive të Pejgamberit, alejhi’s selam. Ata me lirimin e robit afrohen tek Allahu.’[59]
 
-      Lirimin e robit e ka bërë shpagim për disa mëkate dhe gabime, si:
 
Mbytja gabimisht[60]
Thyerja e betimit[61]
Dhihari, kur burri e quan gruan e tij si nënë, duke refuzuar kështu marrëdhëniet me të, për ç’gjë pendohet më pas[62].
Marrëdhëniet seksuale të qëllimshme gjatë ditës së Ramazanit[63]
-      Keqtrajtimi i robit shkak për lirimin e tij[64].
 
-      Një pjesë e zekatit distribuohet për lirimin e tyre[65].
 
-      Mbledhja e fondeve vullnetare[66].
 
-      Marrëveshja, që robi ta blejë veten nga zotëria[67]. Këtë e ka pohuar edhe orientalisti gjerman Adam Metz[68].
 
-      Planifikimi, një marrëveshje tjetër ndërmjet robit dhe zotërisë, që pas vdekjes së këtij të fundit të lirohet robi.
 
-      Martesa me robëreshën dhe lindja e saj. Nëse robëresha lind fëmijë, atëherë ajo nga ai çast konsiderohet e lirë dhe zotëria nuk ka të drejtë ta shesë, dhuroje apo ndërhyjë në lirinë e saj[69].
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Përfundim
 
 
 
Në përfundim të këtij punimi, do të doja që krahas rezultateve të përmend edhe disa rekomandime. Sa iu përket rezultateve, ndër më të rëndësishmet do të veçoja:
 
Islami ani pse pranon dallimet ndërmjet njerëzve, refuzon kategorikisht që këto dallime të jenë shkak për padrejtësi ndërmjet tyre.
Islami mohon që elementet e jashtme të jenë determinuese në përcaktimin e nderit dhe krenarisë së njeriut; këto arrihen me devotshmëri.
Të drejtat në Islam janë të kushtëzuara, me kuptim të përdorimit të tyre në dobi dhe interes të përgjithshëm.
Dallimet janë aprovuar për të vazhduar jeta njerëzore normal në tokë, ndryshe sikur tërë njerëzit të ishin të njëjtë vështirë se do të paramendohej stabilitet në tokë.
Islami dallimet i sheh më tepër si një thesar dhe rast që njeriu të njihet me kultura tjera dhe të përfitojë prej tyre.
E drejta e pronësisë nuk i është mohuar njeriut por ai është edukuar që atë pasuri, që është si dhunti prej Zotit, ta ndajë bashkërisht me të tjerët, qoftë me vullnet, siç është lëmosha, qoftë edhe pa vullnetin e tij, në rast se është koprrac, siç është Zekati.
Skllavëria nuk është bazë e fesë, dhe Islami, që njihet si një fe që tërë potencialin e saj e ka drejtuar për çlirimin e njeriut nga çdo lloj robërie, është keq të akuzohet për miratim të skllavërisë.
Islami është e vetmja fe dhe i vetmi sistem jete që robit arriti t’ia rikthejë dinjitetin prej njeriu së pari, dhe këtë edhe me dëshmi të shumë jomyslimanëve.
Ndërsa nga rekomandimet do të përmendja:
 
Ftesë për rishikim të qëndrimit karshi të vërtetave islame nga perëndimorët.
Njoftim me Islamin nga vet Islami, nga burimet e tij, nga parimet dhe mësimet e tij, dhe në qoftë se do të evidentonim ndonjë rast padrejtësie, dhune a keqpërdorimi të të drejtave në shoqërinë myslimane, atëherë le të mos merren elemente për portretizim të Islamit, por le të merren, siç propozon M. Kutbi,  sikur rasti i alkoolit që përkundër vullnetit islam konsumohet nga disa.
Le t’iu jepet rasti edhe feve (përfaqësuesve fetar) të thonë fjalën e tyre për problemet shoqërore ngase feja, e me theks ajo islame, trajtojnë detajisht shumë probleme, që mendoj se do të ishin alternativat më të suksesshme të mundshme për zgjidhjen e tyre.
 
 
 
 
Bibliografi
 
 
 
Ebu Zehre, (…) Fi’l muxhtemei’l islamijj. Kajro: Daru’l fikri’l arabijj.
El Askalani, Ibni Haxher, (2000) Fet’hu’l Bari shehu Sahihi’l Buhari. Rijad: Mektebetu dari’s selam.
El-Alem, Xhelal, (1997) Qëndrimi i perëndimit ndaj Islamit dhe muslimanëve, (përkthyes:Zylqyfli Asllani). Prishtinë:… 
El-Mevdudi, Ebu A’la, (1977) Nidhamu’l hajati fi’l Islam. Damask: Daru’l Kur’ani’l Kerim.
Es-Sibai, Mustafa, (2000) Mukaddimatu hadareti’l Islam. Bejrut: Daru’l verr-rrak.
Kutb, Sejjid, (2002) Dirasatun islamijjetun. Kajro: Daru’sh shuruk.
Hofman, Murad, (2004) El-Islamu ke bedil. Kajro: Daru’sh shuruk.  
Husejn, Muhammed el-Hidr, (…) El Hurr-rrijetu fi’l Islam. Kajro: Daru’l i’tisam.
Ibn Humejd,  Salih b. Abdullah, Telbisun merdud ala kadaja hajjeh, http://www.islamhouse.com
Kardavi, Jusuf, (2000), Fikhu’z Zekati fi’l Islam, Bejrut: Muessesetu’rr rrisaleh.
Kutb, Muhammed, (1983) Shubuhatun havle’l Islam. Kajro: Daru’sh shuruk.
Kutb, Sejjid, Fi Dhilali’l Kur’an. Versioni i el-Mektebetu’sh-shamileh.
13.  Lluka, Nazmi, (1959) Muhammed, Err rrisaletu ve’rr-Rresul. Kajro: Daru’l fikri’l arabijj.
 
Metz, Adam, (ed.5) El-Hadaretu’l Islamijjetu fi’l karni’rr rrabi’’ el’hixhrijj. Bejrut: Daru’l kitabi’l arabijj.
Pajaziti, Ali, (2009) Fjalor i Sociologjisë, Shkup: Logos-A.
Scott, John, (1996) Stratification & Power – Structures of Class, Status and Command. Cambridge: Polity press.
Taha, Sabir Ahmed, (2008) Skllavëria në Judaizëm, Krishterizëm dhe Islam, (përktheu: Sedat Islami). Prishtinë: Dituria islame.
18.  Ulvan, Abdullah Nasih, (2003) Nidhamu’rr rrikk fi’l Islam. Kajro: Daru’s selam.
 
Zakzuk, Muhammed Hamdi, (2002) Buhthun ve dirasatun fi dav’i’l Kur’ani’l Kerim. Kajro: Ministria per Vakfe.
 
 
 
 
Poshtëshënimet
 
 
 
 
 
[1] Hornby, A S, Oxford Advanced Learner’s Dictionary, f. 1180.
 
 
 
[2] Scott, John, Stratification & Power – Structures of Class, Status and Command, f. 1.
 
 
 
[3]Pajaziti, Ali, Fjalor i Sociologjisë, 704-705.
 
 
 
[4] P.sh. libri et-Tabekat el-Kubra i Ibn Sa’dit që flet për Profetin Muhammed a.s, shokët e Profetit Muhammed a.s. –sahabet- pastaj tabiinët, pasuesit e sahabeve, e kështu me radhë.
 
 
 
[5] I kësaj natyre mund të merret libri i Ibn Kethirit ‘Tabekat esh-Shafiijjeh’ që ekskluzivisht flet për dijetarët e shkollës juridike shafiite; apo ‘El-Muinu fi tabekat el-Muhaddithine’ i Imam Dhehebiut që i kushtohet vetëm hadithologëve.
 
 
 
[6] Kutb, Muhammed, Shubuhatun havle’l Islam, f. 97.
 
 
 
[7] Abd, Dhafir Mektuf, Meukifu’l Islami min’et’tefavui’t tabekijj,  http://www.alsabaah.com/paper.php.
 
 
 
[8] Për dallim nga Aristoteli, i cili këtë dallim e shihte si natyror vetëm nga aspekti se njerëzit duhej të ishin zotërinj dhe robër, pra, aprovonte dallimin që në kontekstin tonë islam është i mohuar kategorikisht. Shih: Ibn Humejd,  Salih b. Abdullah, Telbisun merdud ala kadaja hajjeh, f. 25.
 
 
 
[9] Kutb, Sejjid, Fi Dhilali’l Kur’an, f. 491-492. Versioni i el-Mektebetu’sh-shamileh.
 
 
 
[10] Ibid, f. 492.
 
 
 
[11] Zakzuk, Muhammed Hamdi, Buhthun ve dirasatun fi dav’i’l Kur’ani’l Kerim, f.131.
 
 
 
[12] M. N. Albani, këtë hadith e klasifikon si hadith sahihun li gajrihi. Shih: Sahihut tergibi ve’t terhibi, pj.3, f. 79.
 
 
 
[13] Hanefi, Muhammed, el-Islamu ve’t ta’biru ani’l istifafi’t tabekijj, http://arabrenewal.info/كتاب-عاديين/11109-الإسلام-و-التعبير-عن-الاصطفاف-الطبقي.html
 
 
 
[14] El-Mevdudi, Ebu A’la, Nidhamu’l hajati fi’l Islam, f.36.
 
 
 
[15] Kutb, Muhammed, Shubuhatun havle’l Islam, f. 99.
 
 
 
[16] Hanefi, Muhammed, el-Islamu ve’t ta’biru ani’l istifafi’t tabekijj, http://arabrenewal.info/كتاب-عاديين/11109-الإسلام-و-التعبير-عن-الاصطفاف-الطبقي.html
 
 
 
[17] Ebu Zehre, Fi’l muxhtemei’l islamijj, f.21.
 
 
 
[18] Pjesë e thënies profetike, të cilën në koleksionet e tyre të vërteta e shënojnë Buhariu dhe Muslimi, dhe të tjerë në përmbledhje tjera të haditheve.
 
 
 
[19] Për më shumë shih: Kreu i VI, libri Fikhu’z Zekati fi’l Islam të Dr. Jusuf Kardavit, f. 851-914.
 
 
 
[20] Për më shumë, shih ajete 7-12 të kaptinës en-Nisa:  “Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti). 8. Kur të prezentojnë në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashëgim), jepuani nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuajuni fjalë të mira. 9. Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t’i ruhen All-llahut (dënimit të Tij) dhe le t’ju thonë (jetimëve) fjalë prindore. 10. Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit. 11. All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet testamenti (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj, prindërit tuaj ose fëmijët tuaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti. 12. Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.”en-Nisa, 7-12.
 
 
 
[21] Kur’ani, el-Hashr, 9.
 
 
 
[22] El A’rexhi, Zuhejr, Mualexhetu’l fevariki bejne’t tabekat el ixhtimaijjeh,
 
http://www.almaaref.org/maarefdetails.php?subcatid=124&id=1918&cid=10&supcat=2&bb=33&number=9
 
 
 
[23] El Askalani, Ibni Haxher, Fet’hu’l Bari shehu Sahihi’l Buhari, vell.6, f. 534.
 
 
 
[24] M.N.Albani këtë hadith e ka klasifikuar si autentik në Sahihu ve Daifu Suneni Ebi Davud, hadithi nr. 4693.
 
 
 
[25] Kutb, Muhammed, Shubuhatun havle’l Islam, f. 98.
 
Në Kur’an, në kaptinën Ali Imran, ajeti 19, qëndron: “Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami…” Ky ajet, sipas rregullave te gjuhës arabe, është fjali emërore, funksion i së cilës në këtë gjuhë është veçimi, kështu që si koment i ajetit na del se vetëm Allahu veçohet me ligje.
 
 
 
[26] Hofman, Murad, El-Islamu ke bedil, f. 122.
 
 
 
[27] Shih: Kur’an, el-bekare, 159: “Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.”; thënia profetike e  shënuar nga Ebu Davudi dhe të tjerë: “Kush pyetet për një dituri dhe ai e fsheh atë, në Ditën e Kiametit Allahu do t’i vë fre të zjarrtë në gojë” Albani hadithin e klasifikon hasenun sahih.
 
 
 
[28] Thëniet profetike janë dëshmi për këtë. Tirmidhiu shënon në Sunenin e tij: “Kush kërkon diturinë për të dialoguar me dijetarë, apo për të polemizuar me mendjelehtë, apo edhe që t’i bëjë njerëzit për vete, Allahu ka për ta futur në Xhehennem.”; “Prej njerëzve të parë ndaj të cilëve do të shpallet dënimi në Ditën e Gjykimit do të jetë dëshmori (shehidi, martiri)… Njeriu tjetër do të jetë dijetari, i cili ka studjuar dijeninë, e ka mësuar dhe gjithashtu e ka lexuar Kur’anin. Ai do të sillet dhe All-llahu do t’ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë, dhe ato do t’ia pranojë. (All-llahu i Madhëruar) do të thotë: “Çfarë bëre me këto?” Ai do të thotë: “Studiova diturinë dhe e mësova, e gjithashtu edhe e lexova Kur’anin për hir Tënd.”  All-llahu do t’i thotë: “Gënjen! Studiove diturinë vetëm që të tjerët të thonë: Ky është njeri i ditur. Lexove Kur’anin që të thonë për ty: E lexon Kur’anin.” Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t’u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtokë derisa të hidhet në zjarr….” Muslimi.
 
 
 
[29] Ulvan, Abdullah Nasih, Nidhamu’rr rrikk fi’l Islam, f.7-8.
 
 
 
[30] Ibid, f.11-12.
 
 
 
[31] Në fenë çifute dhe të krishtere ishte e aprovuar. Në të parën tekstualisht ndërsa në të dytën në heshtje. Në Dalja, 21/2-12 qëndron: “Kur për skllav do të kesh blerë një hebre, le të shërbejë për gjashtë vjet, të shtatin vit, le të shkojë i lirë, falas. 3. Nëse vjen i vetëm, i vetëm edhe le të shkojë; nëse pati grua, me grua le të shkojë. 4. Nëse zotëria e martoi e gruaja i lindi bij e bija, gruaja dhe fëmijët e saj, do t’i përkasin zotërisë së tij, kurse ai do të dalë vetëm. 5. Por, nëse skllavi thotë: ‘E dua zotërinë tim, gruan time e fëmijët e mi, nuk dua të jem i lirë’, 6. atëherë i zoti le ta bjerë te Hyji, le ta afrojë te dera ose te shtalkat e le t’ia shporojë veshin me bizë dhe le t’i mbesë në shërbim të përhershëm. 7. Kur ndokush ta shesë vajzën e vet skllave, nuk do të lirohet siç është zakon të lirohen skllevërit. 8. Në qoftë se nuk i pëlqen atij që i qe dhënë, le t’ia lejojë të shpërblehet, por nuk do të ketë pushtet t’ia shesë njeriut prej popullit të huaj; sepse veproi me tradhti kundrejt saj. 9. Në qoftë se ia cakton për grua birit të vet, atëherë le të sillet me të si me të bijën. 10. Nëse merr ndonjë tjetër, mos t’ia mohojë ushqimin e veshjen as shtratin. 11. Nëse nuk ia plotëson këto të tria, le të dalë e lirë falas, pa kërkuar të shpërblehet”. Kjo sa i përket robërisë ndërmjet vet çifutëve, ndërsa për robërinë ndaj të tjerëve lexo: Gjeneza 9/25-27: “Tha: “Qoftë mallkuar Kanaani: Skllav, bir skllavi qoftë për vëllezërit e vet”! 26. E shtoi: “Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Semit! Kanaani qoftë skllavi i tij! 27. Hyji e zgjeroftë Jafetin! Banoftë në tendat e Semit e Kanaani qoftë skllavi i tij!”
 
Kjo dëshmon –sipas tyre- se të gjithë njerëzit rrjedhin nga këta dy bij të Nuhut, alejhi’s selam. Prej Semit rrjedhin çifutët ndërsa të tjerët prej Kanaait, dhe ashtu siç Kanaani duhej të ishte rob i Semit, po kështu edhe pasardhësit e tij duhet të jenë robër të pasardhësve të Semit. Ky tekst kishte qenë mbështetje për Elizabetën për të lejuar tregtinë me robër.
 
Ndërsa në Krishterizëm nuk ka tekst fetar që e ndalon apo urren atë, përkundrazi ishte Pali ai që në letrën dërguar Efesianëve porosiste që robërit te jene të sinqerte ndaj zotërinjve të tyre. “5. Skllevër, dëgjojini zotërinjtë tuaj tokësorë me nderim e bindje në thjeshtësinë e zemrës ‑ porsi Krishtin. 6. Jo për sy e faqe, si ata që duan t’u pëlqejnë njerëzve, por si skllevërit e Krishtit, të cilët me vetëdije e kryejnë vullnetin e Hyjit, 7. dhe me ëndje shërbejnë, porsi Zotit e jo njerëzve, 8. duke ditur se ai që bën mirë, qoftë skllav qoftë i lirë, për këtë do ta marrë pagën prej Zotit. 9. Por edhe ju, zotërinj, silluni edhe ju ashtu kundrejt tyre: larg jush mendimi t’i ndëshkoni! Dijeni se Zotëruesi i tyre dhe juaji është në qiell! Te Ai nuk ka krahambajtje!” (Letra dërguar Efesianëve, 6/5-9)
 
Xhorxh Jusuf në Kamusu’l Kitabbi’l Mukaddes pohon se (Krishterimi) “nuk ka nxitur robërit të kërkojnë pavarësi sikur që nuk ka hulumtuar për dëmet e robërisë dhe vrazhdësinë e saj. Po kështu nuk ka urdhëruar as lirimin e robërve.” Shih: Ibn Humejd, Salih Ibn Abdullah, Telbisun merdud fi kadaja hajjeh, f.25.
 
 
 
[32] Athina, si burim i demokracisë, ishte familjarizuar me Skllavërinë, madje kishte skllevër shtat ëherë më shumë se që kishte banorë, dhe këtë fale politikes të cilën e përkrahte edhe akademia e Platonit dhe Aristotelit. E këtillë ishte gjendja edhe në Egjiptin e lashtë, Romë, Kinë, Persi, Gadishullin arab, etj. Shih: Hofman, Murad, El Islamu ke bedil, f.119; Taha, Sabir Ahmed, Skllavëria në Judaizëm, Krishterizëm dhe Islam, (përktheu: Sedat Islami), f. 16-27.
 
 
 
[33] Robërit në të kaluarën ishin plotësisht të zhveshur nga të drejtat njerëzore. Atyre madje ne raste të caktuara iu mohoj edhe lloji njerëzor. Konsideroheshin ndryshe nga zotërinjtë e tyre. Kjo kishte shtyrë romakët që të skllavëronin sa më shume “njerëz”. Ata donin të jetonin jetë përrallash kështu që skllavërinë e shihnin rrugë të vetme të realizimit të tyre. Jo vetëm që i detyronin të punojnë në ara të lidhur në zinxhirë të rendë për kinse të mos ikin, por edhe i detyronin në amfiteatro te dyluftonin ndërmjet vete deri në vdekje vetëm e vetëm që romakët “njerëz” të argëtoheshin.
 
Shih: Ulvan, Abdullah Nasih, Nidhamu’rr rrikk fi’l Islam, f.13; Kutb, Muhammed, Shubuhatun havlel’l Islam, f.39, 42; El-Harbijj, Halid, err-Rrikku fi’l islam, shubhetun em i’xhazun, http://khaledharby.maktoobblog.com/1613398/
 
 
 
[34] Kutb, Muhammed, Shubuhatun havlel’l Islam, f.41. 
 
 
 
[35] Kur’ani, en-Nisa, 25: “…Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine)…”
 
 
 
[36] Aludim në një thënie profetike, të cilën pak më poshtë do ta përmendim.
 
 
 
[37] Thënie profetike e regjistruar në koleksionin e Imam Muslimit.
 
 
 
[38] Në Kur’an, në kaptinën el-Huxhurat, 13, Allahu thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”
 
 
 
[39] Hofman, Murad, El Islamu ke bedil, f.123.
 
 
 
[40] Taha, Sabir Ahmed, Skllavëria në Judaizëm, Krishterizëm dhe Islam, (përktheu: Sedat Islami), f. 76.
 
 
 
[41] Transmeton Nesaiu ndërsa Albani e ka cilësuar si hadith të dobët.
 
 
 
[42] Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Assesi të mos askush prej jush: robi im, ngase që të gjithë jeni robër të Allahut, por le ta thërras: djaloshi im. Po kështu edhe robi, nuk guxon ta thërret pronarin: zoti im! Por zotëri im!”Muslimi.
 
 
 
[43] Taha, Sabir Ahmed, Skllavëria ne Judaizëm, Krishterizëm dhe Islam, (përktheu: Sedat Islami), f. 97.
 
 
 
[44] Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “…shërbëtorët janë vëllezërit tuaj, Allahu ua lënën përgjegjësi, andaj kush ka vëllanë në përgjegjësi, le ta ushqejë me çka ushqehet, le ta vesh me çka vishet, dhe mos i ngarkoni me çka nuk munden, nëse i ngarkoni, atëherë ndihmojuni!” Buhariu dhe Muslimi.
 
 
 
[45] Kutb, Muhammed, Shubuhatun havlel’l Islam, f.49. 
 
 
 
[46] Lluka, Nazmi, Muhammed, Err rrisaletu ve’rr-Rresul, f.190.
 
 
 
[47] Taha, Sabir Ahmed, Skllavëria në Judaizëm, Krishterizëm dhe Islam, (përktheu: Sedat Islami), f. 96.
 
 
 
[48] Hofman, Murad, El Islamu ke bedil, f.119.
 
 
 
[49] Kutb, Sejjid, Dirasatun islamijjetun, f.169.
 
 
 
[50] Es-Sibai, Mustafa, Mukaddimatu hadareti’l Islam, f.90.
 
 
 
[51] El-Alem, Xhelal, Qëndrimi i Perëndimit ndaj Islamit dhe Muslimanëve, (përkthyes: Zylqyfli Asllani), f. 11. Shënim: Në gjuhen shqipe, nuk figuron emri i autorit por vetëm i përkthyesit.
 
 
 
[52] Mbretëresha Elizabeth për shitblerjen e robërve mbështetje në citatet biblike, Dhjata e vjetër, Gjeneza 9/25-27.
 
 
 
[53] Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam: “Ka thënë Allahu: Ndaj tre njerëzve do të kam armiqësi Ditën e Kiametit:…njeriu që shet të lirin dhe han (harxhon) paratë e tij…” Buhariu.
 
 
 
[54] Husejn, Muhammed el-Hidr, El Hurr-rrijetu fi’l Islam, f. 27.
 
 
 
[55] Format e skllavërisë para Islamit:
 
Rrëmbimi. I forti rrëmbente të dobëtin dhe e detyronte t’i shërbejë atij,
Lufta. Pala fituese kishte të drejtën e pronësisë mbi robërit e zënë, kështu që mund t’i shfrytëzonte për shërbime, t’i shiste, t’i falte apo edhe t’i mbyste,
Shitblerja. Tregjet e shitblerjes së robërve ishin shumë të njohur,
Lindja e robëreshës. Nëse robëresha lindte, atëherë fëmijët e saj automatikisht ishin shërbëtore të zotërisë,
Shkëmbim dhuratash. Pronari kishte të drejtë që t’ia dhuroje kujt të dojë robin apo robëreshën e vet pa të drejtë ankese të këtyre të fundit.
Shih: Err-Rrikku fi’l Islam, http://www.rasoulallah.net/v2/document.aspx?lang=ar&doc=5140
 
 
 
[56] Ulvan, Abdullah Nasih, Nidhamu’rr rrikk fi’l Islam, f.17-19.
 
 
 
[57] Për domethënien e Kolonializmit shih gjerësisht: Pajaziti, Ali, Fjalor i Sociologjisë, f. 305-306.
 
 
 
[58] Allahu në Kur’an ka thënë: “E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë – qafëmalit). 12. E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)? 13. Është lirimi i një skllavi” el-Beled, 11-13. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Cilido burrë qe liron një mashkull musliman Allahu per çdo kocke te robit do ta liroje nga një kocke te tij prej zjarrit.” Buhariu.
 
 
 
[59] Taha, Sabir Ahmed, Skllavëria në Judaizëm, Krishterizëm dhe Islam, (përktheu: Sedat Islami), f. 98.
 
 
 
[60] Kur’ani, en-Nisa, 92: “Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut) t’ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është obligim vetëm lirimi i një robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrëveshjen me të, atëherë është obligim shpagmi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më i dijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.”
 
 
 
[61] Kur’ani, el-Maide, 89: “All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu All-llahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës.”
 
 
 
[62] Kur’ani, el-Muxhadele, 3: “Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni, e All-llahu është i njohur hollësisht me atë që ju punoni.”
 
 
 
[63] Ebu Hurejra ka thënë: “Kemi qenë ulur me Profetin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të, dhe erdhi një person dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, u shkatërrova!” Ai tha: “Çfarë ke?” Tha: “Bëra marrëdhënie me gruan time ja Resulallah.” I Dërguari tha: “A ke rob që ta lirosh?” Tha: “Jo.” I tha: “A mund të agjërosh dy muaj të njëpasnjëshëm?” Tha: “Jo.” I tha: “A mund të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Tha: “Jo.” Duke qenë kështu, vjen Profeti me një sahan me hurma dhe tha: “Ku është pyetësi?” Tha: “Ja, këtu.” Profeti i tha: “Merri dhe jepi sadaka këto.” Personi tha: “A ka më të varfër se unë, o i Dërguar? Nuk ka mes këtyre dy kodrave njëri më të varfër se unë.” Profeti qeshi dhe i tha: “Shko e ushqe familjen tënde.”Buhariu dhe Muslimi.
 
 
 
[64] Nëse zotëria keqtrajton robin, atëherë ai mund të ankohet dhe shteti e liron. Shih më gjerësisht: Taha, Sabir Ahmed, Skllavëria në Judaizëm, Krishterizëm dhe Islam, (përktheu: Sedat Islami), f. 77-87.
 
 
 
[65] Kur’ani, et-Teube, 60: “All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.”
 
 
 
[66] Kur’ani, el-Bekare, 177: “Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.”
 
 
 
[67] Kur’ani, en-Nur, 33: “ …E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t’i lironi në bazë të kompensimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrëveshje…”
 
 
 
[68] Metz, Adam, El-Hadaretu’l Islamijjetu fi’l karni’rr rrabi’’ el’hixhrijj, vell.1, f.296.
 
 
 
[69] Taha, Sabir Ahmed, Skllavëria në Judaizëm, Krishterizëm dhe Islam, (përktheu: Sedat Islami), f. 77-87.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013