Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Miraxhi – sipas Bibles

Miraxhi – sipas Bibles
Miraxhi i Muhammedit, alejhi’s selam në librat e fshehura të Ehli Kitabëve
Sa herë që vjen muaji Rexheb[1], ndodhia e Israsë dhe Mi’raxhit të Pejgamberit, alejhi’s selam sikur na freskon shpirtrat dhe na jep forcë për jetë dhe vullnet për punë. Sa bukur është të flasësh për cilësitë e Pejgamberit, alejhi’s selam në librat dhe shkresat e Ithtarëve të librit (çifutët dhe të krishterët), e në veçanti në këtë kohën tonë kur injorantë perëndimorë kanë marrë guximin të ngritën kundër Pejgamberit, alejhi’s selam dhe kanë shfaqur mendjemadhësi ndaj fesë dhe librit me të cilin ai u dërgua. Këta injoruan faktin se Pejgamberi, alejhi’s selam është përmendur në librat e tyre me emër, dukje, shoqëri, mrekulli, përmendje e qartë dhe e padyshimtë. Në librat e tyre kanunore[2], me të cilat adhurohet, dhe në ato jo kanunore, (që nuk mbështetën në to), në ato të dukshme e të fshehta, të njohura (botuara) e dorëshkrime, të cilat ende nuk i kanë parë njerëzit vetëm se disa nga studiues të paktë të kësaj fushe studimi.
 
 
Objekt studimi në këtë punim do të jetë Mi’raxhi i Pejgamberit, alejhi’s selam. Disa libra të pabotuara (të fshehura) të Ithtarëve të Librit kanë përmendur Miraxhin e pejgamberit të kohës së fundit shumë qartë, gjë të cilën të krishterët nuk e kanë pretenduar për Isain, alejhi’s selam, të cilin e konsiderojnë si pejgamberi i kohës së fundit. Do të shohim se detajet e kësaj ndodhie në këto libra përshtaten me atë që u tha përkitazi me Muhammedin, alejhi’s selam në Kur’an dhe Sunnet.
 
 
Të fillojmë së pari me këtë mrekulli në Kur’an dhe Sunnet. Thotë Allahu i Madhëruar:
 
 
“æóáóÞóÏú ÑóÂóåõ äóÒúáóÉð ÃõÎúÑóì (13) ÚöäúÏó ÓöÏúÑóÉö ÇáúãõäúÊóåóì (14) ÚöäúÏóåóÇ ÌóäøóÉõ ÇáúãóÃúæóì
 
 
13. Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. 14. (E ka parë) tek Sidretul Munteha. 15. Që pranë saj është xhennetul Me’va (kopsht strehimi i…)”[3].
 
 
Dijetarët janë pajtuar se ajetet sipër flasin për Mi’raxhin e Muhammedit, alejhi’s selam dhe pamjen e melekut Xhibril në formën e tij flurore në qiellin e shtatë.
 
 
Transmeton Buhariu nga Enes b. Maliku: “Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me Xhebrailin u ngjitën për në qiellin e kësaj bote. Xhebraili kërkoi të hapej dera…Pastaj Xhebraili me Profetin Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngjitën në qiellin e shtatë. Më pas, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngjit tek Sidretul Munteha (Pema e Vetmuar)…Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngjit drejt Allahut të Madhëruar. U afrua tek Ai dy kutë a më shumë. Dhe, Allahu i shpalli robit të Vet. I caktoi detyrë atij dhe Ymetit të tij pesëdhjetë namaze…”.
 
 
Në Tevratin – Biblën aktuale, në pjesën kur flitet për cilësitë e pejgamberit të kohës së fundit, nënvizohet se ai përveç tjerash edhe do të ngritët në qiell dhe do ta takojë Allahun e Madhëruar. Kjo është transmetuar ne dy paragrafë.
 
 
1. “Unë po shikoja kështu në vegimin e natës: dhe ja, në retë e qiellit, po vinte dikush si Biri i njeriut! (profeti i pritur) Arriti deri tek i Tejetlashti i motit (Allahu i Madhëruar) dhe qe paraqitur para tij. 14 Ai i dha pushtetin, nderin e mbretërinë. Të gjithë popujt, fiset e gjuhët u shtruan nën shërbimin e tij: pushteti i tij pushtet i amshuar që kurrë s’do të merret, mbretëria e tij kurrë nuk do të prishet.”[4]
 
 
Këtë paragraf e komentojnë të krishterët, sipas besimit të tyre, si udhëtim simbolik të humanizmit (aspektit njerëzor) të Isait në etapat e kësaj jete derisa u vendos në qiell si Zot. Sipas tyre, me këtë aspekt njerëzor, Isai është pejgamberi i kohës së fundit. Komentatori i Biblës pranë shtëpisë botuese Daru’l Meshruk ishte shumë kureshtar kur tha për Mi’raxhin “Udhëtim simbolik” e nuk pretendoi absolutisht Mi’raxh për Isain, alejhi’s selam edhe pse ai tek ata konsiderohet si pejgamberi i kohës së fundit.
 
 
Ungjillët nuk përmendin këtë etapë të pretenduar (të kalimit të Isait, alejhi’s selam nga njerëzorja në hyjni), gjë që rrënon komentet e tyre. Pjesa ku përmendet se pejgamberi i pritur, i nderuari me këtë përgëzim, do të afrohet tek Zoti, na përkujton hadithin e Pejgamberit Muhammed, alejhi’s selam, të cituar sipër,: “…Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngjit drejt Allahut të Madhëruar. U afrua tek Ai dy kutë a më shumë…”.
 
 
2. “Këndojini Perëndisë, këndojini lavde emrit të tij; përgatitini rrugën atij që kalon me kalë në shkretëtirë; emri i tij është Zoti; ngazëlloni para tij. 5. Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave”[5].
 
 
Fjala “shkretëtirë” nuk është versionin origjinal ngase në botime të ndryshme janë dhënë fjalë tjera, si: “re”[6], “qiell”[7], “shkretëtirë”[8], dhe nga përvoja jonë me Biblën, mësojmë se kjo fjalë është e paqartë. Pështjellimi ka ardhur si rezultat i përkthimit, i cili kthehet tek fjala çifute “Arafat” që, fjalë për fjalë, do të thotë: Ngritje në qiell. Kjo fjalë, me këtë formë, tek çifutët emërton edhe qiellin e shtatë[9].
 
 
Nuk di përse fjala nuk është lënë siç ka qenë që kështu do ta kishte evituar këtë kundërshtim të madh në përkthim, e sidomos kur dihet se emrat nuk përkthehen. Ndoshta shkak është se kjo fjalë drejtpërdrejtë emërton vendin e shenjtë tek myslimanët, në të cilin qëndrojnë në Mekke gjatë haxhit.
 
 
Kush është pejgamberi i pritur që qëndron mbi këtë vend (Arafat)?
 
 
Kush është babai i jetimëve dhe kujdestari i vejushave siç potencohet në pjesën e mbetur të përgëzimit për pejgamberin  e kohës së fundit?
 
 
Ai është Muhammedi, pejgamberi që u nderua me Mi’raxh dhe që eci në Arafat, baba i jetimëve dhe kujdestar i të vejave.
 
 
Sa i përket babait të jetimëve, në Kur’an dhe askund tjetër, gjejmë:
 
 
“æóáóÇ ÊóÞúÑóÈõæÇ ãóÇáó ÇáúíóÊöíãö ÅöáøóÇ ÈöÇáøóÊöí åöíó ÃóÍúÓóäõ ÍóÊøóì íóÈúáõÛó ÃóÔõÏøóåõ
 
 
Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë…”[10].
 
 
“ßóáøóÇ Èóáú áóÇ ÊõßúÑöãõæäó ÇáúíóÊöíãó (17) æóáóÇ ÊóÍóÇÖøõæäó Úóáóì ØóÚóÇãö ÇáúãöÓúßöíäö
 
 
Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun, 18. Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin”[11].
 
 
“ÝóÃóãøóÇ ÇáúíóÊöíãó ÝóáóÇ ÊóÞúåóÑú
 
 
Pra, mos e përul jetimin!”[12].
 
 
“ÃóÑóÃóíúÊó ÇáøóÐöí íõßóÐøöÈõ ÈöÇáÏøöíäö ÝóÐóáößó ÇáøóÐöí íóÏõÚøõ ÇáúíóÊöíãó
 
 
A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? 2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun”[13].
 
 
“æóíõØúÚöãõæäó ÇáØøóÚóÇãó Úóáóì ÍõÈøöåö ãöÓúßöíäðÇ æóíóÊöíãðÇ æóÃóÓöíÑðÇ
 
 
Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër”[14].
 
 
“Ãóæú ÅöØúÚóÇãñ Ýöí íóæúãò Ðöí ãóÓúÛóÈóÉò (14) íóÊöíãðÇ ÐóÇ ãóÞúÑóÈóÉò
 
 
Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria: 15. Ndonjë jetimi që është i afërt,”[15].
 
 
Kështu për ta është folur në mbi 20 vende në Kur’an. Ndërsa përkitazi me kujdesin për të vejat, ai vërtetë ishte shembull dhe model për këtë. Shiko më parë fatin e të vejës pas vdekjes së burrit të saj në Bibël. “Kur vëllezërit banojnë së bashku dhe njëri prej tyre vdes e nuk lë fëmijë, gruaja e të vdekurit të mos martohet me një tjetër jashtë shtëpisë, por le ta marrë për grua vëllai i të vdekurit që të mos i shuhet fara vëllait të vet”[16].
 
 
Gjendja kësisoj ishte edhe tek arabët para Islamit. Të vesë së krishtere feja e saj, siç kishte deklaruar Pali, i preferon që të mos martohet pas vdekjes së burrit. Kurse gjendja dhe statusi i saj në fenë e Muhammedit, alejhi’s selam ndryshon rrënjësisht. Allahu i Madhëruar në Kur’an duke porositur për gratë e veja thotë:
 
 
“æóÇáøóÐöíäó íõÊóæóÝøóæúäó ãöäúßõãú æóíóÐóÑõæäó ÃóÒúæóÇÌðÇ íóÊóÑóÈøóÕúäó ÈöÃóäúÝõÓöåöäøó ÃóÑúÈóÚóÉó ÃóÔúåõÑò æóÚóÔúÑðÇ ÝóÅöÐóÇ ÈóáóÛúäó ÃóÌóáóåõäøó ÝóáóÇ ÌõäóÇÍó Úóáóíúßõãú ÝöíãóÇ ÝóÚóáúäó Ýöí ÃóäúÝõÓöåöäøó ÈöÇáúãóÚúÑõæÝö æóÇááøóåõ ÈöãóÇ ÊóÚúãóáõæäó ÎóÈöíÑñ
 
 
E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme me veten e tyre. All-llahu hollësisht e di çka veproni”[17].
 
 
“íóÇ ÃóíøõåóÇ ÇáøóÐöíäó ÂóãóäõæÇ áóÇ íóÍöáøõ áóßõãú Ãóäú ÊóÑöËõæÇ ÇáäøöÓóÇÁó ßóÑúåðÇ
 
 
O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme…”[18].
 
 
“æóÇáøóÐöíäó íõÊóæóÝøóæúäó ãöäúßõãú æóíóÐóÑõæäó ÃóÒúæóÇÌðÇ æóÕöíøóÉð áöÃóÒúæóÇÌöåöãú ãóÊóÇÚðÇ Åöáóì ÇáúÍóæúáö ÛóíúÑó ÅöÎúÑóÇÌò ÝóÅöäú ÎóÑóÌúäó ÝóáóÇ ÌõäóÇÍó Úóáóíúßõãú Ýöí ãóÇ ÝóÚóáúäó Ýöí ÃóäúÝõÓöåöäøó ãöäú ãóÚúÑõæÝò æóÇááøóåõ ÚóÒöíÒñ Íóßöíãñ
 
 
Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i dituri”[19].
 
 
Kështu është e veja tani, të cilën Allahu i Madhëruar e bëri të rilind me Islam. Mbaroi koha e padrejtësisë ku gruaja nuk trashëgonte nga pasuria e burrit të vdekur. Pritja e saj katër muaj e dhjetë ditë nuk është që ajo të pikëllohet e vajtojë, jo, por është që ajo të pastrohet. Askujt nuk i lejohet që të venë ta nxjerr nga shtëpia e saj pa kaluar një vit dhe pa ia siguruar jetesën dhe qëndrimin nga trashëgimia e burrit të saj të vdekur. E veja është e lirë që pas katër muaj e dhjetë ditëve të bëjë çfarëdo të dojë, kuptohet brenda kornizave të edukatës dhe parimeve islame. Ajo konsultohet madje edhe në çështjen e ndarjes së fëmijës nga gjidhënia.
 
 
Këto i gjetëm në librat kanunije (Biblën aktuale). Ndërsa në dorëshkrime të reja dhe libra të fshehur tek të krishterët “APOCRYPHA”[20], gjetëm tekst të prerë që flet për Mi’raxhin e pejgamberit të kohës së fundit, përshkrim që përputhet me Mi’raxhin e Muhammedit, alejhi’s selam. Isaiah, pejgamber i çifutëve, përmend ne librin e tij “Udhëtimi (Isra) Isaiah”: ”E kam parë si është ngjitur (Mesia, pejgamberi i kohës së fundit tek të krishterët) në qiellin e shtatë. Të gjithë të sinqertit dhe engjëjt e lëvdojnë. E kam parë të jetë ulur në të djathte të Xhamisë së Madhe (faltores së madhe)”.
 
 
Kush është ai pejgamber që u ngrit deri në qiellin e shtatë? A nuk është Pejgamberi Muhammed, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të?!
 
 
 
 
Burimi: http://www.55a.net/firas/arabic/?page=show_det&id=1782&select_page=1
 
 
Përshtati në shqip: Sedat Islami
 
 
 
 
 
 
04/08/2008
 
 
Vushtrri, Kosovë
 
 
 
 
 
 
——————————————————————————–
 
 
[1] Eshtë thënë edhe se kjo mrekulli ka ndodhur më 27 të muajit Rexhep, në vitin e X-të të profetësisë. Kështu mendon dijetari El-Mensur Fevri. Kjo teori është e njohur tek masa e gjerë e myslimanëve por dijetaret e Xherhit dhe Ta’dilit e kanë refuzuar. Përkthyesi.
 
 
[2] Kanunijje është tërësia e shkrimeve tek katoliket dhe ortodoksit qe kane te bëjnë me fenë krishtere, te cilat organi apo personi i autorizuar kishtar i ka shpallur dhe konfirmuar si te vërteta, burimore, te padyshimta…Ndërsa shkrimet tjera quhen apokrife…Shih: Akademik Ekrem Murtezai, Fjalor i terminologjisë fetare, bot. Kryesia e Bashkësisë Islame, Dituria islame, Prishtine, 2007, f.: 207-208.
 
 
[3] en-Nexhm, 13-15
 
 
[4] Bibla, Danieli, 7/13-14. Këto citate janë marrë nga Bibla në shqip, versioni online: http://www.bibla.net/?cid=1,824
 
 
[5] Bibla, Psalmet, kapitulli 68, paragrafi 4-5. http://albkristian.com/bibla_shqip/b19c068.htm
 
 
[6] Botimi anglez.
 
 
[7] Botimi i King James.
 
 
[8] Daru’l Meshruk – Bejrut, Liban.
 
 
[9] Kete e mësuam nga libri “El besharetu bi Muhammedin, sal-la Allahu i Madhëruar alejhi ve sel-leme fi’t Teurah” të autorit Isam Reshad.
 
 
[10] el-En’amë, 152.
 
 
[11] el-Fexhr, 17-18.
 
 
[12] ed-Duha, 9.
 
 
[13] el-Maune, 1-2.
 
 
[14] el-Insan, 8.
 
 
[15] el-Beled, 14-15.
 
 
[16] Bibla, Ligji i përtërirë (Deuterenomy), 25/5. http://www.bibla.net/?cid=1,236.
 
 
[17] el-Bekare, 234.
 
 
[18] en-Nisa, 19.
 
 
[19] el-Bekare, 240.
 
 
[20] Apocrypha (apokrife). Këto libra quhen “Apokrife”, fjalë kjo e gjuhës greke që ka kuptim të së fshehtës, sekretit, mbuluarës. Në etapat e para të krishtere, kjo fjalë emërtonte disa libra jo kanunore të Dhjatës së Vjetër. Fjala është për shtatë libra shtesë në ekzemplarin katolik Duoay. Protestantët mohojnë këto libra duke i cilësuar si të shpifura. http://www.sudanforum.net/showthread.php?t=25173
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013