Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ISLAMOFOBIA DHE RRËFIMI I TË VERBËRVE ME ELEFANTIN

Filozofia e përdorur në akuzat ndaj Islamit kërkon një qasje tejet serioze. Kjo për shkak se ata që kanë vënë këto akuza dhe ata që iu janë servirur ato, dallojnë shumë. Të parët janë mashtrues ndërsa këta të fundit viktima. Këta janë trushpërlarë të cilët nuk shohin me sytë e tyre, nuk dëgjojnë me veshët e tyre dhe nuk mendojnë me kokat e tyre. Këta shumë ma kujtojnë rrëfimin e të verbërve me elefantin[1]. Tre të verbër ishin futur në një dhomë ku ishte një elefant dhe ishte kërkuar prej tyre ta përshkruajnë elefantin. I pari preku vetëm këmbët dhe tha se qenkan vetëm katër shtylla. I dyti preku hundën e elefantit dhe tha se qenka gjarpër. Ndërsa i treti preku bishtin dhe tha se qenka fshesë...
Këto tri përshkrime që bënë nuk kanë të përbashkët asgjë me elefantin dhe kjo nuk do të thotë se elefanti nuk është elefant. Është kështu tamam puna edhe me jomyslimanët, të cilët Islamin nuk e kanë parë me sytë e tyre, nuk e kanë dëgjuar me veshët e tyre, nuk e kanë menduar me kokat e tyre. Madje, ata kurrë nuk kanë kontaktuar me të. Për këtë shkak, edhe kanë qëndrime negative ndaj tij. Kështu, të akuzohet Islami për “gjarpër” është gabim. Ndërsa më e rëndë se kaq është kur ka tendenca që për Islamin ta fajësosh vet Islamin, jo “të verbrit”, siç ka tendenca tani dhe siç bëri Xhemal Ahmeti në një shkrim të tij “Islamofobët”, të publikuar në gazetën Tribuna[2]. Teoritë dhe idetë që përfaqëson Ahmeti janë të rralla për nga lloji i keq që i përkasin dhe të rrezikshme për nga botëkuptimet e marra që përfaqësojnë. Muslimanët kurrë nuk kanë përqafuar idetë e Huntingtonit, i cili, sikur mijëra të tjerë, kanë përfunduar si instrument në duar të politikës. Parashikimet e Huntingtonit dhe të shumë pseudoshkencëtarëve janë bërë në përputhje me skenarë dhe strategji imperialiste. Muslimanët kanë qenë të vëmendshëm karshi ideve të tilla hegjemoniste dhe se janë treguar më të pjekur se që të marrin një mashtrim dhe konstatim banal të Huntingtonit për kinse përplasja të pashmangshme ndërmjet qytetërimeve për profeci dhe të ndikohen prej tij apo të ndërmarrin veprime.
Unë nuk e kam të qartë përse i referohet Ahmeti Huntingtonit dhe përse merr guximin të akuzojë muslimanët se e marrin për referencë atë?! Përse nuk iu referohet dhe të tjerëve, ta zëmë Eduard Saidit, teoria e të cilit përgënjeshtron thellësisht atë të Huntingtonit, e në të cilën ai flet për shtrembërimin e qëllimshëm të Islamit në perëndim pikërisht nga qarqet akademike?
Përse nuk merret qoftë edhe kalimthi me ‘teorinë e përfaqësimit’ sipas të cilës lindja dhe Islami nuk janë siç janë në të vërtetë por ashtu siç i sheh perëndimi?
Përse nuk ndalet për hire të së vërtetës të përmend rolin negativ përgjatë gjithë këtyre shekujve që ka luajtur perëndimi dhe vazhdon ta luajë për shtrembërimin e Islamit? Përse nuk merret aspak me atë se në Perëndim që nga 9/11-ta janë botuar me qindra mijëra libra kundër Islamit? Kush duhet fajësuar në këtë rast për islamofobi, perëndimorët që qëllimshëm ua servojnë Islamin e deformuar qytetarëve të vet, apo muslimanët, pa dijen, dëshirën dhe vullnetin e të cilëve flitet dhe shkruhet për ta?
Përse nuk trajton hipokrizinë e demokracisë e cila në rastin me muslimanët ka shërbyer me standarde të dyfishta? Përse nuk u morr aspak me tradhtinë demokratike të Perëndimit ndaj Mursit, presidentit të parë legjitim në historinë moderne të Egjiptit? Përse nuk e shpjegon të vërtetën se Perëndimi në kuadër të ‘teorisë së përfaqësimit’ parasheh edhe atë që Islami të jetë imazhi më i theksuar i Lindjes në mënyrë që të ngel si problem gjithmonë e rrjedhimisht edhe trajtimi brutal ndaj tij të vazhdojë gjithnjë?
Përse nuk bën një dallim ndërmjet koncepteve islame dhe praktikave të muslimanëve? Jo gjithnjë ajo që bëjnë muslimanët ka të bëjë edhe me Islamin. Xhemali ka emër dhe mbiemër mysliman por idetë dhe bindjet e tij për Islamin se, kinse nuk paskësh sjellë kurrë asnjë të mirë për njerëzimin, nuk janë pjesë e Islamit. Për to duhet akuzuar Ahmetin, jo Islamin. Pra, përse nuk flet për injorantofilët (opozit i imanofilëve të Ahmetit) apo ata që në fjalorin fetar i quajmë ‘ruvejbidah’ (injorantë që flasin në emër të shumicës), e të cilët po ia qesin faqen e zezë kësaj feje? Unë nuk synoj me këtë ata që Ahmeti i quan ‘islamistë’ por pikërisht të kundërtit, ata për të cilët na flet Saidi se edhe po u shkrinë për Perëndimin kurrë nuk do të pranohen prej tyre si perëndimorë. Gjithnjë do të trajtohen si në një nivel më të ultë. Po kështu, përse nuk ndal së akuzuari krejt në mënyrë injorante se kinse Lindja nuk ka ndonjë zhvillimin ndërsa nuk merret me atë se kush ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë ngecje? Përse nuk pranon se rezervat e pasurisë botërore (pasurive nëntokësore) gjenden në vendet e botës së tretë dhe se mbajtja e tyre të shkapërderdhura ka qenë mundësi e lehtë edhe e kontrollit ndaj tyre?
Përse Ahmeti nuk pranon se perëndimorët, sa i përket Islamit, janë të manipuluar? Ata nuk e njohin atë se në perëndim, që moti, figura e Muhammedit është shtrembëruar nga orientalistët dhe priftërinjtë?
Unë e ftoj Ahmetin dhe të gjithë perëndimorët që “elefantin” të mos ua përshkruajnë të verbrit por t’i hapin sytë dhe ta shikojnë vet. Vetëm kështu do të përfundojnë se ai nuk është gjarpër dhe as fshesë.


[1] Tregimi është përgatitur nga Hoxhë Almedin Ejupi.

[2] Shih: http://gazetatribuna.com, version online, 04.07.2013.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013